Taylor Swift kundër seksizmit të përdorur në një serial në Netflix

Përse nuk e ndalim degradimin e grave që punojnë fort?!” shkroi kantautorja në Twitter, mbështetur sidomos nga fansat e saj

Netflix gjendet nën akuzën e fansave të Taylor Sëift, por përfundon në shënjestrën edhe të yllit të popit. Polemika lindi nga një batutë në lidhje me marrëdhëniet sentimentale të këngëtares, bërë në serialin Ginny & Georgia, një serial origjinal të Netflix, i cili u prezantua në platformë më 24 shkurtin e kaluar me sezonin e parë.

Fansat e Taylor Swift nuk humbën kohë për të sjellë indinjatën e tyre në mediat sociale dhe sigurisht që u pasua nga reagimi në Twitter i vetë të “të dëmtuarës”.

Ginny & Georgia dhe batuta ofenduese
“Ginny & Georgia” seriali i Netflix

Seriali në fjalë është Ginny & Georgia, një film i përbërë nga dhjetë episode, që tashmë rezulton tepër e suksesshme, duke përfunduar shumë shpejt në Top 10-en e platformës. Në zemër të origjinalit të Netflix, të krahasuar nga shumë me Gilmore Girls, janë historitë e një nëne 30-vjeçare, Georgia Miller dhe vajzës së saj pesëmbëdhjetë vjeçare, Ginny.

Ndërkohë që shumë shikues e kanë vlerësuar serialin e ri, mes tyre me siguri nuk mund të llogarisim të ashtuquajturit fansa Swifties, të Taylor Swift. Në një skenë, ku dy protagonistët diskutojnë mbi marrëdhëniet, kur nëna e pyet vajzën për të dashurin e saj, Ginny përgjigjet, “Çfarë të intereson? Ti kalon nga njeri te tjetri, më shpejt se Taylor Swift”.

Cicërima e Taylor Swift dhe hashtagu viral

Batuta hasi në reagimin e furishëm të ndjekësve të këngëtares, të cilët e çuan çështjen në rrjetet sociale me hashtagun “RESPECT TAYLOR SWIFT”, çka shpejt u bë trend në Twitter. Dhe sigurisht që ylli i pop-it mori situatën (dhe telefonin) në dorë, për të kritikuar shë-n. Në cicërimën e saj, në të cilën tregon screenshot-in e fjalisë që ndezi polemikat, ao shkruan: “Hej, Ginny & Georgia, 2010 telefonoi dhe kërkon t’i kthehet mbrapsh batuta e saj dembele dhe thellësisht seksiste. Pse nuk ndalojmë së nënçmuari gratë që punojnë shumë, duke i quajtur ‘argëtim’ këto pisllëqe”.

Replika e ashpër për një shaka të lehtë vjen pas viteve karrierë të Taylor Swift, e cila shpesh është reduktuar në jetën e saj private sentimentale, pavarësisht se është këngëtarja grua që ka fituar numrin më të madh të vendeve të para në klasifikime (Billboard 200). Vetë këngëtarja ka kritikuar në mënyrë të përsëritur standardet e dyfishta, të cilave gratë dhe burrat u janë nënshtruar, në industrinë e muzikës dhe mënyrën në të cilën mediat kanë shqyrtuar me kujdes marrëdhëniet e saj ndër vite.

Tema u trajtua gjithashtu në Miss Americana, dokumentari që ndjek momente të ndryshme të karrierës së saj, transmetuar në Netflix në vitin 2020. Kështu që Taylor Swift citoi gjithashtu platformën në tweet-in e saj:

Dhe pastaj, Netflix, pas Miss Americana kjo veshje nuk të përshtatet më“. Dhe shton: “Buon Women History Month, mendoj“, duke iu referuar periudhës nga 1 deri më 31 Mars, në të cilën festohen kontributet e grave në histori dhe shoqërinë bashkëkohore në fusha të ndryshme në SHBA.

Recommended Posts