Shokon Demi Lovato: “Kam 9 jetë si macja ime. Pas overdozës pata tre goditje në tru dhe një sulm në zemër”

Këngëtarja e zbulon këtë në trailerin e dokumentarit “Dancing ëith the Devil”, i cili do të prezantohet në Mars në YouTube

“Mjekët më thanë se edhe 10 minuta të tjera dhe unë do të isha e vdekur”, kështu Demi Lovato rrëfen një nga periudhat më të errëta të jetës së saj.

“Pas një mbidoze, në vitin 2018, pata tre goditje në tru dhe një sulm në zemër dhe tani kam trurin të dëmtuar, nuk mund të ngas makinën dhe e kam të vështirë të lexoj … “, zbulon këngëtarja amerikane, 28 vjeç, në trailerin e “Dancing with the Devil”, shpërndarë në rrjetet sociale, një dokumentar, që vjen në YouTube në Mars dhe që flet për shëndetin mendor dhe varësitë.

“Shikimi im ka akoma pika të verbra”, thotë Lovato duke folur për efektet e mbidozës.

“Për një kohë të gjatë me të vërtetë kisha shumë vështirësi në të lexuar dhe ende luftoj sot: shikimi im është i paqartë dhe nuk mund të ngas makinën”.

Këngëtarja kujton me emocione momentet dramatike të korrikut 2018, kur u gjet në shtëpinë e saj në Hollywood, gati e vdekur nga mbidoza e heroinës, dhe muajt e mëparshëm që e çuan deri atje.

Në trailer, Demi gjithashtu tregon një imazh tronditës të dorës së saj të tatuazhuar, e lidhur në një sorum dhe të mbuluar me shirit mjekësor, me një bandë spitali të rrotulluar rreth dorës së saj, ku lexohet data e lindjes së Lovatos, 20 gusht 1992, si dhe data në të cilën ajo u shtrua në spital: 24 korrik 2018.

Pas asaj incidenti, i cili ndryshoi jetën e saj përgjithmonë, por edhe atë të të dashurve pranë saj, këngëtarja filloi një rrugë rehabilitimi: “Unë kam pasur shumë jetë, si macja ime. Jeta e nëntë”, theksoi ajo, por “Jam gati të kthehem të bëj atë që dua, që është muzika”.

Në trailer, Demi tregon hapat e ndryshëm të karrierës së saj, nga starleta Disney te ylli i popit dhe mbi të gjitha muajt e trazuar që çuan në mbidozë, e cila gati sa s’i kushtoi jetën. Në video shfaqen gjithashtu e ëma e Demit, Dianna De La Garza, njerku Eddie, motra e madhe Dallas, 33 vjeç dhe gjysmë-motra e vogël Madison, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë saj.

Në dokumentar, megjithatë, nuk do të flitet vetëm për varësinë e saj, por edhe për çrregullimet e të ngrënit dhe diagnostikimin me bipolarizëm, me pak fjalë, të gjitha sfidat që lidhen me shëndetin e saj mendor.

Recommended Posts