Romancë e pakohë në Hollywood

Hollywood-i i vjetër ka qenë i mbushur me aktorë e aktore, të cilët ende sot konsiderohen si simbole të klasit e hijeshisë. Disa prej tyre i kanë dhënë jetë romancave të paharrueshme, në ekran dhe përtej ekranit.

Clark Gable, I quajtur “mbreti” i Hollivudit, dhe Carole Lombard kanë qenë një prej këtyre çifteve të famshëm. Historia e tyre nuk është vetëm romantike. Ashtu si në filmat e realizuar mirë, kjo histori reale ka brenda ‘thrillerin’, madje edhe tragjedinë.

U takuan për herë të parë në shesh-xhirimin e filmit ‘No Man of Her Own’ gjatë vitit 1932, por në atë kohë marrëdhënia mes tyre ishte disi e ngurtë, duke qenë se të dy ishin të martuar me persona të tjerë.

“Ne kemi xhiruar shumë skena intime bashkë, por nuk kam ndierë të dridhem nga emocioni për asnjë moment”, kujton regjisori Garson Kanin nga fjalët e Lombard për Clark Gable.

Clark, në atë kohë 31-vjeçar, ishte i martuar me vajzën e pasur të Huston-it Maria Langham, ndërsa Lombard 24-vjeçare jetonte një martesë të trishtë me aktorin William Powell.

Disa vite më vonë ata u takuan sërish, por tashmë marrëdhënia e tyre nuk e kishte më hijen e rëndë profesionale. Në vitin 1939, Gable ishte duke xhiruar filmin ‘Gone with the Wind’. Gjatë kësaj kohe ai filloi romancën me aktoren Carole Lombard. Çifti u martua pak kohë më vonë brenda një limuzine.

Lombard vdiq pas tre vitesh, në një aksident ajror së bashku me nënën e saj. I copëtuar nga humbja e dashurisë, Gable u fut në forcat ajrore të ushtrisë. Edhe pse kishte qenë dy herë i martuar, ai kërkoj të varrosej krah Carole Lombard, në varrezat e ‘Forest Lawn’.