
Situata e koronavirusit në Shqipëri shfaqet tejet e rënduar, sa i përket numrave të të infektuarve. Është kjo arsyeja që ministrja Manastirliu deklaroi në Kuvend se do të hapen spitalet rajonal në Durrës dhe Shkodër, gjë që më pas e konfirmon edhe kreu i qeverisë, Rama
Ndërkohë, sot mbërrijnë në Shqipëri 7020 doza vaksinash Pfizer. Njoftimin nga “fronti perëndimor” i luftës e bëri kryeministri Rama, i cili thekson gjithashtu se qeveria shqiptare është pranë marrëveshjes me AstraZeneca, një tjetër kompani vaksinash angleze.
“Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës anti-COVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca
Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.
Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve”, ka postuar në rrjetin e tij Facebook, Edi Rama