Si të zbusni rrobat pa zbutës

Nuk ka ndjesi më të mirë, se sa kur kalon dorën në një copë të butë  të freskët që sapo është larë. 

Të gjithë duam që të kemi çarçafë, peshqirë e veshje të buta kur i nxjerrim nga lavatriçja, e shpesh herë, për të arritur një rezultat të tillë i drejtohemi zbutësit të rrobave. Ky produkt, shumë i përdorur bëhet nga përzierja e disa substancave kimike, të cilat shpesh herë janë edhe të rrezikshme për shëndetin. 

Gjithsesi përdoren pasi janë shumë praktikë, gjenden kudo dhe mjafton të shtosh një tapë nga produkti për çdo larje. Mirëpo, nëse dëshirojmë që të mbrojmë ambientin, duhet të shohim pak edhe produktet natyrale, me të cilët mund të zëvendësojmë zbutësit industrialë. 

Për të zbutur veshjet, çarçafët, apo çdo copë tjetër, pa përdorur zbutës, mund të përdorni sodën e bukës. 

Soda e bukës, është një produkt që ka shumë përdorime dhe është njëkohësisht edhe zëvendësues perfekt për zbutësin. 

Ajo vepron duke ulur nivelin e kalciumit në ujë. Kjo bën që uji të bëhet më i lehtë, e si rezultat veshjet tuaja do të jenë më të buta kur te dalin nga lavatriçja. Për të arritur këtë rezultat mjafton të hidhni një lugë sodë buke në pjesën e kazanit të lavatriçes. 

Një tjetër alternativë, që shërben për të zëvendësuar zbutësin është edhe uthulla. Në ndryshim nga soda e bukës, uthulla e mollës nuk hidhet në kazanin e lavatriçes. 

Në fakt uthulla, nuk duhet të ketë kontakt me detergjentin larës, pasi nëse kjo ndodh efektet e të dy produkteve do të anulohen në mënyrë reciproke. 

Kështu që do t’ju duhet të hidhni pak sodë buke në vendin ku hidhet zakonisht zbutësi. 

Nëse keni frikë se mos aroma e fortë e uthullës do të mbetet në rroba, e keni gabim. Gjatë një larje të zakonshme, aroma e uthullës mbulohet nga ajo e detergjentit. Por nëse e keni merak këtë pjesë mund të përdorni acid citrik. Mjafton të përzieni 100 ml acid citrik me një litër ujë të distiluar e më pas ta shtoni për çdo larje në sasinë që dëshironi. 

Recommended Posts