Si të shpëtoni nga varfëria pas divorcit

Një divorc, mund të jetë i dhimbshëm si nga ana emocionale, ashtu dhe nga ana financiare. Gjatë dhe pas divorceve shumë persona të përfshirë kalojnë në kolapse financiare për arsye të ndryshme. Duke filluar që nga pagesa e avokatit dhe e seancës gjyqësore, e deri tek ndarja e pasurisë mes partnerëve, apo dhe pagesat që dyfishohen tashmë pas ndarjes. Më poshtë po u listojmë disa truqe, që do të mund t’ju shpëtojnë nga varfëria pas divorcit.

Gjeni një ndërmjetës

Gjeni një ndërmjetës që do t’u ndihmojë të merreni vesh me ish- partnerin tuaj, sa i takon financave. Kjo përfshin bisedën me ish-partnerin, si dhe arritjen e një marrëveshjeje në lidhje me financat. Nëse dëshironi që të kurseni sado pak para nëpër sallat e gjyqeve, do të bëni mirë që pjesën financiare ta zgjidhni jashtë këtyre sallave.

Ndryshoni testamentin

Nëse kohë me parë keni bërë një sigurim jete, duke vendosur ish-in tuaj në listë si përfitues në rast se ndodh që ju të humbni jetën në ndonjë aksident, ka ardhur koha që ta ndryshoni atë dokument. E njëjta gjë vlen edhe për testamentin, kërkoni një trashëgimtar tjetër.

Hiqeni ish-partnerin nga dokumentet

Divorci është  një  mundësi për t’ia filluar nga e para, kështu që filloni duke analizuar çdo dokument. Nëse emri i ish-it tuaj është në dokument, shfuqizojeni dhe nxirrni një dokument të ri, vetëm me emrin tuaj. Shihni me kujdes dhe kujdesuni që emri i personit të fshihet. Ju nuk do të dëshironit që ai të vazhdonte të merrte përfitime prej jush

Krijoni një plan financiar

Si fillim, konstatoni nevojat  që do të keni tashmë që stili juaj i jetesës ka ndryshuar si pasojë e divorcit. Pas kësaj programoni buxhetin, për  periudhën që është më e përshtatshme për ju dhe vazhdoni jetën. Është e rëndësishme që të jeni shumë precizë, pasi në raste të tilla gabime të vogla sjellin kaos financiar.

Recommended Posts