Mos e çoni nëpër mend të bëni këto veprime sot

Erdhi dita e të dashuruarve. Nëse jemi organizuar siç duhet tashmë duhet të kemi çdo gjë gati për këtë ditë. Darka duhet të jetë e prenotuar dhe dhurata për njeriun e zemrës duhet të jetë gati dhe e paketuar. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të relaksohemi dhe të shijojmë mbrëmjen, sigurisht pa harruar disa rregulla. Më poshtë do t’ju rendisim gabimet që nuk duhet t’i bëni gjatë ditës së Shën Valentinit.

Të harrosh

Edhe nëse Shën Valentini mund të jetë një festë që ju pëlqen nuk duhet ta harroni. 14 Shkurti mund të jetë një shpikje e marketingut, por dashuria nuk është. Nëse nuk doni ta festoni të paktën kënaqeni partnerin me një urim, me një gjest afeksioni ose diçka të tillë.

Të gabosh me look-un

Për një mbrëmje dyshe duhet të keni pamjen e duhur dhe të përshtatshme. Kodi i veshjes duhet të respektohet gjithnjë. Vishuni bukur dhe me stil. Gjithsesi mos e teproni. Vishuni sipas ambientit ku do të shkoni dhe mundohuni mos ta ekzagjeroni.

Dhurata

Mund të na sugjerojnë shumë tipe dhuratash për festën e të dashuruarve, por mundohuni të shmangni dhuratat klishe. Nëse e dimë se çfarë dëshiron partneri dhe nëse buxheti na e lejon mund t’i bëjmë dhuratë atë çka ka dëshiruar prej kohësh. Nëse nuk kemi mundësi mund të mjaftojë thjesht një kartolinë.

Të mos sillesh mirë në tavolinë

Rregullat e mirësjelljes duhen ndjekur çdo ditë, jo vetëm në ditë të shënuara. Kur të jeni në  restorant mundohuni të flisni me zë të ulët dhe të mos i drejtoheni me arrogancë kamerierit. Bëni mirë të kurseni kritikat edhe për ushqimin e servirur.  

Të ndash llogarinë

Kjo nuk është mbrëmja e duhur për të treguar pavarësinë. Edhe nëse jeni feministe. Sot duhet të respektoni rregullat e vjetra dhe ta lini partnerin të bëjë kavalierin. Nëse nuk keni shumë buxhet, zgjidhni një vend të këndshëm që kushton më pak,ose thjesht gatuani në shtëpi.

Recommended Posts