Ktheje pranverën në festë! 10 këshilla për t’u kujdesur për veten në stinën e bukur!

Dekalogu për t’u rimbushur, rigjeneruar dhe ndjerë më mirë me veten, falë zakoneve të shëndetshme dhe të mira të pranverës. Do të duhet të jesh në një hap me pranverën dhe të gjithë ne e dimë se ç’do të thotë kjo.

Do apo s’do ti, pranvera është stina që nuk pyet shumë për përgjumjen tënde, të brendshme apo të jashtme. Ajo ka detyrën të të shkund dhe të të çel, ashtu si bën me lulet. Në këto kushte nuk të mbetet gjë tjetër veçse t’i bashkohesh hapit të saj, duke zgjedhur ripërtëritjen nëpërmjet zakoneve të mira që duhet të ndjekësh.

Si bëhet? Nuk keni nevojë për sakrifica të mëdha, thjesht lexoni këshillat tona, që mbase i dinit, por nuk i keni bërë asnjëherë të gjitha bashkë. Do të arrini mirëqenien tuaj pa ndonjë sforco të madhe dhe për më tepër, me buzëqeshje.

Mbani shënim, ju lutem!

1. Përmirësoni cilësinë e gjumit

Veçanërisht në pranverë, nuk janë të paktë ata që vuajnë nga pagjumësia e kombinuar me një ankth të caktuar kur duan të flenë. Përdorni këtë pranverë të re për t’i thënë lamtumirë gjumit të ndërprerë ose me cilësi të dobët.

Të flesh mirë është thelbësore jo vetëm që të ndihesh i shlodhur dhe me energji, por edhe të mos sëmuresh. Në fakt, nëse nuk fle siç duhet, prodhon sasi të tepruar të kortizolit (hormoni i stresit). Ky i fundit shkakton inflamacion të të gjithë organizmit, për të mos përmendur faktin se kjo ju bën të shtoni peshë më shpejt.

Prandaj, studioni gjumin tuaj dhe mendoni se si të ndërhyni. Rregullat e arta, që duhet të zbatohen menjëherë, janë: fikni pajisjet teknologjike të paktën një orë para se të flini, darkoni lehtë por pa mbetur të uritur, zgjidhni jastëkun dhe dyshekun perfekt për ju.

Për më tepër, ju mund të ndihmoni veten me mjete të shumta natyrale të ëmbla, siç janë çajrat bimorë.

2. Zgjohuni më herët

Duket si kontradiktë, por nuk është kështu: zgjimi herët në mëngjes ju ndihmon të keni shumë më shumë energji. Sidomos në një periudhë delikate si pranvera e hershme. Edhe nëse ndiheni të rraskapitur, provoni të ngriheni nga shtrati 10 minuta më herët se zakonisht.

Me këtë pak kohë shtesë, do të zbuloni se mund të bëni disa gjëra më ngadalë dhe më mirë, mund të rilidheni me botën në një mënyrë më të ëmbël. Provoni të dëgjoni muzikën e preferuar, për t’ju ngritur humorin.

Nuk ka gjë më të shëmtuar se sa të vrponi si e çmendur që në mëngjes, për të bërë gjithçka në limitet e kohës.

3. Ndryshoni mëngjesin tuaj

Për t’u ndjerë më energjik dhe për të humbur kilogramët e tepërt, nuk keni pse të bëni kushedi se çfarë diete. Thjesht filloni me mëngjesin tuaj.  

Rregulli i parë: mos e shmangni asnjëherë ngrënien e mëngjesit! Zgjidhni një mëngjes me proteina, pasi trupi ka nevojë për t’u ngarkuar me energji për të përballuar ditën e gjatë. 

4. Filloni të bëni 10.000 hapat e famshëm çdo ditë

E thjeshtë, e lirë dhe efektive. Tani që ditët kanë filluar të zgjaen, përfitoni nga rasti të ecni sa më shumë që të jetë e mundur. Është një aktivitet fizik që ju lejon vërtet të humbni peshë dhe të rimodeloni veten pa shpenzuar para në kurse të shtrenjta dhe mbi të gjitha duke u përshtatur menjëherë në jetën tuaj të përditshme. Jeni ju, në fakt, që zgjidhni kur të ecni.

Nëse ecni në mëngjes para ngrënies, rrisni metabolizmin. Nëse zgjidhni mbrëmjen, lironi tensionet e ditës dhe flini më mirë. Ju duhet vetëm një palë këpucë vrapi, të cilat ju garantojnë mbështetje të përsosur.

Më mirë të ecësh në natyrë, nëse është e mundur, por nëse jeton në mes të betonit ose nuk mund të dalësh jashtë, dije se mund të arrish 10.000 hapa edhe duke bërë aktivitete të tjera, si në shtëpi, ashtu edhe në punë.

5. Kthejeni dushin në një ritual

Jo të gjithë mund të përballojnë koston dhe kohën e seancave Wellness apo fundjavat në SPA. Por dijeni se edhe banjo në shtëpinë tuaj mund të bëhet një oaz i mirëqenies vërtet rigjeneruese. Në pranverë, edhe ju rilindni me disa këshilla për shëndetin që duhet të aplikoni në shtëpi.

Rinovoni banjën tuaj: filloni duke ndryshuar aksesorët dhe sfungjerët, pastaj zgjidhni një qiri me aromë relaksuese dhe blini vajra esencialë të përshtatshëm për detoksikimin: vaji i borzilokut, barbarozës dhe rozmarinës janë perfekte.

Nëse keni fatin të keni vaskë, kënaquni në detoksifikimin e banjove të vakta me kripë të trashë, sodë buke dhe vajra esencialë. Nëse keni vetëm dush, mbusheni me avull dhe vendosni disa pika vaj esencial në pjatën e dushit.

6. Furçoni lëkurën në të thatë (Dry brushing)

Është tendenca më e re e Ëellness-it, edhe pse në të vërtetë është një praktikë shumë e vjetër. Ju kemi folur gjerë e gjatë në një tjetër artikull. Me body brushing ju rigjeneroni lëkurën, duke e çliruar atë nga qelizat e vdekura. Por bëni edhe shumë më tepër.

Pranvera është koha më e mirë për të filluar ta keni këtë zakon. Duke bërë dry brushing në mëngjes, për shembull, ju riaktivizoni gjakun dhe qarkullimin limfatik, duke ndikuar si në sistemin imunitar, ashtu edhe në ënjtjet.

Zgjidhni furçën që është e përshtatshme për ju dhe përdorni të ndryshme sipas zonave të trupit: më të butë në dekolte dhe më energjike në vithe dhe kofshë.

7. Merrni me vete një tas të madh me sallatë në tryezë

Rëndësia e konsumimit të një sasie të përshtatshme të perimeve çdo ditë është e njohur mirë. Bëni më shumë: përpiquni të përfshini të paktën një sallatë speciale në menunë tuaj ditore.

Pritini të gjitha perimet sezonale të papërpunuara, hollë-hollë. Gjithashtu kombinoni fruta, të tilla si: avokado, portokall, grejpfrut rozë, mollë dhe dardha. Vishini me vaj ulliri ekstra të virgjër, fruta të thata (lajthi të thekur, arra, bajame ose fara pishe), bimë aromatike dhe fara vaji.

Nëse e merrni sallatën si vakt, shtojini pak proteina, pra përzieni me frutat dhe perimet mish pule apo peshk.

8. Përkushtohuni te terapia muzikore ose meditimi

Fillimi i pranverës është shumë stimulues, por edhe rraskapitës dhe shpesh përkon me një rishfaqje të ankthit. Për të qetësuar ndjesitë e pakëndshme sezonale, përdorni muzikë dhe meditim.

Ndërsa shfletoni botën e mahnitshme të aplikacioneve, do të zbuloni disa aplikacione falas që përdorin muzikë dhe këshilla të shkurtra meditimi, që janë të shkëlqyera për të filluar. Seksione mini-relaksuese dhe anti-ankth për t’u praktikuar edhe në autobus ose në zyrë gjatë pushimeve. Këto janë hapa shumë të vegjël, por ato mund të japin rezultate të shkëlqyera, veçanërisht të prekshme.

9. Tonifikoni muskujt

Përveç një shëtitje të mirë ditore, me një fuqi energjizuese dhe dobësuese, mendoni edhe për tonin e muskujve. Pranvera është koha më e mirë për ta bërë këtë.

Organizoni 3 herë në javë seanca ushtrimesh forcuese dhe tonifikuese. Mund t’i kryeni pa ndonjë problem në shtëpi, me një rrogoz fitnesi dhe pesha të vogla. Ose duke përdorur llastikun shumë praktik.

Në çdo rast, mos harroni të ngroheni dhe të bëni stretching gjithmonë si para dhe pas trajnimit. Një total prej 20 minutash stërvitje 3 herë në javë është e mjaftueshme për të tonifikuar barkun dhe këmbët, vithet dhe krahët.

10. Ushqeje shpirtin tënd me libra dhe podkaste

Pasionet, emocionet e leximit dhe përkushtimi kulturor janë motori i mirëqenies. Në fakt, nuk ka ndarje midis mendjes dhe trupit. Për t’u ndierë më mirë, përdorni pranverën e hershme për të zbuluar interesa të reja. Dhe përkëdhele veten, për shembull, me libra dhe podcast-e.

Këto të fundit janë gjithashtu shoqëri e shkëlqyeshme kur jeni duke ecur apo kryer punë. Dije se ekzistojnë të gjitha llojet e podkasteve, nga ato të dedikuara për muzikë deri te arti.

Por në internet mund të gjeni arkiva të pabesueshme të librave audio dhe me pagesë: thrillera, klasikë, romane dhe poezi.

Mos humb asgjë, ktheje pranverën në festën e dijes dhe kuriozitetit!

Redaksia Vip © të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trendet e thonjve pranverë-verë 2021, kemi shumë për të kopjuar!

Gratë nuk ka gjasa të heqin dorë nga sistemimi i thonjve të tyre dhe as nga artistet e manikyrit. Do t’u njohim me trendet më të bukura për pranverë-verën 2021, në mënyrë që të krijoni sa më shumë ide për veten tuaj.

Të kesh duar që janë gjithmonë në rregull dhe mbi të gjitha me thonjtë e bukur të llakuar është një ‘domosdoshmëri’ për shumë gra, një mjet i vërtetë sharmi, nga i cili vështirë se mund të hiqet dorë edhe për një manikyr të thjeshtë french.

Thonjtë në këtë sezon nuk do të jenë më vetëm të ngjyrosur, por të zbukuruara me kujdes e me motive të vogla, me ngjyra të sfumuara dhe nuanca të arta. Ky do të jetë sezoni i ngjyrave, që do ta bëjë unik edhe artin më të thjeshtë të thonjve.
Si të keni thonj të shëndetshëm, të bukur dhe të fortë çdo ditë
Duart dhe thonjtë në veçanti janë një kartëvizitë për çdo person, veçanërisht për një grua. Të kesh thonj të bukur, të shëndetshëm dhe të fortë është një objektiv që ndiqet çdo ditë me një rutinë specifike bukurie dhe duke i lënë thonjtë natyralë të marrin frymë herë pas here, duke eleminuar manikyrin ose rindërtimin e thonjve për disa javë.

Kjo do të jetë thelbësore dhe rekomandohet nga dermatologët, pasi thonjtë do të dobësohen nën veprimin e shumë kimikateve, të cilave u nënshtrohen çdo ditë. Thonjtë, veçanërisht në ndryshimin e sezonit, duhet të përkëdhelen dhe të jenë objekt trajtimesh bukurie të synuara, siç është serumi forcues i përgatitur vetë, një ilaç natyral i jashtëzakonshëm që duhet të aplikohet çdo ditë dhe rezultatet nuk do të vonojnë.

Kutikulat dhe zonat brenda thonjve gjithashtu duhet të mbahen të hidratuara me një produkt zbutës, siç është vaji i kutikulës, që mund të zëvendësohet nga çdo vaj perimesh, përfshirë vajin e bajames së ëmbël.

Arti i thonjve që nuk duhet humbur për pranverën 2021

Ka disa tendenca protagoniste në këtë pranverë 2021, ngjyra do të jetë gjithashtu protagoniste për artin e thonjve, ashtu si edhe për veshjet dhe makeup-in. Le të zbulojmë trendet sezonale që nuk duhen humbur.

Degradé

Një degradé ngjyrash është në trend të plotë me sezonin e ri, një teknikë e artit të thonjve që lejon një kombinim harmonik kromatik të nuancave të ndryshme nga ato më të butat deri tek ato më të ndriçmet.

Nude

Thonjtë nude, si në versionin mat dhe me shkëlqim, në këtë pranverë-verë shoqërohen nga zemra të vogla me ngjyra në kontrast ose thjesht të zeza ose me një fund ari ose argjendi.

Gold

Ari është gjithmonë protagonist, por arti i thonjve të artë bëhet më i rafinuar dhe i sofistikuar me prekje të vogla ngjyrash, perfekte për duart e nxira nga dielli, në të dy ngjyrat e lehta si matte, edhe me shkëlqim.

Lule

Dekorimet e vogla në stilin romantik janë rikthyer në modë, dhe ato me lule i japin përsosmëri, trendeve të reja të modës. Lulet mund të jenë të vetme dhe të aplikuara në disa thonj ose mund të formojnë një model të bukur provansal.

French

Manikyrja franceze është e ngjyrosur dhe e veshur me kontraste kromatike dhe linja gjeometrike që e bëjnë atë edhe më të veçantë dhe të rafinuar. E përsosur për tu dukur gjatë verës dhe veçanërisht e përshtatshme për thonjtë e mesëm.

Krom

Efekti metalik që ka përfaqësuar gjithmonë një variant të manikyrit klasik, në artin më avangard të thonjve bëhet një plating i vërtetë kromi që do të jetë në modë në pranverën e verës 2021 në argjend, ar dhe në tonalitete të ndryshme të tjera.

Rozë

Roza do të jetë ngjyra sovrane e sezonit të ri dhe të bukur dhe arti i thonjve gjithashtu do ta shohë atë në krye të zgjedhjeve të grave. Shumë nuanca që do të shohim të shfaqen, nga pastelët e butë deri te fluoreshenca e ndritshme.

5 propozime për look-un e Marsit, por ti shih e bëj, si të jetë koha!

Marsi ka një copë herë që ka ardhur, por ka edhe goxha rrugë për të bërë. Siç e shikoni, moti është ende i paqëndrueshëm. Veç kësaj pranvera shoqërohet edhe nga shirat. Ne duam t’ju propozojmë 5 ide look-u për nisjen e pranverës, bazuar në trendet dhe idetë më të mira të stilit. Pastaj jeni të lira t’i personalizoni.

Pranvera sjell me vete dëshirën për të ndërruar garderobën dhe për të blerë më shumë, është si çelja e luleve, shpërthimi i ngjyrave dhe dëshira vjen e pashmangshme për t’u veshur bukur e për të dalë ca më shumë (aq sa mundemi nga pandemia).

Pulovër dhe fund midi

Si të ndryshoni kostumin e zakonshëm të zyrës? Zëvendësoni këmishën dhe xhaketën me një pulovër të butë. Për të mos gabuar, përqendrohuni në të njëjtat tonalitete ngjyrash me fundin ose pantallonat. Në ditët e mesit të sezonit, kur është shumë ngrohtë dhe nuk ia vlen të vishet më palltoja apo kapardina, përdorni pulovrën si veshjeje të jashtme, duke u përqëndruar në një model oversize. Kombinimi i një pulovre apo trikoje maksi dhe një fundi relativisht të gjatë është ideja e gjithhershme e pranverës, e përshtatshme për të gjitha moshat dhe gjithashtu e vlefshme në punën inteligjente (smart working).

Nuanca e muajit është dhe mbetet bari jeshil

Ngjyrat guida për 2021-shin tashmë janë dekretuar dhe janë ngjyrat e forta, por siç ndodh shpesh, look-u ndjek rregullat e veta. Moda nuk ka dyshime: është jeshilja e barit, ngjyra e muajit mars, e cila u shfaq në të gjitha sfilatat e pranverë-verës 2021 dhe është gjithashtu në modë, sezonin e ardhshëm. E bukur, e ndritshme dhe natyrisht green, si natyra, është e lehtë për t’u veshur: mjafton të zgjedhësh një veshje dhe ta bësh atë protagoniste, duke e kombinuar me nuancat neutrale.

Veshja e shiut pranveror

Marsi është i çmendur, shiko diellin në qiell, por merr një çadër me vete. Përveç këshillave të tjera, në mars 2021 është e nevojshme të studiohet edhe një veshje shiu, për ta pasur gati për mëngjesin. Një mushama ose trench në pëlhurë teknike, një bluzë me jakë rrumbullake dhe një palë xhinse të drejta. Aksesorët? Çizme të shkurtra me takë komode, pra jo të lartë dhe të domosdoshmen dhe më modernen e kohëve të fundit, kapelen model peshkatari

Casual, por me elegance: kemishe dhe joggers

Pas muajsh me probleme daljesh, idetë e veshjeve casual janë të pakta dhe rreziku për ata që punojnë nga shtëpia është që gjithmonë të futen në pizhamat apo tutat e zakonshme. Për më dembelët, që ende kanë frikë të dalin nga veza, thjesht kopjoni zgjidhjen e një këmishë të bardhë mashkullore mbi pantallonat jogging, në vend të t-shirt-eve dhe hoodie-t. Ngjyrat, bazike dhe elegante, bëjnë pjesën tjetër. Një look marsi ideal për punën inteligjente, apo qoftë edhe për t’i bërë një xhiro Divës nga liqeni.

Domosdoshmëria e ka emrin Mokasino

Të forta dhe komode, të ulëta dhe të rafinuara. Cilado qoftë forma e tyre, mokasinet klasike me modelin Penny Loafer, janë akoma në trend. Gjuhëza e përparme tradicionale merr një pamje të re në 2021-shin: një ngjyrëshe vitet ’50, të mbushur me tegela dhe toka logo. Nga Prada te Chanel e deri Louis Vuitton, nuk ka markë që nuk i ka propozuar ato në koleksion. Nëse e keni shtyrë blerjen për më vonë, është koha për të konsumuar ca para. Si t’i kombinoni? Çorape me ngjyrat në kontrast me këpucët, është e domosdoshme.

Pranverë të mbarë! [FOTO]

Pranvera është zyrtarisht në dyert tona. Kjo frazë në fakt tashmë është një klishe që na shoqëron në çdo ardhje të saj, ndonjëherë na bezdis, ndonjëherë na detyron ta pohojmë. Pranvera asociohet përgjithësisht me natyrën, por kjo nuk mund të bëhet klishe. Rrezet e diellit që përkëdhelin ëmbël fytyrën tonë, cicërima që shoqërojnë veshët tanë si antistresi më i dobishëm i këtyre kohëve të çmendura, pastaj lule.

Lule dhe ngjyra që janë ilaçi më i mirë për sytë tanë, piklat që zbresin nga qielli në tokë, për të qetësuar përfundimisht shikimin tonë, për ta qartësuar atë, për t’i hapur retë e për të parë ngjyrat.

Pranvera është dashuria e të gjelbrës së barit me tokën, aromave të luleve me ajrin, ngrohtësisë së diellit me lëkurën.

Asgjë e re që do të mund të ndryshojë atë që ka qenë përgjithmonë:

Pranvera është dashuri me prekjen e parë dhe kështu do të vazhdojë të jetë në jetë të jetëve!

redaksia VIP

Ju prezantojmë me sandalet më të bukura për 2021, bëhuni gati pranvera po troket!

Më në fund po vjen stina e sandaleve dhe kemi kaq shumë për t’ju thënë për këto të fundit. Merrni letër e laps, ose mbajini mend, nëse keni memorie të mirë fotografike. Gjithsesi, ne jemi këtu për t’i ndarë gjërat me ju.

Këpucët në trend të sezonit vijnë me një larmi ngjyrash dhe formash. Është koha të shohim sandalet e 2021-shit.

Po, sepse në pasarelat e emrave të mëdhenj të modës parakaluan një mori sandalesh të mrekullueshme me gurë, dhe mes modeleve eksperimentale dhe romantike ka vetëm sikletin e zgjedhjes.

Për të vendosur pak rregull dhe për të gjetur një ekuilibër, ne kemi zgjedhur për ju, sandalet më të bukura dhe interesante të grave, të pikasura në koleksionet e emrave të mëdhenj.

Nga aksesori unik i lidhëseve me lule deri në kofshë nga Blumarine, te sandalet me ngjyra nga Etro dhe Versace, duke kaluar nëpër versione më të matura dhe delikate, por jo më pak të modës nga Chanel, Valentino, Dior dhe Alberta Ferretti, sandalet frymëzuese për sezonin janë të shumta, por jam e sigurt se këtu do të gjeni rrugën e duhur për këpucët e zemrës. Dhe pasi të keni zgjedhur modelin tuaj të preferuar të preferuar, nuk do ta hiqni më nga këmba gjatë gjithë stinës së bukur.

Blumarine

Prada

Christian Dior

Etro

Chanel
Valentino
Alberta Ferretti
Laura Biagiotti
Ferragamo
Sportmax


Isabel Marant
Versace
Elisabetta Franchi
Bottega Veneta

Fustanet macramè do të jenë ëndrra e pranverës 2021, zbuloni 10 modelet më yll

Rrjeta, endje dhe nyje për veshjet më fantazuese nga pasarelat

Pranvera 2021 është afër dhe ne nuk mund të ndalemi së menduari për rrobat që do të veshim gjatë verës.

Trendet e pranverës janë ë mrekullueshme, por ne po ndalemi te një mode që ka pushtuar pasarelat e të mëdhenjve të modës dhe duam t’ju tregojmë gjithçka duhet të dini për të. E kemi fjalën për fustanet macramè, pra veshjet e bëra përmes teknikës së endjes apo thurjes.

Materialet e përdorura janë nga më të ndryshmet, nga lëkura te litari, për të marrë atë rezultat të dëshiruar të sensualitetit dhe freskisë.

Por si vishen fustanet macramè?

Sigurisht, nuk bëhet fjalë për veshjet më të thjeshta në botë, mbase duhet të themi përkundrazi. Por ne kemi një sekret për ju: truku është të luani me shtresat dhe transparencën.

Një tjetër teknikë e mirë është që të frymëzoheni nga stilimet e para në pasarelat e alta-modës dhe ne do t’ju ndihmojmë me një përzgjedhje të mrekullueshme veshjesh nga sfilata pranverore e 2021 të makramesë. Nga modeli skulpturor i Noir Kei Ninomiya te veshjet e shkëlqyera të Balenciaga dhe Lanvin, referencat nga pasarelat do t’ju magjepsin duke ndezur llambën krijuese të stilistes te ju.

Shikim të këndshëm!

Noir Kei Ninomiya

Acnes Studios

Balenciaga

Lanvin

Hermès

Dries Van Noten

Valentino

Rick Owens

Ports 1961

Ulla Johnson

4 aksesorët që do të lulëzojnë flokët tuaja këtë pranverë!

Përveçse janë trende sezonale, aksesorët e flokëve janë mënyra më e mirë për të zbukuruar dhe për ta bërë unike edhe prerjen më të thjeshtë. Më të dëshiruarat për pranverën 2021? Kapëse Bijoux, shirita koke të rrumbullakosur dhe harqe

Të ndara midis viteve ‘80/’90 dhe epokës së Regency, aksesorët e flokëve 2021 ju bëjnë të dëshironi të luani me flokët tuaj, duke i pasuruar, thurur dhe zbukuruar ato. Të shquara mirë në pasarela, por edhe në profilet sociale të personave të famshëm, janë këto detajet që “ia ngrenë moralin” edhe modeleve disi të mërzitshme të flokëve. Midis gjërave të domosdoshme të verës, kapëse dhe shufra, perla, gurë dhe shirita e rrathë të butë, një stil liceistesh.

1. Karficat bizhu

Të thjeshta, por efektive, karficat bizhu, por edhe me ngjyra, janë rishfaqur, pas viteve ‘90, kur goditën në zemër të gjitha vajzat, që tani janë gra, të cilat u rritën me seritë televizive si Streghe dhe Beverly Hills, gati për t’i vendosur përsëri. Ikonike dhe simbol i një epoke, sot karficat e flokëve janë përsëri në qendër të vëmendjes, duke u bërë një nga aksesorët e flokëve të pranverë-verë 2021.

Tashmë të ekspozuara në flokët e disa nga it girl si Chiara Ferragni dhe Lucy Hale, klipet i japin një prekje të çmuar dhe ngjyre edhe bishtit më të thjeshtë në majë të kokës. Ideale për çdo ditë, ato janë gjithashtu një truk i shkëlqyer për të luftuar “flokët në ditë të keqe” dhe janë zgjedhje e përsosur edhe për video-telefonatat. 

2. Rrethi i rrumbullakosur i kokës

Trendi nisi nga Prada në 2019, dhe vazhdon të jetë edhe sot domosdoshmëri. Edhe pse është ndër aksesorët më të dëshiruar dhe të blerë të flokëve 2021, ka rregulla për ta vendosur deri në përsosmëri.

E para: rrethi i fryrë i kokës është perfekt nëse dëshironi të luani me kontraste kromatike dhe materialet. Për bjondet platin, një model në velvet të zezë është ideale, ndërsa në flokë kafe dhe të kuq, kontrasti është i pazëvendësueshëm në një blu të theksuar, ndoshta në saten.

Rregulli numër 2, kushtojini vëmendje edhe shtatit: shiriti i kokës së rrumbullakosur është në të vërtetë i mirë, nëse jeni veçanërisht e gjatë, ndërsa të imtat mund të zgjedhin modele më pak të trasha dhe materiale më të hollë. Sa i përket ngjyrave, drita jeshile për kreativitetin, luani me ngjyrat, por me elegancë dhe maturi.

3. Scrunchie, kapëse flokësh në stilin e viteve 80-të

Një kthim i shkëlqyeshëm midis aksesorëve të flokëve në pranverë-verën 2021 edhe për scrunchie, të njohur edhe thjesht si një kapëse për flokët bisht. Me një pamje të lakuar dhe të butë, ato janë shumë më tepër sesa llastikët, janë detajet e vërtetë të stilit. Shumë të dashur në versionin e tyre prej kadifeje, ato janë ideale për sezonin e pranverës dhe menjëherë i japin hairstyle-it një joshje vintazh.

E përsosur për ata që duan të mbajnë flokët lart, scrunchies nuk shtrëngohen shumë, duke shmangur kështu nyjet dhe flokët e djegur. Cilat modele flokësh janë më të përshtatshme? Ato më të thjeshta si bishti i lartë, topuzi i çrregullt etj.

4. Gurë, diamante dhe perlat nga e kaluara

Direkt nga seti i Bridgerton, i cili tani ka bërë namin në Netflix, dhe nga epoka e Regency, gurët, teminat, perlat, gërshetat dhe endjet e flokëve rreth aksesorëve janë tendenca për pranverë-verën 2021. Mënyrë romantike dhe oborri mbretëror që, nëse do të dini ta miksoni dhe t’i gjeni dozat e duhura, do të japë hijeshi dhe përsosje edhe për flokët më bashkëkohorë.

Këshillë shtesë: cilindo aksesor flokësh të zgjidhni, vaji i arganit është perfekt për të gjallëruar dhe rregulluar flokët. Kjo konfirmohet gjithashtu nga Marc Pilcher, hair-stilist i Bridgerton, i cili përdori këta përbërës natyralë për të ushqyer, lagështuar dhe luftuar efektin “ashpërsi”, në mënyrë që flokët të bëhen më të lehtë për t’u krehur.

Pra a jeni gati për një flokë tip Daphne Bridgerton?

Bëhuni gati, goca, këtë pranverë do të ngjyrosim mollëzat!

Mbas vitesh që nude ishte kryefjala e make-up-eve tona me konturimet e famshme të fytyrës dhe shkëlqyesin e dukshëm, bëhuni gati, sepse erdhi koha, bashkë me pranverën që po vjen, për të ndryshuar. Pranvera do të triumfojë edhe me maskë!

Po, erdhi koha e blush-it, dhe mollëzat e faqeve tona do të duhet të ngjyrosen dukshëm. Kujdes me efektin klloun, sepse një vijë e hollë e ndan të qenin elegante me mollëzat me ngjyrë, nga të qenit klloun.

Ajo që ky produkt dhuron është se i jep jetë dhe ton fytyrës sonë, me pak penelata.

Kohët e fundit kanë ndryshuar edhe praktikat tona të make-up-t dhe me të drejtë, duke qenë se jemi të detyruara të mbajmë maskë. Kështu që bëjmë më pak tualet, por kemi më shumë nevojë për produkte cilësore dhe funksionale.

Është krejt normale që tashmë disa produkte përdoren më pak, duke qenë se ose nuk janë shumë të përdorshme, dhe theksi ë vendoset tek ato produkte që mbeten të dukshme, siç janë produktet kozmetike për sytë dhe qerpikët. E ja ku në skenë dalin edhe mollëzat e faqeve, të cilat janë të dukshme nga mbajtja e maskës.

Kthehet kështu edhe për make-up-in tendenca e viteve ’80 në fytyrën tonë që nuk do të duket më si e puthur nga dielli, por më argëtuese e më pop.

Si të zgjedhim ngjyrat

Sigurisht që edhe blush-i do të varet nga lloji i fytyrës që kemi, shijet tona dhe efekti që duam të marrim. Për këtë asnjë dyshim.

Sa i përket ngjyrave, ato do të varjojnë nga rozat në pjeshkë, apo mixim ngjyrash, me të cilat mund të luajmë.

Në varësi të tipit të lëkurës që kemi do të zgjedhim edhe nëse do të jenë të ngurta (për fytyrat e yndyrshme), ose me shkëlqim, të mëndafshtat për atë që do të marrë efektin po të duket natyrale, apo ndriçuese dhe që shkëlqejnë gjithë kohës fytyrën tonë.

Teknika e aplikimit

Ka shumë teknika të aplikimit të ngjyruesit të faqeve: më e mira varet nga sa ngjyrë duam t’i japim lëkurës sonë për ta ringjallur atë dhe sa duam që produkti të vërehet.

Duke ndjekur trendin e sezonit dhe për t’u siguruar se do të tejkalohet maska, do të duhet ta aplikojmë pluhurin nga pjesa e përparme dhe pjesa më e spikatur e faqes, për të arritur drejt tempthave. Duke e shtrirë mirë produktin do të marrim efektin që duam pa krijuar njolla më të ngjyrosura.

Për ta bërë ngjyrën më intensive, së pari mund të aplikojmë me gishta apo tamponët beauty, një ngjyrues krem, dhe më pas të kalojmë sipër me produktin pluhur, duke përdorur një furçë me fije të buta, por të dendura për të aplikuar më shumë pigment.

Kujdes me produktet kremoze! Të vendosësh vetëm një produkti kremoz, mund të japë efekt jashtëzakonisht të tejdukshëm (d.m.th. gjysmë transparent), por mbi të gjitha zhduket gjatë ditës, veçanërisht nëse kemi lëkurë të yndyrshme.

Një sekret për vendosjen e ngjyruesit të faqeve në mënyrën më të mirë, është të mos e përdorni kurrë atë ndërsa fondatina është ende e pa tharë mirë. Presim që baza (fondatina) të thahet, dhe më pas aplikojmë pluhurin.

Me përzierjen e nuancave dhe ndjekjen e strukturës kockore të fytyrës mund të krijojmë tridimensionalitet dhe vëllim, dhe mbi të gjitha t’i japim dritë fytyrës.

Pra ky vit, të dashura vajza dhe gra, si asnjëherë tjetër do të sjellë më shumë jetë, gëzim dhe pozitivitet edhe nëpërmjet produkteve make-up në fytyrat tona.  

Këtyre shenjave të horoskopit do t’u ndryshojë jeta këtë pranverë

Kohët po ndryshojnë edhe për ty! Sigurisht që ka dhe nga ata, të cilët nuk i kanë shumë qejf ndryshimet, por shumica e njerëzve janë gati të ndryshojnë disa elementë në jetën e tyre për t’i dhënë kësaj të fundit një lloj frymëmarrje.

Më poshtë ju sjellim shenjat që  do të përballen me ndryshime në jetë gjatë kësaj pranvere.

Demi

E dinë të gjithë që i urren ndryshimet, por pranvera do të jetë një stinë shumë produktive për ty. Ti je njeriu që gjen mbështetje tek rutina dhe qëndrueshmëria, por duhet të kuptosh që ndonjëherë në jetë duhen edhe ndryshimet.

Virgjëresha

Këtë pranverë ju pret një ndryshim shumë i madh personaliteti. Si të gjithë njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshës, ty të pëlqen të kesh kontroll mbi gjithçka dhe kjo bën që të stresohesh dhe të mos e shijosh jetën në maksimum. Duhet të mësosh ta lesh pas perfeksionimin dhe të jesh më tolerant ndaj vetes dhe të tjerëve.

Bricjapi

Bricjapi ka frikë nga e panjohura, kështu që ka frikë edhe nga ndryshimet sepse nuk e di se çfarë e pret në të ardhmen. Të lindurit në shenjën e Bricjapit duhet të mësojnë të mos kenë frikë nga ajo që nuk njohin dhe të mos jenë të tërhequr, pasi gjatë procesit të njohjes me të panjohurën mund të shohin edhe anë të panjohura të vetes. Këtë pranverë do ta kujtoni pikërisht për këtë, do të mësoni për veten gjera që nuk i keni ditur më parë.

Këpucët e vetme që do t’ju duhen këtë pranverë

Nëse po pyesni vetën dhe jeni ende duke menduar, a të blini këpucë me takë, apo të sheshta për në pranverë, kemi bërë një zbulim shumë efikase për ju. Zgjidhja për të gjitha problemet, që me siguri do të kthehen në trend.

Kompania e prodhimit dhe krijimit të këpucëve, ka menduar për çdo rast dhe ka krijuar këpucët me takë që mund të hiqet. Kështu, nëse vishni taka në zyrë, mund t’i kurseni vetes sikletin e ecjes me taka në rrugët jo dhe aq të këndshme të Tiranës. Takat e këpucëve mund t’i vendosni tek dera e zyrës, ose në pushimin e drekës, si ta shihni të arsyeshme.

Nëse nuk ju mjaftoi kaq, ka ende. Mund të zgjidhni lloje të ndryshme takash për t’i përdorur në raste të ndryshme, pak takë, pak më shumë takë, taka të larta. Zgjedhja mbetet në dorën tuaj.

Me sa duket ka ardhur dita t’i themi lamtumirë këpucëve të sheshta, që mbajmë me vete në çantë sa herë veshim taka, në ndonjë event, apo thjesht në jetën e përditshme.