Tendenca pranverë-verë 2021: si ta sillni stilin folk-etnik këtë sezon

stili etnik ne koleksionin Dior

Stili folk-etnik vazhdon të jetë tendencë dhe do të jetë gjithmonë si një stil i pakohë. Stili etnik për pranverë-verë 2021, frymëzuar nga pasarelat dhe stili i rrugës

Ai nuk shuhet kurrë. Sapo nis të ngrohet pak koha me pranverën, jen e shfaqet me të gjitha ngjyrat, për t’u mbështjellë në ngjyrat e tokës. Është folk dhe multietnik, pak boho, pak hippi dhe shumë aksesorë.

Pendë, thekë e aksesorë varësesh që nuk të lënë të mos e shquash këtë stil pak të marrë, por shumë të dashur. Të bën të udhëtosh larg, qoftë edhe me mëndje, por të emocionon pafund, kur nisesh për në udhëtime. Të zbulon dhe e zbulon në çdo herë.

Edhe pasarelat nuk i janë dot indiferente stilit folk. Sigurisht që edhe këtë vit u pa të parakalojë me të gjithë çmendurimë e ngjyrave që e përbëjnë.

Për pranverë-verë 2021 udhëtimi ka filluar me ngjyrat e tokës të përziera me fantazitë paisley, pasuruar me qëndismat dhe të gjithhershmet thekë e dekorime tipike.

Stil etnik dhe folk, por shik

Detajet cigane, qëndismat e këmishave dhe fustaneve, zakonisht në pjesët e përparme, temina, rruaza. Printime bohemiane dhe thekë “të egër”. Mix përzierjesh nga e gjithë bota, porpullore dhe të pastra, veshje që ndërthurin në mënyrë perfekte natyralitetin me prerjen e gjerë dhe komode. Dhe është trendi që nuk të lë pa rënë në sy. Trendi i të përjetshmes, në kohën e duhur dhe vendin e duhur.

Evokimi i vendeve të largëta të sjella në qytet apo të marra me vete me pushime, elegante dhe të parezistueshme, veshje dhe aksesorë pa të cilat nuk mund të bësh në garderobën tënde.

Dhe stina e nxehtë do të vazhdojë të na i zbulojë edhe këtë vit me gjithë dinamizmin e tyre.

Të rejat e këtij sezoni

Moda etnike do të jetë edhe këtë vit dominuese, mbase këtë vit më shumë se vitin e shkuar. E kuptueshme. Presim udhëtimet, por edhe pa to, prekja etnike do të jetë elegante në mes të qytetit, ne mbasditet e aperitivëve, apo gjatë ditës, edhe në veshjet më klasike.

Do të vazhdojmë ta shohim në rripat e çantave dhe të mesit me qëndisma, çantat me thekë e rruaza, apo çantat e kashtës dhe ato efekt shallë. Do të shohim sandalet e sheshta me rripa të gjatë, jelekët e borduar me thekë dhe qëndisma, veshjet e gjata me ngjyrat e tokës etj.

Si ta sillni stilin etnik këtë sezon?

Stili etnik është preteksti për të vazhduar me trendet sipas formulës easy chic.

E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të shikoni e të frymëzoheni nga shfaqjet e modës të pranverë-verë 2021, duke përzier hijet e ngrohta natyrore me të verdhën dhe ndonjë prekje të zezë.

Si dielli! E dini që ne ju flasim vetëm për tendecat, ja kujt i shkon grimi portokalli

Duket qe portokallia në grim është futur te tendencat e pranverë-verë 2021. E dimë që hyn te make-up-et pak të guximshëm, ndaj duam të ndajmë me ju disa këshilla për kombinimin e tij dhe se si të krijoni një grim inovativ për pamjen tuaj.

Ngjyra e pjeshkës dhe e kajsisë janë ngjyra që përdoren pak më lirshën nga gocat që kanë nevojë për atë shkëlqimin e ngrohtë të make-up-it, që këo dy ngjyra janë në gjendje të dhurojnë. E para, ngjyra e pjeshkës është parë si “shpëtim” për gocat që nuk e kanë fort për zemër trëndafilinë e fortë, ndërsa ngjyra e kajsisë, për të gjitha ato që i duan ngjyrat pastel, por nuk janë të gatshme të vishen si princesha.

Mirëpo, portokalli portokalli, me gjithë forcën dhe plotinë e saj, rrallë e kemi parë të përdoret. Epo mirë, e kemi parë rrallë deri tani, por ja që këtë vit do të duhet ta shohim shumë, pasi mjeshtrat e ngjyrave kanë vendosur të jetë ajo tendenca e pranvere-verë 2021.

Si gjithmonë nuk do t’ju lëmë vetëm në këtë zgjedhje. Jemi këtu për t’ju këshilluar, pasi e kemi bërë më parë me info dhe këshilla profesionistësh.

Kujt i shkon make-up-i portokalli?

E dimë që do të filloni t’i jepni përgjigje pyetjes, mbase duke zgjedhur një grua që nuk jeni ju, por ne po ju themi se portokallia u shkon të gjitha grave, bionde, brune dhe kuqeve.

Truku i vetëm qëndron në të kontrolluarin dhe përcaktuarin nëntonin e lëkurës. Nëse ai do të ishte i ftohtë, do të ishte më mirë të shmangni çdo lloj grimi portokalli, pasi thjesht nuk do të merrnit rezultate të këndshme. Ky tip lëkure shkon mirë fare me të gjitha ngjyrat bezhë, rozë ose kafe.

Portokallia e duhur për vajzat bionde

Vajzat me flokë bionde dhe lëkurë të çelur mund të shkojnë pa frikë te të gjitha llojet e portokallisë, pasi zbehja e lëkurës së tyre do të ndriçohet me çdo nuancë portokalli.

Perfeksioni shkon me ngjyrën e pjeshkës, pasi kjo ngjyrë do të japë buzë delikate dhe elegante dhe një make-up të ndritshëm për syë.

Nga ana tjetër, në faqe, ngjyra e pjeshkës do të japë pamjen e rinisë dhe freskisë, sigurisht kur e përdorni me kujdes dhe moderim, veçanërisht nëse lëkura tani është e maturuar dhe ka papërsosmëri të vogla ose pore të zgjeruara në faqe. Në këtë rast, domosdoshmërisht theksimi bëhet me një “përskuqje” në ngjyrë pjeshke.

Make-up portokalli tani edhe për zeshkanet

Vajzat brune me një ton ulliri të lëkurës së fytyrës, duhet të zgjedhin një ngjyrë portokalli shumë intensive, që do të aplikohet në mënyrë alternative ose në sy, ose në buzë. Përdorimi i kësaj ngjyre në të dy pikat më të forta optike të fytyrës, do të çonte në fakt, në klasiken “e ekzagjeruar”, të cilin gjithmonë duam ta shmangim kur bëjmë grimin.  

Është një ngjyrë perfekte për stilin “solid color”, domethënë, për make-up-in e bërë me produkte jo të përziera, por të aplikuar në një mënyrë kompakte dhe intensive në pjesën më të madhe të qepallës. Me pak fjalë njëngjyrëshet.

Sidoqoftë duhet thënë se, edhe e përzier në një mënyrë atipike, portokallia do të japë një efekt të mahnitshëm. Duke marrë parasysh se, nëse mbani maskë, sytë janë praktikisht i vetmi element që mund të shihet në fytyrë, portokallia do ta bëjë pamjen absolutisht të paharrueshme.

Në këtë rast është e domosdoshme të mbani buzët neutrale, në mënyrë që të përqendroni vëmendjen vetëm te sytë. Por buzët portokalli nuk janë aspak tabu, thjesht duhet të keni guximin për ta përdorur dhe sigurisht, të dini të zgjidhni tonalitetin/nuancën e duhur për ju.

Kujdes! Në rastin e make-up-it pak më sipër, sytë grimohen shumë pak, duke lënë buzët për t’i spikatur.

Rregulli i blushit të faqeve në make-up-in portokalli

Nëse dëshironi të krijoni një pamje totale me make-up portokalli, do të jetë e nevojshme të “luani ekuilibristen” në zgjedhjen dhe dozimin e ngjyrave.

Arsyeja është se përdorimi i portokallive të ndryshme, është një gabim shumë i rëndë, pasi ndryshimi kromatik do të na japë një efekt shumë të pakëndshëm dhe “të çrregullt” make-up-i në përfundim.

Mollëzat e faqeve do të duhet të kenë të njëjtën nuancë me buzëkuqin dhe tonin e syve, për të shmangur nuancën e gabuar të faqeve. E kundërta duhet të ndodhë, në fund të make-up-it do të duhet të marrim një rezultat të njëtrajtshëm.  

Bëni kujdes me sfumimin e saktë të produktit, kur bëni përzierje, pasi ndryshe nga ngjyrat e tjera, portokallia ka tendencën të nxjerrë në pah gafat e aplikimit, sidomos në lëkurat e qarta.  

Një strategji e mençur, për të shmangur gabimet në kombinimet e ngjyrave është të zgjidhni një produkt unik për ta aplikuar në të gjithë fytyrën. Në këtë mënyrë do të keni një grim koherent e që bën përshtypje.  

Ngjyrat e syve në trajtë kremi ​​janë zakonisht zgjedhja më e mirë për t’u përdorur për këtë qëllim, pasi ato janë shumë të pigmentuara, dhe kështu do të ishin perfekte për përdorim në sy dhe buzë, por edhe të lehta për t’u përzier në faqe, për shkak të strukturës së tyre.

Ja këto kishim për sa i përket portokallisë. Nga ana tjetër ne e dimë, që ju tashmë dini të silleni si profesioniste me grimin, mjafton të hedhësh një sy nëpër rrugët e Tiranës.

Çfarë është trendi glitz dhe si do të shkëlqejë pranverë-vera 2021

Bën sens. Mbas veshjeve sportive të kthyera në shpëtimin e kohëve covid, si për komoditet, ashtu edhe për mënyrën se si u sofistikuan në trendin e tyre, me pranverën dhe ngrohjen e motit, e për pasojë edhe ndoshta më pak virus në xhiro, dalin në skenë veshjet shkëqimtare: e gurat dhe temina. I kemi parë të ndriçojnë pasarelat e markave më të njohura dhe premtojnë shumë këtë sezon.

Quhet sindroma e “Sorrës Hajdute” ajo e veshjeve të bëra me “xixa” për pranverë-verë 2021. Një tërheqje e jashtëzakonshme e gati organike për gjithçka që shkëlqen, ndriçon dhe reflekton dritën vazhdimisht e që tani na riaktivizon receptorët tanë të brendshëm. Madje edhe kur nuk duam.

Le t’i quajmë veshjet që zyrtarizojnë verën, ato të formuara nga teminat dhe të mbuluara me gur kristalesh (edhe Swarovski) me një personalitet ekstrovert.

Por moda e “rënies në sy” dhe veshjet e “ekzagjeruara” për nga shkëlqimi nuk ka lindur sot, ajo rifilloi me rastin e koleksioneve të pranverë-verë 2021, në të cilën stilistët i dhanë fuqinë magjike faktorit kristal dhe shkëlqim, duke na veshur si yjet e kozmosit.  

Pa kufizime për gjininë dhe përmasat, por me një fokus të vetëm: festimin e dritës së kristaleve.

Pavarësisht nëse janë të mbuluara me vezullim, të përbërë nga rrjeta metalike, të zbukuruara me temina, të bëra prej pëlhurash me shkëlqim, e rëndësishme është se shkëlqimi i tyre do të ndriçojë Pranverën 2021.

Prandaj këtë sezon do të keni mundësi të zgjidhni një fustan të ndritshëm për raste të rëndësishme, për mbrëmjet më të veçanta të verës, për të festuar përvjetorët e zemrës suaj.

Nga veshja midi që mund të shoqërohet me syze dielli të errëta, si te Balenciaga, apo te fustani i gjatë eteror i veshur nga Bella Hadid në pasarelën Fendi, do të zbulojmë bashkë një galeri me veshjet më të bukura shkëlqyese, të cilat vijnë nga pasarelat e pranverë-verë 2021.

Që nga perlat e Valentino-s, cut out nga Paco Rabanne, monospalat nga Ashish dhe ylli i detit nga Versace, do të jenë shpërthim i vërtetë i dritës për këtë sezon.

Vajza, do t’ju tregojmë sekretin e modës së çantave tendencë, mini-xhevahiret e pranverë-verë 2021

Xhevahiret tani do t’i mbani në dorë, ju njohim me mini-çantat e pranverës 2021

Pasarelat na zbulojnë dy mundësi: MAXI ose mini. Është trendi që do të na shoqërojë sezonin e ardhshëm. Nëse nga njëra anë një mori çantash për femra i ka bërë super të lumtur të gjithë ato që kurrë nuk kanë hapësirë ​​të mjaftueshme në çantë, duhet të dini gjithashtu se çanta këtë pranverë është zgjedhur nga ana tjetër edhe e vogël. Kur themi e vogël, e kemi fjalën shumë e vogël, mini fare dhe sa më të vogla që bëhen, aq më të çmuara dhe unike bëhen. Çantat e grave këtë sezon kthehen në një… xhevahir.

Le të fillojmë me mini çantat e prezantuara nga Chanel, të rafinuara dhe shumëngjyrëshe, modelet në përmasa shumë të vogla tani simbolike të Jacquemus, çantat e vogla guaskë me fije të ndritshme, shkëlqyese, që duket sikur kanë dalë nga përrallat, por që në fakt janë një krijim i Fendi-t. Blumarine gjithashtu imagjinon çantat shumë të vogla dhe të zbukuruara të pranverë-verës 2021, të qëndisura imët me rruaza dhe lule. Dolce & Gabbana, krahas çantës maxi xhins, mendon edhe për versione në miniaturë, të zbukuruara me zemra romantike. Burberry, Max Mara, Louis Vuitton, Givenchy kanë krijuar versione mini për tu varur mbi supe ose rreth qafës si një gjerdan. Me pak fjalë, mini çantat këtë sezon janë thjesht aksesori i padëmshëm dhe nëse jeni kurioz të mësoni më shumë rreth kësaj tendence, thjesht duhet të lexoni artikullin tonë.

Max-Mara
Burberry
Blumarine
Louis Vuitton
Givenchy
Dolce & Gabbana
Versace
Prada
Le Double J
Jacquemus