E keni vënë re edhe ju, plakja duket sikur është ndalur. Trillet e shkencës për të ardhmen kozmetike?

E re dhe e bukur përgjithmonë? Ndoshta. Ne do të kemi produkte kozmetikë që nuk do të duken më as si kremra, as si serume. Fjala e shkencës!

Ndoshta, materiale evaneshente të shtypura në 3D, bazuar në super molekula që do të “flasin” me ADN-në për të na ndihmuar të mos plakemi. Po make up? Për ju do të mendoj një artist-robot, të cilin mund ta merrni me vete ngado.

Le të bëjmë një udhëtim në të ardhmen, ku trillet shkencore do të jenë gjithnjë e më afër realitetit

Të gjithë kanë qenë në kërkim të eliksirit që i mban të bukur përgjithmonë, por është edhe e vërtetë se së fundmi, sidomos për gratë e ekraneve duket se mosha ka ndalur në vend.  

Jetojmë në epokën e fantashkencës që dekada më parë i pamë nëpër filma. Por sot ne do të zbresim në Mars, sipas Elon Musk, sa e vështirë do të ishte të mrekullia kozmetike?

Si do të jetë kozmetika disa dhjetëvjeçarë më pas? E trillet e shkencës për produktet tona beauty?

Bukuria e së ardhmes, ku do të shkojë sektori?

Përpos shpikjeve dhe ilaçeve, sektori i kozmetikës lëviz shpejt në gjurmët e teknologjisë dhe shkencës: hulumtimi bioteknologjik dhe bio-inxhinieria e përbërësve, të trajtuar tani me teknika hapësinore, studime mbi mekanizmat fiziologjikë të plakjes. Me fjalë të tjera na presin përpara vite kur kozmetika nuk do të përhapet më mbi lëkurë, mbase as nuk do të na prekë më, kush e di?!

Drejt kozmetikës 3D dhe “pa lëndë”: prototipi Bakel

Në të vërtetë, një prototip i teksturës me efekte speciale tashmë ekziston, dhe ne kemi folur për këtë. Produkti është testuar dhe është në pritje të fillimit të prodhimit. Është multi-patentë e markës italiane Bakel, ose e para kozmetike e shtypur në 3D, që nuk mund të preket, nuk përhapet, nuk shpërndahet, por zhduket me magji sapo vendoset në lëkurë me anë të një pincete.

Një copë letër e paprekshme dhe gati e padukshme, është një nga parashikimet e së ardhmes: bëhet fjalë për një retinë mikroskopike me acid hialuronik të pastër, e cila zhduket sapo afrohet pranë lëkurës me 20 përqind të acidit të pastër hialuronik, ndërkohë që sot, mesatarja e produkteve kozmetike në treg është rreth 2 përqind, dhjetë herë më pak.

Çfarë do të thotë kjo? Fuqi e jashtëzakonshme krahasuar me një serum ose krem:

Gregoris, shpikësja e këtij produkti mrekullibërës, e imagjinon atë të aplikuar direkt nga pakoja, e cila përmban vetëm një dozë për trajtime të lokalizuara dhe intensive mbi rrudhat dhe linjat e shprehjes, mbase deri në vitin 2021. Pra shumë shpejt. Dhe skenarët janë të hapur: vitamina, kolagjen, elastin … Çfarë tjetër do të mund të fusë doktoresha mes nano mesazheve të kësaj “flete” hapësinore? Le të presim e të shohim!

Ndalimi i plakjes së ADN-së: trillim i shkencës?

Dega më e diskutuar e bukurisë së së ardhmes është basti mbi ADN-në, por le ta marrim me radhë.

Genomi është karta e identitetit e të gjitha qenieve të gjalla. Si plakemi është e shkruajtur aty, në shprehjen e saj biokimike. Përmes ARN-së mesazhere, ADN urdhëron qelizat të prodhojnë proteina, bazën e jetës dhe strukturës së tyre.

Dhe këtu hyn në lojë kozmetogjenomika, një shkencë që dëshiron të studiojë bashkëveprimet midis gjeneve dhe trajtimeve kozmetike me një pretendim të bukur: të deshifroj këto “urdhra” dhe t’i menaxhojë ato, ose të paktën t’i përmirësojë ato, me aktivitete kozmetike të synuara.

Me pak fjalë, atje ku “drejtimi” i ADN-së nuk arrin, mesazhet vitale për mos plakjen e qelizave, mund të sigurohen nga kujdesi për lëkurën, skincare.

Çfarë mendojnë profesorët e gjenetikës?

E vetmja dëshmi shkencore është se plakja është e lidhur me ndryshimet epigjenetike, me gabime të vogla ose keqfunksionime, që me kalimin e kohës marrin përsipër shprehjen e gjeneve. Imagjinata se nesër do të jetë e mundur të barten agjentë aktivë që “flasin” me ARN-në, për të mbajtur lëkurën të re, është një çështje shumë komplekse, por jo e pamundur, duke pasur parasysh se edhe vaksinat Covid-19, bazohen në një mekanizëm të ngjashëm.

Natyra është vetë eliksiri

Kërkimet galopojnë. Laboratorët Dior, me Çmimin Nobel për mjekësinë, Shin’ya Yamanaka, janë përqëndruar në degjenerimin energjik të qelizave burimore të lëkurës, duke u mbështetur në ndihmën e një bime ekstremofile, që quhet Longoza. Clé de Peau Beauté, marka luksoze e shtëpisë Shiseido, po studion “Skin Intelligence”, pikërisht ato mekanizma që i bëjnë qelizat e lëkurës kaq të ngjashme me qelizat e trurit dhe të afta të riparohen vetë.

Një ekspert në hartëzimin gjenomik të bimëve, konfirmon efektivitetin e shumë përbërësve aktivë jeshilë në vitalitetin e qelizave, pa e prekur akoma ADN-në.

Bota bimore është një rezervuar i çmuar elementësh funksionalë për jetën qelizore, veçanërisht antioksidantë, peptide dhe aminoacide. Përfitimi sa më i madh nga bimët dhe kultivimi i tyre me bioinxhinierinë është e ardhmja më e prekshme, thonë ekspertët e fushës.

Mrekulli teknike: pajisjet e bukurisë së të ardhmes së afërt

WGSN, një kompani parashikimesh dhe tendencash, flet për bukurinë e së ardhmes nën shenjën e “cosmetech”, kozmetika dhe teknologjia bashkuar në një. Grupi L’Oréal bie dakord, duke njoftuar synimin për t’u shndërruar në beauty tech company: për dy vjet, me teknologjinë ModiFace, është bërë e mundur që të provohet virtualisht make-up dhe ngjyrosja e flokëve nga markat e grupit, nga Lancôme tek Armani beauty.

Dhe për lëkurën? Inteligjenca artificiale është prezent edhe aty, sigurisht. Midis pionierëve të skintech është edhe Foreo suedez: furçat e silikonit të markës ishin ndër pajisjet e para të pajisura me inteligjencë artificiale për të personalizuar pastrimin.

Shiseido Optune

Optune nga Shiseido arrin, tani për tani në Japoni: një dispenser e vogël që studion lëkurën përmes fotove të telefonit inteligjent, kryqëzon të dhëna të tilla si cikli menstrual dhe cilësia e ajrit dhe krijon një formulë të personalizuar duke përzier 6 serume në 80 mijë variante.

Koncepti është i ngjashëm, por tani flasim për make-up, me Perso, një patentë e L’Oréal: një lloj roboti kuzhine që stampon fondatinën perfekte sa i përket formulës dhe nuancës. Por nëse dëshironi një buzëkuq që shkon me veshjen tuaj? Mund ta keni sigurisht. Pa paketim dhe me argëtim të garantuar.

Ashtu si me Opté të Procter & Gamble, tashmë në shitje për 600 dollarë: një “penel tech” (por duket si një aparat për depilim trupi) që mbulon njollat ​​dhe papërsosmëritë me saktësi phothoshop-i, falë skanimit Led dhe stampimit jet. Duket se do të jetë në gjendje të “aerografoj” të gjithë trukun e kopjuar nga ylli më i fundit në tapetin e kuq, duke e përshtatur atë për secilën fytyrë me inteligjencën artificiale.

Të mjerët make up artistë …!