Mësimet njerëzore që kemi nxjerrë nga pandemia

Po na kujton që jemi të gjithë të barabartë para një situate të tillë. Pavarësisht, kulturës, fesë, profesionit, situatës financiare, ose famës. Kjo sëmundje nuk kursen askënd. Nëse nuk na besoni mund të pyesni princin Charles.

Po na tregon që në një lloj mënyre jemi të gjithë të lidhur dhe të varur nga njëri-tjetri. Nëse diçka ndodh me ne, kjo do të ketë efekt edhe tek të tjerët. Na kujtoi gjithashtu kufijtë e rrejshëm të botës, të cilët janë pa vlerë, virusi nuk ka nevojë për pasaportë. E ndërsa jemi të izoluar për këtë periudhë të shkurtër kohe, kemi mundësi që të mendojmë edhe për ata që e kanë gdhirë e ngrysur jetën nën opresion.

Po na kujton sa i çmuar është shëndeti, edhe kur nuk i kushtojmë rëndësi dhe e anashkalojmë duke ngrënë ushqim të keq  dhe duke pirë pak ujë.

Po na kujton që jeta është e shkurtër dhe që duhet të jetojmë ashtu siç duam, po na kujton se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin e mbi të gjitha të ndihmojmë të moshuarit dhe të sëmurët. Qëllimi ynë në jetë nuk është të blejmë letër higjienike me shumicë.

Po na kujton se sa materialistë jemi bërë. Në momente të tilla krize e vetmja gjë që kërkohet janë uji, ushqimi dhe medikamentet, jo produktet e luksit të cilave u japim vlerë më kot.

Po na kujton se sa e rëndësishme është familja, po na detyron të kthehemi në shtëpi e të rindërtojmë marrëdhëniet në bërthamën familjare.

Po na mëson të kontrollojmë egon, sepse nuk ka rëndësi sa të rëndësi sa të rëndësishëm jemi, ky virus i ka thënë stop jetës së çdokujt.

Recommended Posts