Po ti si e quan, rimel apo mascara? Le ta zbulojmë së bashku misterin e emrit të produktit që na i bën qerpikët më të bukur!

sy me rimel

Rimel apo mascara, besojmë se edhe ti e njeh objektin që thekson ngjyrën e qerpikëve tona me të dy emrat. Zgjedhja e termit më të saktë na kërkon të njohim pak historikun e lindjes së produktit.

Të mendosh se është një nga produktet më të dashura për ne, është pak e çuditshme se si nuk e kemi ende të qartë si quhet në të vërtetë.

Më parë është quajtur rimel, por së fundmi, make-up artistet i dëgjojmë që e quajnë më së shumti mascara. Tani ka një lloj konfuzioni dhe në përdorim vazhdojnë të jenë të dy variantet, madje edhe ndonjë tjetër.

rimel

Po çfarë ka që s’shkon dhe a po gabojmë me ndonjërin nga emërtimet? Le ta shohim duke u kthyer pas në kohë, pikërisht atëherë kur produkti lindi.

Pra, si lindi rimeli apo mascara? Pak histori

Grimi i qerpikëve është një praktikë me rrënjë shumë të lashta. Thuhet se diçka shumë e ngjashme ishte bërë tashmë në Egjiptin e lashtë, por mascara siç e njohim ne sot, në Amerikë ishte produkt i një historie romantike dashurie.

make-up rimel

Qe viti 1913 kur në Çikago një vajzë me emrin Maybel Williams na bie në dashuri me Chet Hewes, i cili, nga ana e tij, ishte gati për t’u martuar me një tjetër grua. Gruaja e re kërkoi ndihmën e të vëllait, Thomas Williams, një kimist/farmacist, i cili mendoi ta përqendronte strategjinë e joshjes së të motrës, pikërisht te shikimi i saj.

Kështu që shpiku një përbërje që bashkonte vazelinën me pluhurin e qymyrit. Duke e shpërndarë në qerpikë me ndihmën e një furçe dhëmbësh, e bëri shikimin e Maybel magnetik.

Jo vetëm që vajza e fitoi dashurinë e djalit që donte, por ja tek lindi edhe marka, që është ende sinonim i make up-it: Maybelline, e cila fillimisht prodhoi vetëm mascara në formën e një shkopi, ashtu si Thomas e shpiku. Por do të vinte Helena Rubinstein, në 1957-ën, për t’i dhënë mascara-s, formatin që njohim sot.

mascara maybelline
Po atëherë pse Rimel?

Për ta kuptuar, duhet të zhvendosemi në Evropë.

Në fakt, në Kontinentin e Vjetër, “boja për qerpikët” tashmë ekzistonte dhe qe shpikur nga ai që në 1834 kishte themeluar një markë tjetër të famshme në botën e kozmetikës, atë që ne të gjithë e njohim si Rimmel London.

Eugene Rimmel hapi dyqanin e tij të kozmetikës dhe bukurisë në Regent Street dhe krijoi produktin e tij më ikonik, një produkt qerpikësh, që e mori emrin e tij jo rastësisht.

Rimmel është historikisht më shumë emri i markës, sesa i produktit, dhe sigurisht që shtëpive të tjera kozmetike nuk u interesonte ta ruanin këtë paralelizëm, prandaj zgjedhja për të kaluar në “mascara”, që në të vërtetë do të thotë “bojë për qerpikët”, është më korrekte politikisht.

Tani ju quheni si të doni, ne kishim për detyrë t’ua sqaronim! Puç, puç!

E dimë që dini shumë, por këto 7 gjëra që mund t’i bëni në mikrovalë nuk i dini!

Mikrovala, me kalimin e viteve, ka arritur një pozicion të qëndrueshëm në kuzhinat tona, falë kursimit të kohës që na lejon si për gatim, ashtu edhe për ngrohjen e ushqimeve. Sidoqoftë, ka disa përdorime të cilat mbase nuk i keni zbuluar ende që kjo pajisje e bën.

Hiqni etiketat

Secilit nga ne i ka ndodhur të paktën një herë t’i jetë dashur të heqë një etiketë nga një enë dhe i kujtohet mirë se sa e vështirë është kjo. Madje edhe kur arrin t’i heqësh, gjurma e ngjitësit mbetet aty, sipër objektit. Siguroheni se mund ta fusni enën që ju duhet t’i hiqni etiketën në mikrovalë dhe pasi ta kaloni atë në ujë, futeni atë ta ngrohni për njëzet sekonda në mikrovalë. Do ta hiqni lehtësisht etiketën.

Prisni qepën pa qarë

Pritini të dyja skajet e një qepë dhe më pas vendoseni në mikrovalë për 30 sekonda. Kjo do të eleminojë squfurin që përmban qepa dhe do të parandalojë lotët tanë të panevojshëm.

Dezinfektoni sfungjerët gërryes

Kur përdorni sfungjerët apo ecetat pastruese për sipërfaqe të ndryshme, fare lehtë mbi to mund të mbeten baktere.

Vendosini në një tas me ujë dhe një sasi të mirë uthulle dhe limoni. Futini në mikrovalë dhe gradojeni në maksimumin e fuqisë për një minutë: do t’i dezinfektoni në mënyrë perfekte!

Ngjyrosja e pëlhurave

Një mënyrë e shpejtë për t’ia ndryshuar ngjyrën një veshjeje, është ta zhysim atë në një enë me ujë dhe ngjyrën e zgjedhur. Vendoseni në mikrovalë për 4 minuta me fuqi të lartë. Kur cikli të ketë mbaruar, prisni disa minuta për të kontrolluar pamjen e ngjyrës së re.

Merrni më shumë lëng nga limonët

Duke vendosur një limon në mikrovalë dhe duke e programuar atë për 10 sekonda në fuqi mesatare, do të merrni më shumë lëng, pasi lëvorja do të jetë shumë e butë. Një teknikë mjaft e thjeshtë, që do t’ua lehtësojë punën tuaj në kuzhinë.

Zgjasni jetëgjatësinë e rimelit

Nëse rimeli juaj është tharë ose është bërë me kokrriza, vendoseni në mikrovalë në një filxhan me ujë për 30 sekonda dhe do të kthehet në të ri. Me pak fjalë, nuk do të jetë e vështirë të rikuperoni rimelin që në kushte të tjera do t’ju duhej ta hidhnit.

Qëroni hudhrën më lehtë

Nëse vendosni një kokër hudhër në qendër të mikrovalës dhe e ngrohni për 15 sekonda, do të jetë shumë më e lehtë për ta qëruar. Ju mund të përdorni të njëjtën procedurë për të qëruar domate. Në këtë rast, vendosni domatet në mikrovalë dhe ngrohni ato për 30 sekonda, pastaj lërini të pushojnë për disa minuta para se t’i qëroni