Nuk ka bezdi më të madhe, por ja ca hile të vogla për të fshehur aknet

Ato që prej nesh janë me fat, nuk kanë vuajtur kurrë nga aknet. Disa puçrra, sidoqoftë, mund të shfaqen në ditët afër ciklit apo gjatë. Bezdinë që ato shkaktojnë nuk po e themi sepse nuk ka asnjë që nuk e di, sidomos nëse do të duhet të jesh prezent në një event të rëndësishëm. Duket sikur ai është momenti i sulmit të tyre. Gjithsesi, për gjithçka ka zgjidhje, kështu që edhe për këtë, e le t’i shohim.

Të gjithë, të paktën një herë në jetën tonë, kanë gjetur ndonjë puçërr të bezdisshëm në fytyrë. Për shkak të hormoneve janë kryesisht gratë ato që duhet të merren me këto probleme të bezdisshme të lëkurës, por puçrrat dhe aknet mund t’ua komplikojnë jetën edhe burrave, sa për ta ditur.

Në fakt, në veçanti në fazën e adoleshencës, trupi ynë pëson një sërë ndryshimesh të cilat në mënyrë të pashmangshme ndikojnë edhe në fytyrë.

Por si t’i bëni ato më pak të dukshme, pa përdorur pomada ose fondatina që duken si stuko? Ja disa këshilla!

Si t’i fshehni puçrat

Për të luftuar puçrrat tani në treg ka shumë kremra dhe ilaçe. Megjithatë ka edhe disa përbërës natyralë, të cilët mund të jenë aleatë të shkëlqyeshëm për të luftuar këto papërsosmëri.

Disa shembuj? Limoni, soda e bukës dhe kosi mund të ndihmojnë në “përtharjen” dhe pastrimin e lëkurës. Sidoqoftë, uthulla dhe hudhra janë gjithashtu dy mjete të shkëlqyera.

Nëse, nga ana tjetër, problemi juaj është i rastit dhe mbase duhet të mbuloni një puçërr të dalë sot, meqë do të duhet të paraqiteni në atë darkën e rëndësishme, ja si:

Së pari vendosni një vel korrektori një ton më të lehtë se lëkura juaj, duke e shpërndarë atë në mënyrë të barabartë. Pastaj shpërndani nga sipër në zonën e prekur me një shtresë shumë të hollë pudër pluhur, duke qenë të kujdesshëm që të mos e teproni me sasitë dhe kështu të mos theksoni më tej puçrrat.

Në fund, rregulloni gjithçka me një shtresë të lehtë fondatine efekt mat dhe kaq ishte!

Recommended Posts