Si të shpëtojmë nga efekti “panda” kur vendosim lapsin e zi? Këshillat tona.

Mund të përdoret si vijëzues sysh, si bazë për sytë e sfumuar ose për të përcaktuar rimën e brendshme të syrit. Lapsi, kryesisht i zi, për sytë është i gjithanshëm dhe ndoshta më i përdorshmi për grimin. Por edhe ai, nëse nuk dimë ta përdorim mirë, rrezikon të na japë efekte të padëshirueshme për pamjen e pastër që do të donim kur bëjmë tualet.

Ky efekt tashmë njihet si efekti “panda” dhe bëhet fjalë për atë hijen e bezdisshme e të hapur jashtë kufijve në të cilën përdorim lapsin e syve. Pra me fjalë të tjera një efekt i bezdisshëm, sa kohë duket si një njollë e zezë apo rrathë sysh të panevojshëm dhe të pabukur. 

Një makth i vërtetë, veçanërisht për ato që kanë kaluar shumë kohë në bërjen e një make-up-i të studiuar në detaje.

Atëherë, si të shmangim “efektin panda” që askush nga ne s’e do? Ekzistojnë disa hile që duam t’jua tregojmë sot.

Dy truke për një laps syri që nuk njollos

Për të siguruar që lapsi i syve të zgjasë shumë kohë pa krijuar njolla, së pari duhet ta aplikoni në mënyrë korrekte dhe më pas ta fiksoni siç duhet. Le të shohim se si të veprojmë hap pas hapi.

Para së gjithash, sigurohuni që të keni një laps të mprehur mirë, të gatshëm për të bërë një vizë precize dhe delikate.

Kur nisni aplikimin me laps, është mirë ta bëni duke bërë pika ose vija dhe jo, siç bëhet zakonisht, duke tërhequr një vijë të vazhdueshme.

Më pas është mirë ta sfumoni. Me ndihmën e një një furçeje të vogël, mjafton të kryeni një lëvizje nga brenda në pjesën e jashtme të syrit, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë produktin, i cili, duke qenë në një sasi më të ulët se sa në vijëzimin klasik, nuk do të rrezikojë të shpërhapet.

Tani është momenti për ta fiksuar. Me të njëjtën furçë, merrni pak nuancë për sytë me të njëjtën ngjyrë si lapsi dhe vendoseni atë në vijën që sapo keni bërë: ashtu si pudra me fondatinën, edhe ky pluhur do ta bëjë vijën më të theksuar dhe më rezistente.

Kaq ishte. Pas kësaj ju duhet të keni një laps të aplikuar me saktësi dhe mbi të gjitha që do të zgjasë shumë në kohë.

Provojni pra, ç’prisni? E vetmja gjë që ju nevojitet është një laps, një furçë precize dhe pak nuancë sysh.

Recommended Posts