Si të dukeni të mrekullueshme gjatë një video-telefonate, këshilla bukurie

Nuk ka asgjë të re në faktin se shumë prej nesh janë duke e bërë punën e tyre nga shtëpia. Për këtë, herë pas here duhet të jemi prezent në video-telefonata. Puna nga shtëpia nuk ishte ajo më e thjeshta, siç u mendua në fillim, dhe orët  punës nuk janë ato të zakonshmet, edhe po të duash. Nga ana tjetër nuk mund ta dish me saktësi se kur do ta kesh video-telefonatën, përveç faktit se kur punon nga shtëpia tendenca është ta lësh veten pas dore. Ndaj sot duam t’ju ndihmojmë të dukeni të mrekullueshme, me fare pak sforco.

Më shumë sesa në një pasqyrë, defektet dhe shenjat e lodhjes bëhen edhe më të dukshme gjatë një thirrjeje video. Si të dukeni sa më mirë? Kemi udhëzuesi e duhur për ju dhe disa “strategji” të vogla bukurie, për t’u dukur mirë gjatë një video-call, edhe nëse keni orë të tëra para kompjuterit.

Truku i duhur për të qënë të bukura e të sigurta në një video-telefonatë

Truku është (por nuk shihet). Make-up nuk bën mrekulli, por ndihmon shumë. Sigurisht, duhet të jetë efektiv, argëtues dhe i shpejtë. Mjafton t’ju tregojmë disa hapa thelbësorë, që do të na ndihmojnë të dukemi të çlodhur dhe të qetë.  Dhe po ju themi se mjaftojnë pesëmbëdhjetë minuta për t’u përgatitur për një telefonatë të tillë, madje edhe në fund të ditës.

Fillojmë nga pamja e fytyrës, le të përqëndrohemi në tre hapa: uniformitet me fondatinë dhe korrektor, fiksimi me pudër pluhur dhe shkëlqyesi i mollzave.

Para së gjithash, aplikoni një fondatinë të lëngshme me mbulim mesatar me një furçë të butë. Mirë do të ishte që fondatina të ketë efekt ndriçues, në mënyrë që të merrni një bazë natyrale dhe të hidratuar, pa rrezikuar efektin maskë.

Mbas kësaj kalojmë tek korrektori (lëng do të ishte më mirë), për t’u aplikuar në konturin e syve për të eleminuar rrathët e errët dhe shenjat e lodhjes. Do të ishte mirë të goditet butësisht më mollëzat e gishtave, në mënyrë që të bashkohet shpejt me lëkurën.

Nëse është mikse apo e yndyrshme, është më mirë ta fiksoni fondatinën dhe korrektorin me pudër pluhur, në mënyrë që të zvogëloni efektin shkëlqyes, porozitetin e butë dhe të zgjasni në kohë make-up-in tuaj.

Hapi i fundit: ndriçoni dhe ringjallni fytyrën me një prekje të ngjyruesit të faqeve.

Truku i syve për një video-telefonatë

Kalojmë te sytë për ta personalizuar make-up-in. Para së gjithash, konturojmë vetullat, duke përdorur një laps me ngjyrë të butë dhe aplikim të saktë për të mos e rënduar pamjen.

Tani është momenti për të luajtur me efektet e dritës. Për këtë zgjidhni një laps me ngjyrë të errët ose të mesme të errët (e zezë, kafe, kumbull) dhe bëni ngjitur me vijën e qerpikëve të sipërm, një vijë të hollë, duke e trashur në pjesën e jashtme të syrit. Kjo do t’i japë qerpikëve një pamje më të plotë dhe do të krijojë kontrast me irisin.

Bëni më pas një hijëzim të ndritshëm të syve, në tone të lehta dhe të ngrohta, në këndin e brendshëm të syrit dhe në qendër të qepallës së lëvizshme, për t’i dhënë vështrimit dritë dhe freski.

Përfundoni me një rimel voluminoz, duke aplikuar një shtresë të bollshme, sidomos në qerpikët e sipërm. Rimeli jep sensualitet, thellësi dhe mbështetje edhe përmes kameras së internetit.

Buzët dhe si t’i përmirësojmë ato me make-up për një video-telefonatë

Më në fund pa maskë dhe më në fund buzët do të marrin rëndësinë e duhur. Kështu që fillojmë nga puna. Së pari duhet thënë se nuk ka një rregull fiks në zgjedhjen e ngjyrës së buzëkuqit ose shkëlqyesit. Një këshillë e shpejtë dhe praktike? Përdorni një laps për t’i konturuar ato, por edhe për t’i mbushur e më pas mund të kaloni shkëlqyesin përsipër, transparent apo me ngjyrën që do të vendosni vetë ju, pa ekzagjeruar.

Po flokët?
Flokët nuk janë kurrë në rregull: me mungesat e marra në parukeri dhe me përpjekjet e bëra në kushte shtëpie, ka gjithmonë gjëra që lënë shumë për të dëshiruar. Kryesorja është të kuptohet se kamera nuk është tre-dimensionale, kështu që bëni mirë të kontrolloni që flokët të jenë të larë, në mënyrë që yndyra të mos i bëj ato të humbin volumin, për të mos rënduar më pas, edhe shprehjen e fytyrës.

Truket e vogla ekzistojnë edhe për flokët, për shembull, bëni një bisht të rregullt, me një vijë flokësh të përcaktuar mirë. Është gjithmonë elegant. Mbledhja e flokëve bisht në pjesën anësore dhe flokët e mbledhur pas në zonën e qafës me një llastik transparent, japin një efekt ekstra të gjatë. Për të disiplinuar ndonjë tufë jashtë kontrollit, mjafton një kapëse e vogël flokësh ose karficë. Një mikro llastik i fshehur në rrënjën e flokëve, ju jep një dorë në ngritjen e volumit, të pjesës së sipërme të kokës, sidomos te flokët e drejtë. Disa minuta para transmetimit të drejtpërdrejtë, përdorni një krem ​​hidratues për të rregulluar flokët e padisiplinuar.

Këto ishin këshillat që do t’ju bëjnë të keni më shumë siguri para një video-telefonate.

Si të përfundoni me lezet dhe pa lezet një video-telefonatë

Jemi të izoluar nëpër shtëpi dhe njerëzit kanë filluar të mendojnë se mund ta kalojmë gjithë ditën duke folur në video-call me ta. Megjithëse shpesh herë biseda është një hedhje-pritje e frazave të mërzitshme: “Hë, ç’ke bërë ndonjë gjë?” dhe “ Hë, çfarë hëngre për drekë?”. Kemi menduar edhe për këtë hall të madh që na ka zënë të gjithëve në këto kohë dhe kemi nxjerrë disa metoda të efektshme të cilat mund t’i përdorni sipas rastit.

Ndizni një zjarr

Jo një zjarr të vërtetë, të kuptohemi, thjesht një letër diku në lavaman, në një vend të dukshëm. Bëni sikur nuhasni dhe pastaj bërtisni: “Oh mos, m’u dogj tava!” dhe fikni kompjuterin.

Shko në tualet

Nëse personi i bezdisshëm me të cilin po flisni, nuk e kupton që duhet të largoheni se keni për të parë 4 sezone të serialit tuaj të preferuar në Netflix, thjesht vraponi për në banjë. Mbyllni telefonatën dhe shkruajini nga tualeti: “Jam në tualet, të marr më vonë”. Mos e merrni më kurrë!

Fajin e ka macja

Nëse nuk keni një mace, mund të adoptoni një mace, strehëzat janë plot me kotele. Siç e kuptuat macja do t’ju duhet për hilen që do t’ju shpjegojmë tani. Realizimi është shumë i thjeshtë. Marrim macen, e vendosim mbi tastierë dhe përdorim macen për të fikur kompjuterin.

Bëni sikur po ju telefonojnë nga puna

Nëse punoni nga shtëpia, një hile që funksionon gjithmonë, është të bësh sikur po të merr dikush nga puna në telefon. Vendosni një muzikë që ngjan me një zile telefoni dhe thoni shpejt: “ Po më marrin në telefon nga puna, ika!”

Shënim *Nuk këshillohet përdorimi i këtyre teknikave kur flisni me mamin*