“Meshkujt janë fëmijët tanë fëmijët e një gruaje”, gruaja proteston nudo kundër abuzimit me gratë.

Protestë e pazakontë ajo e djeshmja në Tiranë. Me qindra vajza e gra dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan në mbrojtje të 15-vjeçares së abuzuar ditë më parë në Mirditë. Një grua kishte zgjedhur një lloj proteste të veçantë. Ajo protestoi nudo, ndërsa mban në duar pankartën ku shkruhej: “Meshkujt janë fëmijët tanë, fëmijët e një gruaje”. Ditën e djeshme u organizua një protestë e madhe në kryeqytet. Gra e vajza, të rinj e aktivistë të shoqëerisë civile, marshuan ditën e dielë me pankarta në duar, për të sensibilizuar opinionin publik kundër dhunës ndaj grave.

Protesta kundër abuzimit me gratë

Shkak kësaj here u bë përdhunimi në grup i një 15-vjeçareje nga Mirëdita. Duket se nuk po mjaftojnë protestat për të reaguar ndaj abuzimeve me gratë. Megjithatë, dje u pa edhe një lloj proteste e pazakontë për vendin tonë. Ajo e një gruaje nudo, e cila mbante në duar një pankartë në të cilën shkruhej: “Meshkujt janë fëmijët tanë, fëmijët e një gruaje”.

Me qindra gra kanë mbajtur pankarta me shprehje pikante, për ta bërë më të ndjeshme shoqërinë shqiptare në luftë kundër abuzimit të tyre.

Numri i grave të abuzuara në vendin tonë po rritet çdo ditë e më shumë dhe edhe më i madh është numri i atyre të cilat nuk e marrin guximin të denoncojnë. Në një shoqëri maskiliste si e jona, vazhdon të drejtohet gishti i fajit mbi viktimën e abuzuar.

Sensibilizimi i shoqërisë shqiptare

Për hir të së vërtetës, edhe për shkak të protestave të tilla, shoqëria jonë ka nisur të sensibilizohet, edhe pse jo aq sa do të donim të gjitha ne. Viktimat e pamundësive dhe vogëlsive të burrave, mbeten gratë dhe fëmijët, çka ngre alarmin për ndryshimin e edukimit sidomos të brezave të rinj.

Ende në shoqërinë shqiptare nuk është kuptuar se nëse ka një motor që e ka shtyrë sado pak përpara këtë shoqëri, është gruaja ajo që e ka vënë në lëvizje këtë motor. Vërtetësia e saj të vjen në mend kur bisedon me të huajt që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe që dinë ta shquajnë mirë forcën e saj. Bëhet me dije se e njëjta temë proteste ka qenë ditën e djeshme edhe në Durrës.

“Janë bijtë e grave, por nuk janë si ne”, do të këndonte Mia Martini dhe fjalët e gjetura të tekstit të këngës vazhdojnë të jenë aktuale. Nuk e dimë se kur do të marrë fund kjo situatë makabre, por duam të theksojmë se jemi pjesë e protestës për të Drejtat e Grave dhe luftës kunder abuzimit.

Recommended Posts