Grim dhe artistë: këshilla për një make-up perfekt në moshën 40 vjeç

Make-up-i në moshën 40 vjeç është shumë i ndryshëm nga ai që bëhet në 20, pasi edhe qëllimet janë të ndryshme. Gabimi më i zakonshëm vjen nga “siguria” e bukurosheve 40-vjeçare. Në rubrikën Grim dhe Artistë, “po i lejojmë vetes” disa këshilla për një make-up perfekt te gratë në moshën 40 vjeç.

Kur lëkura e fytyrës fillon të piqet dhe shfaqen linjat e para të vogla të shprehjes, gratë priren të ndryshojnë rrënjësisht qasjen e make-up-it, i cili bëhet kryesisht korrigjues dhe “mbulues”. Qëllimi më i zakonshëm, në mesin e grave që tani kanë lëkurë të maturuar, në fakt është të mbulojnë njollat, të ridizenjojnë ovalen e fytyrës dhe t’i japin fytyrës një pamje sa më rinore. Ndonjëherë, megjithatë, ne përfundojmë duke tejkaluar sasinë e produkteve dhe teknikave për të krijuar make-up-in “korrigjues”. Ose thjesht korrigjojmë defekte të vogla, duke hequr dorë nga krijimtaria, e cila është gjithmonë një aspekt themelor i çdo lloj make-up-i.

LEXO EDHE: Po ti si e quan, rimel apo mascara? Le ta zbulojmë së bashku misterin e emrit të produktit që na i bën qerpikët më të bukur!

Po cila është mënyra e duhur?

Këshilla për të ndjekur dhe gabimet për të shmangur!

Lëkura e pjekur duhet të përgatitet me një bazë make-up-i të përsosur, në mënyrë që të plotësojë edhe nevojat e make-up-it, por edhe nevojat e lëkurës në të njëjtën kohë.

Para make-up-it është e nevojshme të studioni produktet dhe teknikat më të përshtatshme dhe të krijoni një bazë të rregullt grimi, e cila është e përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës dhe nevojat e saj.

Primer: absolutisht po

Përdorimi i primerit për krijimin e bazës së fytyrës është absolutisht i nevojshëm kur keni lëkurë të pjekur, pasi ndihmon në zbutjen e rrudhave të vogla dhe “parregullsive” natyrale të lëkurës së pjekur.

Fondatinë super-mbulues: po (por pak)

Fondatina shumë mbulesë është formuluar për të siguruar uniformitetin maksimal të fytyrës dhe për të kompensuar ndryshimet tipike të lëkurës së pjekur, siç janë njollat ​​e diellit (një problem shumë i zakonshëm për gratë mesdhetare).

Një gabim që bëhet shpesh kur përdorim një fondatinë mbuluese, që për nga natyra e saj shumë e pasur dhe e trashë, është tejkalimi i sasive të aplikuara të produktit. Rezultati, tashmë e dini, është efekti “maskë”, tepër i ngarkuar. Fytyrës i jepet një strukturë false dhe mbi të gjitha e pakëndshme për t’u parë (ndonëse në foto efekti i maskës dallohet shumë më pak).

LEXO EDHE: Rregullat e thjeshta që duhet të ndiqni për grimin minimalist gjatë verës – Bëjini të tjerët të mendojnë se jeni yje edhe pa make-up

Për më tepër, ky lloj produkti tenton të akumulohet në linjat e shprehjes dhe gjithashtu në poret e zgjeruara që karakterizojnë lëkurën e pjekur. Ndaj, përdorni pak produkt dhe shpërndajeni atë shumë mirë, veçanërisht në skajet e fytyrës për të shmangur një thyerje kromatike shumë të dukshme!

Bronzers dhe korrektor të errët: jo, faleminderit!

Një ide jashtëzakonisht e papërshtatshme, por e zakonshme mes grave të pjekura. Mendohet se nxirja është faktor bukurie në të gjitha rastet, por kjo nuk është dhe aq e saktë. Ngjyra e errët është e bukur, por me sens dhe masë.

Përpjekja për të krijuar një efekt nxirjeje artificiale, duke përdorur produkte me tone të errëta, shumë të ndryshme nga ajo natyrale e lëkurës, është një gabim i pafalshëm. Do të theksonte shumë fytyrën, por edhe rrudhat. Veç kësaj, kontrasti që bën me qafën, dekoltenë, por edhe krahët, është e pakëndshme.

LEXO EDHE: Si dielli! E dini që ne ju flasim vetëm për tendecat, ja kujt i shkon grimi portokalli

Konturimi: po (me moderim)

Konturimi bëhet praktikisht thelbësor nga një moshë e caktuar e tutje. Kjo teknikë “pikturuese” e cila ka shumë të përbashkëta me skulpturën, ndryshon pak tiparet e fytyrës, duke e rinuar edhe një herë atë.

Është thelbësore që edhe konturimi të përdoret në mënyrë të moderuar. Sigurisht që duhet të “heqësh” faqet e varura me një lojë të mirë dritë-hijesh, por nuk është aspak ide e mirë të imitosh Kim Kardashian, sidomos kur je nisur thjesht për të bërë pazar.

Shkëlqyes dhe Gliter: absolutisht jo

Shkëlqyesit dhe produktet kozmetikë me efekt perlë dhe opalë janë armiku i betuar i make-up-it në moshën 40 vjeç. Arsyeja është shumë e thjeshtë: shkëlqyesit nxjerrin në pah poret e zgjeruara dhe rrudhat e imta. Një hap i gabuar, që nuk këshillohet të bëhet.  

Sa i përket nuancave të syve, rregulli është i njëjtë: është më mirë të shmangni rreptësisht nuancat me shkëlqim dhe t’i drejtoheni atyre mat. Arsyeja? Për të mos drejtuar vëmendjen te “këmbët e pulës”!

Vetëm ngjyrat neutrale? Jo vetëm!

Rreth moshës 40 vjeç, make-up bëhet “i sigurt”. Të gjitha gratë, që bëjnë make-up për vite me radhë, kanë mësuar se kush është ai që shkon më shumë me fytyrën e tyre. Zakonisht i njohin ngjyrat e tyre dhe kanë caktuar llojin e produktit dhe të aplikimit. Për të pasur stil të garantuar, ne priremi të përdorim ngjyra shumë natyrale dhe të kujdesshme, pothuajse nude, duke i zgjedhur ato bazuar në tonin dhe nëntonin e lëkurës.

Është një zgjedhje perfekte, por e bëjnë të gjitha deri në mërzi. Edhe nëse ngjyrat neutrale na bëjnë të ndihemi të qeta, duhet edhe të guxojmë me ngjyrat. Ndoshta do të na mjaftonte të ruanim të njëjtën skemë produkti dhe nuance që përdorim për make-up-in tonë të përditshëm.

Këpusha te qeni? Më mirë ta merrni seriozisht! Ju njohim me Piroplazmozën dhe simptomat e saj

Në kaq vite bashkëjetesë me Divën, ledhataren e familjes sonë, nuk ishim ndeshur kurrë me këpushat, që në të vertetë janë një situatë edhe e rëndomtë për qentë.

Këpushat njihen gjerësisht në popull dhe janë parazitarë që ngjiten në lëkurën e qenve dhe depërtojnë nga lekura te gjaku i tyre. Shkurt fare, ushqehen me gjakun e miqve tanë.

Të bën një përshtypje rrënqethëse ta shohësh atë te qeni i shtëpisë. Për ne ishte aq alarmante, saqë e dërguam në klinikën veterinare në orën 12 të natës.

Por më alarmante është diçka tjetër që më bëri edhe të shkruaj këtë artikull për ta ndarë me ju sot: Piroplazmoza.

Përtej faktit se këpushat na gjetën të papërgatitur dhe më duhet ta pranoj, të pa informuar, nisa të lexoj e të marrë informacione lidhur me to dhe sëmundjet që mund të rrjedhin prej tyre.

Kështu që hasa në Piroplazmozën, një patologji që rrjedh nga këpushat dhe që sipas veterinerëve është shumë e rrezikshme.

Çfarë është Piroplazmoza?

Piroplazmoza është një sëmundje shumë e rëndë e shkaktuar nga një protozoar: Babesia canis.

Në të vërtetë ekzistojnë dy lloje: B. canis dhe B. gibsoni.

Kjo formë e dytë është veçanërisht patogjene, e përhapur më pak se e para dhe e raportuar në SHBA dhe Azi, por edhe në Australi.

Në këto vende është demonstruar një predispozitë më e madhe te racat e Pitbullit, Stafford dhe kryqëzimeve.

Duke marrë parasysh mundësinë e transmetimit transplacental të bakterit (pra nga nëna e infektuar tek këlyshët), duhet të bëjmë kujdes sidomos te shkëmbimi dhe tregtia e qenve që vijnë sidomos nga këto vende.

Si ndodh transmetimi i piroplazmozës?

Mikroorganizmi transmetohet përmes kalimit nga qeni në qen, nga rriqrat (këpushat) e infektuara, të cilat e marrin protozoan nga vakti i bërë për qen të sëmurë.

Këto rriqra pastaj ua kalojnë qenve të shëndetshëm. Më poshtë keni një foto për të kuptuar ciklin biologjik që ndodh.

Për më tepër, rriqrat femra të infektuara janë në gjendje të transmetojnë Babesia-n edhe te pasardhësit e tyre (larvat) të cilat mund të jenë deri në 8.000 për secilin artropod (këpusha është një artropod).

Si riprodhohen këpushat?

Një fushë e infektuar nga këpushat, mund të mbetet e tillë për vite me radhë (9 deri në 12), edhe kur temperaturat e dimrit janë shumë të ulëta.

Mikroorganizmi, i cili hyri në qarkullim falë pickimit të këpushës, infekton qelizat e kuqe të gjakut të vertebrorit pritës (qenit) dhe riprodhohet shumë shpejt.

Studimet kanë treguar se infeksioni kalon nga këpusha tek qeni pas rreth 48 orësh që është tashmë e ankoruar aty, me aparatin e gojës në lëkurën e qenit për t’u ushqyer. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të kontrolloni çdo ditë që qeni NUK ka këpusha në trup!

Simptomat e Piroplazmozës

Kur një qen ka pasur në trup një këpushë të infektuar, e cila ka pasur kohën e mjaftueshme për të transmetuar protozoan në qarkullim, ndodhin dëme shumë serioze por të padukshme për syrin tonë.

Ja cilat janë:

-hyn në qelizat e kuqe të gjakut

-riprodhohet në mënyrë eksponenciale

-e shpërthen atë

-infekton qelizat e tjera të kuqe të gjakut.

Kështu krijohet një mekanizëm zinxhir i cili, në një kohë shumë të shkurtër, shkakton sëmundjen.

Sa shpejt mund të shfaqen simptomat te qeni, nga koha e pickimit të këpushave?

Inkubacioni i piroplazmozës nga momenti i pickimit të parazitit mbi kafshën ndryshon: nga 1-3 javë.

Në varësi të virulencës, kushteve fizike dhe imune të pacientit, qeni manifeston forma të ndryshme.

Forma hiperakute (fulminante) e Piroplazmozës.

Simptomat janë:

anemi fulminante

vdekja në disa orë

qeni vdes nga shoku.

Veçanërisht ndodh te qentë me imunitet të dëmtuar nga infeksione të mëparshme, apo ata që janë pa shpretkë. (formë sidoqoftë e rrallë).

Forma akute e Piroplazmozës.

Është më e shpeshta, me një periudhë inkubacioni që varion nga 1-3 javë.

Simptomat janë:

temperaturë e lartë

këputje

membranat mukoze, në fillim, shumë të zbehta (kur ngrini buzën ato janë me ngjyrë porcelani)

më vonë ato bëhen të verdha si sëmundja e verdhëzës

mungesa e oreksit

të vjella (jo gjithmonë)

diarre

urina rozë, pastaj e kuqërremtë, derisa bëhet ngjyrë coca-cola (hemoglobinuria), megjithatë jo gjithmonë e pranishme.

Nëse neglizhohet, edhe kjo formë çon në vdekjen e subjektit, ndaj konsiderohet si urgjencë veterinare.

Piroplazmoza kronike tek qentë

Në këtë formë simptomat janë:

ethe me ndërprerje

apatia

mungesa e oreksit

oreks kapriçioz

anemi

Siç mund ta shihni, të gjitha këto janë simptoma jospecifike dhe rrallë çojnë në një diagnozë, nëse nuk kryhen teste specifike.

Kjo është arsyeja pse në rast dyshimi ose nëse gjetur te qeni sikur edhe vetëm një këpushë, do të duhet ta rikujtoni mjekun për situatën e ndodhur, kur bëni kontrollet mjekësore të qenit, edhe nëse larg nga ngjarja.

Si mund të diagnostikohen qentë me Piroplasmosis?

Forma më lehtë e njohjes është ajo në të cilën pacienti (qeni) është shumë i dëshpëruar dhe i këputur dhe ka një ngjyrë tipike të urinës.

Për fat të keq, shumë shpesh gjërat nuk janë aq të thjeshta, përkundrazi, ato janë edhe më të komplikuara nga disa forma protozoaresh të bëra bashkë.

Hapi i parë është vlerësimi i historisë së pacientit, por vetëm me testet e gjakut mund të vlerësohet drejt situata.

Ne nuk do të futemi në parametrat mjekësorë, pasi objekti i këtij artikulli është më shumë ndërgjegjësimi dhe informimi pa u futur në profesionin e mjekut veterinar.

Si parandalohet piroplazmoza te qentë?

Sëmundja parandalohet mbi të gjitha me përdorimin e ilaçeve antiparazitare kutane. Gjithkush që ka një katërputërsh në shtëpi i njeh ilaçet me pika, që përdoren në mënyrë frekuente te qentë.

Për më tepër, siç e përmendëm tashmë, është e dobishme të kontrollohet gjithmonë nëse kemi prezencë të këpushave te qeni, pas shëtitjeve apo çdo ditë nëse qeni jeton jashtë.

Ku të kontrolloni për ëpushat te qeni?

Vendndodhja më e shpeshtë e këpushave në qen është te pjesët e mbuluara me qime.

Përveç turirit, poshtë krahëve, veshëve dhe palosjeve të tyre, duhen kontrolluar edhe putrat dhe hapësirat midis gishtërinjve.

Por këpusha mund të qëndrojë në çdo pjesë të trupit të kafshës, kështu që është gjithmonë mirë të kaloni çdo inç të qenit tuaj, për t’u siguruar që nuk ka asgjë.

Si t’i hiqni këpushat nga qeni?

Nëse rriqna (këpusha) gjendet tek qeni, është më mirë ta hiqni atë pa përdorur vajra ose substanca që mund ta acarojnë parazitin dhe të lehtësojnë transmetimin e patogjenëve.

Me pincë të sheshtë, afrohuni sa më afër lëkurës së kafshës dhe tërhiqeni ngadalë, në mënyrë që të shkëputni aparatin e gojës, i cili nuk duhet të mbetet brenda lëkurës.

Është mirë që ta shkatërroni parazitin, por jo për tokë, pasi duke e shkelur, në rastin e një femre të infektuar dhe shtatzënë, ajo vetëm do të vazhdonte ciklin e saj.

Prandaj rekomandohet ta zhysni në alkool, benzinë ​​ose vaj dhe ta lini aty.

Këto kishim për të ndarë me ju, në mënyrë që të bëni sa më shumë kujdes nga këpushat, të cilat kanë filluar të bëhen gjithnjë e më shumë rezistente dhe të rrezikshme.

Jeni të sigurt që e dini si aplikohet serumi në fytyrë? 6 këshilla ekspertësh

Serumi është si xhaketa prej lëkure e zezë që nuk mund të mungojë në garderobën tuaj. Është ai produkti i kujdesit për lëkurën tuaj që duhet të jetë patjetër i pranishëm pasi, plotëson të gjitha produktet e tjera dhe amplifikon efektin e tyre.

Nuk është çudi që konsulentët e bukurisë, artistët e grimit dhe shumica e grave, lëkurën e të cilave ju admironi, thjesht nuk mund të bëjnë pa të.

Serumet janë arma më efektive për të luftuar problemet specifike të lëkurës, nga plakja te poret e zgjeruara ose lëkurën jo uniforme.

Superkoncentrat i fuqishëm dhe i pasur me substanca të dobishme për lëkurën, zgjedhja e serumit të duhur nuk mjafton, sepse do të duhet të dini edhe si ta aplikoni atë.

Kemi “vjedhur” disa sekrete nga profesionistët për përdorimin e serumit, në mënyrë që të merrni rezultatin maksimal prej tij.  

1. Bëni kujdes me dozën që përdorni

Beautiful girl getting skin anti aging treatment

Për shkak të natyrës së përqendruar që e karakterizon atë, serumi është shembulli klasik i “less is more”. Lëkura mund të thithë vetëm një sasi të vogël të produktit. Në rastin e serumit, shpërndarja e një doze produkti rreth gjysmës së madhësisë së një bizele është më se e mjaftueshme. Sasia e tepërt e produktit mund ta bëjë lëkurën të yndyrshme ose të nxisë shfaqjen e njollave, prandaj mos e teproni!

2. Sigurohuni që të jetë gjithmonë i pastër

Sigurohuni që gishtat tuaj të jenë të pastër para se të vendosni serumin, është porosia e ekspertëve. Kjo parandalon përhapjen e baktereve në lëkurë, pra shmang kështu edhe shfaqjen e njollave dhe problemeve të lëkurës.

3. Ndiqni rregullin e pikave të fytyrës për ta vendosur

Shpërndani dozën e serumit dhe vendoseni në 5 pikat e fytyrës përpara se ta përhapni me majat e gishtave. Vendosni një pikë në qendër të ballit, një në hundë, një në mjekër dhe nga një në çdo faqe. Në këtë mënyrë produkti shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe në sasinë e duhur.

4. Mos e harroni qafën

Kur vendosni serumin, përhapeni gjithmonë nga qendra e fytyrës për jashtë dhe mos harroni kurrë qafën dhe dekoltenë. Këto zona karakterizohen nga e njëjta lëkurë e ndjeshme si fytyra dhe duhet të trajtohen me të njëjtin produkt. Nuk duhet menduar se kujdesi për lëkurën është vetëm kundrejt fytyrës, meqë ajo duket më shumë. Dhe mos harroni se në më të shumtën e rasteve, qafa e patrajtuar na “tradhton” për të përcaktuar moshën.

5. Koha e duhur është thelbësore

Aplikojeni serumin gjithmonë me rregullin e duhur: pas pastrimit, por para kremit hidratues. Serumi duhet të aplikohet gjithmonë para kremit hidratues, pasi ka një përqendrim më të lartë të përbërësve aktivë, që më pas rregullohen nga kremi hidratues, shpjegojnë ekspertët. Pas aplikimit të serumit, përdorni një krem ​​plotësues, për një efekt të menjëhershëm lifting, për shembull. Kremi ​​ushqyes mbështet burimet natyrore të lëkurës, duke zvogëluar shfaqjen e vijave të imëta dhe rrudhave dhe duke ju dhënë një lëkurë të ndritshme dhe të qetë.

6. Përhapeni në mënyrë delikate

Kur aplikoni serumin, nuk është absolutisht e nevojshme të bëni masazh për një kohë të gjatë. Nëse e bëni, do të thotë që po përdorni shumë produkt. Sekreti është të vendosni shtresa të vogla të produkteve të ndryshme, pa mbingarkuar lëkurën. Nëse po përdorni sasinë e duhur, masazhojeni butësisht serumin për disa sekonda dhe do ta shihni që lëkura juaj do ta thithë atë lehtësisht.

A duhet ta përdorim kremin mbrojtës ndaj diellit gjatë gjithë vitit? Përgjigjet ekspertja

Jemi në periudhën më të rëndësishme të përdorimit të kremrave solarë, ose kremrave mbrojtës nga diellit. Të gjithë ekspertët këshillojnë njëzëri se periudha që nuk duhet neglizhuar në lidhje me përdorimin e mbrojtësve është pranvera. Por ka një diskutim të madh nëse kremi solar do të duhet të përdoret gjatë gjithë vitit apo jo. 

Për t’ju qartësuar të gjithëve dhe për të ndarë me ju këshillat më të vlefshme, folëm me Adën, estetisten dhe specialisten e sallonit Talise. 

A e dini se kremi kundër diellit është kremi më i mirë anti-plakje? Megjithatë jo të gjithë e përdorin atë në mënyrë korrekte. Për këtë dhe të tjera këshilla folëm me ekspertet e Talise, Adën, në mënyrë që të kemi përdorimin më të arsyeshëm të këtyre produkteve kozmetikë. 

A duhet që kremrat solarë të përdoren pa dallim, gjatë gjithë vitit? 

Kremi kundër diellit duhet të përdoret gjatë gjithë vitit dhe të shihet si hapi kryesor në kujdesin për lëkurën tuaj. Le të fillojmë me gjënë më të rëndësishme, me atë që është në gjendje të bëjë një mbrojtës solar për shëndetin tonë. Kremi i diellit duhet të aplikohet çdo ditë, pasi dëmtimi i vazhdueshëm dhe kronik i shkaktuar nga dielli, është shkaku kryesor i shfaqjes së tumoreve të lëkurës. Veç kësaj, edhe i foto-plakjes së lëkurës sonë. Në fakt, siç thuhet shpesh, kremi kundër diellit është kremi më i mirë kundër plakjes. 

Kur rekomandohet më shumë përdorimi i kremrave kundër diellit dhe a ka ndonjë prej tyre, mungesa e të cilëve nuk krijon probleme për ne?  

Sigurisht që gjatë verës është më shumë e rekomandueshme, jo vetëm të vendosni kremin, por mbi të gjitha ta riaplikoni atë, duke i kushtuar vëmendje disa zonave të trupit që shpesh harrohen, siç janë veshët, pasqafa, qafa dhe shpina e duarve. Në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit, është e domosdoshme të vendosni krem ​​mbrojtës çdo 2 orë dhe të shmangni ekspozimin në orët e pikut diellor të ditës.  

Sa i përket dimrit, njerëzit shpesh mendojnë se mund t’ia lejojnë vetes moskujdesjen për lëkurën sa i përket diellit. Kjo nuk është gjëja e duhur. Nga të gjithë të dhënat, edhe nga eksperiencat tona në sallon, nëse shkon në mal, për shembull, marrja e rrezeve të diellit është thuajse e njëjtë me ate të verës. Kështu do të jetë edhe aplikimi i kremit solar.  

Por nëse qëndroni në shtëpi dhe nuk jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, mjafton vendosja e kremit mbrojtës vetëm në mëngjes, pa pasur nevojë ta aplikoni më tej.   

Ndaj le ta përmbledhim në këtë mënyrë: në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, qoftë në det, në mal apo edhe gjatë ndonjë udhëtimi, një shëtitje në park dhe në çdo rrethanë në të cilën dikush është i ekspozuar ndaj diellit, për një periudhë të gjatë, duhet të aplikohet gjithmonë kremi ​​mbrojtës. E njëjta gjë vlen edhe në rrethana të veçanta të kujdesit për veten, si p.sh. kur përdorni pastrime ose acide piling, si dhe në rastin e trajtimeve me lazer dhe dritë pulsuese. Për këto të fundit ne këshillojmë gjithmonë klientet tona nga afër. 

Por cilat janë kremrat e duhur mbrojtës, që duhet përdorur? A mjafton përdorimi i produkteve të make-up-it dhe kremrat e fytyrës që kanë edhe SPF?  

Kur bëhet fjalë për kremrat kundër diellit, shpesh ngatërrohen kremrat specifikë kundër diellit me ato produkte që kanë ndonjë filtër mbrojtës SPF shtesë (si në rastin e make-up, kremrat e fytyrës). Por a janë të dy efektivë gjatë ekspozimit në diell? Unë, por edhe gjithë ekspertët mendojmë se jo.

Kohët e fundit, kremrat dhe produktet e makiazhit po shoqërohen me filtra mbrojtës nga dielli. Kur blini një krem ​​kundër diellit, kushtojini vëmendje simboleve “UVA” dhe “UVB”, të shoqëruara nga faktori mbrojtës (p.sh. 30 ose 50). Këto simbole janë specifike për rrezet e diellit, që arrijnë në dermë dhe epidermë, dhe janë garanci për një mbrojtje më të madhe. 

Kremrat bazë ose produkte të tilla si fondatina me formulën SPF nuk janë zëvendësues të vlefshëm të kremit klasik solar. Ato sigurisht që përfaqësojnë një mbrojtje të parë, por është praktikë e mirë, në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, të mbështetemi gjithmonë tek një produkt kozmetik i dedikuar dhe jo hibrid. 

Këto llojet, që i quajtëm hibride, janë të vlefshëm vetëm kur kemi nevojë për mbrojtje në një periudhë shumë të shkurtër kohe, për shembull, rruga nga shtëpia në punë në mëngjes. Ato nuk janë të vlefshme në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë dhe të gjatë. 

Caucasian cute female in yellow coat wearing hood on looking upwards rejoicing rainy weather, while walking through city center

Ada, si mund ta kombinojmë kremin kundër diellit dhe make-up-in në rutinën tonë të përditshme të bukurisë? Dhe cilin produkt mund ta përdorim si bazë make-up-i për t’u mbrojtur nga dielli në mënyrë efektive. 

Provoni, provoni dhe provoni. Duhet të provoni kremra të ndryshëm dielli të përshtatshëm për biotipin e lëkurës suaj, në mënyrë që të shmangni mbivendosjen e kremit dhe make-up-it, çka mund të japë efekte të pakëndshme.  

Përbërja e ndryshme e produkteve mund të shkaktojë formimin e depozitave të vogla, por të dendura në fytyrë, që janë aspak estetike.  

Në varësi të llojit të lëkurës, mund të përdorni produktet më të përshtatshme.  

Gjithashtu, ju këshilloj të kërkoni dhe përdorni më parë mostra të produktit që do të doni të blini. Në këtë mënyrë, do të mund të qartësoheni për produktin e duhur.   

Si rregull i përgjithshëm, kremi kundër diellit duhet të aplikohet para make-up-t dhe pas pastrimit. 

Në verë, duhet të shmangni kremrat tepër të pasura dhe të yndyrshme, duke preferuar produkte më të lehta.  

Për fat të mirë, tregu i kozmetikës është shumë i gjerë, me diapazone heterogjene të produkteve, që i përgjigjen nevojave të ndryshme individuale. 

Si t’ia bëjmë për riaplikimin e solarit, nëse kemi përdorur make-up-in tashmë?  

Keni të drejtë! Nëse keni aplikuar make-up-in është e vështirë rivendosja e kremit të diellit.  

Në verë është pak më e lehtë të riaplikoni kremin mbrojtës, pasi kemi tendencën të përdorim make-up më të lehtë dhe më të butë, duke e lehtësuar kështu rivendosjen e kremit mbrojtës. Veç kësaj ekzistojnë edhe produkte që quhen pluhur solar, të cilët janë më të thjeshtë në aplikim, duke qenë se janë në formën e pudrës dhe mund të aplikohen sa herë të jetë e nevojshme me anë të aplikuesit të tyre të integruar, mjafton të gjeni nuancën e duhur.

Foundation cushion on half of the surface of a tonal base, smeared on a white background

Por diçka është e rëndësishme për t’u theksuar: nëse tashmë e dini se nuk mund ta rivendosni kremin mbrojtës, shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diellpërdorni syzet e diellit dhe kapele mbrojtëse, në mënyrë që të bëni pjesën tuaj të mbrojtjes.  

Kemi edhe një alternativë të dhënë nga ne, hiqni make-up-in dhe aplikoni mbrojtësin ndaj diellit! Më mirë një fytyrë e mbrojtur se sa një fytyrë e trukuar dhe e dëmtuar më pas. Apo jo?! 

redaksia Vip

Ju kujtohet si i vinin nënat tona? Bigudinat janë kthyer në modë dhe ne do t’ju këshillojmë si t’i përdorni

E çuditshme por e vërtetë, bota rrotullohet me shpejtësi dhe sado që ne shkojmë drejt modernizimit, ka një kthim të beftë në të shkuarën.

Çfarë ndodh? Teknologjia rezulton të shoqërohet me dëmtime të asaj që është natyrale në ne. Dhe kjo ka ndodhur edhe me flokët. Ndërsa provuam piastrat dhe mashat, difuzorët e tharëseve të flokëve dhe lloj-lloj mjetesh, pamë se të gjitha këto digjnin flokët.

Atëherë është krejt normale të kujtojmë nënat dhe gjyshet tona pa teknologji dhe mënyrat se si ato krijonin kaçurrela, deri edhe me mjete rrethanore, por krejtësisht natyrale.

Tani, bigudinat janë një pasion që po pushton gjithnjë e më shumë gratë që kërkojnë një mënyrë të ëmbël për të stiluar flokët e tyre, pa i stresuar ato me nxehtësinë e pllakave dhe hekurave dhe mbi të gjitha për të marrë një stil vërtet të bukur që zgjat perfekt për disa ditë.

Le të zbulojmë se si të përgatisni flokët tuaj për stilimin me bigudina dhe si t’i përdorni ato në mënyrë korrekte.

Si të përgatisni flokët për stilimin me bigudina

Flokët, si para çdo stilimi, duhet të lahen me një shampo delikate, të përshtatshme për llojin tuaj të flokëve. Shampoja gjithmonë do të duhet të hollohet me ujë, siç rekomandohet nga profesionistët më të mirë.

Kjo sepse çdo shampo e përzierë me ujë jep një performancë më të mirë, shpërndahet më mirë në të gjithë flokët dhe është më pak agresive për lëkurën e kokës dhe gjatësitë. Pas kryerjes së dy shampove, ju mund të përdorni një sasi të vogël kondicioneri vetëm në gjatësitë e flokëve, duke shmangur rrënjët.

Balsami në rrënjë nuk jep mundësi stilimi as në përdorimin e bigudinave. Kaçurrelat, në fakt, punohen duke u mbështetur në vëllimin e rrënjëve, e nëse ato rëndojnë, nuk mund të merret rezultati i dëshiruar nga mbledhja e bigudinave.  

Balsami lihet fare pak dhe pas kësaj, ju mund të shpëlani flokët plotësisht, duke rezervuar shpëlarjen e fundit me ujë të ftohtë, i cili do t’i bëjë flokët tuaj me shkëlqim dhe jo vetëm.

Pse zgjidhim stilimin e kaçurrelave me bigudina

Stilimi i kaçurrelave me bigudina është padyshim një zgjedhje e shkëlqyeshme e stilit, sepse është delikate, simpatike, e aftë t’i japë flokëve vëllimin e duhur dhe stilin e dëshiruar. Pavarësisht nëse janë kaçurela të buta, kaçurrela më të forta apo të drejta dhe voluminoze, me bigudina do të jetë e mundur të keni flokët në rregull në një mënyrë të thjeshtë dhe me të vërtetë efektive.

Por, bigudinat janë gjithashtu një zgjedhje ekonomike, sepse nuk përfshin blerjen dhe përdorimin e mjeteve elektrike të flokëve dhe janë me të vërtetë brenda mundësive të të gjithëve, me të vërtetë, ka shumë të ngjarë që duke kërkuar nëpër papafingo të nënës do të gjeni “kutinë e bigudinave të familjes”, për ta përdorur sërish.

Gjithsesi, nuk besojmë se do të keni vështirësi në gjetjen e bigudinave që ju duhen për të blerë.

Pretty red haired girl with curly hairstyle and elegant make up. Closeup portrait.

Sa lloj bigudinash ka?

Ekzistojnë lloje të ndryshme bigudinash për të përmbushur nevojat e ndryshme të stilit. Ato janë në thelb ‘rrotulla’ me diametra të ndryshëm, bazuar në rezultatin që doni të merrni. Format më të mëdha janë ideale për flokë të gjatë ose për të marrë një flokë më lisho por më voluminoze, ato më të voglat, për të pasur një kokë plot me kaçurrela.

Për ata që duan një rezultat të shpejtë, ekziston tipi me ngrohje, shumë i shpejtë dhe shumë i thjeshtë në përdorim. Nga ana tjetër ekzistojnë edhe ato me sfungjer të butë ose më avangarde, me furça të inkorporuara.

Pothuajse të gjithë ato duhet të aplikohen në flokë të lagur dhe të thahen nën kaskën me ajër. Difuzori është gjithashtu i përdorshëm, nëse doni t’i thani më herët. Duhet të kihet parasysh se një mbledhje me bigudina në flokë të lagur, do të zgjasë vërtet më gjatë.

Si të aplikoni bigudinat në mënyrë korrekte?

Për këtë ju ftojmë të ndiqni një video tutorial, në të cilën shpjegohet përdorimi i pjesës më të madhe të formave e madhësive të bigudinave.

Pesë ide për të qenë sensual edhe jashtë shtratit. Zgjoni intimitetin!

Intim e sensual në shtrat, dakord, por a keni menduar ndonjëherë se si është intimiteti jashtë shtratit? Kjo nuk është më pak dhe nëse nuk e kuptuar se ç’do të thotë, lexo të lutem!

Intimiteti është sigurisht një nga përbërësit themelorë në jetën e një çifti, për këtë biem dakord të gjithë.

Edhe pse është një temë shumë delikate, të cilën pakkush mund ta trajtojë me qetësi, biseda për intimitetin është e domosdoshme, veçanërisht kur jeni çift për një kohë të gjatë.

Ne do t’ju japim disa këshilla, në mënyrë që t’i ktheheni intimitetit, edhe pa pasur nevojë të bëni dashuri.

Çfarë do të thotë të jesh sensual pa menduar për aktin seksual

Të duket se ishte dje, kur turbulloheshe nga një shikim dhe pasioni ishte aq i papërmbajtshëm, sa nuk arrinit në kohë në dhomën e gjumit. Ndërkohë që tani iu zë gjumi së bashku në divan, qoftë edhe duke parë filma romantikë, dhe mund të rrini edhe gjithë ditën së bashku pa menduar asfare për marrëdhënien seksuale.

Por çfarë ndodhi?

Mos u shqetëso, përgjigjja është e thjeshtë: duke qenë se kaloni shumë kohë së bashku, intimiteti juaj ka marrë një kthesë të çuditshme.

Asgjë e gabuar nëse bën seks në mënyrë konstante dhe madje në mënyrë “të mërzitshme”, sepse ka shpjegim edhe për këtë.

Me pak fjalë, askush nuk thotë që duhet të bësh dashuri çdo herë me veshje intime shumë të komplikuara për t’u veshur e zhveshur, apo duke ndjekur pozicionet kamasutra.

Mbase, ajo që ju mungon është të ktheheni sërish sensual me njëri-tjetrin, jashtë mbulesave të shtratit.

Kemi rreshtuar pesë këshilla për t’ju kthyer në “lavditë” e fillimit të marrëdhënies suaj, pa e detyruar domosdoshmërisht veten të keni një marrëdhënie kur nuk dëshironi!

Pesë ide për të qenë sensual edhe jashtë shtratit

-Ndani një sekret “të vogël” me të. 

Natyrisht, po flasim për një sekret intim! Ndoshta mund të përpiqeni t’i tregoni njëri-tjetrit një fantazi të fshehtë ose të vendosni të bëni dashuri në një vend publik dhe të krijoni idenë së bashku ndërsa jeni jashtë për darkë.

Me pak fjalë, ka të bëjë me përpjekjen për të rikrijuar bashkëfajësinë që keni pasur më parë dhe që bashkëjetesa ose pandemia tmund ta kenë fikur!

-Shikoni njeri-tjetrin nudo.

Sa kohë keni pa e parë njeri-tjetrin nudo? Epo, ka ardhur koha që të rizbuloni intimitetin tuaj pa bërë dashuri, por duke u parë për një kohë të gjatë!

Zgjidhni një ditë kur ndiheni bukur, jeni e depiluar dhe shumë sensuale dhe lëreni atë t’ju shohë. Me pak fjalë, edhe syri dëshiron pjesën e vet!

(Përdorni taka, make-up, striptizë ose vel në mënyrë që të mos tregoni gjithçka nëse nuk dëshironi: ideja është të joshni, jo të bëheni të pakëndshëm për veten apo partnerin!)

-Vallëzoni (nëse edhe partneri e pëlqen këtë).

Ndoshta ju mungojnë diskotekat apo daljet për të vallëzuar. Por nëse nuk e kemi më të mundur të dalim mbrëmjeve si dikur, krijojeni atmosferën në shtëpi, u pa puna!  

Vendosni muzikë dhe harrohuni në vallëzim. Nuk ka rëndësi nëse është një vallëzim sensual apo jo.  

Gjëja e rëndësishme, në fakt, është të rimarrësh posedimin e idesë së prekjes dhe ngacmimit të partnerit me trupin tënd: dhe çfarë mënyre më të mirë për ta bërë, sesa duke kërcyer?

-Dush ose banjë së bashku në vaskë.

Një tjetër klasike e shkëlqyer për të cilin, megjithatë, mund të mos keni menduar shumë kohët e fundit.

Bërja e një dush ose banje së bashku, është një mënyrë e shkëlqyer për të prekur njëri-tjetrin dhe për të rritur eksitimin, pa pasur nevojë të bëni dashuri menjëherë më pas!

Lëreni partnerin tuaj t’ju ​​sapunisë dhe bëni të njëjtën gjë, shijoni ujin e nxehtë mbi të dhe … mos bëni dashuri (nëse mundeni).

-Flini së bashku diku tjetër (pra jo në shtëpi).

Periudha e kufizimeve sigurisht nuk na ndihmojnë. Nëse keni mundësi të flini diku tjetër, përveç shtëpisë suaj, ju rekomandojmë që të shfrytëzoni rastin!

Një shkëputje e vogël nga rutina juaj e zakonshme është mënyra perfekte për t’ju bërë… t’ju rikthehet dëshira!

Fjetja një natë larg shtratit tuaj (dhe divanit) mund të bëhet mënyra e duhur për të nxituar për në shtëpi … për të bërë dashuri!

Besojmë se në fund të këshillave tona, do ta keni vendosur se cila do të jetë mënyra juaj e preferuar për kthimin e sensualitetit… pa bërë dashuri!

Si të shpëtojmë nga efekti “panda” kur vendosim lapsin e zi? Këshillat tona.

Mund të përdoret si vijëzues sysh, si bazë për sytë e sfumuar ose për të përcaktuar rimën e brendshme të syrit. Lapsi, kryesisht i zi, për sytë është i gjithanshëm dhe ndoshta më i përdorshmi për grimin. Por edhe ai, nëse nuk dimë ta përdorim mirë, rrezikon të na japë efekte të padëshirueshme për pamjen e pastër që do të donim kur bëjmë tualet.

Ky efekt tashmë njihet si efekti “panda” dhe bëhet fjalë për atë hijen e bezdisshme e të hapur jashtë kufijve në të cilën përdorim lapsin e syve. Pra me fjalë të tjera një efekt i bezdisshëm, sa kohë duket si një njollë e zezë apo rrathë sysh të panevojshëm dhe të pabukur. 

Një makth i vërtetë, veçanërisht për ato që kanë kaluar shumë kohë në bërjen e një make-up-i të studiuar në detaje.

Atëherë, si të shmangim “efektin panda” që askush nga ne s’e do? Ekzistojnë disa hile që duam t’jua tregojmë sot.

Dy truke për një laps syri që nuk njollos

Për të siguruar që lapsi i syve të zgjasë shumë kohë pa krijuar njolla, së pari duhet ta aplikoni në mënyrë korrekte dhe më pas ta fiksoni siç duhet. Le të shohim se si të veprojmë hap pas hapi.

Para së gjithash, sigurohuni që të keni një laps të mprehur mirë, të gatshëm për të bërë një vizë precize dhe delikate.

Kur nisni aplikimin me laps, është mirë ta bëni duke bërë pika ose vija dhe jo, siç bëhet zakonisht, duke tërhequr një vijë të vazhdueshme.

Më pas është mirë ta sfumoni. Me ndihmën e një një furçeje të vogël, mjafton të kryeni një lëvizje nga brenda në pjesën e jashtme të syrit, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë produktin, i cili, duke qenë në një sasi më të ulët se sa në vijëzimin klasik, nuk do të rrezikojë të shpërhapet.

Tani është momenti për ta fiksuar. Me të njëjtën furçë, merrni pak nuancë për sytë me të njëjtën ngjyrë si lapsi dhe vendoseni atë në vijën që sapo keni bërë: ashtu si pudra me fondatinën, edhe ky pluhur do ta bëjë vijën më të theksuar dhe më rezistente.

Kaq ishte. Pas kësaj ju duhet të keni një laps të aplikuar me saktësi dhe mbi të gjitha që do të zgjasë shumë në kohë.

Provojni pra, ç’prisni? E vetmja gjë që ju nevojitet është një laps, një furçë precize dhe pak nuancë sysh.

Më fal, doje të bije në peshë? Bëj dashuri! Ja sa kalori digjen

Edhe nëse nuk e dije se mund të diegësh kalori në mëyrën më të mirë të mundshme ja se përse shërbejnë miqtë.

Dhe jo vetëm kaq, por do t’ju tregojmë edhe për “stërvitjen” që duhet të bëni në çift, në mënyrë që edhe të argëtoheni, edhe të humbni ca kile të tepërta.

Mos u shtyni se nuk e kemi fjalën për t’u regjistruar në palestër dhe nuk e kemi fjalën as për një lloj stërvitjeje që per dikë funksionon e për të tjerë jo. Kjo e të bërit dashuri funksionon për të gjithë, mjafton të bësh gjërat e duhura.

Jeni gati për një seancë trajnimi… nën mbulesa?

Të humbasësh peshë ndërsa bën dashuri: kjo është arsyeja pse mund të zëvendësoni marrëdhëniet intime me dietën. Boll me dieta, lamtumirë anëtarësim në palestër: tani, nëse doni të humbni peshë, duhet të kontaktoni … partnerin tuaj!

Jo, mos u shqetëso, ne nuk po ju këshillojmë të shkoni e të vraponi me partnerin tuaj (mos o zot!) por… t’ia nisni punës nën çarçafë! Me sa duket, aktiviteti seksual mund të krahasohet me një stërvitje të vërtetë.

Çfarë lehtësimi, apo jo?

Lamtumirë palestër dhe rroba sportive me djersë: për të humbur peshë, tani, ju nuk keni nevojë për asgjë tjetër përveç partnerit tuaj dhe një jetë intime … me të gjitha lajle-lulet!

Sigurisht, për të humbur peshë me të vërtetë duke bërë dashuri, nuk mund të mbështetesh në atë marrëdhënien që ke një ose dy herë në javë. Është një “stërvitje” e vërtetë, në të cilën duhet të jesh konstante: me pak fjalë, mos mendoni se është kaq ndryshe nga palestra. I vetmi ndryshim real dhe thelbësor është se është më i këndshëm, dhe shumë madje!

E kush nuk do të donte të ndiehej pak më fit, pa pasur nevojë të bënjë ndonjë gjë të veçantë?

Sa kalori humb duke bërë dashuri?

Por le ta fillojmë nga puthja! Sa kalori digjen duke u puthur?

Duke puthur partnerin tuaj, në fakt, ju mund të digjni deri në 200 kalori: jo keq, veçanërisht nëse mendoni për faktin se është një veprim që ju tashmë e bëni!

Puthja, për t’ju ​​bërë të konsumoni vërtet energji dhe yndyrë, duhet të jetë shumë sensuale dhe e dëshirueshme dhe të zgjasë gati një orë.

Ok, ne e kuptojmë që mund të jetë e vështirë të puthësh për një orë të tërë, por tento ta provosh të paktën!

Mundohuni të gjeni pak kohë për të provuar këtë lloj shumë të veçantë gjimnastike dhe, nëse nuk mund ta duroni më, kaloni në paralojë.

Edhe me të digjen kalori!

Dhe sa kalori digjen me paralojë? Le të zbulojmë se si të humbasim peshë duke bërë dashuri

Ta zëmë se uk i keni shpëtuar dot tundimit për të pirë një birrë të vogël.

Epo, për këtë dreq gafe që keni bërë do t’ju duhet t’i përvisheni punës me një paralojë prej 20 minutash, me partnerin tuaj. E kështu do të hiqni qafe “në mënyrë të kulturuar” plot 90 kaloritë e birrës.

Sigurisht, që në paralojë është përfshirë gjithçka: ngjitja dhe zbritja nga shtrati (mendo pastaj sikur të përdorje kuzhinën, për pak më shumë vështirësi kalorike), zhveshja e më tej me puthjet e përkëdheljet.

Kështu pra mos t’ju duket shumë 20 minuta stërvitje, pa përfshirë aktin seksual, sepse këtu po flasim për linjat tuaja. 20 minuta për të kënaqur veten dhe humbur peshë, shfrytëzojeni pra!

Cilat janë pozicionet që djegin më shumë kalori?

Kuptohet, ato ku ke më shumë vështirësi, të gjithë pozicionët në këmbë! Me sa duket, duke “luftuar” në këmbë, të dy do të konsumoni gati 600 kalori, dhe ndërkohë do të argëtoheni gjithashtu! Pozicionet klasike si ai i misionarit apo ai ku je ti sipër janë gjithashtu të mira.

Sigurisht, kaloritë ndryshojnë në varësi të pozicionit, por këtu nuk bëjmë shumë dallim: e rëndësishme është që po humbni peshë, pa bërë asgjë që nuk do ta bënit tashmë!

Me pak fjalë, ja çfarë  duhet të kuptoni, të bësh dashuri për një orë, do të ishte e njëjtë gjë me të bësh vrapë për tridhjetë minuta. Mesatarisht, duke bërë dashuri të paktën një herë në ditë ose vazhdimisht për një javë, do të digjni 90 kalori çdo herë.

Edhe nëse vrapimi për gjysmë ore do të digjte pak më shumë kalori, në të vërtetë nuk ka të krahasuar: vrapimi është ajo gjëja që bëjnë sportistët herët në mëngjes, ndërsa të bësh dashuri është në zemrat e të gjithëve.

Ja pra, ka ardhur koha për të hedhur tej biçikletat e tapetet e palestrave dhe për të blerë thjesht një set të ri të brendshmesh seksi! Përvishni mëngët, apo… s’keni mëngë.

Mirë pra, bëni dashuri, kaq e thjeshtë është!

5 shtyllat që mbajnë në këmbë dashurinë

Që dashuria juaj të jetë e qëndrueshme dhe e fortë, ajo duhet të qëndrojë mbi disa shtylla të rëndësishme.

Dashuria vjen në një mënyrë të papritur, por po aq me shpejtësi na kthen krahët, nëse ne nuk e ushqejmë zjarrin e saj. Dhe nëse doni që dashuria juaj të qëndrojë gjatë pranë jush dhe të jetë sa më e fortë, atëherë ejani të flasim për 5 gjërat që e mbajnë atë në këmbë.

Të njihemi me 5 shtyllat e dashurisë

Mendoni se duhet pak për të qenë të lumtur dhe të dashuruar? Apo mos jeni nga ata personat capak naivë, që mendojnë se pasi Cupid të ka goditur zemrën, dashuria do të jetojë përgjithmonë në ju, pavarësisht nga gjithçka?

Siç thuhet nga të mënçurit: “Dashuria është e përjetshme vetëm për aq kohë sa zgjat”.

Çdo gjë e bukur kërkon përkushtim. Nëse doni trëndafila të bukur në kopshtin tuaj, duhet t’i rrisni me dashuri dhe të mos harroni t’i ujisni ato.

Të gjitha përpjekjet që bëjmë për njëri-tjetrin shpërblehen nga një dashuri që do të na bëjë të lumtur për një kohë të gjatë. Ndaj le të fillojmë me vetëdijen se dashuria nuk është kurrë drejtvizore, as si një lumë i qetë. Të gjitha marrëdhëniet romantike janë të destinuara të kalojnë përmes ulje dhe ngritjesh, e rëndësishme është të dini si të menaxhoni konfliktet dhe t’i bëni ato forcën e çiftit, për të kapërcyer vështirësitë, të cilat e bëjnë atë më të fortë.

Për të menaxhuar më mirë këto konflikte, thjesht përqendrohuni në 5 shtyllat e dashurisë.

Pasioni është nisja, zanafilla, por ai shuhet nëse nuk mësojmë të respektojmë tjetrin krahas nesh. Pasioni nuk zgjat përgjithmonë, por ai transformohet.

Koha dhe përpjekja shndërrojnë një dashuri të përbashkët në një dashuri të veçantë.

Siç e përmendëm, pasioni përjeton një kulm gjatë fazës fillestare të marrëdhënies, por më pas është i destinuar të qetësohet. Ruajtja e tërheqjes dhe pasionit për njëri-tjetrin kërkon përkushtim dhe njohjen e atyre shtyllave mbi të cilat qëndron dashuria e vërtetë.

Po cilat janë ato që e bëjnë një dashuri të lumtur e solide?

1. Komunikimi

Një element kryesor i marrëdhënies që nxit një marrëdhënie të shëndetshme është mënyra e duhur për të komunikuar. Në çdo marrëdhënie, gjetja e çelësit për të kuptuar njëri-tjetrin është shenja e suksesit. Çiftet e lumtura dinë të komunikojnë ndjenjat, shqetësimet, emocionet e tyre. Ata dinë të komplimentojnë njëri-tjetrin dhe dinë të merren me tema edhe më të pakëndshme që dëmtojnë qetësinë e çiftit. Ata dinë të trajtojnë tema që lidhen me xhelozinë, seksualitetin e pakënaqshëm, problemet financiare, rritjen e fëmijëve, dhimbjen, të gjitha temat që shkaktojnë mosmarrëveshje. Menaxhimi i këtyre konflikteve duke komunikuar në mënyrën e duhur ndihmon në përmirësimin e marrëdhënies edhe për të ardhmen. Të folurit dhe të dëgjuarit është thelbësore për të dialoguar mirë.

2. Kuptueshmëria

Kur lind një konflikt, le ta vëmë veten në vendin e tjetrit dhe të mësojmë të vlerësojmë këndvështrimin e tij/saj, në vend që të bëhemi armiqësor. Zbusni “startin” tuaj, në mënyrë që të mos hyni në një zonë lufte. Ne i dimë mirë pikat e dobëta të tjetrit dhe dimë si ta nxjerrim atë nga vetja e durimi dhe si ta çmendim. Por pyetja është: çfarë përfitojmë ne nga kjo? Me siguri vetëm shumë fjalë të këqija.

Por ne dimë edhe si ta ëmbëlsojmë “pilulën”, dhe ky opsion i dytë i bën konfliktet më pak të ashpra. Të ruajmë qetësinë, kjo është baza e një marrëdhënie të ekuilibruar.

3. Vlerësimi

Mos të harrojmë se secili prej nesh ka nevojë të ndihet i dashur. Tjetri ka nevojë për vëmendjen tuaj, praninë tuaj, interesin tuaj për gjithçka që e shqetëson atë. Jini të interesuar për të, për punën e tij, për ditën e tij. Dëgjojeni, lëreni të ndiejë interesin tuaj. Jepni atij disa këshilla, përgëzojeni atë për sukseset. Jini të interesuar për gjërat që i pëlqen: këngët e saj të preferuara, zhanrin e filmave, ushqimin e preferuar, njerëzit me të cilët ndihet mirë. Mos harroni gjithashtu gjërat që nuk u pëlqejnë. Kështu i tregoni se e kuptoni plotësisht dhe kjo është thelbësore për ta bërë atë të dashurohet marrëzisht me ju. Do të jeni bashkëpunëtorë dhe do të duheni më shumë se kurrë.  

4. Kontakti

Prekja fizike nuk është vetëm marrëdhënie seksuale. Një puthje e papritur, një përqafim pas kthimit, një përqafim në divan, gjeste që e bëjnë atë të kuptojë që ju e vlerësoni praninë e tij. Këto gjeste regjistrohen në trurin e personit që i merr ato, si gjeste që lidhen me lumturinë dhe për këtë arsye zvogëlojnë stresin, duke ulur në mënyrë specifike nivelet e kortizolit dhe duke rritur ato të oksitocinës, hormonit të lumturisë.

5. Seksualiteti

Një seksualitet përmbushës është thelbësor për një marrëdhënie të kënaqshme dhe të qëndrueshme. Të bësh dashuri është çimentimi i një çifti për të paktën 8 arsye, të cilat do t’ua kujtojmë në një shkrim tjetër. Sa më shumë të lidheni me partnerin tuaj, aq më shumë do të dëshironi të lidheni përsëri e përsëri. Harmonia martesore varet kryesisht nga kjo lidhje.

Flini me një limon të prerë mbi komodinë, çdo natë, dhe zbuloni ato që nuk ua merrte mendja!

Sot do t’ju bëjmë një propozim që mund t’ju duket i çuditshëm, por përfitimet që do të merrni nuk janë të tilla. Do t’ua shpjegojmë psenë. Vendosni feta limoni mbi një pjatë pranë vendit ku flini, praktikisht mbi komodinë dhe lexoni artikullin tonë për të kuptuar se pse do të duhet të na e vini veshin.

Limoni është një përbërës me të vërtetë i gjithanshëm në kuzhinë dhe në shtëpi, dihet gjithashtu se është një ilaç natyral shumë i dobishëm për shëndetin tonë në rrethana të ndryshme. mjaftojmë t’ju kujtojmë recetat e gjysheve me limonin për dhimbjet e grykëve. Nga ana tjetër të gjithë e kemi provuar aromën e tij dhe shpesh e kemi sosaciuar me ambiente të freskëta e të pastra. Aroma karakteristike e agrumeve ka gjithashtu efekt pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore.

Një zakon i mirë, që do të duhet ta bëjmë tonin para se të flemë, është të vendosim një limon të prerë në feta ose në 4 pjesë afër shtratit! Pse?

Më poshtë do të rendisim disa arsye të forta:

Më e mirë se aromatikët e dhomave

Era e limonit përgjithësisht vlerësohet nga të gjithë. Kjo është një zgjidhje e shkëlqyeshme dhe më ekologjike se sa aromatizuesit kimik të ajrit për ambientet (të cilat ndër të tjera janë të dëmshme për shëndetin), për ta bërë ajrin në dhomën tonë më të këndshëm.

Pastron ajrin

Pa pasur nevojë të përdorni ndonjë substancë kimike ose toksike, me pak limon jo vetëm që do të keni një ajër më aromatik, por edhe më të pastër në dhomën tuaj. Parimet aromatike të pranishme në këtë frut kanë në fakt fuqi antiseptike.

Përmirëson gjumin

Të kesh ajër më të mirë në dhomën ku fle, është shumë e rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e gjumit dhe në këtë mënyrë veprojmë gjithashtu pozitivisht në mbrojtjen imune të trupit tonë.

Përmirëson frymëmarrjen tuaj

Sidomos nëse keni alergji ose astmë, vendosja e limonit të prerë në komodinën e shtratit tuaj mund t’ju ndihmojë të merrni frymë më mirë gjatë gjithë natës.

Gryka e freskët dhe koka aktive

Pasi të flini një natë të tërë në kontakt të ngushtë me aromën e limonit, ju me siguri do të zgjoheni me një fyt të freskët dhe me një kokë shumë më aktive dhe të përqendruar se zakonisht.

Larg ankth dhe depresion!

Aroma e limonit është në gjendje të largojë ankthin dhe depresionin, në fakt ajo vepron shumë fort në humorin tonë. Duke e bërë zakon të flemë duke marrë frymë nën aromën e tij, ne mund të shijojmë zgjime shumë më të qeta dhe të relaksuara.

Slices of lemon on white plate. Food.

Për të pasur një aromë më të fortë, mund të vendosni edhe më shumë limon të prerë pranë shtratit (të gjitha varietetet e këtij fruti agrumesh janë të mira).

Sigurisht, përfitimet e listuara merren gjithashtu duke përhapur vaj esencial të limonit në shtëpi ose në dhomën e gjumit.

Sidoqoftë, është e sigurt që nuk ka familje shqiptare që nuk ka limona gjithmonë në shtëpi dhe të provojmë të eksperimentojmë me të mirat e këtij ilaçi natyral, ndërsa flemë, nuk na kushton asgjë!