8 Marsi sjell hashtagun e ri për statuja kushtuar vajzave, grave të së ardhmes, viktimave më të vogla të dhunës

#UnaStatuaPerLe Bambine ( #një statujë për vogëlushet), iniciativa më e rë e Terre des Hommes, në italinë fqinje, për 8 Marsin që tashmë i përket vajzave e grave, pavarësisht moshës dhe pavarësisht kombësisë.

Me rastin e Ditës së Gruas, Terre des Hommes rinis peticionin e saj për t’i kushtuar një statujë viktimave më të vogla të dhunës, në qytetin e Milanos.

Pakistanezja Malala Yousafzai ishte 15 vjeç kur u plagos rëndë në kokë, në një sulm në 2012. Ajo ishte tashmë e famshme për blogun e saj në BBC, ku sfidoi talibanët dhe mbrojti të drejtën e vajzave për arsimim. Ajo i mbijetoi plagëve dhe, në vitin 2014, iu dha Çmimi Nobel për Paqe.

Që atëherë, laureatja më e re e Nobelit ka vazhduar betejën e saj. Dhe i kushtohet pikërisht asaj një nga tre instalacionet e përkohshme që do të paraqitet nga Terre des Hommes në Milano, më 8 Mars, për të rifilluar fushatën #UnaStatuaPerLeBambine.

Një statujë, pra, një simbol për të kujtuar të gjitha vajzat, viktima të, por edhe të gjitha atyre që diskriminohen çdo ditë, të cilat nuk kanë qasje në studime, ose të cilët shfrytëzohen në punë.

Nga dy instalimet e tjera për 8 Mars, një, në Piazza San Fedele, do t’i kushtohet Nandhini, indianes 14-vjeçare, e cila në vitin 2017 u rebelua kundër një martese të stisur me një burrë që ishte dy herë më i vjetër se ajo (nuset-fëmijë në bota janë 650 milionë), dhe më pas arriti të përmbushë ëndrrën e saj: të vazhdojë studimet.

 Statuja e tretë, në Piazza Leonardo da Vinci, do të jetë në kujtim të Rita Levi Montalcini, shkencëtarja e madhe italiane, Çmimi Nobel për Mjekësinë në 1986, njoftojnë tabloidet italiane.

Durrësi proteston me këpucët e kuqe, instalacioni në ditën e 8 marsit

Durrësi ka vendosur të protestojë sot, në ditën e 8 marsit të Grave, me instalacionin  e këpucëve të kuqe, formë proteste e cila tashmë ka bërë xhiron e botës që kur për herë të parë u soll nga artistja meksikane, Elina Chauvet, në shenjë proteste ndaj humbjes së të motrës, si pasojë e dhunës në familje.

Durrësi është i renditur i pari në listën e zezë dhe të turpshme të humbjes së jetëve të grave, në rrang vendi. Ndaj edhe sot protesta aty ka marrë ngjyrën e kuqe të këpucëve bosh, si një mesazh i fortë ndaj dhunës në familje dhe humbjes së jetës së grave nga dhuna barbare e burracake e burrave.

Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” janë mbushu me këpucë të kuqe proteste të mbledhura jo vetëm nga gratë e qytetit dhe janë simbolika e dhunës barbare që i ka marrë jetën grave.

Ka qenë regjisorja Driada Dervishi ajo, e cila edhe gjatë fjalës së saj theksoi se kjo ditë dhe ky instalacion do të duhet të shërbejë për ndërgjegjësimin ndaj fakteve tronditëse.

Ishte nëpërmjet rrjeteve sociale që mori jetë nisma e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, një thirrje së cilës iu bashkuan shumë gra për t’iu bashkuar protestës dhe vullnetit për ndryshimin e mëndësisë në një shoqëri patriarkale, ku jeta e gruas nuk ka aspak vlerë dhe ajo shihet ende sot si plaçkë.

Nuk mbaron këtu, trupa e teatrit në bashkëpunim edhe me të tjera personalitete të artit kanë përgatitur 8 histori të vërteta grash, të shoqëruara me fotografi dhe video të shkurtra të cilat do të shfaqen mbasditen e ditës së sotme edhe live nëpërmjet fb të teatrit të Durrësit.

Çfarë është vamping e si t’i mbrojmë adoleshentët nga interneti

Vamping është moda, e cila ka të bëjë me orët e shumta të natës që adoleshentët kalojnë në mediat sociale. Por, cilat janë arsyet dhe si mund t’i ndihmojnë prindërit, fëmijët e tyre?

Adoleshentët nuk heqin dorë nga mediat sociale. As natën. Vamping është moda e të kaluarit natën në internet. Ashtu si vampirët, ata qëndrojnë zgjuar deri në dritën e parë të agimit, për t’u socializuar, chat-uar dhe mbajtur lidhje me përdoruesit e tjerë të rrjetit. Dhe paraadoleshentët nuk janë imune.

Pak info për trendin

Trendi ka lindur në SHBA por tani është i përhapur kudo. Sipas të dhënave të mbledhura nga specialistë të fushës, 6 në 10 adoleshentë deklarojnë se shpesh qëndrojnë zgjuar deri në agim, duke biseduar dhe duke luajtur me miqtë ose të dashurën / in.

Arsyet

Një nga arsyet kryesore që i çon adoleshentët në vamping, sipas psikologëve, është dëshira për të qëndruar të lidhur me të tjerët, për të komunikuar. Dhe periudha e veçantë në të cilën po jetojmë, kur fëmijët ndihen të irrituar dhe të izoluar, kontribuon në rritjen e shkallës së fenomenit. Për më tepër, mungesa totale e kontrollit mbi jetën dhe të ardhmen e tyre shumëfishon shqetësimin që ata ndiejnë. Dhe kështu lind nevoja për të mbushur këto boshllëqe me ato që mund të kontrollojnë, sipas tyre. Natën, larg syve të prindërve, ekziston ai dimension “shkeljesh”, që më parë ndodhte me daljet jashtë shtëpisë.

Rreziqet e vamping për adoleshentët

Dihet se nga ana fiziologjike, ndalimi i gjumit ndikon në ritmet jetësore të secilit prej nesh, e aq më tepër të fashës së adoleshentëve. Efektet janë shumë shqetësuese dhe reflektohen me humbjen e vëmendjes, nervozizmin, mungesën e efektivitetit për të bërë gjëra. Kështu kemi hyrë në një lak psiko-fiziologjik. Kur ritmet e gjumit-zgjimit prishen, dobësia fizike kthehet edhe në lodhje emocionale. Ankthi rritet dhe, në rastet më të rënda, çon në depresion. Zhytet edhe më shumë në një botë virtuale, ku ndihesh i sigurt përballë dobësive të tua. Por pasojat do të reflektohen në performancën e përgjithshme në jetë dhe në marrëdhëniet shoqërore. Në rastet ekstreme, e gjitha kjo çon në një tendencë për vetëvrasje, paralajmërojnë ekspertët.

Si të ndihmohen adoleshentët

Veçanërisht për të vegjlit është mirë të jepen rregulla shumë precize për përdorimin e mjeteve dixhitale. Është e nevojshme të përcaktohet se sa kohë dhe si, i riu mund të qëndrojë i lidhur në internet lirisht. Është mirë të mbahet gjithmonë në vëzhgim, për të parë se si po zbatohen rregullat.

Rekomandohet gjetja e kompromiseve, në vend të urdhrave të prera dhe shtrëngimeve të imponuara, në mënyrë që ato të mos shkelen siç është tendenca. që të gjesh kompromise sesa imponime, në mënyrë që të mos shkelë.

Lejojini lidhjen me të tjerët, por kujdes që kjo të mos bëhet kafazi nga i cili i mituri nuk mund të dalë dot më.  

Rishikimi i filmave të animuar: Disney+ vendos pullën e kuqe për Miss Piggy dhe Kermit, “Muppet Show” është racist!

Po, “Muppet Show” është racist. Sipas Disney + ka “stereotipe dhe keqtrajtim të njerëzve ose kulturave” në program. Kështu që paralajmëron publikun me një video që shoqëron episodet

“Ky program përfshin përfaqësime negative dhe / ose trajtim të gabuar ndaj njerëzve ose kulturave…”. Dhe ja tek vihet pulla e kuqe edhe për legjendarët “The Muppet Show”. Për Disney + është racist dhe përmban “stereotipe negative”.

Muppet një shfaqje raciste

Dhe edhe pse janë vënë në dispozicion të 5 sezonet e serialit të famshëm të animuar, transmetuesi i platformës njofton përdoruesit për rrezikun. Kukullat simpatike u transmetuan për herë të parë në 1976 dhe u krijuan nga amerikani Jim Henson.

Por platforma Disney+ vazhdon me njoftimin sipas të cilit:

“Programi përfshin përfaqësime negative dhe / ose trajtime të gabuara ndaj njerëzve ose kulturave. Këto stereotipa dhe sjellje ishin të gabuara atëherë dhe janë të gabuara sot. Heqja e përmbajtjes do të mohonte ekzistencën e paragjykimeve dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shoqëri. Në vend të kësaj, ne zgjedhim të mësojmë prej tij për të stimuluar dialogun dhe së bashku të krijojmë një të ardhme më përfshirëse”.

Pulla e kuqe nga Disney +

Ka disa arsye pse Disney ka vendosur të përfshijë komunikimin. Në një episod, prezantuesi Johnny Cash këndon përpara një flamuri të Konfederatës, i cili përfaqëson flamurin e shteteve skllevër të Shteteve të Bashkuara dhe që sot është një simbol që kujton supremacistët e bardhë.

Për më tepër, dy episode të sezonit të kaluar janë eliminuar plotësisht. Kjo sepse u shfaq Chris Langham, një nga shkrimtarët e serialit dhe aktor, i cili u dënua me dhjetë muaj burg në 2007-ën, për shkarkim të përmbajtjes së pornografisë së fëmijëve nga interneti.

Nuk shpëton as Dumbo, Peter Pan dhe Aristocats

Muppet Show nuk është përmbajtja e parë për të cilin Disney ka ngritur alarmin. “Pullet e kuqe” shfaqen në kryevepra të ndryshme, duke filluar me Dumbo, Peter Pan dhe Aristocats.

Dhe me sa duket, në shënjestër është vënë edhe “Gone with the Wind”, për ata që duan të modifikojnë prodhimet e së kaluarës duke i përshtatur ato me standardet e së tashmes.

“Allen v. Farrow” ose lufta e yjeve, Woody Allen dhe Soon-Yi vendosin të flasin

Ai dukej se kishte vendosur të heshte. Por, pas episodit të parë të mini-serialit me pretendimin e “certifikimit” të vërtetësisë së akuzave 30-vjeçare për pedofili, regjisori arkivon dokumentin nën titullin “marrëzi”!

Reklamuar me zhurmë të madhe si prova “përfundimtare”, pas dekadash akuza, të sjelljes famëkeqe të Woody Allen ndaj vajzës së tij të birësuar Dylan, e para nga katër episodet e dokumentarit “Allen v. Farrow” u transmetua mbrëmë në HBO, duke shkaktuar polemika të pashmangshme, por edhe reagimin e regjisorit dhe gruas së tij Soon-Yi.

Mandatory Credit: Photo by Globe Photos/mediapunch/Shutterstock (10313110a)Woody Allen_familyWoody Allen and Mia FarrowPhotograph by Courtesy of HBORonan Farrow, Lark Previn, Woody Allen, Dylan Farrow, Fletcher Previn, Daisy Previn, Soon-Yi Previn, Moses Farrow, Mia FarrowHBOAllen v. Farrow

Përmbledhja e një prej skandaleve publike më të përfolura të tridhjetë viteve të fundit, miniseria – drejtuar nga Kirby Dick, Amy Ziering dhe Amy Herdy – rindërton të gjitha pjesët e historisë që shpërtheu në fund të vitit 1992. Pasi kishte zbuluar marrëdhënien midis Woody dhe Soon- Yi, vajzës së birësuar të aktores, mes betejës për kujdestarinë, Mia akuzoi partnerin e saj për abuzim seksual të vajzës së saj 7-vjeçare Dylan.

Allen v. Farrow: miniseria

I ndarë në katër episode, dokumentari ndërthur intervista ekskluzive me Mia Farrow, fëmijët Dylan dhe Ronan Farrow, mikun e familjes Carly Simon dhe avokatin Frank Maco, plus të afërmit e tjerë, miqtë dhe dëshmitarët e “dorës së parë”. Me pak fjalë, në bazë të Leaving Neverland të mëparshëm, gjithashtu nga HBO, i cili rindërtoi një histori të ngjashme kundër Michael Jackson të akuzuar nga Wade Robson dhe James Safechuck, për abuzim seksual të tyre për vite me radhë, Allen v. Farrow duket qartë se është “orkestruar” në favor të Farrow.

(clockwise fr. top L) Actress Mia Farrow w. longtime boyfriend, director Woody Allen, their son Satchel and adopted daughter Dylan. (Photo by David Mcgough/DMI/Time Life Pictures/Getty Images)

Nuk ka shumë më tepër sesa ajo që dihet tashmë për historinë. Përsëritet versioni në të cilin Woody Allen do t’i bënte presion Dylan-it të vogël për t’i thithur gishtin e madh të tij, ai ishte i fiksuar pas saj dhe e ka parë atë duke fjetur me sy “të tërbuar”. Akuzat që Farroë i bën ish-partnerit pas zbulimit të fotove shumë të qarta të vajzës tjetër të adoptuar, Soon-Yi Previn, të lënë në mënyrë të hapur nga Allen, në shtëpinë e tij. Detajet janë treguar aq shumë herë dhe aq “mirë”, saqë tani kanë hyrë në kujtesën kolektive.

E reja është përdorimi i shumë materialeve të periudhës, jo në formë lajmesh, por në formën e filmave familjarë. Këto klipe të xhiruar nga Mia, gjatë viteve tetëdhjetë, dhe më pas të edituara me shkathtësi, janë “kolona zanore” e fjalëve që miqtë e familjes rezervojnë për nënën e përsosur. Mbi skenat e fëmijëve duke buzëqeshur, puthur dhe vrapuar të lumtur pranë “përbindëshit” Allen, për të cilin Mia pretendon se ishte gjëja për të cilën pendohet më shumë në jetë.

Reagimi i regjisorit dhe gruas së tij Soon-Yi

Kush e di se çfarë do të shohim kaq “flagrante” në episodet e ardhshme, por ndërkohë, Woody Allen dhe Soon-Yi kanë thyer heshtjen e tyre për këtë çështje.

Këta regjisorë nuk kanë interes për të vërtetën”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga një zëdhënës i çiftit. “Përkundrazi, ata kaluan vite duke bashkëpunuar fshehurazi me Farrows, për të mbledhur një vepër plot gënjeshtra”.

Deklarata thotë se Allen dhe Soon-Yi “u kontaktuan më pak se dy muaj më parë dhe produksioni i “Allen v. Farrow” i dha vetëm disa ditë kohë për t’u përgjigjur. Gjë që ata kategorikisht e refuzuan”.

Siç dihet për dekada, këto pretendime janë kategorikisht të rreme,” vazhdon deklarata.

Shumë, duke përfshirë policinë, e cila hetoi në atë kohë, duke pretenduar se asnjë abuzim nuk ka ndodhur kurrë. Përkundër asaj që Dylan beson dhe thotë. Për çudi, është vetë HBO që transmeton dokumentarin. Meqenëse ai ka një kontratë prodhimi dhe marrëdhënie tregtare, me Ronan Farrow”.

Emoji-t e reja të Apple kanë brenda edhe vaksinat

Gjigandi Cupertino fut shiringën e vaksinës midis emojive të reja, me shpresën se do të bëhet bindja gjithnjë e më e përbashkët për të gjithë

Mbërrijnë emoticon-ët me temë vaksinash. Apple, në azhurnimin e ardhshëm të iOS 14.5 dhe iPadOS 14.5, do të prezantojë rreth 200 emoticone të reja në iPhone dhe iPad, dhe midis tyre do të ketë edhe emoji që përfaqëson një shiringë.

Midis emojive, edhe shiringa e vaksinës

Bëhet fjalë vetëm për një zëvendësim. Shiringa e vjetër, e cila deri më tani ishte mjaft tmerruese, duke qenë e mbushur me gjak që pikonte, shndërrohet në një shiringë të re shumë të pastër, të mbushur me vaksinat, që mund të na shpëtojë jetën.

Jeremy Burge, shefi i emoji-ve në Emojipedia, shpjegoi se eliminimi i gjakut nga shiringa e bën më të përshtatshme përfaqësimin e vaksinimit Covid-19, duke vërejtur se si ndryshimi lejon që ajo të përdoret për kontekste të tjera më klasike, siç është dhurimi i gjakut.

Epidemia e vazhdueshme shëndetësore ka bërë që gjigandi Cupertino të dëshirojë të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e vaksinimit, me shpresën se do të bëhet një bindje tashmë për të gjithë.

Emoji të miratuara, por nuk mbaron këtu

Emoji-t e reja u miratuan shtatorin e shkuar, si gjithmonë, nga Konsorciumi Unicode, organizata që krijon kodin për emoticonët e ndryshëm që merren më pas nga çdo kompani që i përdor ato, përfshirë Facebook dhe Tëitter.

Në fakt, shumë fytyra të reja janë gjithashtu në rrugë, duke përfshirë atë me kokën në re dhe atë me sytë spiralë. Dhe pastaj shumë zemra të reja, por edhe shumë çifte të reja. Vlen të përmendet gjithashtu emoticoni i ri i gruas me mjekër, në të gjitha variantet e ngjyrave tashmë të pranishme në iOS.

Kukullat më të reja janë ato me sindromën Down

Lodrat janë thelbësore për fëmijët, por që të jenë edhe të dobishme në rritjen e tyre, të vegjlit duhet të njohin veten e tyre në to.

Një fabrikë e vogël në Onil, një qytet në Spanjën lindore, ka vendosur të krijojë një koleksion kukullash me sindromën Down, për të përcjellë vlera të tilla si toleranca ose respektimi i diversitetit.

Ata po i bëjnë kukullat gjithnjë e më gjithëpërfshirës për të ndihmuar fëmijët (dhe të rriturit gjithashtu) të shohin e kuptojnë realitete të ndryshme dhe për t’i normalizuar këto realitete.

Kompania ka vendosur të krijojë një koleksion kukullash me sindromën Down, që vitin e kaluar fitoi edhe çmimin e lakmuar “lodra e vitit”, në vendin ku jetojnë 7.500 banorë.

Kukulla me sindromën Down

Konkretisht janë dy vajza dhe dy djem me ngjyra të ndryshme të lëkurës, të prodhuara nga Miniland dhe reagimi ka qenë shumë pozitiv, aq sa gati i ka befasuar krijuesit e tyre, sipas The Guardian.

Nga Barbi pa gjini te kukulla me njolla

Nuk është e para dhe as nuk do të jetë kompania e fundit që prodhon lodra gjithëpërfshirëse, përkundrazi. Mattel e demonstroi me kukullat e saj Barbie në karrocë ose ato pa gjini, pa harruar historinë e mrekullueshme të gjyshit brazilian që krijoi për mbesën e vet, kukullën me vitiligo,  kushtuar mbesës që vuan nga sëmundja kronike e lëkurës.

Me pak fjalë, tendenca është që askush të mos përjashtohet në përfaqësimin e vetvetes, as edhe te kukullat me të cilat luan çdo ditë.

Kukulla me sindromën Down, rritet prodhimi

Onil nuk është një rast i izoluar, dhe sa i përket kukullave me sindromën Down, furnizimi është rritur shumë vitet e fundit. Disa prej tyre janë prezantuar nëpër dyqanet e Australisë dhe Zelandës së Re, ndërsa gjithashtu në Onil, po punohet për një tjetër koleksion.

Transmetimi i vlerave të tilla, si toleranca ose respektimi i diversitetit, janë aspektet që duhet të vendosen tashmë në qendër të prodhimit të lojërave, pasi këto do të ndihmojnë shumë jo vetëm fëmijët që në fund të fundit janë edhe më të prirur ta pranojnë moshatarin e vet pa diferencime, por ndihmon sidomos familjet që kanë nisur të tregohen edhe më të kujdesshme në diskutimet për diversitetin.  

“Po këmbët pse i ke kaq të gjata?” – Kendall Jenner dhe trupi i fotoshopuar, virale në rrjetë

Ndërsa kolegia e saj Sara Sampaio tregon me video sesi trupi i saj ndryshon pa poza strategjike, modelja kryesore e shtëpisë Kardashian-Jenner bën xhiron e rrjetit në ditën e Shën Valentinit. Këmbët dhe legeni kilometrik, që natyrisht nuk duken real. Dhe kjo nuk mund t’u shpëtonte fansave dhe faqeve revolucionare të “trupit realist”.

Njëra me fryrje dhe palosje “njerëzore”, tjetra me këmbë të stërzgjatura dhe modelin e legenit “Barbie”. Në të njëjtën fundjavë, Sara Sampaio, 29 vjeç, jep mësime mbi normalitetin e gruas dhe njerëzoren trupore në Instagram, ndërsa Kendall Jenner, motra e parafundit Kardashian, postoi një fotografi me të brendshme (mikro) nga linja Skims, e nënshkruar nga motra e saj Kim, e cila bën xhiron e internetit.

12 milion pëlqime për trupin e saj, padyshim një supermodele, por realisht nuk ka gjasa për përmasat dhe patinimin e saj në foto. Dhe kjo nënvizohet nga disa llogari të IG që flasin për Bady pozitivity e neutrality, e që menjëherë filluan të analizojnë foton (tashmë kjo nuk është më problem).

A është i retushuar trupi i Kendall Jenner?

Për shumë njerëz trupi i Kendall është i retushuar: “është e pamundur që një grua të jetë e lëmuar, perfekte, uniforme në ca zona, pa asnjë nuancë të njollës në lëkurë, shenja në ijë, pa palosje, pa një venë, pa një bulb pelifer”, shkruan llogaria @problematicfame.

Sigurisht, të brendshmet mikro mund të rrisin zonën e barkut me një efekt optik, por e njëjta llogari zbulon gjithashtu se si kërthiza e topmodeles, në Story, duket mjaft e zgjatur.

Të tjerët, nga e gjithë bota, “nxjerrin” retushimin e videos (pa problem me aplikacionet që qarkullojnë). Në disa foto, filtri bie dhe beli kthehet në real. Por jo të gjithë fansat, (kujtojmë që janë mijëra njerëz në rrjetet sociale), janë të vetëdijshëm se ajo që po shohin nuk është realitet.

“Nuk mund të heshtet duke parë foto të tilla dhe të imagjinosh se mijëra vajza në të gjithë botën besojnë se e gjithë kjo është e vërtetë”, shtojnë të tjerët.

Kendall përgjigjet:”As unë nuk jam gjithmonë perfekt”

Top-modelja u është përgjigjur fansave dhe jo-fansave përmes Tëitter, mijëra vajzave që i shkruajnë se ndihen keq dhe të pasigurta, pasi panë foton e saj: “Unë jam një vajzë jashtëzakonisht me fat. Vlerësoj gjithçka që kam. Por dua që ta dini se edhe unë kam ditë të këqija dhe ju kuptoj! Jeni të bukura ashtu si jeni !!! Nuk jam gjithmonë aq perfekt sa mund të duket”.

Kendall përballë Sara Sampaio, dy modele, dy shembuj, dy antipodet

Së bashku ato kanë ndarë të njëjtën pasarelë të fundit të Victoria’s Secret “Fashion Show 2019”, përpara vendimit të kompanisë, të mbushur me kritika, për të pezulluar shfaqjen vjetore që nuk ishte në përputhje me kohët që po jetojmë, ose me vizionin e miliona vajzave në botë të lodhura duke parë një lloj shumë specifik të fizikalitetit të përfaqësuar: shumë i hollë, i skalitur, “i përsosur”, i kanonizuar dhe i vështirë për t’u arritur, shumë shpesh një mjet krahasimi dhe një burim pakënaqësie për ata që më pas blejnë ato të brendshme në dyqan e nuk shohin të njëjtin rezultat të Kendall-eve në trupat e tyre.

Shën Valentini, dashuri në kohën e kolerës covid

Jemi mësuar që me ditën e Shën Valentinit t’i provojmë të gjitha ndijesitë: pak të shpresojmë te dashuria, pak të zhgënjehemi, pak të dhimbemi e pak më shumë herë të tallemi e ironizojmë (sidomos kur nuk kemi më shpresa). Por duket se këtë vit, kjo ditë e përcaktuar si ditë dashurie (ç’është kjo dashuri që paska vetëm një ditë) po merr një tjetër kuptim. Sigurish që njerëzit kur janë në vështirësi, i shikojnë gjërat nga një dritë tjetër.

Ja pse herë pas here kemi nevojë për simbole dhe data, edhe pse kemi filluar të humbasim besimin te kalendarët, (në mos qoftë për datën e rrogës).

Historia e tyre do të jetë simbolika e Shën Valentinit të këtij viti, përtej Valentinos dhe të gjithë historive me dashuri. Nuk e dimë nëse do të jetë më shumë se ky vit kjo simbolikë, por këtë vit është e sigurt, pasi është historia që mund t’i prekë të gjithë e të na bëjë të hedhim sytë nga ai/ajo që kemi në krahë, për të reflektuar qoftë edhe një sekond, nëse jemi në lartësinë e simbolikës.

Derek e Margaret u dashuruan që 14 vjeç dhe jetuan 70 vite martese së bashku, bën me dije Manchester Evening News. Nuk e dimë si ia kanë bërë, por kaq e vërtetë është që në bazë të jetëgjatësisë së tyre ishte dashuria, sa pushuan në paqen e madhe vetëm kur panë njëri-tjetrin në fund, në shtretërit e një spitali covid.

Lufta të merr gjithçka, edhe jetën, por jo gjithmonë dashurinë dhe kështu ndodhi edhe me 91-vjeçarët britanikë. Ndërsa ai shkoi tek ajo, në shtratin ngjitur, sa për ta parë, një shtrëngim dore dhe dy fjalë të shkëmbyera, ajo ishte më e qetë dhe dukej sikur u përmirësua papritur. Pjesën tjetër e bën lotët. Foton që përjetësoi gjithçka e shkrepi e bija, e cila duhet të ketë qenë dëshmitare e dashurisë së tyre për më gjatë se fundi.

Gjithsesi, ai e la i pari këtë botë, duke marrë me vete shtrëngimin e duarve të saj dhe ajo, pak ditë më pas, duke marrë me vete qetësimin se ata ishin e do të ishin bashkë përgjithnjë.

Ishte vjetëruar historia e Shën Valentinit njëditor, tashmë u rinovua nga realiteti i një lufte që po merr jetët njerëzore në mënyrë absurde dhe në panjohje, e sidomos jetët e atyre që janë ngrohtësia e streha e çdo nipi e mbese.

Po merr jetët, por dashurinë jo, jo gjithmonë! Shenjtët e jetës janë midis njerëzve, të dashurisë gjithashtu.

Shën Derek dhe Shën Margaret Dashuria, faleminderit!

Publikimi në Instagram: Pedro Pascal i “Game of Thrones” mbështet motrën e tij transeksuale

Aktori i Game of Thrones, Narcos dhe The Mandalorian publikon me krenari në Instagram, intervistën, në të cilën motra e tij Luz, e lindur Lucas, flet për rrugën e tij të tranzicionit.

Pedro Pascal është një vëlla për t’u marrë shembull: 45 vjeç, aktor kilian (The Mentalist, Game of Thrones, Narcos, The Mandalorian), një amerikan i natyralizuar, i cili mbështet publikisht motrën e tij Luz, 28-vjeçare, transeksuale, në profilin e tij në Instagram.

Pedro Pascal ripublikon intervistën e motrës së tij transeksuale, në Instagram

Lucas në një moment të jetës së tij vendosi të ndryshojë seks, duke zgjedhur Luz emrin e tij femër.

“Kur isha e vogël”, tha aktorja, e cila ndoqi hapat profesionalë të vëllait të saj të famshëm, “në shkollë na shpjeguan kuptimin e emrave. Lucas, më thanë, përfaqësonte ‘atë që sjell dritën’”. Kur ajo më pas u gjend me miqtë, duke folur për tranzicionin e saj, kujtoi atë emër dhe vendosi që në jetën e saj të re do të quhej “Luz”.

Në Instagram, vëllai i saj i famshëm, Pedro, postoi foton e kopertinës së revistës Ya, ku Luzi tregon historinë e saj. Aktorja flet për udhëtimin e saj personal dhe në tranzicion dhe i kushton fjalë dashurie vëllait të saj.

“Ishte një pjesë e rëndësishme. Ai është gjithashtu një artist dhe ka qenë një udhëzues për mua. Ai ishte një nga njerëzit e parë që më dha mjetet që filluan të formonin identitetin tim”, tha ajo. Pedro “ia ktheu” me një dedikim shumë të ëmbël: “Ime motër, zemra ime, Luzi ynë”.

Familja e Luzit gati shpresonte të ndodhte

Luz thotë se nuk e shqetësojnë fotot e saj të para tranzicionit. Mbështetja e familjes së saj ka qenë thelbësore dhe mbi të gjitha, shumë e natyrshme.

“Ata thuajse shpresonin të ndodhte”, u shpreh ajo.

E lumtur për rrugën e saj, megjithatë, Luzi e di mirë se ekziston nevoja për aktivistë transeksualë kundër diskriminimit.

“Ata duhet të jenë të mirë, inteligjentë, të informuar dhe autoritar për të luftuar transfobinë (dmth diskriminimin ndaj personave transgjinorë dhe transeksualë), homofobinë dhe racizmin” thotë ajo.