Nëse e vendos pluhurin e syve kështu, po gabon, dhe më fal, por do të dukesh më e vjetër!

Nëse kur vendos hijen e syve, atë që në përgjithësi e quajnë tonin e syve, të duket vetja nja 10 vite më e vjetër, po të themi se gabon në mënyrën se si aplikon grimin e syve.

Po, e lexove mirë! Gjithsesi, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, ndaj sot do të shohim së bashku se ku po gabon.

Ka nga ne që përdorin gishtat për të bërë trukun, (çështje eksperience), por në përgjithësi përdoret një penel përhapës për pluhurin e syve.

Po flasim për pluhurin e syve, atë që jep nuancën dhe që është baza e grimit të syve, por që nëse nuk bëhet mirë, është pikërisht kjo që na jep impaktin e një truku të shëmtuar.

Ngjyra jo shumë e ngopur, apo e mbetur midis rrudhave të syrit dhe që mund të zhduket menjëherë edhe pas pak kohe që e kemi bërë. Lëre pastaj nëse nuk përhapet mirë dhe mbetet më shumë në një vend (e pikërisht aty ku nuk e duam) pa u sfumuar siç duhet për të dhënë efektin e dëshiruar.

Në rastin e fundit sidomos, gjithçka e gabuar ka të bëjë me teknikën që po përdorim, në të cilën biem herët a vonë të gjithë si në kurth.

Por për çfarë teknike e kemi fjalën?

Mënyra e gabuar e vendosjes së pluhurit të syve

Sot, ne duam të hyjmë në detaje dhe të tregojmë një gabim që ju ndoshta vazhdoni ta bëni, pa e kuptuar madje.

Pyetja është shumë e thjeshtë: si e mbani furçën për të vendosur pluhurin? Lëre fare, sepse mjerisht, ne tashmë e dimë përgjigjen, ndaj po merremi me këtë.

Në fakt, shumica prej nesh ka tendencë ta mbajë furçën ashtu si stilolapsin, duke e mbajtur atë fort në zonën afër qimeve të furcës.

Pastaj, situata përkeqësohet, duke e lëvizur penelin vazhdimisht nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas.

Epo, të dashur mikesha, dijeni se këto janë dy gabimet kryesore!

Siç na mësojnë artistët e make-up-it: ju duhet ta mbani furçën në zonën e bishtit të saj, nga fundi i zonës së kokës apo qimeve, që zakonisht është e përcaktuar në penel, dhe pastaj të përhapni ngjyrën me lëvizje rrethore, duke e mbajtur furçën pingul me syrin.

Kjo është mënyra se si ju merrni hije të shkëlqyer dhe ngjyra homogjene, në vend që të bëni siç deri tani jeni mësuar e t’ju rezultojë ai “grim i copëtuar”, i njohur si ai i gjysheve “më pikante” që përdorin vjollcën dhe blunë karakteristike.

Tani na thuaj të vërtetën: je gjendur edhe ti në këtë situatë, apo jo?!

Epo, ne jemi të sigurt që nga sot do ta mendosh mirë, para se të mbash furçën tënde të pluhurit në dorë.

Puç, puç!