Si të pastroni zverdhjen te elektroshtëpiaket dhe për më tepër të kurseni lekë

E keni parasysh kur shtëpia të shkëlqen nga pastërtia? E gjithë qenia jote ndryshon nën efektin e mirëqenies dhe kërkesat e tua personale, nisin të ngrihen për të mbërritur në të tjera dimensione. Po, sepse ne jemi edhe qenie të organizuara dhe pastërtia e ambientit ku jetojmë është e rëndësishme për ne.

Dikush nga ju mund të mendojë se kjo puna e zbardhjes së elektroshtëpiakeve që kanë nisur të krijojnë një lloj zverdhjeje me kalimin e kohës dhe për të cilën do të flasim sot, nuk u përket. Por unë ju sfidoj ta provoni dhe më pas të shihni me kënaqësi punën e bërë. Jeni gati për sfidën?

Mos u shqetësoni, gjithçka ju duhet gjendet në shtëpinë tuaj, nuk duhet të blini asgjë.

Së pari do t’ju duhet:

• 4 gota me ujë të nxehtë

• ½ filxhan ace rrobash

• ¼ filxhan sodë buke

• 1 lugë plastike

• 1 sfungjer

Metoda:

1. Hidhni në ujin e ngrohtë në një enë dhe më pas shtojini acen dhe përziejini.

2. Shtoni, duke i kushtuar vëmendje sasisë së duhur, sodën e bukës.

3. Përziejeni, por jo shumë shpejt për të shmangur reaksionin intensiv efevershent që krijon soda.

4. Merrni sfungjerin dhe zhyteni në përzierjen e sapo krijuar;

5. Filloni të fërkoni zonat e zverdhura të pajisjeve tuaja;

6. Mund ta spërkasni një pjesë të përzierjes mbi njolla ​​dhe ta lini të pushojë për 10-15 minuta.

7. Fërkojeni përsëri dhe hiqni mbetjet me një leckë të lagur.

Kjo eshte e gjitha! Në disa hapa të thjeshtë, pajisjet tuaja do të jenë si të reja! Shumë e lehtë, apo jo? Këtë përzjerje mund ta krijoni kur të keni nevojë, duke kursyer kohë, por mbi të gjitha paratë në produkte edhe të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin rreth nesh.

Ndajeni këtë sekret me miqtë tuaj, sepse në këtë mënyrë do të ndihmoni edhe mjedisin.

Recommended Posts