Si dielli! E dini që ne ju flasim vetëm për tendecat, ja kujt i shkon grimi portokalli

Duket qe portokallia në grim është futur te tendencat e pranverë-verë 2021. E dimë që hyn te make-up-et pak të guximshëm, ndaj duam të ndajmë me ju disa këshilla për kombinimin e tij dhe se si të krijoni një grim inovativ për pamjen tuaj.

Ngjyra e pjeshkës dhe e kajsisë janë ngjyra që përdoren pak më lirshën nga gocat që kanë nevojë për atë shkëlqimin e ngrohtë të make-up-it, që këo dy ngjyra janë në gjendje të dhurojnë. E para, ngjyra e pjeshkës është parë si “shpëtim” për gocat që nuk e kanë fort për zemër trëndafilinë e fortë, ndërsa ngjyra e kajsisë, për të gjitha ato që i duan ngjyrat pastel, por nuk janë të gatshme të vishen si princesha.

Mirëpo, portokalli portokalli, me gjithë forcën dhe plotinë e saj, rrallë e kemi parë të përdoret. Epo mirë, e kemi parë rrallë deri tani, por ja që këtë vit do të duhet ta shohim shumë, pasi mjeshtrat e ngjyrave kanë vendosur të jetë ajo tendenca e pranvere-verë 2021.

Si gjithmonë nuk do t’ju lëmë vetëm në këtë zgjedhje. Jemi këtu për t’ju këshilluar, pasi e kemi bërë më parë me info dhe këshilla profesionistësh.

Kujt i shkon make-up-i portokalli?

E dimë që do të filloni t’i jepni përgjigje pyetjes, mbase duke zgjedhur një grua që nuk jeni ju, por ne po ju themi se portokallia u shkon të gjitha grave, bionde, brune dhe kuqeve.

Truku i vetëm qëndron në të kontrolluarin dhe përcaktuarin nëntonin e lëkurës. Nëse ai do të ishte i ftohtë, do të ishte më mirë të shmangni çdo lloj grimi portokalli, pasi thjesht nuk do të merrnit rezultate të këndshme. Ky tip lëkure shkon mirë fare me të gjitha ngjyrat bezhë, rozë ose kafe.

Portokallia e duhur për vajzat bionde

Vajzat me flokë bionde dhe lëkurë të çelur mund të shkojnë pa frikë te të gjitha llojet e portokallisë, pasi zbehja e lëkurës së tyre do të ndriçohet me çdo nuancë portokalli.

Perfeksioni shkon me ngjyrën e pjeshkës, pasi kjo ngjyrë do të japë buzë delikate dhe elegante dhe një make-up të ndritshëm për syë.

Nga ana tjetër, në faqe, ngjyra e pjeshkës do të japë pamjen e rinisë dhe freskisë, sigurisht kur e përdorni me kujdes dhe moderim, veçanërisht nëse lëkura tani është e maturuar dhe ka papërsosmëri të vogla ose pore të zgjeruara në faqe. Në këtë rast, domosdoshmërisht theksimi bëhet me një “përskuqje” në ngjyrë pjeshke.

Make-up portokalli tani edhe për zeshkanet

Vajzat brune me një ton ulliri të lëkurës së fytyrës, duhet të zgjedhin një ngjyrë portokalli shumë intensive, që do të aplikohet në mënyrë alternative ose në sy, ose në buzë. Përdorimi i kësaj ngjyre në të dy pikat më të forta optike të fytyrës, do të çonte në fakt, në klasiken “e ekzagjeruar”, të cilin gjithmonë duam ta shmangim kur bëjmë grimin.  

Është një ngjyrë perfekte për stilin “solid color”, domethënë, për make-up-in e bërë me produkte jo të përziera, por të aplikuar në një mënyrë kompakte dhe intensive në pjesën më të madhe të qepallës. Me pak fjalë njëngjyrëshet.

Sidoqoftë duhet thënë se, edhe e përzier në një mënyrë atipike, portokallia do të japë një efekt të mahnitshëm. Duke marrë parasysh se, nëse mbani maskë, sytë janë praktikisht i vetmi element që mund të shihet në fytyrë, portokallia do ta bëjë pamjen absolutisht të paharrueshme.

Në këtë rast është e domosdoshme të mbani buzët neutrale, në mënyrë që të përqendroni vëmendjen vetëm te sytë. Por buzët portokalli nuk janë aspak tabu, thjesht duhet të keni guximin për ta përdorur dhe sigurisht, të dini të zgjidhni tonalitetin/nuancën e duhur për ju.

Kujdes! Në rastin e make-up-it pak më sipër, sytë grimohen shumë pak, duke lënë buzët për t’i spikatur.

Rregulli i blushit të faqeve në make-up-in portokalli

Nëse dëshironi të krijoni një pamje totale me make-up portokalli, do të jetë e nevojshme të “luani ekuilibristen” në zgjedhjen dhe dozimin e ngjyrave.

Arsyeja është se përdorimi i portokallive të ndryshme, është një gabim shumë i rëndë, pasi ndryshimi kromatik do të na japë një efekt shumë të pakëndshëm dhe “të çrregullt” make-up-i në përfundim.

Mollëzat e faqeve do të duhet të kenë të njëjtën nuancë me buzëkuqin dhe tonin e syve, për të shmangur nuancën e gabuar të faqeve. E kundërta duhet të ndodhë, në fund të make-up-it do të duhet të marrim një rezultat të njëtrajtshëm.  

Bëni kujdes me sfumimin e saktë të produktit, kur bëni përzierje, pasi ndryshe nga ngjyrat e tjera, portokallia ka tendencën të nxjerrë në pah gafat e aplikimit, sidomos në lëkurat e qarta.  

Një strategji e mençur, për të shmangur gabimet në kombinimet e ngjyrave është të zgjidhni një produkt unik për ta aplikuar në të gjithë fytyrën. Në këtë mënyrë do të keni një grim koherent e që bën përshtypje.  

Ngjyrat e syve në trajtë kremi ​​janë zakonisht zgjedhja më e mirë për t’u përdorur për këtë qëllim, pasi ato janë shumë të pigmentuara, dhe kështu do të ishin perfekte për përdorim në sy dhe buzë, por edhe të lehta për t’u përzier në faqe, për shkak të strukturës së tyre.

Ja këto kishim për sa i përket portokallisë. Nga ana tjetër ne e dimë, që ju tashmë dini të silleni si profesioniste me grimin, mjafton të hedhësh një sy nëpër rrugët e Tiranës.

Nuk mund “të bëhesh nuse”, nëse nuk ke domosdoshmërisht këto 5 gjëra për make-up-in e ditës së madhe

Janë 5 produktet “must have”, që nuk duhet të mungojnë kurrë në grimin e një nuseje, për të arritur atë efektin rrezatues, natyral dhe mbi të gjitha që zgjat për një ditë të tërë të paharrueshme.

Grimi i nuseve është padyshim një grim tepër i rëndësishëm, si për nusen e ardhshme, ashtu edhe për make-up artistin që e kryen atë, i cili do të ketë përgjegjësinë e krijimit të një pamjeje që do të përjetësohet dhe do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të nuses.

Në fakt, sot ka shumë njerëz që improvizojnë profesionin e make-up artistit, por në raste të tilla si ajo e martesës do të jetë profesionalizmi që do të bëjë diferencën dhe ky është padyshim një detaj që duhet të ndikojë nusen, kur zgjedh atë.

Shumë herë, ju zgjidhni profesionistin bazuar në çmimin, pa e hetuar plotësisht punën e bërë nga ai/ajo dhe vlerësimet nga klientët e tjerë.

Sa për grimin e nuseve, ka produkte që, nëse përdoren, do të sigurojnë make-up-in e përsosur për të gjitha eventet që e presin nusen e ardhshme.

Do të flasim për 5 produktet ‘must have’ (të domosdoshme) që do t’i japin nuses atë pamjen që na lë pa frymë dhe mbi të gjitha, të qëndrueshme për gjatë.

Nusja është një ikonë e bukurisë dhe shkëlqimit që në shumicën e rasteve është rezultat i operacioneve të shkathëta të make-up artistit dhe parukieres.

Deri më sot, ne nuk na ka rënë rasti, por ndoshta ka pak gra, që vendosin ta bëjnë ceremoninë ujë e sapun, sa i përket grimit.  

Që efekti të jetë ai i një pamjeje shkëlqyese, vështrimi magnetik dhe buzësh femërore, do të duhet të mbështeteni te një grimer profesionist, duke shmangur të gjithë kushërinjtë dhe miqtë që janë të apasionuar pas grimit!

Për të qenë perfekt, truku i ditës së dasmës duhet të theksojë cilësitë e fytyrës së secilës grua, të kamuflojë të metat, të jetë ‘fotografik’, afatgjate dhe t’i japë nuses një pamje të freskët, natyrore, por në të njëjtën kohë, mjaftueshëm të rafinuar dhe seksi.

Le të zbulojmë se cilat janë 5 produktet që nuk duhet të mungojnë kurrë në grimin e ditës së madhe:

1- primer-i

Primer-i është padyshim një produkt themelor për suksesin dhe kohëzgjatjen e grimit. Një produkt që krijon bazën mbi të cilën mund të aplikohen fondet dhe korrektorët që e bëjnë kompaktësinë e fytyrës, e mbush atë dhe mbi të gjitha e matifikon, duke siguruar që të mbajë larg efektin “shkëlqim” për shumë orë, një detaj themelor, sidomos në rastin e ceremonive të kryera gjatë verës.

2-pudra pluhur

Pudra pluhur ose pluhuri i orizit përfaqësojnë një mjet të fuqishëm për të rregulluar bazën e fytyrës, për të mbyllur të gjitha sfumaturat e një make-up-i konturues dhe për të siguruar një fytyrë mat dhe natyrale.

3- fondatina

Vetëm nëse nusja është tepër e re dhe pa asnjë të metë, as edhe të vogël, pasi në çdo rast tjetër, grimi i nusërisë duhet të përfshijë përdorimin e fondatinës, e dimë këtë tani. Kjo, edhe sepse në fotografi theksohet gjithçka, dhe madje edhe një pore e vogël e zgjeruar në fotot natyrore dhe të pa-retushuara mund të duket si një krater, për më tepër edhe pamja do të duket më e shurdhët, pa freski, pa jetë. Qoftë dimër apo mes-vere, fondatina do të jetë e pazëvendësueshme.

4-qerpikët fallco

Qerpikët e rremë janë një ‘domosdoshmëri’ në grimin total. E kemi provuar edhe në një “kapriçion” tonë të ditëve normale, sesi vendosja e qerpikëve krijon një hapje të tipareve të fytyrës dhe jep një nur të sofistikuar në pamjen femërore.

5- fiksuesi

Hapi i fundit do të jetë aplikimi i një fiksuesi llak për grimin. Ky produkt do të sigurojë edhe kohëzgjatjen e pritshme të grimit nusëror.  

E ëma vuan nga një sëmundje që i deformoi fytyrën, i biri e transformon totalisht me anë të grimit

Joanne është një nënë e cila vuan nga sindroma e Klippel-Trenaunay-Weber. Kjo është një sëmundje vaskulare kongjenitale, e cila ka si efekt anësor edhe deformimin e fytyrës. 

Pavarësisht sëmundjes, Joanne ëndërronte, që një ditë të mund të shihej sërish në pasqyrë dhe të ndihej e bukur si dukur. Për të plotësuar këtë dëshirë të saj ka menduar një person shumë i dashur për të, djali i saj Matthew. 

Për fatin e mirë të saj Matthew është një djalë që ka pasion grimin, madje ka dhe një kanal në YouTube ku realizon transformime me makeup. 

Kështu, djali vendosi të transformonte edhe pamjen e nënës së tij. 

Falë përdorimit të fondatinës, korrektorëve, toneve dhe buzëkuqit djaloshi arriti t’i fshihte njollat në fytyrën e Joanne dhe ta bënte më pak të dukshëm deformimin në fytyrën e saj. 

Momentet e vështira në jetën e saj nuk kanë munguar, por kjo gjë nuk e ka penguar që të vazhdojë të buzëqeshë. Madje me sjelljen e saj ajo i ka dhënë një mësim të madh edhe të birit, të cilit i ka treguar qysh herët se nuk kemi pse turpërohemi për shkak të pamjes sonë. 

Rregullat e thjeshta që duhet të ndiqni për grimin minimalist gjatë verës – Bëjini të tjerët të mendojnë se jeni yje edhe pa make-up

Vitet e fundit më shumë se grimi i ngarkuar me kontur, fondatinë, e dreqin, djallin bashkë me të birin është në modë makeup, no make up

Por çfarë është makeup no make-up, ose e thënë shqip, grimi që nuk duket si grim. Është një grim i lehtë, që garanton pamjen natyrale të fytyrës, kështu do të jeni të grimuar e të kuruar, por askush nuk do ta dije që keni vendosur makeup. 

Tani me siguri duhet të jeni duke pyetur veten se si arrihet kjo. Me shumë pak punë dhe me pak përpjekje.

Power of makeup - GIF - Imgur

Mos harroni kremin me spf

Fillimisht kujdesuni të hidratoni lëkurën me një krem që përmban spf. Ky hap është shumë thelbësor për shëndetin por edhe për bukurinë e lëkurës. 

What's The Best Sunscreen To Apply On Top Of Makeup? | Revelist

Fondatina, me karar 

Fondatinën mund ta shmangni totalisht, por nëse mendoni se e keni shumë të nevojshme ne do t’ju këshillonim një fondatinë me mbulim të ulët deri në mesatar, për të mos krijuar pamjen e fytyrës së “suvatuar”.

Drag Queens Reveal Their Master Beauty Secret List For Perfect ...

Xixëllo me lezet 

Xixëllo, por jo në kuptimin vulgar të fjalës. Mundohu të përdorësh pak shkëlqyes fytyre te pjesa e mollëzave dhe të maja e hundës, për t’i dhënë fytyrës dritë, por mos e tepro. 

Highlighter eye please GIF - Find on GIFER

Ku shkon ashtu pa bronxer

Jepini pak ngjyrë fytyrës me një prekje të lehtë bronxeri. Mjafton fare pak për të krijuar një pamje natyrale.

Everyday Makeup Using My Faves :) GIF | Gfycat

Maskara kundër ujit 

Përdorni maskara kundër ujit në këtë mënyrë ajo do të qëndrojë gjatë dhe nuk do të bëheni si “panda” pas disa orësh. 

Find & Share on GIPHY

Qershia për në fund, pak buzëkuq 

Dhe për t’i vënë kapakun pamjes suaj natyrale do t’ju duhet një buzëkuq, ose një ndriçues buzësh. Ne do t’ju sugjeronim nuancat e së kuqes, ose rozës por ju e dini se çfarë do t’ju përshtatej më shumë. 

Makeup | Tumblr discovered by † believe on We Heart It

Fondatinë që rrjedh, sy të nxira dhe buzëkuq i përhapur- Ja si t’i zgjidhni këto probleme të grimit gjatë verës

Një problem që  prek të gjitha vajzat gjatë verës është shkrirja e grimit në fytyrë. Nuk la rëndësi se sa cilësore janë produktet që përdorim, pasi sapo të dalim nga shtëpia grimi do të shkrijë në lëkurë duke na dhënë një pamje qesharake deri diku.

Në këtë pikë lind pyetja, po si ta bëjmë grimin në verë?

Për fat të mirë ekzistojnë disa hile, të cilat do t’ju ndihmojnë që makeup-i juaj gjatë verës të mos shkrihet totalisht për shkak të djersitjes.

Këshilla e parë ka të bëjë me fondatinën. Zgjidheni në bazë të llojit të lëkurës dhe mundohuni të merrni një ngjyrë pak më të errët se ajo që përdorni zakonisht.

Nga ana tjetër duhet të bëni kujdes dhe të zgjidhni një formulë që zgjat në kohë. Në këtë pikë do t’ju këshillonin një fondatinë kompakte, në vend të atyre të lëngshme, duke qenë se këto të fundit zgjasin më pak.

Këshillohet gjithashtu përdorimi i fondatinave me Spf, të cilat ofrojnë edhe mbrojte ndaj rrezeve ultraviolet.

Nëse e fiksoni grimin me pudër zgjidhni një formulë hidratante, me vitaminë E.

Nga ana tjetër, maskara, lapsi i syve dhe buzëkuqi duhet të jenë patjetër rezistentë ndaj ujit. Kjo për të shmangur fshirjen dhe përhapjen e tyre nëse mbuloheni me djersë në fytyrë.

Shpresojmë t’ju kemi ndihmuar dhe nga sot e tutje ju sugjerojmë ta bëni grimin sipas këshillave që ju kemi dhënë më sipër.

Olti Shulla transformon sërish miss-in me aftësi ndryshe, ja si duket ajo sot

Nuk e dimë nëse e mbani mend Maria Taragjinin, vajzën me aftësi ndryshe, që nuk mundet të flasë e të dëgjojë, e cila përfaqësoi Shqipërinë në konkursin  “Miss and Mister Deaf Stas “, më 9 nëntor të vitit të kaluar në Itali.

Në atë kohë pamja e Marias u transformua 180 gradë nga artisti Olti Shulla dhe ngjarja mori shumë vëmendje në media. Kjo pasi Olti Shulla diti ta transformojë vajzën duke i nxjerrë në pah tiparet e theksuara, si sytë blu, buzët e plota edhe strukturën e fytyrës.

Nëse shihni foto e asaj kohe, ngjyra e flokëve të Marias ka ndryshuar nga një ombre në bionde, gjë që nxjerr edhe më shumë në pah sytë e saj blu.

Mirëpo, artisti i flokëve dhe i grimit nuk u mjaftua me aq. Këto ditë ai e ka transformuar sërish Miss-in, duke na dhënë kështu një nga makeup-et  më të bukura për të kopjuar këtë verë (sidomos nëse kemi sy blu).

Ai ka zgjedhur sërish bionden e ftohtë për flokët e saj. Ndërsa sa i takon grimit, vëmë re përdorimin e ngjyrave të tokës te pjesa e syrit, si dhe përdorimin e ngjyrës së kaltër poshtë tyre për t’i dhënë më shumë dritë dhe shkëlqim.

Ne kemi disa orë që rrimë shohim fotot dhe jemi pa fjalë. E do njeriu një transformim të tillë, të paktën njëherë në vit.

Për fat të mirë tani e dimë se ku duhet të drejtohemi.

Pse ka ardhur koha që burrat të thyejnë tabu përmes grimit

Ka shumë elementë të jetës sonë, të cilët lidhen dashur pa dashur me rolet gjinore, ose me sjelljet të cilat shoqëria i ka ndarë në formë arbitrare, si veprime që duhet të kryhen nga burrat, ose nga gratë. Një ndër këto veprime është edhe vendosja e grimit.

 Prej shumë vitesh, grimi ka qenë një mollë e ndaluar për djemtë, kjo pasi perceptohet nga shoqëria si sjellje e destinuar për gratë. Për fat të keq, djemtë që marrin guximin dhe vendosin makeup, shpesh përballen me shumë paragjykime, si dhe me njerëz të cilët e marrin të mirëqenë seksualitetin e tyre.

Gjithsesi së fundmi kompanitë kozmetike kanë filluar të krijojnë linja të tëra me produkte dedikuar burrave dhe djemve.

Përfaqësues të Mac shprehen se grimi është kthyer tashmë në një problem kulturor. Kjo pasi gratë e kanë më të lehtë të përfitojnë prej tij, ndërsa burrat përballen me qindra paragjykime.

“ Grimi për burrat është përdorur shumë nga yjet e muzikës dhe të kinemasë në të shkuarën. Kjo sepse grimi, mund të ndihmojë si gratë ashtu dhe burrat që të ndihen më mirë me pamjen e tyre. Nuk ka pse të jetë tabu.”

Ja pse kjo iniciativë synon të thyejë tabu. Kompanitë, të cilat prodhojnë produkte kozmetike për burrat, janë të vendosura  të thyejnë stereotipat dhe të normalizojnë sa më shumë të jetë e mundur imazhin e burrit, që vendos makeup.

Gjithsesi arti i grimit, nuk është diçka e re në historinë e njerëzimit. Sipas historianëve, Keltët, Majat, por edhe popuj të tjerë e kanë praktikuar grimin pa dallim gjinie.

Kështu, nëse më herët është praktikuar, sot nuk ka pse të mos praktikohet. Përtej paragjykimeve çdo njeri ka nevojë të ndihet mirë me veten dhe me pamjen  e tij. Shoqëritë mund të vendosin shumë gjëra gabim, për shkak të paditurisë, paragjykimit dhe stereotipave gjinorë. Por, në çdo moment, vetë shoqëritë mund të kuptojnë se disa rregulla janë të padrejtë dhe do të fillojnë t’u shmangen atyre. Shpresojmë që e njëjta gjë të ndodhë edhe me  rregullin e pashkruar që u ndalon burrave vendosjen e grimit.

Disa hile grimi që do t’ju bëjnë të dukeni 10 vite më të reja

Ëndrra e shumë personave është një grim që do t’i bëjë të duken shumë vite më të rinj. Sigurisht, kujdesi ndaj lëkurës është hapi i parë për ta arritur këtë, por ekzistojnë edhe disa hile të vogla të trukut, të cilat do t’ju heqin 10 vite në pak sekonda. Ja çfarë duhet të bëni.

Thuaji jo fondatinave me efekt të lartë mbulues
Gjëja e parë që bëjmë kur vëmë re shfaqjen e shenjave të moshës në fytyrë është mbulimi i tyre me fondatina, të cilat kanë efekt shumë të theksuar mbulimi. Në fakt, ky është një veprim shumë i gabuar. Kjo sepse fondatina do të hyjë nëpër rrudha dhe do t’i theksojë këto të fundit akoma më shumë. Për të pasur një pamje sa më të freskët dhe rinore këshillohet përdorimi i fondatinave të lehta që  shkrihen me lëkurën tuaj.
Konturo me karar
Konturimi mund të bëhet edhe në lëkura jo shumë të reja, vetëm se duhet bërë lehtë. Nga ana tjetër duhet të konturoni duke ndjekur drejtimin nga poshtë për lart, ndryshe rrezikoni t’i jepni fytyrës një formë jo ovale. Konsiderojeni konturin si një maskë kundër gravitetit dhe mundohuni të përdorni pudra dhe produkte specifike, por nëse nuk keni mundësi t’i gjeni këto të fundit mund t’ju bëjë punë edhe një fondatinë në ngjyrë të errët.
Ndriço pikat e duhura
Ndriçuesit, ose highlighters, siç i njohim rëndom janë ndër produktet më popullore të grimit vitet e fundit. Por për të shmangur efektin e plakjes që mund t’ju shkaktojnë, këto produkte duhen përdorur vetëm në disa pika të caktuara. Mund të përdorni ndriçuesin në pjesën e mollëzave, në pjesën e brendshme të syve, te pjesa e sipërme e buzës si dhe në majën e hundës. Veç pikave të caktuara ku duhet të vendosni highlight, duhet të keni parasysh edhe llojin që do të përdorni. Nëse keni lëkurë të thatë këshillohet produkt në formë të lëngshme, ose në formë kremi. Sa i takon lëkurave të yndyrshme për to këshillohet përdorimi i produkteve në formë pluhuri.
Zgjidh buzëkuqin e duhur
Grimi i buzëve është një tjetër temë e nxehtë, pasi një gabim në zgjedhjen e tyre mund t’ju bëjë të dukeni shumë vite më të mëdha. Për të mos gabuar, këshillohet të përdorni buzëkuqe kemoze, si dhe shkëlqyes buzësh. Nga ana tjetër nuk këshillohen produktet që qëndrojnë gjatë, pasi ato thajnë buzët dhe vënë në dukje më shumë rrudhat.

Pesë këshilla grimi për gratë e moshës mbi 40-vjeç

Keni kaq kohë që po përdorni produkte makeup-i, por së fundmi keni vënë re që produktet nuk po funksionojnë si më parë? Këtu keni disa këshilla mbi përdorimin e makup-it që do t’ju bëjnë të dukeni më të reja.

1. Kujdesuni për lëkurën

Investoni në produkte, të cilat do ta  bëjnë lëkurën tuaj të qëndroje e hidratuar dhe e tërhequr. Periudha e të 40-tave shoqërohet me një sërë ndryshimesh në lëkurë kështu që është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendjen e duhur. Rekomandojmë përdorimin e serumeve me vitaminë të mirë C,  patjetër edhe një krem kundër diellit.

2. Përdorni fondatinë të lëngshme

Me kalimin e viteve lëkura bëhet më e thatë, prandaj rekomandojmë përdorimin e fondatintës likuide për një pamje natyrale , për të mos nxjerrë në pah linjat më te thella të fytyrës, rreth ballit, syve etj..

Për një pamje sa më të njëtrajtshme , për përhapje zgjidhni një furçe të butë .

3. Mos harroni blush-in

Përdorimi i blush në rutinën e makeup i jep fytyrës një ndriçim të menjëhershëm. Bëni kujdes në përhapjen e blush-it , në mollëzat e fytyrës . Në veçanti rekomandojmë tonet e pjeshkës për një look natyral.

4. Eksperimentoni me sytë

Për tu dukur sa më të çlodhura, në sy përdorni tone të ngrohta mat. Gjithashtu kthimi i qerpikëve do t’ju ndihmojë ti jepni syve ndriçimin dhe theksin e duhur .

5. Tregoni kujdesin e duhur edhe ndaj vetullave

Vetullat kane tendencë të bëhen më të holla veçanërisht ne skajet e tyre, me kalimin e viteve. Për këtë sugjerojmë t’i mbushni ato me një laps që përshtatet edhe me ngjyrën e flokëve tuaja. Për një pamje sa më të qartë të vetullave , përfundoni duke i krehur me furçën përkatëse .