Pas 5 vitesh, Niki Delijorgji do të ndryshojë krejt statusin e saj: Do të kem fëmijë dhe vilë në…

Niki Delijorgji iu bashkua vajzave në episodin e dytë të “Albania Best Deal”. Ky është një reality show që ka për fokus gjetjen e ofertës më të mirë në resortet më të mira të Shqipërisë.

Gjatë bisedave argëtuese në makinë, teksa udhëtonin për në Shëngjin, Niki Delijorgji paralajmëron se pas 5 vitesh do të ndryshojë krejtësisht statusin e saj. Ajo zbulon se do të jetë në një vilë në Los Angeles, por jo vetëm kaq.

“Ose do të jem shtatzënë, ose do të kem ndonjë beb aty afër dhe një burrë ideal”, shprehet Niki.
Mesa duket, e reja i ka të qarta gjërat për të ardhmen e afërt dhe këto i morëm vesh falë reality show-t më të ri.

Po ju keni ndonjë plan për pas 5 vitesh, apo ç’e deshe?

Recommended Posts