Çiftet e këtyre shenjave të horoskopit që kanë tendencën të martohen menjëherë

çift i martuar

E dinit që ka disa çifte, që kanë tendencën të martohen menjëherë? Ju na thoni shenjën e horoskopit dhe vetë yjet e tregojnë nëse je një nga ato. Sepse ka një numër çiftesh që arrijnë të hyjnë në harmoni të menjëhershme me njëri-tjetrin. Sipas horoskopit, është shumë e lehtë për t’i dalluar, madje, edhe ata që kanë tendencë për të bashkëjetuar praktikisht menjëherë. Sot do të flasim pikërisht për ta. Ndërsa, ti, që nuk u përket këtyre shenjave, mos e torturo më veten. Sot do të kuptosh pse e ke marrë me nge martesën. Jo çdo gjë varet nga ty. Ja kush janë çiftet e shenjave që martohen menjëherë.

LEXO EDHE: Pasioni, pasioni, por jo në të gjitha çiftet. Ja 4 çifte të zodiakut që janë vërtet të apasionuar pas njëri-tjetrit

Demi – Akrepi

Është një dyshe shenjash unike, e cila di se si të arrijë në një seri rezultatesh shumë të forta e të veçanta sentimentale. Ekziston një harmoni e pabesueshme midis tyre, e cila arrin të bëjë përshtypje për të gjithë miqtë dhe njerëzit që janë afër tyre. E vërteta është se së bashku ata formojnë një përzierje të bukur, shumë të fortë, të veçantë. Arrijnë të ndajnë me njëri-tjetrin, edhe ato pika që nuk i kanë të përbashkëta.

LEXO EDHE: Këto shenja të zodiakut kanë lindur për të qenë bashkë

Peshorja – Virgjëresha

Një tjetër çift që e bën afinitetin, forcën e tyre kryesore. Siç ka momente të një pasioni të madh, ashtu ka edhe momente të sipërfaqshmërisë së madhe ose shkëputjes së madhe. E vërteta është se midis tyre ekziston tendenca e vendosjes së një forme shumë të veçantë dhe delikate të ekuilibrit. E gjitha kjo është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të replikohet nga jashtë. Së bashku, megjithatë, ata bëjnë një çift vërtet të bukur. Ka pak për të thënë në këtë drejtim.

Shigjetari – Ujori

Një çift që lulëzon për nga romancë dhe dashuria pasionante, çdo ditë, ditë pas dite. E vërteta është se ata gjithmonë arrijnë të jenë në një marrëveshje absolute dhe në një harmoni të fortë. Martesa pothuajse shihet si një hap i detyrueshëm, por e bukur dhe e qëndrueshme.

Tendenca pranverë-verë 2021: si ta sillni stilin folk-etnik këtë sezon

stili etnik ne koleksionin Dior

Stili folk-etnik vazhdon të jetë tendencë dhe do të jetë gjithmonë si një stil i pakohë. Stili etnik për pranverë-verë 2021, frymëzuar nga pasarelat dhe stili i rrugës

Ai nuk shuhet kurrë. Sapo nis të ngrohet pak koha me pranverën, jen e shfaqet me të gjitha ngjyrat, për t’u mbështjellë në ngjyrat e tokës. Është folk dhe multietnik, pak boho, pak hippi dhe shumë aksesorë.

Pendë, thekë e aksesorë varësesh që nuk të lënë të mos e shquash këtë stil pak të marrë, por shumë të dashur. Të bën të udhëtosh larg, qoftë edhe me mëndje, por të emocionon pafund, kur nisesh për në udhëtime. Të zbulon dhe e zbulon në çdo herë.

Edhe pasarelat nuk i janë dot indiferente stilit folk. Sigurisht që edhe këtë vit u pa të parakalojë me të gjithë çmendurimë e ngjyrave që e përbëjnë.

Për pranverë-verë 2021 udhëtimi ka filluar me ngjyrat e tokës të përziera me fantazitë paisley, pasuruar me qëndismat dhe të gjithhershmet thekë e dekorime tipike.

Stil etnik dhe folk, por shik

Detajet cigane, qëndismat e këmishave dhe fustaneve, zakonisht në pjesët e përparme, temina, rruaza. Printime bohemiane dhe thekë “të egër”. Mix përzierjesh nga e gjithë bota, porpullore dhe të pastra, veshje që ndërthurin në mënyrë perfekte natyralitetin me prerjen e gjerë dhe komode. Dhe është trendi që nuk të lë pa rënë në sy. Trendi i të përjetshmes, në kohën e duhur dhe vendin e duhur.

Evokimi i vendeve të largëta të sjella në qytet apo të marra me vete me pushime, elegante dhe të parezistueshme, veshje dhe aksesorë pa të cilat nuk mund të bësh në garderobën tënde.

Dhe stina e nxehtë do të vazhdojë të na i zbulojë edhe këtë vit me gjithë dinamizmin e tyre.

Të rejat e këtij sezoni

Moda etnike do të jetë edhe këtë vit dominuese, mbase këtë vit më shumë se vitin e shkuar. E kuptueshme. Presim udhëtimet, por edhe pa to, prekja etnike do të jetë elegante në mes të qytetit, ne mbasditet e aperitivëve, apo gjatë ditës, edhe në veshjet më klasike.

Do të vazhdojmë ta shohim në rripat e çantave dhe të mesit me qëndisma, çantat me thekë e rruaza, apo çantat e kashtës dhe ato efekt shallë. Do të shohim sandalet e sheshta me rripa të gjatë, jelekët e borduar me thekë dhe qëndisma, veshjet e gjata me ngjyrat e tokës etj.

Si ta sillni stilin etnik këtë sezon?

Stili etnik është preteksti për të vazhduar me trendet sipas formulës easy chic.

E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të shikoni e të frymëzoheni nga shfaqjet e modës të pranverë-verë 2021, duke përzier hijet e ngrohta natyrore me të verdhën dhe ndonjë prekje të zezë.

Me pika apo me vija? Tendencat e këtij viti janë kthim pas në garderobën tonë

Dhe pastaj flitet për sëmundje psikologjike, lidhur me faktin që të vjen keq të hedhësh rrobat e viteve të mëparshëm. Me këto kthesa e kthime që moda merr, i bie të ruash gjithçka dhe ati të vjen keq që ato veshjet me pika e vija, tashmë janë dhuruar apo lënë në një kënd të koshit më të parë të lagjes.

Gjithsesi, le t’i shohim pak këto tendenca, si vijnë modelet me pika e vija për këtë sezon të 2021-shit.

Ato janë tepër të gjalla, hipnotike dhe fantazioze herë pas here, pikat janë frymëmarrje lehtësuese, humor i mirë dhe pozitivitet. Të paktën ne kështu mendojmë. Të ardhura nga vitet e famshme ’60, ato janë “stuhia” e këtij sezoni të ngrohtë. Kishim parë sezonin e shkuar të nisnin të shfaqeshin (mirë që e kam ende fustanin tim të preferuar nga vjet), por këtë sezon do të jenë shpërthimi i pranverë-verës 2021.  

Do të duhet të pikëlohemi të gjitha, dhe jo vetëm me një element, sepse pika e topa do të ketë pafund dhe gjithandej. Që nga xhaketat, edhe ato xhins, te këpucët, çantat, pa diskutuar fustanet, bluzat e pantallonat.

Printimet do të jenë mikro e makro, ndaj do të duhet të luani së tepërmi me to, për të qenë kreative e dinamike.

Ngjyrat? Oh, po ç’rëndësi ka kjo! Të gjitha ngjyrat do të jenë të pranueshme, pasi pranvera është nëna e tyre, dhe edhe vera nuk bie më poshtë.

Gjithsesi, nëse nuk do të doni të jeni kokë e këmbë me pika, mundohuni t’i bëni kombinimet me veshje me ngjyra të thjeshta, ose përqendrohuni në një aksesor të vetëm.

Ah, për kur mund të vishen veshjet me pika?

Kur t’ju dojë kokrra e qejfit. Gjatë ditës, me fustane apo këmisha bon ton, në funde midi apo pantallona të gjera, e deri te rrobat e sofistikuara të mbrëmjes. Madje edhe për dasma. Nëse nuk jeni infektuar ende, bëjeni tani! Është koha e pika-manisë.

Por pikat nuk janë të vetmet që do të tërbojnë këtë sezon. Janë edhe vijat dhe duket se edhe ato e kanë bombarduar sezonin e ngrohtë, që tipiken e vet ka lulet.

Mbase pak rezistencë natyrales nuk bën keq.

Vijat marine do të shfaqen, madje kanë filluar të shfaqen gjithandej. Të armatosura edhe me efektin optik që i bën trupit tonë, ato preferohën gjithmonë. Por sivjet edhe më shumë.

Në fakt skenën e modës do ta dominojnë vijat XL, nuk ka rëndësi nëse do të jenë horizontale apo vertikale (këtë do ta zgjidhni ju në bazë të efektit që ju duhet) por që do të duhet të jenë të gjera e të shqueshme, nëpër fustane, pantallona të shkurtra apo bluza.

Edhe vetë rigat do të jenë të koloruara, të stilit vintazh dhe të shoqëruara edhe me dantella, si te Dior. Në fakt do të jenë për përditshmëri dhe për mbrëmje, pra të shoqëruara me sandale të sheshta apo me taka, por nuk do të mungojë edhe stili kaftan, tipi i veshjes që përdorim për plazh dhe që e pamë në pasarelën e Michael Kors.

Mirë pra, bëni si të doni me lulet pranverore, por e dimë mirë se nuk do t’i shpëtoni dot virusit të pikave e vijave, ndaj zgjodhëm t’ju ndihmojmë ca me këtë artikull.

Si dielli! E dini që ne ju flasim vetëm për tendecat, ja kujt i shkon grimi portokalli

Duket qe portokallia në grim është futur te tendencat e pranverë-verë 2021. E dimë që hyn te make-up-et pak të guximshëm, ndaj duam të ndajmë me ju disa këshilla për kombinimin e tij dhe se si të krijoni një grim inovativ për pamjen tuaj.

Ngjyra e pjeshkës dhe e kajsisë janë ngjyra që përdoren pak më lirshën nga gocat që kanë nevojë për atë shkëlqimin e ngrohtë të make-up-it, që këo dy ngjyra janë në gjendje të dhurojnë. E para, ngjyra e pjeshkës është parë si “shpëtim” për gocat që nuk e kanë fort për zemër trëndafilinë e fortë, ndërsa ngjyra e kajsisë, për të gjitha ato që i duan ngjyrat pastel, por nuk janë të gatshme të vishen si princesha.

Mirëpo, portokalli portokalli, me gjithë forcën dhe plotinë e saj, rrallë e kemi parë të përdoret. Epo mirë, e kemi parë rrallë deri tani, por ja që këtë vit do të duhet ta shohim shumë, pasi mjeshtrat e ngjyrave kanë vendosur të jetë ajo tendenca e pranvere-verë 2021.

Si gjithmonë nuk do t’ju lëmë vetëm në këtë zgjedhje. Jemi këtu për t’ju këshilluar, pasi e kemi bërë më parë me info dhe këshilla profesionistësh.

Kujt i shkon make-up-i portokalli?

E dimë që do të filloni t’i jepni përgjigje pyetjes, mbase duke zgjedhur një grua që nuk jeni ju, por ne po ju themi se portokallia u shkon të gjitha grave, bionde, brune dhe kuqeve.

Truku i vetëm qëndron në të kontrolluarin dhe përcaktuarin nëntonin e lëkurës. Nëse ai do të ishte i ftohtë, do të ishte më mirë të shmangni çdo lloj grimi portokalli, pasi thjesht nuk do të merrnit rezultate të këndshme. Ky tip lëkure shkon mirë fare me të gjitha ngjyrat bezhë, rozë ose kafe.

Portokallia e duhur për vajzat bionde

Vajzat me flokë bionde dhe lëkurë të çelur mund të shkojnë pa frikë te të gjitha llojet e portokallisë, pasi zbehja e lëkurës së tyre do të ndriçohet me çdo nuancë portokalli.

Perfeksioni shkon me ngjyrën e pjeshkës, pasi kjo ngjyrë do të japë buzë delikate dhe elegante dhe një make-up të ndritshëm për syë.

Nga ana tjetër, në faqe, ngjyra e pjeshkës do të japë pamjen e rinisë dhe freskisë, sigurisht kur e përdorni me kujdes dhe moderim, veçanërisht nëse lëkura tani është e maturuar dhe ka papërsosmëri të vogla ose pore të zgjeruara në faqe. Në këtë rast, domosdoshmërisht theksimi bëhet me një “përskuqje” në ngjyrë pjeshke.

Make-up portokalli tani edhe për zeshkanet

Vajzat brune me një ton ulliri të lëkurës së fytyrës, duhet të zgjedhin një ngjyrë portokalli shumë intensive, që do të aplikohet në mënyrë alternative ose në sy, ose në buzë. Përdorimi i kësaj ngjyre në të dy pikat më të forta optike të fytyrës, do të çonte në fakt, në klasiken “e ekzagjeruar”, të cilin gjithmonë duam ta shmangim kur bëjmë grimin.  

Është një ngjyrë perfekte për stilin “solid color”, domethënë, për make-up-in e bërë me produkte jo të përziera, por të aplikuar në një mënyrë kompakte dhe intensive në pjesën më të madhe të qepallës. Me pak fjalë njëngjyrëshet.

Sidoqoftë duhet thënë se, edhe e përzier në një mënyrë atipike, portokallia do të japë një efekt të mahnitshëm. Duke marrë parasysh se, nëse mbani maskë, sytë janë praktikisht i vetmi element që mund të shihet në fytyrë, portokallia do ta bëjë pamjen absolutisht të paharrueshme.

Në këtë rast është e domosdoshme të mbani buzët neutrale, në mënyrë që të përqendroni vëmendjen vetëm te sytë. Por buzët portokalli nuk janë aspak tabu, thjesht duhet të keni guximin për ta përdorur dhe sigurisht, të dini të zgjidhni tonalitetin/nuancën e duhur për ju.

Kujdes! Në rastin e make-up-it pak më sipër, sytë grimohen shumë pak, duke lënë buzët për t’i spikatur.

Rregulli i blushit të faqeve në make-up-in portokalli

Nëse dëshironi të krijoni një pamje totale me make-up portokalli, do të jetë e nevojshme të “luani ekuilibristen” në zgjedhjen dhe dozimin e ngjyrave.

Arsyeja është se përdorimi i portokallive të ndryshme, është një gabim shumë i rëndë, pasi ndryshimi kromatik do të na japë një efekt shumë të pakëndshëm dhe “të çrregullt” make-up-i në përfundim.

Mollëzat e faqeve do të duhet të kenë të njëjtën nuancë me buzëkuqin dhe tonin e syve, për të shmangur nuancën e gabuar të faqeve. E kundërta duhet të ndodhë, në fund të make-up-it do të duhet të marrim një rezultat të njëtrajtshëm.  

Bëni kujdes me sfumimin e saktë të produktit, kur bëni përzierje, pasi ndryshe nga ngjyrat e tjera, portokallia ka tendencën të nxjerrë në pah gafat e aplikimit, sidomos në lëkurat e qarta.  

Një strategji e mençur, për të shmangur gabimet në kombinimet e ngjyrave është të zgjidhni një produkt unik për ta aplikuar në të gjithë fytyrën. Në këtë mënyrë do të keni një grim koherent e që bën përshtypje.  

Ngjyrat e syve në trajtë kremi ​​janë zakonisht zgjedhja më e mirë për t’u përdorur për këtë qëllim, pasi ato janë shumë të pigmentuara, dhe kështu do të ishin perfekte për përdorim në sy dhe buzë, por edhe të lehta për t’u përzier në faqe, për shkak të strukturës së tyre.

Ja këto kishim për sa i përket portokallisë. Nga ana tjetër ne e dimë, që ju tashmë dini të silleni si profesioniste me grimin, mjafton të hedhësh një sy nëpër rrugët e Tiranës.

Kostumet e banjës 2021, trendet dhe çfarë përcjellin këtë sezon

Në propozimet e kostumeve për verën 2021, ne gjejmë ato evergreen, që nuk dalin kurrë nga moda.

Por nuk është e gjitha, theksi vendoset te përfshirja, mbështetja ndaj kauzave dhe diversiteti.

Megjithë momentin historik që po jetojmë dhe shkujdesjen që nuk mund ta kemi pjesë tonën si më parë, megjithë verën atipike që na pret përpara, një gjë është e sigurt, ndryshimin e stinëve nuk mund ta ndalë dot askush. Kështu që sezoni po vjen dhe shpejt do të nisim të braktisim veshjet e ngrohta dhe të tepërta, për të mbërritur në rrobat e banjës.

Po cilat do të jenë ato më trend për sezonin e nxehtë të 2021?

Një palë rroba banje për secilin prej nesh

Midis evergreen dhe inovacionit, ne gjejmë disa pjesë thelbësore të rrobave të banjës. Përmendim bikinit e zeza, printime lulesh dhe kafshësh, belin e lartë, reçipetat në formë fashe pa rripa, por jo vetëm. Këtë sezon e ka fjalë: gjithëpërfshirja, mbështetja ndaj kauzave dhe larmia.

Markat më të famshme përpiqen të përqafojnë të gjitha llojet e fizikut pa gjykim, duke ofruar një zgjedhje të gjerë. Në valën e body positivity, gjithnjë e më shumë marka të specializuara në veshjet e plazhit kanë zgjedhur t’i japin vlerë trupit, pavarësisht nga gjinia, madhësia ose forma.

Madje ka firma që kanë zgjedhur të hedhin në treg një linjë të dedikuar, kushtuar vetëm trasgjinorëve.

Victoria’s Secret në kthesën që ka bërë nga kritikat lidhur me linjat, rikthehet këtë vit me rrobat e banjës dhe pikërisht me një linjë që flet për gjithëpërfshirjen, duke ofruar masa të përshtatshme për të gjithë.

Rrobat e banjës 2021, tendenca në mbështetje të mjedisit

Industria e modës është ërë gjithnjë e më e vëmendshme ndaj mjedisit dhe është vazhdimisht në kërkim të proceseve të qëndrueshme të prodhimit dhe materialeve të ricikluara.

Këtë vit do të shohim koleksione me fibra organike natyrore, bambu dhe fibra të ricikluara, apo ato në ndihmë të planetit, duke përdorur materialet e mbetjeve për të prodhuar dantella të ricikluara.

Tani le të shohim modelet trend për verën 2021

Rrobat e banjës trup: sportive dhe modelet që bëhen pjesë e outfit-it

Projektuar për t’i bërë ballë edhe valëve më të egra, rrobat e banjës trup janë të dizajnuara në pëlhura teknike dhe prerje sportive për t’u veshur jo vetëm për t’u larë, por edhe gjatë sporteve ujore. Por rrobat e banjës trup, këtë vit, do të mund të na shoqërojnë edhe pas plazhit, duke u bërë pjesë e veshjes së mbrëmjes, shoqëruar me një fund apo me pantallona të shkurtra.

Bikini, rrobat e banjës par ekselencë

Bikini është mbreti i rrobave të banjës dhe vështirë se mund të dalë ndonjëherë nga moda. Përfaqëson një evergreen të vërtetë, sa i përket veshjeve të plazhit. E përsosur për të bërë banjo dielli kudo që dëshironi. Ky vit ndoshta do të jetë ai i printimeve floreale dhe pëlhurave të ndritshme me tone delikate dhe romantike të tilla si “e kuqja e perëndimit të diellit”.

Alternativat janë të pafundme: për pjesën e sipërme shkohet nga modelet “ballkon” pa mbushje, në ato në formë shiriti me një sup, për dekolte më të bollshme, deri në kostumet thjesht në formë fashe, për një nxirje totale pa shenjat e bezdisshme të rripave.

Ndërsa sa i përket slip-eve, ato variojnë nga brazilianet dhe tangat, deri në pantallona të shkurtra, për t’i bërë të gjithë të ndihen të qetë.

Bikini me bel të lartë

Në emër të aromës vintazh, alternativa ndaj bikinit klasik është ajo me bel të lartë, e aftë të theksojë vijën e belit, duke na rikthyer modën e viteve ‘50.

Kostumi bandeau

Me ose pa mbushje, rrobat e banjës me pjesën e sipërme në formë fashe janë nga më të pëlqyerat për ata që preferojnë një ngjyrë të njëtrajtshme.

Tendenca trikini

Trikini quhen rrobat e banjës që përfaqësohen nga bashkimi i bikinit me një model trup, duke lënë gjithsesi disa pjesë të trupit të zbuluara, të cilat zakonisht janë barku dhe ijet. Ndaj konsiston në një pjesë të vetme, të përbërë nga tre pjesë.

Megjithëse mendohet të jetë një shpikje e kohëve të fundit, trikini u shfaq për herë të parë në 1967 në Francë.

Rripat e mesit Coquete dhe tendencat e pranverë-verë 2021

Siç edhe ju kemi paralajmëruar në një tjetër artikull, 2021-shi tenton rripat super të mëdhenj. Kemi parë që ka një tendencë të rripave të shoqëruara me çantat e vogla, gjithashtu trend i kohëve të fundit. Ky trend vazhdon, i pasuruar me prekje stili nga të mëdhenjtë e modës.

Por ky sezon po sheh daljen në skenë të rripave metalikë, në formën e zinxhirave. Lloje të ndryshme, elegant dhe modern, shoqërojnë fustanet e lehtë pranveror e veror, për t’i dhënë secilës prej nesh atë vlerën e shtuar të glamurit, që të gjitha dëshirojmë.

Por ajo që bën më shumë përshtypje është shfaqja e rripit super të gjerë, gati në formën e korseve, të cilat skalisin belin e atyre që i preferojnë për t’i dhënë një tjetër stil veshjeve të tyre.

Shoqërohen me këmisha apo fustane, zakonisht preferohen në veshje me ngjyrë të bardhë, gjë që bën sens me ardhjen e stinës së bukur.

Rripat zinxhir 2021

Rripat prej zinxhiri, të hollë dhe metalik, janë një passe-partout e vërtetë, që mund të na shoqërojë në çdo lloj gjatësie. Këtë vit do t’i shohim si kurrë më parë në fustane, këmisha dhe madje, të përdorura si një xhevahir sensual për trupin deri edhe në rrobat e banjës. Coquete Albania është pjesë e trendit me këto rripa të mrekullueshëm me gura, sa klasik, po aq edhe elegantë.

Rripat korse 2021

Rripi korse është i lartë dhe imponues, një aksesor që bëhet pjesë integrale e veshjes dhe sjell jehonën e kohëve tepër të largëta, me skalitjen e zonës së belit. Ato u panë të kalojnë në pasarela, nën logo e forma të ndryshme, por të gjitha me të njëjtin efekt.

Vlen të përmenden modelet e lëkurës me dopio toka, apo ato të formës së plotë në lëkurë, shoqëruese si të fundeve e fustaneve, ashtu edhe të pantallonave. Nga ana tjetër u panë rripat e gjerë të shoqëruara me punime kashte dhe lëkurë, e pashmangshme për sezonin.

Rripat pochet 2021 apo “mos më thirr vetëm rrip”

Një aksesor i pranishëm në veshje është përsëri në modë: atij i është besuar detyra e përcaktimit të stilit të secilit look.

Ai shoqërohet me çantat e vogla dhe xhepa multifunksional, një trend hit tashmë, i cili do të vazhdojë të shoqërojë sezonin pranverë-verë 2021.

Një rrip për t’u shtrënguar në bel, por që krijon një look të ri.

Propozim i bukur dhe super elegant, sidomos në një total look të bardhë, për një stil të pastër dhe pa asnjë njollë.

redaksia VIP

Çfarë është stili Bon Ton dhe si kombinohet një këmishë bon ton në këtë sezon

Ky stil i veshjes karakterizohet nga sqima dhe eleganca ekstreme, nga zgjedhja e prerjeve shumë të dëlira dhe modeleve shumë tradicionale, të cilat fjalë për fjalë kanë bërë historinë e modës.

Veshjet e Coco Chanel kanë qenë padyshim arketipi i bon ton për më shumë se gjysmë shekulli. Karakteristikat dalluese dhe të domosdoshme janë dekolteja e rrumbullakët, e përdorur shumë, rreshtat e pulleve të vogla me gura apo jo, modelet shumë tradicionale, por të riinterpretuara me prekje të vogla origjinale dhe femërore për t’i dhënë veshjes pak freski.

Stili bon ton mund të japë përshtypjen e të qenit një “stil i caktuar”, mbase i përshtatshëm më shumë për një grua të pjekur sesa për një vajzë të re dhe dinamike, por në këtë periudhë influencueset më të njohura të Instagramit, janë angazhuar për të na e ndryshuar mendjen.  

Por, a mund të jesh një nënë moderne, një grua avangarde dhe mbi të gjitha në kulmin e jetës, e përsëri të ndihesh e qetë nën një bluzë të modës së vjetër?

Përgjigja është qartë: Po. Bluzat e veshura nga vajzat që sot diktojnë tendencën, është një himn për romantizmin dhe bon ton-in.

Jaka e rrumbullakët dhe e bardhë ngjan shumë me atë të veshjeve të vajzave të vogla apo edhe të porsalindura. Bordurat e vogla me dantella apo me punim dore shoqërojnë jakat, mëngët dhe pjesën përgjatë shiritit të pullave.

Modeli me kuadrata është absolutisht klasik në unikalitetin e tij, është bërë modern dhe i lezetshëm nga përdorimi i ngjyrës lejla (e qeshur), e cila gjithashtu lehtëson tonin mbase pak serioz të veshjes.

Kjo lloj këmishë mund të vishet me pantallona të bardha palazo (totalisht të gjëra), për t’i dhënë një nuancë moderne një veshjeje që mund të duket paksa retro, ose me një palë pantallona klasike të së njëjtës ngjyrë.

Sidoqoftë, ka një gjë për të thënë: nëse pantallonat palazzo janë rikthyer në modë, kjo nuk do të thotë se ato nuk ishin aty që në vitet ’30, siç demonstrohet nga e mrekullueshmja Marlene Dietrich, në një foto që daton nga 1939.

E nëse votojmë për një altrnativë me fund, ky i fundit do të jetë absolutisht një fund i ngushtë mbas trupit, që rrit elegancën e këmishës duke krijuar një veshje absolutisht klasike dhe rigoroze, me një prekje të gjallërisë të dhënë nga ngjyra.

Dhe nëse do të donim ta kombinonim këtë bluzë me një minifund të lezetshëm? Sigurisht që mund të bëhet, pasi të gjitha minifundet mund të jenë në abitetin e tyre shoqëruar me çdo lloj stili.

Me pandemi nëpër këmbë, veshjet sportive, tendencë edhe për këtë sezon. Ja si t’i veshim e kombinojmë edhe me aksesorët

Nuk po kuptohet qartë nëse është street style në pararojë për tendencat apo të mëdhenjtë e pasarelave. Një gjë është e qartë, koha që po jetojmë me siguri që është. Të izoluar në shtëpi, ose të mbyllur me orare kufizuese, të detyruar të punojmë nga shtëpia, sigurisht që bën sens më shumë një veshje sportive me kohë të gjatë.

Ndaj gjithçka vërtitet rreth veshjeve sportive, të cilat duket se u iniciuan nga vajzat më in amerikane, por nuk munguan as nëpër javët e modës.

Veshjet sportive sot po evoluojnë me shpejtësi dhe fabrikat e prodhimit të tyre po perfeksionojnë stilet dhe pëlhurat e përdorura. Kështu që pëlhura e quajtur teknike, e cila është më profesionale, por edhe më e qëndrueshme, pa dritën e shitjeve me shpejtësi.

Por më tej kemi edhe një trend të fundit, lidhur me stilin e veshjeve sportive. Nga ana tjetër, sa herë jemi gjendur në vështirësi mbasi kemi veshur një kostum sportiv, për çantën që do të na shoqërojë me veshjen?

Nëse kostumet sportive i veshim pafund, nuk mund të rrimë gjithë kohës me zaino në sup, aq më tepër kur kostumet sportive gati po kalojnë në veshje shik.

Kështu që vendosëm të sugjerojmë më të fundit nga pasarelat dhe street style, lidhur me këtë.

Felpa me kapuç, hoody, streçe sportive dhe sneakers. Por jo vetëm. Edhe triko, funde e bluzat polo të bëra me pëlhurën teknike. Pa e zgjatur shumë: fjalën e ka sportivja dhe do të jetë mbretëresha e sezonit.

Të gjithë bien dakort se veshjet sportive, në kohën që po jetojmë, por edhe me një pranverë që po shihet si e paqendrueshme është zgjedhja më e mirë. Është shik, midis të tjerash dhe komode për gjithçka.

Teknike dhe sportive – tendencë pranverore

Nga Kaia Gerber te Kendall Jenner i shohim të vërtiten rrugëve të Los Anxhelosit me streçet sportive dhe atlete, duke kaluar me lehtësi nga klasa e yogës në tavolinën e drekës.

Elementi i parë që nuk bën të neglizhohet në këtë garderobë me look sportiv, janë teksturat: pëlhura teknike dhe performuese që duhen zgjedhur.

Por cila është ajo që nuk mund të shmanget? Sigurisht që felpa me kapuç. Mesa duket  ka vend për ri-interpretim, sepse atletet do të duhet të jenë me ngjyra dhe me stil.

Mesazhi kalifornian është: mendje e shëndoshë në truup të shëndosh, por sigurisht me modë!

Po çfarë rezervon pranvera 2021? T’i shohim bashkë

Materialet high tech dhe ngjyra, ngjyra, ngjyra. Moda sportive e këtij sezoni përfshin stilet futuriste dhe ca nga ato pa kohë. Dhe është krejt normale sa këto veshje tashmë janë përditshmëria jonë. Do të ecim nën ritme të alternuara, që nga kostumet sportive bazike, tek veshjet sportive të stilit bluza e funde me material teknik. Sigurisht që është kthyer bluza polo me fuqi të plotë, por në version grafik e me mëngë të gjata, sikurse variantet me mëngë të shkurtra e jakë gjysmë-golf, por me ngjyra agrumesh apo dyngjyrëshe.

Aksesorët? Për së pari kapelja në formë kove është ajo që bën boom. Sikur të jetë edhe me ngjyra fluoreshente pastaj është top.

Çantat pastaj, ato të shpinës sidomos, janë kthyer në objekte luksoze, me gjithë gamën e propozimeve që mjeshtrat e tyre na kanë bërë.

Sa i përket këpucëve, sandalet sportive të gomës janë numri nji, por atletet do të jenë ato që nuk do t’i heqim dot nga këmba: me ngjyra apo të bardhat që s’dalin kurrë nga moda, nuk do t’u rezistojmë dot pa blerë disa palë të tjera, veç atyre 100 copë që tashmë i kemi.

Por si të kombinohemi që të jemi në trend? Sipas koleksioneve të modës…

… janë dhënë sugjerimet në parakalimet e pasarelave.

Si ta kenë bërë me fjalë, brand-et e ndryshme kanë vënë theksin te veshjet sportive, për t’i sjellë ato jo vetëm të rehatshme, por edhe elegante dhe të rafinuara. Kështu që nuk kanë munguar në koleksionet pranverë-verë 2021.

Fustane floreale, xhaketat sportive (blazer) flu dhe me ngjyra pasteli u shfaqën siluetat e modës teknike, të diktuara tashmë nga koha që jetojmë.

Te Louis Vuitton pamë një kombinim unisex, përbërë nga pantallona dhe bluza oversize, për tu veshur nën kapardinën midi. Për Ferragamo pranvera 2021 është total look i frymëzuar nga uniformat e punës.

Nga ana tjetër, David Koma, përqendrohet në pantallonat e shkurtra të çiklizmit, të veshura nën korse me të kuqe të ndezur. Dhe Coperni rindez temën mashkullore / femërore me bady-n e ngushtë në nuancë ciklamine të kombinuar me pantallona burrash të zeza XL, veshje për t’u kompletuar me atlete të bardha në kontrast.

E sa i përket street style…

… jo më larg se dje folëm për nënat e reja që nuk janë thjesht kaq, por super-modele.

Por le të shohim Elsa Hosk, e cila e ka rafinuar së tepërmi pamjen e saj nën veshjet sportive, për shkak edhe të komoditetit si nënë e re.

 Shohim një Elsa në oversize, me felpë dhe streçe sportive dhe sigurisht atletet komode. Por kujdes, gjithçka në trend, ngjyrat energjike dhe aksesorët e studiuar deri në detaj.

Në një nga postimet e fundit në Instagram, ajo shfaqet me kostumin sportiv ngjyrë jargavani, me bluzën me kapuç dhe tutat në material eco-friendly, me atletet Nike dy ngjyrëshe, jeshile dhe e verdhë e artë. E të bën përshtypje çanta e vogël e dorës, Balenciaga, në ngjyrë të gjelbër neon.

Doni më për Belulin?

Këto kishim për t’ju informuar, nëse doni të shtoni diçka tjetër që keni pikasur, jemi të hapur për diskutime. Moda është Moda!

Redaksia Vip © të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me to mund të zgjidhni të protestoni apo thjesht të dukeni yll, FUNDET më trendi për Pranverë-Verë 2021

Një veshje e thjeshtë, por shumë e dashur për gratë, fundi ka një histori një mijë vjeçarembi supe dhe i ka rrënjët nga antikitet. Gjatë shekujve, skaji ka pësuar transformime të shumta, duke marrë kuptime të ndryshme në varësi të evolucionit të kostumeve.

I veshur nga burra dhe gra, (kujtojmë fustanellat shqiptare të burrave apo kiltet skoceze) do të duhej të vinin vitet 1500, që ky artikull i veshjeve të bëhej mishërim i feminitetit.

Në varësi të punimit dhe stileve, fundi ka identifikuar klasat e ndryshme sociale dhe u bë, së pari, simbol i statusit social dhe më pas i protestës së gruas, me ardhjen e minifundit.

Pavarësisht nga mosha e tij “e nderuar”, fundi është ende jashtëzakonisht në modë edhe sot dhe arrin të interpretojë në mënyrë të përsosur momentin kulturor në të cilin është futur, falë detajeve të reja dhe kombinimeve origjinale të stilit.

Modelet Pranverë-Verë 2021

Në vitin 2021, fundet janë hiti i pasarelave në të gjithë botën. Ka shumë modele të propozuara, por duhet të kemi kujdes që të zgjedhim ato që i përshtaten më mirë siluets sonë, në mënyrë që të korrigjojmë defektet e vogla dhe të përmirësojmë format.

Modelet korse

Ndër risitë e modës të vitit 2021, është fundi me detaje korse, i ngushtë dhe me bel të lartë, i cili hollon dhe rrit vlerësimin e trupit femëror.

Minifundi

Jo vetëm i shkurtër, por edhe me bel të shkurtër, fundi bëhet një brez i reduktuar në maksimum dhe thelbësor për të mbuluar… gati vetën pjesët intime. Me ngjyrë dhe të çmuara ose në kastor të butë, minifundet janë kthyer zyrtarisht.

Denim

Edhe për këtë pranverë është kthyer fundi xhins. Mini, midi, asimetrik, i zbukuruar me gurë ose butona, fundet xhins të veshura me një bluzë apo këmishë janë veshja ideale për t’ia demonstruar pranverës, në ditët e para të ngrohta të saj.

Fundi i fryrë, me rudha e pala të gjera

I ardhur nga shijet retro dhe vintazh të viteve ‘50, fundi i fryrë harmonizon linjat, duke i dhënë një prekje klasike dhe të rafinuar çdo look-u.

Versioni më romantik është ai në tyl dhe është perfekt për mbrëmjet e freskëta të pranverës.

Fundi i gjatë

Fundet e gjata do të jenë zëdhënëset e këaj pranverë-verë 2021.

Një kompromis i shkëlqyeshëm midis fundeve të shkurtra dhe pantallonave, fundet e gjata, të lirshme dhe të lehta kombinojnë komoditetin dhe hijeshinë.

I gjithanshëm dhe modern, ai përshtatet me çdo stil dhe rast, duke u kombinuar mrekullisht si me sandale, ashtu edhe me atlete dhe taka të larta.

Dhe për ata që nuk duan të heqin dorë nga këmbët e zhveshura, zgjidhja është një fund i gjatë me një të çarë të thellë.

Varianti me pala është gjithashtu i mrekullueshëm, për t’u veshur me sandale ose balerina për një stil të freskët dhe të lezetshëm.

Patchwork

Natyra zgjohet dhe bashkë me të, edhe dëshira jonë për ngjyra dhe gëzim rishfaqet gjithashtu!

Është thjesht koha të guxoni me funde patchwork, të ashtuquajturat mozaik, të punuara me pëlhura të ndryshme, super pranverore dhe të mrekullueshme.

Fundi “perizoma”

Një detaj i vogël, por që do të bëjë të kthehet koka pas e të lindë një pyetje paksa e guximshme, për një veshje në dukje të guximshme. Do të mjaftonte një detaj, që njerëzit të thonë: e pamë mirë apo jo? Janë perizoma ato që duken? Loja është paksa dashakeqe, por është gjithmonë lojë detajesh.

Redaksia Vip © të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju kemi thënë të mos hidhni asgjë, veshjet ushtarake e sahariane përsëri tendencë për 2021!

Që në momentin kur për herë të parë u prezantuan nëpër pasarela, ato jnë pjesë e rëndësishme e veshjeve tona, duke na dhënë rehati dhe, pse jo, më shumë feminilitet.

Duket absurde, pasi veshjet ushtarake apo stili saharian në veçanti, thërriten për trupat tona nga garderoba mashkullore. Por si gjithçka e bukur, as kjo nuk ka gjini.

Falenderojmë Yves Saint Laurent, ndërsa në 1968 prezantoi për herë të parë xhaketën sahariane në koleksionin e tij Safari, pasi që prej atëherë modelet vetëm pasurohen dhe nuk ikin kurrë nga moda.

Në ngjyrë të gjelbër ushtarake apo në ngjyrën e rërës së shkretëtirës janë përherë të dashura, komode dhe elegante.

Kthehet në skenë atëherë kur nuk e pret, ose më mirë, në pasarelën e emrave të mëdhenj dhe është menjëherë koha për parka dhe sahariane, kapele me strehë dhe fustane prej liri, këpucë të sheshta dhe jeshile e bezhë. Për të imituar jo më një estetikë të zbritur nga bota mashkullore, por të zbukuruar me detaje elegante feminile.

Do të jenë me detaje me gurë apo të qëndisura për të bërë diferencën dhe për të dhënë atë prekjen më shumë që bën diferencën e të sjellit të modeleve të reja, frymëmarrjen e një sezoni të ri. 

Pëlhurat janë tipike në lino të lehtë apo pëlhura të pambukta me ngjyrat kryesisht të tokës.

Redaksia Vip © të gjitha të drejtat janë të rezervuara