Durrësi proteston me këpucët e kuqe, instalacioni në ditën e 8 marsit

Durrësi ka vendosur të protestojë sot, në ditën e 8 marsit të Grave, me instalacionin  e këpucëve të kuqe, formë proteste e cila tashmë ka bërë xhiron e botës që kur për herë të parë u soll nga artistja meksikane, Elina Chauvet, në shenjë proteste ndaj humbjes së të motrës, si pasojë e dhunës në familje.

Durrësi është i renditur i pari në listën e zezë dhe të turpshme të humbjes së jetëve të grave, në rrang vendi. Ndaj edhe sot protesta aty ka marrë ngjyrën e kuqe të këpucëve bosh, si një mesazh i fortë ndaj dhunës në familje dhe humbjes së jetës së grave nga dhuna barbare e burracake e burrave.

Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” janë mbushu me këpucë të kuqe proteste të mbledhura jo vetëm nga gratë e qytetit dhe janë simbolika e dhunës barbare që i ka marrë jetën grave.

Ka qenë regjisorja Driada Dervishi ajo, e cila edhe gjatë fjalës së saj theksoi se kjo ditë dhe ky instalacion do të duhet të shërbejë për ndërgjegjësimin ndaj fakteve tronditëse.

Ishte nëpërmjet rrjeteve sociale që mori jetë nisma e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, një thirrje së cilës iu bashkuan shumë gra për t’iu bashkuar protestës dhe vullnetit për ndryshimin e mëndësisë në një shoqëri patriarkale, ku jeta e gruas nuk ka aspak vlerë dhe ajo shihet ende sot si plaçkë.

Nuk mbaron këtu, trupa e teatrit në bashkëpunim edhe me të tjera personalitete të artit kanë përgatitur 8 histori të vërteta grash, të shoqëruara me fotografi dhe video të shkurtra të cilat do të shfaqen mbasditen e ditës së sotme edhe live nëpërmjet fb të teatrit të Durrësit.

Dua Lipa nuk harron t’i urojë ditëlindjen Kosovës së saj

Edhe këtë vit, Dua Lipa nuk harron të urojë Kosovën e saj, në ditën e Pavarësisë. Porstimi i saj në instagram këtë vit është një foto e animuar në të cilën shfaqet ajo me në sfond ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe yjet.

Fotoja u shoqërua me fjalët:

“Gëzuar ditën e Pavarësisë, Kosovë! 13 vite. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur ndodhi teksa po e shihja në TV , ndërkohë që jetoja në Prishtinë. Më rrënqethet mishi nga energjia e këtij qyteti. E paharrueshme. Krenare kur shoh sa larg kemi mbërritur dhe sa larg do të shkojmë!”

Dua Lipa është një nga personazhet shqiptare e njohur në të gjithë botën që nuk mungon të jetë prezent në ngjarjet shqiptare dhe të Kosovës në veçanti, duke bërë kështu ambasadoren par exselencë të shqiptarëve.

Gëzuar Kosovë! Festohet 13-vjetori i shpalljes së pavarësisë: “E prumë paqen bashkë!”

Si sot 13 vite më parë Kosova u shpall shteti më i ri në Europë. Kosova është e njohur nga 117 vende të botës dhe të gjithë presim të vazhdojë ajo.

Me rastin e festës së Pavarësisë monumenti New Born në Prishtinë ka ndërruar pamje, në të shfaqen duar me ngjyrat e ushtrisë. Ideatori i tij, Fisnik Ismaili krijoi një shfaqje spektakolare dhe kuptimplotë në murin e lindjes së Kosovës shtet.

Autori ftoi të gjithë të vendosin duart në instalacionin e këtij viti me synimin për të dhënë idenë që vepra do të merrte këtë vit. Simbolika është mjaft e qartë: Bashkimi dhe jo ndarja! Bashkimi që vjen me kujtesën dhe paqja që vjen pas luftës.

Ismaili i ftoi të gjithë të linin shenjën e tyre në këtë simbol lirie dhe të nderonin të rënët në luftë. Motoja e këtij viti, sipas autorit, është: “E prumë paqen bashkë”.

Krijuesi i këtij monumenti, ditën e djeshme, në mbarim të instalacionit shkroi në profilin e tij në Facebook:

“Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”

Vlen të përmendim se tashmë është bërë traditë që çdo vit, ditën e Pavarësisë, monumenti NewBorn ndërron pamjen, duke dërguar te qytetarët mesazhe të forta.

Situata covid, priten dozat e reja të vaksinave

Situata e koronavirusit në Shqipëri shfaqet tejet e rënduar, sa i përket numrave të të infektuarve. Është kjo arsyeja që ministrja Manastirliu deklaroi në Kuvend se do të hapen spitalet rajonal në Durrës dhe Shkodër, gjë që më pas e konfirmon edhe kreu i qeverisë, Rama

Ndërkohë, sot mbërrijnë në Shqipëri 7020 doza vaksinash Pfizer. Njoftimin nga “fronti perëndimor” i luftës e bëri kryeministri Rama, i cili thekson gjithashtu se qeveria shqiptare është pranë marrëveshjes me AstraZeneca, një tjetër kompani vaksinash angleze.

Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës anti-COVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca

Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve”, ka postuar në rrjetin e tij Facebook, Edi Rama

Zgjedhjet e fundit në Kosovë konfirmojnë Vetvendosjen, Meta uron klasën politike

Mes vështirësisë së motit të keq dhe temperaturave deri në 14 nën zero, por edhe vështirësitë me pandeminë, popullsia kosovare ka shkuar në votime.

Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme mbas krizës politike, të shkaktuar nga arrestimi i liderave të vjetër të elitës politike kosovare. Veç kësaj, kriza ekonomike dhe pandemia e koronavirus, thelluan krizën dhe problematikat në shtetin e ri. Duket se shumicën e votave e ka marrë partia Vetvendosja e Albin Kurtit.

Në fakt, ky i fundit pret me padurim votat e emigrantëve, që edhe më parë janë parë të jenë në krahun e VV, për të bërë numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë i vëtëm. Sytë janë nga diaspora, që nuk e ka zhgënjyer VV-në.

Në të gjitha rastet, analistët mendojnë se Vetvendosja e Albin Kurtit, por edhe Vjosa Osmanit tashmë, do të mund të bëjnë koalicion me partinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Çka është e sigurt, Albin Kurti përjashton koalicionin me Listën Serbe, e cila duket se ruan 10 mandate.

Presim më tej ç’do të ndodhë dhe nëse do të mund ta krijojë qeverinë kësaj here i vetëm Albin Kurti me Vetvendosjen, ndërsa LDK-ja është shprehur qartë që nuk do të jetë në koalicion me ta.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, qytetarët kosovar dhe klasën e saj politike.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare. E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre. Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”, ishte mesazhi i Metës.

Sot është 12 shkurt, Dita e Darvinit 2021. Eh, sikur akademikët tanë të kishin lajmëruar ndonjë aktivitet shkencor!

Biologu dhe antropologu i famshëm britanik, i lindur më 12 shkurt, 212 vjet më parë, na la një trashëgimi të pamatshme shkencore. Dhe që nga viti 2003, Dita e Darvinit është institucionalizuar për nder të tij, me ngjarje në të gjithë botën

Trashëgimia që Charles Darwin na la është e madhe. Pa biologun dhe natyralistin e njohur britanik, nuk do të kishim pasur disa nga teoritë më të rëndësishme shkencore që njohim sot, të cilat edhe pse të diskutueshme apo të hedhura poshtë nga një pjesë e botës fetare dhe jo vetëm, duhet thënë se ka një pjesë tjetër të botës shkencore që i beson dhe mbështeten në studimet e tyre mbi to.

Midis këtyre spikat ajo në lidhje me evolucionin e species nga përzgjedhja natyrore, një nga bazat e shkencës moderne dhe antropologjisë, teorizuar nga ai në 1859.

Dedikimi i një dite atij në përvjetorin e lindjes së tij – 12 shkurt 1809 – është një domosdoshmëri, dhe që nga viti 2003, Dita e Darvinit është institucionalizuar në të gjithë botën. Dhe në të vërtetë ngjarjet për nder të tij, sot duhet të jenë të shumta sa i përket botës akademike. Për shkak të pandemisë globale, ato do të mbahen në mënyrën virtuale.

Nuk e dimë nëse edhe akademikët shqiptarë do të festojnë këtë ditë tashmë ndërkombëtare, ndërsa në faqen zyrtare të departamentit të Fakultetit të Shkencave Natyrore, por edhe në atë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nuk kishte të lajmëruar asnjë aktivitet, sidomos virtual.

Këto katër simptoma të tjera mund të tregojnë infeksionin me koronavirus

Duke analizuar të dhënat nga një milion britanikë, të cilët iu nënshtruan shtupave oral-nazofaringeale midis qershorit 2020 dhe janarit 2021, një ekip kërkimor nga Imperial College London ka treguar se dridhjet, humbja e oreksit, dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e muskujve mund të jenë pararendëset e simptomave klasike që tregojnë infeksionin me coronavirus, të tilla si: ethe, kollë e thatë dhe simptoma të tjera karakteristike të infeksionit.

Infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi SARS-CoV-2, i quajtur COVID-19, është i tipit respirator dhe simptomat themelore që e karakterizojnë atë janë të ngjashme me ato të një gripi ose sëmundje tjetër të ngjashme.

Siç tregohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe CDC Amerikane, ato kryesisht përfshijnë kollë të thatë të vazhdueshme, ethe, vështirësi në frymëmarrje dhe humbje / ndryshim të shijes dhe aromës.

Simptoma e fundit, ndryshe nga ajo që ndodh me një ftohje të zakonshme ose një sindromë gripale, nuk janë të një rrufe, por është një gjendje neurologjike, e shkaktuar nga agresioni i virusit në dëmtimin e indit nervor të nuhatjes, e konsideruar nga studiuesit si rruga e hyrjes së virusit në tru.

Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar se ekzistojnë katër simptoma të tjera karakteristike të COVID-19, që mund të jenë pararendëse të infeksionit – të dridhura, humbje e oreksit, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve.

Kjo u demonstrua nga një ekip hulumtues nga Imperial College London, nëpërmjet një sondazhi të kryer përmes tamponëve dhe pyetësorëve për mbi një milion qytetarë britanikë, të përfshirë nga qershori 2020 në janarit 2021.

Siç tregohet nga rezultatet, pozitivet e koronavirusit paraqitën një sërë simptomash për shkak të infeksionit, por përveç simptomave klasike, ata treguan për të dridhura, humbje të oreksit, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore, të cilat në disa raste mund të ndodhin edhe jo të gjitha bashkë. Mjafton të themi se deri në 60 përqind e pozitivëve ishin plotësisht asimptomatikë, shtatë ditë para se t’i nënshtroheshin tamponit orale-nazofaringeale.

Siç specifikohet nga shkencëtarët në Imperial College London, simptomat parashikuese “të reja” të COVID-19 ishin të lidhura fort me moshën e pacientëve, duke përjashtuar të dridhurat. Në fakt, nëse këto të fundit vëzhgoheshin gjerësisht në të gjitha moshat, dhimbja e kokës raportohej kryesisht tek të rinjtë dhe shumë të rinj (5 – 17 vjeç); humbja e oreksit në të gjithë intervalin e të rriturve (nga 18 në mbi 55) dhe dhimbje muskulore midis 18 dhe 54 vjeç.

“Fëmijët e infektuar midis moshës 5 dhe 17 vjeç kishin më pak gjasa të raportonin ethe, kollë të vazhdueshme dhe humbje të oreksit sesa të rriturit”, shkruan shkencëtarët me bazë në Londër në një njoftim për shtyp.

 Gjithë studimi i bërë ka për qëllim ndryshimin e kritereve për bërjen e tamponit, pasi u zbuluan edhe të tjera simptoma që mund të izolojnë në kohë të infektuar pozitiv, që në kushtet klasike, nuk do të testoheshin, e për pasojë mund të ishin vatër infeksioni për të tjerë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën për kritere të qarta të testimit dhe se përfshirja e shumë simptomave që ndodhin zakonisht në sëmundje të tjera – të tilla si gripi sezonal – mund t’i çojë njerëzit të vetë-izolohen pa nevojë. Shpresoj që rezultatet tona mbi simptomat më domethënëse të përfitojnë nga testet, duke ndihmuar në identifikimin e njerëzve më pozitivë ”, thotë Profesori Paul Elliott, pedagog në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Londrës dhe drejtues i studimit.

Rezultatet e hulumtimit “Symptom reporting in over 1 million people: community detection of COVID-19” (Raportimi i simptomave në mbi 1 milion njerëz: zbulimi i COVID-19 në komunitet) janë publikuar në faqen e internetit të Kolegjit Imperial të Londrës dhe ende nuk janë rishikuar nga kolegët.

Kosova, shtet më vete në hartën e Netflix: Peticioni i të riut shqiptar nga Kosova

Sovran Hoti, një student nga Kosova, ndërsa përpiqej të hynte në platformën Netflix, vuri re se lokacioni i Kosovës ndodhet në Sërbi.

Në të vërtetë nuk është e para herë dhe e vetmja gjë, por i riu shqiptar ndërmori nismën për të krijuar një peticion, për vendosjen e Kosovës më vete në hartën e Netflix.

Ndërmarrje ka edhe të mëparshme sa i përket kësaj, mjafton të kujtojmë fushatën për Apple, në të cilën u përfshin edhe yjet shqiptare me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora, e më në fund iu arrit qëllimit.

Tashmë “beteja e hartës” po bëhet për Netflix, platformën e madhe të filmave dhe asa i janë bashkuar shumë shqiptarë dhe personalitete edhe politike, siç është rasti i Vjosa Osmanit, presidentes aktuale të Kosovës dhe shumë të tjerë.

“Unë kam kohë që e përdor Netflix dhe kur logohem në platformë, lokacioni im figuron në Serbi. I pyeta edhe shokët dhe e njëjta gjë ishte edhe me ta. Kontaktova agjentin në Netflix dhe u mundova t’i shpjegoj se Kosova është shtet i pavarur dhe i kërkova ta hiqnin Serbinë si lokacion, por me sa duket ata nuk e kuptuan dhe as kishin dëgjuar për Kosovën, megjithatë thanë se do ta marrin parasysh”, thotë i riu shqiptar nga Kosova, Sovran Hoti.

Kërkohet mbështetje dhe sigurisht që edhe redaksia e revistës Vip iu bën thirrje t’i bashkoheni kësaj nisme.

Hashtagu që shoqëron fushatën është #NetflixaddKosovo. Më poshtë do të gjeni edhe faqen e change.org, ku do të duhet të nënshkruani peticionin.

Kliko këtu për t’u bërë pjesë e peticionit me firmën tënde!

Më shumë, jemi më të fortë!

Mirë se erdhe, dimër! Java më e ftohtë e dimrit është pas dere, temperatura akulluese e ndoshta…

…ndoshta sjellin dëborë edhe në Tiranë

U jemi dëshmitarë ditëve të fundit të shkurtit me shira thuajse pandërprerje. Nga ana tjetër, veç ditëve të shkurtra (si të ishte shkurt), masat e fundit të qeverisë lidhur me orën policore janë shtrënguar duke na bërë të mbyllemi brenda, (nëse nuk punoni nga shtëpia dhe nuk evitoni daljet e kota) që në orën 20.00.

Ndërkohë, sipas parashikimeve të motit që i përkasin rajonit të mesdheut dhe sipas edhe meteoalb-it shqiptar, kjo javë do të shënojë ditët më të ftohta të dimrit, të shoqëruara me temperatura nën zero dhe rreshje dëbore.

Parashikimet meteorologjike flasin për rreshje dëbore edhe në Tiranë, dhe në mos e pengoftë shiu që s’e ka ndërmend të pushojë, ndoshta do të bëjmë ndonjë top dëbore. Por kjo mbetet për t’u parë.

Bëni kujdes të mos dilni nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme, për të ruajtur shëndetin edhe nga ndonjë ftohje dimërore, veç virusit që vjen vërdallë në mënyrë agresive.

Bëni kujdes me lulet që keni në ballkon. Mirë është t’i strehoni brenda sa të kalojnë ditët e ftohta, për të mos i humbur ato.

Nga ana tjetër, nëse ju kujtohen zakonet e gjyshërve pak çaj mali aromatik, ndonjë ponç i nxehtë, i përgatitur me raki avullore dhe një majë luge sheqer, bën mirë për ngrohje, përtej tangërllikur të një gote vere he ndonjë gështenje të pjekur, nëse e gjeni të vendit dhe me çmim të mirë.

A dyshim miku më i mirë mbetet libri, por edhe ndonjë film i lezetshëm serial nuk do të qe keq për të shijuar maksimalisht, dhe jo përçmuar ditët super të ftohta që nisin nga data 12 shkurt.

Gjithsesi, ne do të lexohemi nëpër rreshtat tona. Zbardhim të mbarë dhe mirë se erdhe dimër!

Koronavirusi nuk fal as VIP-at, Rihanna pezullon Fenty-n

Edhe pse gjysmë e përgatitur, edhe industria e modës u godit nga epoka koronavirusiane dhe revolucioni i përshpejtuar internetik. Në këtë kuadër, nuk kish si të shpëtonte edhe rishtarja Rihana me shtëpinë e saj të modës, e cila pezullohet. Ky vendim u mor me marrëveshje të ndërsjellë midis këngëtares dhe grupit LVMH. Ndër arsyet e ndalimit të Fenty-it nga Rihanna, është pandemia e koronavirusit

Lamtumirë Fenty! Rihanna ngrin shtëpinë e saj luksoze të modës, e cila filloi në janar 2019, në bashkëpunim me LVMH. Një vendim i marrë me marrëveshje të ndërsjellë midis këngëtares dhe grupit të kryesuar nga Louis Vuitton. Arsyeja? Pandemia e koronavirusit.

Njoftimi i ngrirjes nga Rihanna dhe Lvmh

“Rihanna dhe LVMH kanë marrë së bashku vendimin për të pezulluar ready-to-wear të Fenty-t, me qendër në Evropë, në pritje të kushteve më të mira”. Marka kishte ndaluar së postuari në llogarinë e saj në Instagram, më 1 janar 2021, dhe koleksioni më i fundit Fenty by Rihanna daton në nëntorin e kaluar – laboratori i përbashkët i këpucëve në bashkëpunim me një nga stilistët e preferuar të këpucëve nga këngëtarja, Amina Muaddi.

Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage X Fenty do të vazhdojnë punën

Sajti i shitjeve elektronike Fenty do të nxihet në javët e ardhshme dhe zyra parisiene do të mbyllet, bëjnë me dije drejtuesit e ËËD. Një Maison tjetër që i dorëzohet koronavirusit, edhe pse hyrja në botën e modës për yllin e Barbados, të parën grua me ngjyrë që lançoi një markë luksoze në radhët e LVMH, nuk mbaron këtu. Në fakt, grupi tani planifikon të përqendrohet në dy bizneset e tjera të nënshkruara nga Rihanna: linja e bukurisë, me Fenty Beauty dhe Fenty Skin, dhe koleksioni i të brendshmeve Savage X Fenty, koleksioni i të brendshmeve përfshirëse të nisura nga Rihanna në 2018, e cila pavarësisht epidemisë vazhdon të korrë suksese.

Koronavirusi është një nga shkaqet e mbylljes

Por si ndodhi që Fenty nuk arriti t’i mbijetojë krizës së koronavirusit? Duket se ishte mungesa e yllit në Evropë që bëri shumë dëm. Ndërsa ishte në Los Angeles ishte në gjendje të ndiqte nga afër bizneset e saj kaliforniane, Fenty Beauty dhe Fenty Skin (nisur në korrik 2020, në dyqanet Sephora duke filluar nga shkurti 2021 dhe gjithashtu i disponueshëm në Boots dhe Harvey Nichols në Angli), nga ana tjetër, ajo nuk mundi të ndiqte nga afër projektin dhe prodhimin e Fenty nga Rihanna, me qendër përkatësisht në Paris dhe Itali.

Pavarësisht nga interesi fillestar publik, veçanërisht për aksesorët, këpucët, syzet e diellit dhe segmentin e bizhuterive, Fenty nga Rihanna dështoi në detyrën e vështirë për të ofruar një gardërobë që e përfaqësonte atë në sytë e fansave. Dhe krijimi i tetë koleksioneve prêt-à-porter në vit, duke menaxhuar një start-up në distancë, në kushtet aktuale shëndetësore, është bërë një ndërmarrje thuajse e pamundur, për të mos thënë edhe shumë e shtrenjtë.

Rihanna drejton vëmendjen në gjithçka ka në SHBA

Përparësitë aty ku vlen: Rihanna dhe LVMH më në fund vendosën të përqendrohen në bizneset Fenty më të menaxhueshme, me qendër në SHBA, por edhe më fitimprurëse: Fenty Skin arriti shitje prej 30 milionë dollarësh në më pak se katër muaj, në e-store e saj. Për të mos përmendur që llogaria e Fenty-t në Instagram mburrej me 1 milion ndjekës, ndërkohë që Savage x Fenty me 3.9 milionë dhe Fenty Beauty me 10.5 milionë. Ndërkaq, firma private e kapitalit L Catterton, në të cilën LVMH ka aksione, po udhëheq një mbledhje fondesh prej 115 milionë $, për të mbështetur zgjerimin e ardhshëm me pakicë të Savage x Fenty, një markë që këngëtarja e kontrollon me TechStyle Fashion Group.