Të gjithë folën për Anxhela Peristeri e Beyonce, por pak e dinë kush i vesh të dyja. Pak thashetheme për “look ala Eurovizion”

look-u i Anxhela Peristerit ne Eurovizion

Anxhela Peristeri shkëlqeu Eurovizionin, që në momentin e parë të Tapetit të Kuq. Kaq e vërtetë është kjo, sa ishte Anxhela që fitoi sondazhin për veshjen më të bukur në tapetin e kuq. Të gjithë folën për Anxhela Peristerin dhe Beyonce, por pak kush e di mesa duket, nga europianët, se kush i ka veshur të dyja. Është Valdrin Sahiti, stilisti shqiptar nga Kosova, që ka veshur disa herë këngëtaren me famë botërore Beyonce. Dhe edhe Anxhela Peristerin në tapetin e kuq. Por le të bëjmë pak thashetheme për veshjet e pjesëmarrësve: “look ala Eurovizion”

Anxhela Peristeri dhe look-u i Eurovizionit

Uprezantua si një përralë në tapetin e kuq, me fustanin e stilistit Valdrin Sahiti. Një fustan i kuq, i gjatë, me një të çarë të thellë deri sipër këmbëve. Shoqëruar me një beret të kuqe, ala studenteshe të sapodiplomuar.

anxhela peristeri ne tapetin e kuq

Dhe bëri të flisnin të gjithë për veshjen e saj. U pa ngjashmëria me Beyonce, sigurisht. Por sepse është i njëjti stilist që ka punuar me të dyja. A mund të prezantohej me një stil më të personalizuar për Anxhelën? Mbetet për t’u parë nga profesionistët e stilit.

Gjithsesi, Anxhela e rrëmbeu vendin e parë në renditjen e Veshjes më të Mirë në tapetin e kuq. Në netët e performancës, Anxhela u prezantua me badyn me perla e gura, në ngjyrë argjendi, të punuar nga Kujta & Meri. Edhe këtu u tentua të bëhej një lloj ngjashmërie me Jennifer Lopez dhe ndikimin e saj. Sidomos nga mediat italiane. Por ne që e njohim mirë stilin e Kujtes, e dimë mirë se veshja e Anxhelës mund të ishte vetëm kështu. Për më tepër, me fizikun e mrekullueshëm që ajo ka.

Si ishin veshjet në Eurovizion

E vërteta është se në këtë Eurovizion, përveç shkëlqimit dhe vezullimit, sidomos të ballkanasve, u pa një lloj nacionalizmi prezent në look-un e këngëtarëve përfaqësues të vendeve të tyre.

Mund të përmendim këtu, veshjen e këngëtares ruse, e cila solli një matrioshkë prej pëlhure.

Ndërkohë që finlandezët dhe suedezët u prezantuan me një prekje japoneze në jelekët e tyre, të fiksuar pak si lumenj nëntokësor e pak si karateistë.

Trioja serbe me flokët ekstra ekstra large, që i bën të gjithë komentatorët të hidhnin bast për ekstension-at e tyre.

Maneskin u veshën nga Etro, me kominoshet e tyre të viteve ’70. Vetëm se të gjithë ishin të interesuar pë të bërë fotografi të shpinës së paveshur të vokalistit.

Këngëtari portugez u prezantua me kostumin e tij ala toreo.

Malta shpalosi gjithë mirëqenien e saj dhe luftën për Bady-Positive me gjithë shkëlqimin e mundshëm edhe pse shkurt.

Përfaqësuesi i Anglisë u prezantua me një zinxhir final që mbyllte veshjen e tij, si të bënte metaforën e mbylljes së Anglisë me Brexit, brenda Europës.

Dhe pastaj vjen Islanda me kartonat e saj nëpër bluza, që prezantonin karikaturat e secilit prej tyre. Me siguri ka pë t’u bërë modë e tipit street syle.

Gjoni ynë, që prezantoi Zvicrën u duk si një patinator i vërtetë, pa pistë akulli.

Nga ana tjetër, Natalia e Moldavisë dukej në mos si partnerja e Gjonit, si një balerinë e dancit sportiv.

Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për çiftin e Lituanisë. Goxha të përgatitur, madje kishin edhe pak nga Xhon Travolta brenda tyre, përveç ngjyrave.

Nga ana tjetër, demokracia gjermane hoqi keq me gishtin tregues, i mesit qëndroi mirë deri në fund.

Udhëtim i vështirë për Ukrainën, mes pyllit të zhveshur dhe gjetheve të gjelbra të këngëtares nëpër krahë.

Norvegjia pastaj zbriti ëngjëj e djaj në skenë, Dan Broën me siguri e ka pasur zili performancën.

Azebajxhan demostroi më së miri sensualitet femëror në paradhomat e burgut. Seç më sjell në mend një seri televizive.

Francezja e vendit të dytë, në veshjen me dy pjesë, sipër ishte feministja e pakohë ndërthurur me sensualitetin francezë, për të kontrastuar maskilizmin e poshtëm.

Mikpritësit holandez i kishin të gjitha, aq shumë kishin në veshjet e tyre sa më dhemb koka edhe t’i komentoj.

Për të ardhur te San Marino, e cila seç kishte një dyshim për t’u ndarë nga dimri e për të pranuar pranverën, me të gjithë V-në e thellë si grykë lumi pranveror.

Recommended Posts