A kanë shkrirë vërtet akujt mes Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës?

Në daljen e fundit televizive të Alketa Vejsiut në Euronews Albania, pikërisht tek Ilva Tare, ajo që në krye të herës foli për aleaten e saj të vetme, veten dhe foli për mbështetësin e vetëm, të shoqin. Ndërkohë që ishim mësuar të dëgjonim Alketën të falenderonte Verën për gjithçka kishte arritur në jetë për nga ana profesionale.

Për herë të parë ajo flet për mentorin e saj të parë, që përsëri nuk ishte Vera, por Tani i Top-it dhe ai që së fundmi përmendet ngado prej saj, folësi publik Tomi Robinson. Vera u përmend sigurisht, por ndryshe nga herët e tjera, ajo duket si një mikeshë e ngushtë, një histori dashurie 20-vjeçare e quan ajo dhe që u kurorëzua me vajtjen e Verës në platenë e Sanremos, për të parë Alketën.

Por siç u tha edhe nga Ilva, Vera nuk u pa të bëjë asnjë urim për “nxënësen e saj”. Në fakt, të duket sikur Alketa tani “ecën vetë” dhe gjithçka ka arritur është vetëm dhe vetëm merita e saj.

Gjatë këtyre 20 viteve Vera Grabocka  dhe Alketa Vejsiu kanë qenë një binom i pandarë, mirëpo pas Festivalit  në RTSH diçka u kris mes tyre. Në debat e sipër, njerëzit dyshuan për një përplasje fatale, që do të  shpërbënte përgjithmonë lidhjen e fortë në bërthamën e atomit Vera-Alketa.

Mirëpo vetë regjisorja disa ditë më parë publikoi një foto në Instagram ku vlerësonte Alketën dhe suksesin e saj. Pas postimin të Grabockës njerëzit sikur morën frymë, “nuk paska asnjë krisje mes Verës dhe Alketës”.

Gjithsesi në ajër ndihet një lloj skepticizmi ka skepticizëm pas intervistës së fundit të  moderatores, ku Vera Grabocka, më shumë se sa si udhëheqëse në karrierën e saj portretizohet si fanse, që e duartroket në rresht të parë.

Alketa me një këmbë në çizmen italiane e tjetrën në këpucën mëmë

Dje Alketa Vejsiu ishte e ftuar në Opinionin e Blendi Fevziut, për të folur mbi, para, gjatë dhe mbas Sanremos.

Edhe këtë herë, moderatorja shqiptare vazhdonte të ishte në supertempin e kohës televizive dhe në 50 minuta pati kohë te flasë për gjithçka ndodhi me ëndrrën e saj dhe paskuintat sidomos shqiptare. Mbasi shpjegoi rrugën e ndjekur për të mbërritur te shkallët e Sanremos, ajo rrëfeu se për pak sa nuk e kishte kapur ëndrrën e saj që në Sanremon e shkuar të Baglioni-t, por se ishte momenti politik i Italisë së asaj kohe, që i shkoi kundër në 15 ditëshin para fillimit.

Alketa Vejsiu deklaroi se ka shumë ligësi në qarqet shqiptare, dhe sidomos mes grave, që nuk duan dhe mbështesin njëra-tjetrën.

Ajo, mes entuziazmit, qe tha se e karakterizon, rrëfeu se kanë nisur ofertat, por nuk do ta lëri Shqipërinë.

“Do të jem”, tha ajo, “me një këmbë në çizmen italiane e një këmbë në (këpucën shqiptare) Shqipëri”

Në fakt, moderatorja zbuloi edhe se italianët na shihkan si zgjatim të çizmes së tyre, sigurish me dashuri.

Gjithsesi, si njeri i botës tashmë, ajo e mbylli me përshëndetjen që do t’i bëjë nesër Fevziut nga emisioni “Porta a porta” i Bruno Vespës, dhe falenderimet për të gjithë si gjithmonë.

Nata e dytë, Sanremo është kthyer!

Mbas kulmit të audiencës së mbrëmjes së parë të Sanremos, sonte akti i dytë në teatrin Ariston i një festivali që s’njeh moshë dhe as kufij. Nën shoqërinë e tre grave prezantuese, Amadeus, veshur me një xhaketë të kafenjtë me shkëlqim, të stilistit Gai Mattiolo, priti përsëri në skenë Fiorellon kësaj here nën lëkurën e Maria De Filipp-it.

Bashkë me natën e dytë të festivalit u përkujtua edhe data e lindjes së Fabrizio Frizit, një nga zërat dhe emrat televizivë më të dashur të italianëve, që u shua në vitin 2017 në mënyrë të papritur. Ishte e shoqja, Carlota Manttovan, e ftuar nga prezantuesi i Sanremos Amadeus, për t’i bërë homazh atij që me siguri do të drejtonte këtë festival po të jetonte, siç thotë prezantuesi.

Prezantueset në krahë të Amadeus për këtë natë janë Sabrina Salerno dhe dy gazetaret e Rai-t, Laura Chimenti dhe Emma D’Aquino. Ema ka zgjedhur të vishet me Antonio Grimaldi ndërsa kolegia e saj ka zgjedhur stilin e Sylvi Giradina, ndërsa Sabrina me gjithë incidentin e parashikuar pothuajse nga ana e saj, të takës së ngecur në shkallë, u prezantua elegante me fustanin e zi tepër të çarë për të evidentuar fizikun e saj ende në formë.

Duket se produksioni i Sanremos së këtij viti i ka kushtuar shumë rëndësi asaj çka është sociale. Mbas monologut të natës së parë, të gazetares palestineze, e cila u komentua si “fituese e Sanremos”, këtë natë të bën përshtypje që nga përzgjedhja e grave jo për bukurië rinore, por për pjekurinë e karrierën mbi shpinë dhe deri te mbërritja në skenë e djalit me SLA, për të sensibilizuar shoqërinë me mesazhin e të jetuarit të jetës me gjithsej.

Është mbrëmje emocionuese, rikthehen Richi e Poveri, bërë bashkë mbas shumë kohësh të ndarë. Vjen në skenë i madhi Zucchero, Masimo Ranieri e Gigi D’Alesio dhe sigurisht Tiziano Ferro që manifestoi për herë të dytë sonte të njëjtën pamundësi për të kapur notat e larta të Big-ve të muzikës italiane.

Sa i përket konkurrentëve në garë, emrat e mëdhenj i janë rikthyer skenës: Piero Pelu e Michele Zarillo, pastaj Elettra Lamborghini, Enrico Nigiotti, Levante, Pinguini Tattici Nucleari, Tosca, Francesco Gabbani, Paolo Jannacci, Rancore, Junior Cally, Giordana Angi. Me ndonjë përjashtim, muzikës së Sanremos i është kthyer cilësia muzikore.

Nga dy çiftet e të rinjve u përzgjodhën edhe dy emrat që do të vazhdojnë garën: Marco Sentieri dhe Fasma.

Në fund të natës së gjatë të Sanremos u bë një klasifikim paraprak në vend të parë të të cilit ishte Francesco Gabanni me këngën Viceversa, I shoqëruar nga Piero Pelu në vendin e dytë, pastaj me radhë Pinguini Tattici Nucleari, Tosca e Michele Zarillo.

Nesër jemi në pritje të vazhdimit të këtij manifesti muzikor, ndjekur në nivel ndërkombëtar, në të cilin do të prezantojë edhe Alketa Vejsiu, vajza e skenave shqiptare.