Mirë çunat e gjimnazit, po i fejuari ç’mendon?

Ish banorja e Big Brother 9, Gerta Shino, ose më mirë të themi “youtuber-ja” së fundmi ka ngacmuar ndjekësit me një foto të postuar në Instagram.

Në fakt, nuk ka qenë fotoja ajo që ka ngjallur dyshime por përshkrimi që ka vendosur Shino krah fotos së postuar.

“Vras mendjen çfarë mendojnë djemtë e gjimnazit për mua tani”, shkruan Gerta.

Në profilin e saj tashmë kanë vërshuar komentet. Një prej komentuesve i shkruan: “Vras mendjen se çfarë mendon i dashuri yt për këtë përshkrim?”

Ndërsa dikush shpreh dyshime në lidhje me operacionet plastike që mund të ketë bërë youtuber-ja,” Siç ta kam thon ata mendojn e si ka qen kjoo edhe si u bo me operacione”, shkruan komentuesi.

Nuk e dimë a i ka ngelur hatri të fejuarit të Gertës, Florentit, për këtë”quote” të postuar pafajësisht. Por mund të themi se mundësitë janë të pakta, duke marrë parasysh tipin hokatar të tij. Flini të qetë njerëz!

Recommended Posts