Të gjithë folën për Anxhela Peristeri e Beyonce, por pak e dinë kush i vesh të dyja. Pak thashetheme për “look ala Eurovizion”

look-u i Anxhela Peristerit ne Eurovizion

Anxhela Peristeri shkëlqeu Eurovizionin, që në momentin e parë të Tapetit të Kuq. Kaq e vërtetë është kjo, sa ishte Anxhela që fitoi sondazhin për veshjen më të bukur në tapetin e kuq. Të gjithë folën për Anxhela Peristerin dhe Beyonce, por pak kush e di mesa duket, nga europianët, se kush i ka veshur të dyja. Është Valdrin Sahiti, stilisti shqiptar nga Kosova, që ka veshur disa herë këngëtaren me famë botërore Beyonce. Dhe edhe Anxhela Peristerin në tapetin e kuq. Por le të bëjmë pak thashetheme për veshjet e pjesëmarrësve: “look ala Eurovizion”

Anxhela Peristeri dhe look-u i Eurovizionit

Uprezantua si një përralë në tapetin e kuq, me fustanin e stilistit Valdrin Sahiti. Një fustan i kuq, i gjatë, me një të çarë të thellë deri sipër këmbëve. Shoqëruar me një beret të kuqe, ala studenteshe të sapodiplomuar.

anxhela peristeri ne tapetin e kuq

Dhe bëri të flisnin të gjithë për veshjen e saj. U pa ngjashmëria me Beyonce, sigurisht. Por sepse është i njëjti stilist që ka punuar me të dyja. A mund të prezantohej me një stil më të personalizuar për Anxhelën? Mbetet për t’u parë nga profesionistët e stilit.

Gjithsesi, Anxhela e rrëmbeu vendin e parë në renditjen e Veshjes më të Mirë në tapetin e kuq. Në netët e performancës, Anxhela u prezantua me badyn me perla e gura, në ngjyrë argjendi, të punuar nga Kujta & Meri. Edhe këtu u tentua të bëhej një lloj ngjashmërie me Jennifer Lopez dhe ndikimin e saj. Sidomos nga mediat italiane. Por ne që e njohim mirë stilin e Kujtes, e dimë mirë se veshja e Anxhelës mund të ishte vetëm kështu. Për më tepër, me fizikun e mrekullueshëm që ajo ka.

Si ishin veshjet në Eurovizion

E vërteta është se në këtë Eurovizion, përveç shkëlqimit dhe vezullimit, sidomos të ballkanasve, u pa një lloj nacionalizmi prezent në look-un e këngëtarëve përfaqësues të vendeve të tyre.

Mund të përmendim këtu, veshjen e këngëtares ruse, e cila solli një matrioshkë prej pëlhure.

Ndërkohë që finlandezët dhe suedezët u prezantuan me një prekje japoneze në jelekët e tyre, të fiksuar pak si lumenj nëntokësor e pak si karateistë.

Trioja serbe me flokët ekstra ekstra large, që i bën të gjithë komentatorët të hidhnin bast për ekstension-at e tyre.

Maneskin u veshën nga Etro, me kominoshet e tyre të viteve ’70. Vetëm se të gjithë ishin të interesuar pë të bërë fotografi të shpinës së paveshur të vokalistit.

Këngëtari portugez u prezantua me kostumin e tij ala toreo.

Malta shpalosi gjithë mirëqenien e saj dhe luftën për Bady-Positive me gjithë shkëlqimin e mundshëm edhe pse shkurt.

Përfaqësuesi i Anglisë u prezantua me një zinxhir final që mbyllte veshjen e tij, si të bënte metaforën e mbylljes së Anglisë me Brexit, brenda Europës.

Dhe pastaj vjen Islanda me kartonat e saj nëpër bluza, që prezantonin karikaturat e secilit prej tyre. Me siguri ka pë t’u bërë modë e tipit street syle.

Gjoni ynë, që prezantoi Zvicrën u duk si një patinator i vërtetë, pa pistë akulli.

Nga ana tjetër, Natalia e Moldavisë dukej në mos si partnerja e Gjonit, si një balerinë e dancit sportiv.

Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për çiftin e Lituanisë. Goxha të përgatitur, madje kishin edhe pak nga Xhon Travolta brenda tyre, përveç ngjyrave.

Nga ana tjetër, demokracia gjermane hoqi keq me gishtin tregues, i mesit qëndroi mirë deri në fund.

Udhëtim i vështirë për Ukrainën, mes pyllit të zhveshur dhe gjetheve të gjelbra të këngëtares nëpër krahë.

Norvegjia pastaj zbriti ëngjëj e djaj në skenë, Dan Broën me siguri e ka pasur zili performancën.

Azebajxhan demostroi më së miri sensualitet femëror në paradhomat e burgut. Seç më sjell në mend një seri televizive.

Francezja e vendit të dytë, në veshjen me dy pjesë, sipër ishte feministja e pakohë ndërthurur me sensualitetin francezë, për të kontrastuar maskilizmin e poshtëm.

Mikpritësit holandez i kishin të gjitha, aq shumë kishin në veshjet e tyre sa më dhemb koka edhe t’i komentoj.

Për të ardhur te San Marino, e cila seç kishte një dyshim për t’u ndarë nga dimri e për të pranuar pranverën, me të gjithë V-në e thellë si grykë lumi pranveror.

Shqipëria në Finalen e Madhe, Anxhela Peristeri shkëlqen në Eurovizion

anxhela peristeri ne eurovizion

Anxhela Peristeri e dërgon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizionit. Ngjarja muzikore e gjysmë-finales u zhvillua mbrëmjen e djeshme, 20 maj, në Roterdam Të Hollandës. Performancë e shkëlqyer e këngëtares shqiptare me zë të mrekullueshëm.

Anxhela Peristeri garoi mbrëmjen e djeshme, në natën gjysmë-finale të Eurovizionit e 11-ta në radhë. Performanca e saj e mrekullueshme dhe zëri potent kualifikuan Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizionit 2021.

Performanca e Anxhela Peristerit

E shfaqur në skenë e vetme, pa komplekset shoqëruese dhe pa balerinë, vetëm me efektet skenike, e gjithë vëmendja ishte tek Anxhela Peristeri dhe interpretimi i saj. Anxhela drithëroi zemrën e gjithë shqiptarëve me këngën Karma, duke demonstruar një potencë vokale të shkëlqyer në skenë.

Kartolina prezantuese e saj, posaçërisht për natën gjysmë-finale të Eurovizionit, e shfaq këngëtaren shqiptare duke luajtur në violinë. Të pafund urimet nga të gjithë emrat më të njohur të muzikës shqiptare e jo vetëm, si edhe ish-pjesëmarrësit në Eurovizion, për këngëtaren tonë. Edhe thirrjet për të votuar #11, Shqipërinë gjithashtu.

Faqja zyrtare e Instagramit të Anxhela Peristerit mori flakë dje nga të gjithë mbështetësit dhe miqtë e saj. Dhe Shqipëria në Finalen e Madhe, Anxhela Peristeri rrëmbeu një vend të sigurt për datën 22, nata që do të vendosë fituesin e Eurovizionit.

Look-u i Anxhelës në Eurovision

Nuk ishte e rastësishme (nuk është asnjëherë) që Anxhela u shfaq në skenën europiane të këngës me veshjen e stilistëve shqiptarë.

Këtë herë veshja e saj mbante firmën e Kujta & Meri dhe ishte kompozuar në formën e një bady në ngjyrë argjendi, punuar totalisht me gurë. Nga ana tjetër, parukieri Kaci Lleshi dhe Sageri Makeup Studio bën skuadrën e performancës së Anxhela Peristerit dhe dhanë gjithë shkëlqimin e saj e të Shqipërisë që ajo përfaqëson, në skenën hollandeze të Eurovizionit.

anxhela peristeri ne tapetin e kuq

Pak ditë më parë në një sondazh të zhvilluar në faqen më të madhe të eventit, Anxhela Peristeri u përzgjodh e vëshura më bukur në tapetin e kuq, me një tjetër veshje nga një tjetër stilist shqiptar, me famë botërore tashmë, Valdrin Sahiti.

Anxhela Peristeri fiton votat europiane në tapetin e kuq, mediat e huaja e shpallin “Veshja më e Mirë”

anxhela peristeri ne tapetin e kuq

Në sondazhin e bërë nga mediat e huaja, Anxhela Peristeri shpallet e veshura më mirë në tapetin e kuq. S’kishte si të ndodhte ndryshe, veshja më e mirë, e punuar nga shqiptari i famshëm i stilit, Valdrin Sahiti, fiton shumicën e votave europiane

Eurovizioni ka filluar dhe këtë vit po zhvillohet në Hollandë. Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë është Anxhela Peristeri, e cila pritet të performojë sot në skenën europiane të këngës.

Dhe siç edhe pritej, që në momentin kur veshjen e këngëtares shqiptare në Eurovizion e mori përsipër mjeshtri Valdrin Sahiti, Anxhela Peristeri shkëlqeu në tapetin e kuq. Së bashku me të këngëtarë nga vende të njohura të kontinentit të vjetër.

WiwiBlogs, portali më i madh i Eurovision-it, organizoi një sondazh publik për të përzgjedhur këngëtaren e veshur më bukur dhe Anxhela është shpallur fituese me shumicën e votave.

Fustani i saj i kuq i zjarrtë, i çarë deri në pjesën e sipërme të këmbës dhe me pjesën e sipërme në formë korseje, shoqëruar me berretën moderniste në ngjyrën e veshjes, i dha këngëtares sonë sharmante, atë prekjen plus të stilit dhe rafinimit.

E sigurt që votat kanë shprehur vërtetësinë e look-ut të saj, tani shpresojmë edhe më shumë se kaq.

Eurovizioni na ka lënë gjithmonë një shije të hidhur, sidomos kur kemi kuptuar se si votohet, me gjeopolitikë, gjeostrategji e jo vetëm. Të shpresojmë se bashkimi i forcave me Olti Currin dhe Kledi Bahiti, do të jetë ogur i mirë për këngëtaren tonë.

Mbrëmjen e djeshme ishte nata e parë gjysmëfinale dhe fituesit ishin:

Norvegjia – Tix con “Fallen Angel”

Izraeli – Eden Alene con “Set Me Free”

Rusia – Manizha con “Russian Woman”

Azerbajxhan – Efendi con “Mata Hari”

Malta – Destiny con “Je me casse”

Lituania – The Roop con “Discoteque”

Qipro – Elena Tsagrinou con “El diablo”

Suedia – Tusse con “Voices”

Belgjika – Hooverphonic con “The Wrong Place”

Ukraina – Go_A con “SHUM”

Mbrëmjen e sotme do të jenë në garë 17 vënde, një prej të cilave Shqipëria. Pesë shtete europiane, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë automatikisht në finale, si pjesë themeluese e European Broadcasting Union. Atyre u bashkohet edhe Hollanda, si organizatorja e Festivalit.

Të kryqëzojmë gishtat që Anxhelës t’i shtohet edhe një tjetër fitore, veç Veshja më e Mirë e tapetit të kuq të Eurovizionit.