Princ Harry nuk gjen paqe, dëshiron të kthehet në Londër pranë familjes

Princ Harry gjendej në vetë-izolim në Kanada me bashkëshorten e tij Meghan Markle dhe me të voglin Archie, ndërsa u njoftua përmes telefonit në lidhje me infektimin e të atit princit Charles me Covid-19. Pavarësisht faktit se Princi i Galles ka simptoma të lehta, duket se i biri nuk po gjen paqe.

Pas infektimit me koronavirus të princit Charles si dhe pas situatës në Britaninë e Madhe mund të themi se këto nuk janë momentet më të bukura për familjen mbretërore në Angli. Nisur nga situata duket se princi Harry është duke vuajtur tashmë pasojat e vendimit që ai dhe Meghan Markle morrën disa muaj më parë.

Sipas disa mediave amerikane, pasi princi u njoftua në lidhje me gjendjen e të atit ka dashur të kthehet menjëherë në Londër, mirëpo Meghan Markle ia ka ndaluar kthimin pranë familjes.

Dukesha me sa duket nuk dëshiron që Harry të ekspozohet në një udhëtim interkontinental, por princi është ende një anëtar në funksion të familjes mbretërore, të paktën deri në 31 mars. Kështu që princi në këto momente jo vetëm që ndien se duhet të jetë pranë babait dhe gjyshes së tij, mbretëreshës Elisabeth, por në këto kohë krize vendi i tij është në Londër.

Recommended Posts