Si të mos e përdorësh telefonin

Të flesh me smartphone afër

Një telefon celular nuk është as më shumë e as më pak se një transmetues elektromagnetik. Kjo do të thotë që përmes tij kalojnë edhe valë radioje. Ende nuk është provuar saktësisht, por disa studime tregojnë lidhjen mes këtyre valëve dhe dëmeve në tru, nëse ky i fundit ekspozohet për një kohë të gjatë. Nëse është e mundur, gjatë kohës së gjumit do të ishte e mira që telefoni juaj të ishte i fikur dhe në një dhomë tjetër, kjo për të shmangur dëmet e mundshme në tru.

Ekspozimi ndaj dritës  blu për një kohë të gjatë

Drita blu që vjen nga telefonat, ndikon edhe në uljen e melatoninës. Kjo e fundit është hormoni përgjegjës për rregullimin e cikleve të gjumit. Kjo lloj drite ndër të tjera shkakton edhe dhimbje koke, si dhe probleme me shikimin.  Mundohuni që ta përdorni telefonin tuaj në një nivel të ulët drite për të minimizuar sa të jetë e mundur dëmet në fjalë.

Përdorimi i telefonit kur nuk ka sinjal

Nëse shihni se sinjali është i dobët, apo nuk ka sinjal në telefonin tuaj kjo tregon se pajisja juaj është duke përdorur një sistem transmetimi më të fortë për të krijuar një sinjal më të fuqishëm, kjo do të thotë që valët në këtë rast janë më të forta, si dhe më të dëmshme për ju. Nëse gjendeni në një situatë të tillë specialistët këshillojnë jo vetëm që të  mos përdoret telefoni, por dhe që ky i fundit të izolohet në mënyrë  që të mos keni asnjë kontakt fizik.

Mbajtja në kontakt me lëkurën

Vitet e fundit janë zhvilluar shumë studime të cilat janë përqendruar në zbulimin e lidhjes mes kancerit dhe telefonave celularë.  Më konkretisht këto studime analizojnë transmetimin e sinjaleve në frekuencat rreth 900 MHz, në këtë frekuencë transmetimi, telefoni krijon një ngrohje, apo nxehje të lehtë. Pas kësaj lëkura e thith atë temperaturë, duke shkaktuar probleme të vogla çdo herë që ju mbani telefonin pranë lëkurës suaj.

Të shohësh ekranin duke qendruar shtrembër

Një term i ri, e shpreh më së miri deformimin fizik që po u ndodh njerëzve kryesisht nga përdorimi i telefonave celularë, “qafa e mesazheve”.  Kur ne përkulim qafën për të parë telefonin, apo për të shkruar mesazhe, qafa jonë sforcohet, duke qenë se ky sforcim ndodh shumë herë brenda një periudhë të shkurtër kohe mund të krijohen dhe deformimet fizike të rruazave në zonën cervikale.

Recommended Posts