7 gabime që i ndihmojnë aknet të krijohen

E dinit se disa procese, si larja e dhëmbëve dhe pastrimi i fytyrës në të njëjtën kohë, janë të rrezikshme për formomin e akneve?

Ju mund të supozoni se keni bërë një pastrim siç duhet të fytyrës, por ajo ende ka shenja papastërtie.

Pse ndodh kjo?

Janë disa veprime ose pakujdesi në përditshmërinë tonë, të cilat na ndikojnë negativisht në lëkurë dhe mundësojnë krijimin e akneve.

Përdorimi i pecetave të makeup-it

E keni parasysh kur në vend ta hiqni makeup-in nga fytyra me larje, për shkaqe nga më të ndryshmet, por më së shumti nga përtesa, përdorni pecetat e lagura? E pra, nëse jeni furnizuar mirë me to, na vjen keq t’u themi se nuk duhet t’i përdorni më. Pecetat përmbajnë alkool, aromë dhe përbërës të tjerë që mund të thajnë lëkurën tuaj. E nëse ajo është e ndjeshme, ka mundësi që fërkimi ta irritojë atë dhe të shkaktojë enjtje dhe inflamacion, i cili mund të bllokojë poret e fytyrës tuaj.

Përdorimi i kremit të diellit

Edhe pse kremrat e diellit ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës, ato ndikojnë në formimin e puçrrave. Të gjitha e dini se sa të yndyrshme janë kremrat e diellit. Disa lloje nga ato kanë në përbërjen e tyre bazë vaji, i cili mund të irritojnë lëkurën dhe si pasojë shkaktojë puçrra. Disa të tjetrë mund të bllkojnë poret dhe si pasojë, formohen njolla ose pika të zeza. Ndaj, nuk mund të themi të mos i përdorni, por kujdesuni të zgjidhni një krem hidratues gjatë ditës, i cili përmban një SPF me spektër të gjerë, dhe aplikojeni në fytyrë të pastër.

Mospastrimi i syzeve optike

Nëse keni puçrra rreth syve ndërkohë që mbani syze, ka gjasa që nuk i pastroni shpesh këto të fundit. Kur bëjmë pastrimin e syzeve, kujdesemi vetëm për të pastruar lentet e tyre, ndërkohë që në kontakt me lëkurën tonë është skeleti. Bëjeni zakon pra, të pastroni edhe skeletin në pjesët që është në kontakt me lëkurën, edhe mjekët e rekomandojnë këtë. Mbase nuk e kishim menduar më parë, por edhe masa e vogël e syzeve ndikon, pasi nëse keni syze të ngushta, ato mund të bllokojnë poret tuaja. Masa e duhur e tyre ndihmon në parandalimin e bllokimit të poreve.

Larja e shpeshtë e fytyrës

Si çdo gjë me tepri që bën dëm, edhe larja e shpeshtë e fytyrës mund ta dëmtojë lëkurën dhe të ndikojë në shfaqjen e puçrrave. Dermatologët kanë arritur në përfundimin se pastrimi i shumtë i lëkurës, mund të prish ekuilibrin. Dhe përdorimi i shumtë i produkteve për tharjen e yndyrës së tepërt në lëkurë, mund ta thajë shumë fytyrën dhe të ndihmojë në formimin e gjendrave më të shumta yndyrore, të cilat shpien në krijimin e më shumë akneve.

Përdorimi i produkteve të flokëve

Disa lloje të produkteve për kujdesin e flokëve mund të shkaktojn puçrra. Shampot, kremrat dhe produktet e stilimit mund të shkaktojnë lloje të ndryshme aknesh, gjatë vijës së flokëve në ballë. Nëse këto produkte prekin fytyrën tuaj, mund t’u bllokojnë poret dhe t’u irritojnë lëkurën.

Larja e fytyrës në dush

Nëse je nga ata perssona që vdes për ujin e nxehtë në dush, mund të ndikosh pa e kuptuar në irritimin e lëkurës dhe mund të dëmtosh rigjenerimin e saj. Uji i nxehtë mund të heqë edhe atë yndyrën normale të vet lëkurës dhe ta lërë atë të thatë e të irrituar.

Mosbërja e dushit pas palestrës

Mosbërja e dushit pas palestrës mund t’ju sjell krijim të puçrave. Bakteret në lëkurë nga djersitja, mund të bllokojnë poret dhe të çojnë në formimin e akneve. Dermatologët sugjerojnë të bëni dush menjëherë pas stërvitjes, për të hequr papastërtitë e grumbulluara.

Janë këto pra disa nga gabimet që mund t’i kemi bërë në përditshmërinë tonë dhe nuk u kemi dhënë rëndësinë e duhur, ndaj bëni kujdes!

Çfarë tregon për një çift, pozicioni se si flenë

I keni parasysh skenat në libra, filma, seriale televizive ku ata flenë në mënyrën më të bukur të mundshme, të përqafuar, duke u përkëdhelur, në krahët e njëri-tjetrit, pa harruar këtu edhe faktin që zgjohen të bukur, të trukuar dhe me një freski të jashtëzakonshme?! Epo asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe prisni e do ta kuptoni.

Le të kthehemi në jetën e ne të vdekshmëve dhe të zbulojmë se çfarë ndodh vërtet me një çift kur flenë së bashku dhe mbi të gjitha çfarë kuptimi ka pozicioni që ata vendosen.

Të ndash shtratin me dikë është kënaqësi apo torturë?

Kjo pyetje ka kaq shumë mendime që vijnë nga të gjitha anët, pasi akoma nuk e kanë ndarë mendjen studiuesit se si është më e mira. Disa prej tyre thonë se të fjeturit më vete është avantazh dhe për më tepër i bën shumë mirë marrëdhënies suaj.

Ndërkohë që disa të tjerë thonë se të flesh me partnerin afër është një nga 5 gjërat që e bën një marrëdhënie të lumtur.

Fatmirësisht ose fatkeqësisht nuk ekziston akoma një mendim i ndërmjetëm kështu që ne zgjedhim të besojmë njërën nga alternativat.

E dini pse? Sepse secila marrëdhënie është unike dhe është e pamundur që të përcaktohet dhe të ekzistojnë disa kritere të cilat na tregojnë si ta jetojmë.

Mirëpo ajo që mund të bëjmë është të analizojmë mënyrën sesi zgjidhim të flemë dhe ndoshta këtu mund të kuptojmë diçka më tepër rreth raportit.  

Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, por më mirë të jemi të informuar për çdo rast.

Le të zbulojmë së bashku se çdo të thonë disa nga pozicionet më të zakonshme që ne flemë. Kështu që le të nisim.

Të ndarë, por… të bashkuar

Për të pasur një gjumë sa më të  qetë ne kemi nevojë për hapësirën tonë dhe mesa duket kjo është një nga gjërat më të mira që i bëjmë trupit, dhe jo vetëm. Kjo ndodh sepse do të qetësohemi plotësisht dhe kur të prekim në ndonjë moment partnerin/en   do ta shijojmë pafund.  

 Me shpinë

Jemi gjithmonë në linjën e të fjeturit disi të ndarë,, por në një kohë jeni bashkë sepse kemi prekur shpinën e njëri- tjetrit.

Ky pozicion , i cili në pamje të parë mund të duket disi i bezdisshëm, do të thotë që gjërat mes nesh janë duke shkuar më mirë se kurrë.

Sigurisht përjashtohen nga rasti momentet kur jemi grindur!

Bashkë deri në fund

Ka shumë edhe nga ata që e kanë praktikisht të pamundur të flenë larg njëri- tjetër, pa u përqafuar dhe pa u shtrënguar. Por le të themi se ky pozicion është më shumë i pranishëm gjatë muajve të parë të marrëdhënies dhe në shumë raste fshehin edhe ndonjë problem të vogël në mes.

Në momentin që një çift fle i përqafuar sipas specialistëve, partneri/ja është duke komunikuar diçka. Mund të jetë duke ju thënë se dëshiron të ketë më shumë kontroll dhe vëmendje ose se është duke i munguar një gjë nga ne, kështu që tregoni kujdes!

Po nëse partneri ju zë pjesën më të madhe të shtratit?

Epo në këtë rast është vërtet diçka që nuk shkon. Ia vlen që të hetosh pak sepse kjo mund të jetë shenjë se keni në krahë një person që ka karakter mbytës dhe është shumë egoist.

Marrëdhëniet për të funksionuar kanë nevojë që të jenë të ekuilibruara dhe kjo duhet të jetë e qartë për të dy. Kështu që filloni të kujdeseni për këtë pjesë dhe mos e anashkaloni. Ndoshta nuk ka vend për panik, por më mirë të siguroheni sesa t’ju vijë ndonjë e papritur.

 Të qenit çift është si e vështirë ashtu edhe delikate sepse nuk ka asnjëherë një të vërtetë absolute. Gjithçka është në varësi të asaj që ju keni ngritur dhe jetoni, por asnjëherë nuk është keq të merrni disa këshilla, për t’i pasur për çdo rast, se asnjëherë nuk i dihet.

Keni nxjerrë njoftimin për vende të reja pune? Warren Buffett tregon se kë duhet të punësoni

Deri më tani kemi dëgjuar shumë te flitet për çfarë duhet të ketë parasysh një punëmarrës para se të fillojë punë, mirëpo, punëdhënësit çfarë duhet të vlerësojnë?

Warren Buffett, miliarderi, që përmes Trading gjeti zgjidhjen e jetës, ka dhënë disa karakteristika të cilat, sipas tij, një njëri duhet të ketë para se të merret parasysh për një pozicion pune.

 “Kërkoni tek personi tri gjëra – inteligjencën, energjinë dhe integritetin. Mirëpo, nëse nuk kanë integritet, mos u mundoni t’i kërkoni as dy të parat”, – ka thënë Buffett dhe me të drejtë.

Përse thuhet kjo? Sepse integriteti nuk tregon vetëm se do të kesh një punonjës të mirë, por edhe një njeri me vlera.

Le ta shohim pak më nga afër këtë pjesë.

Nuk do të gënjejnë – kjo sepse besojnë tek puna dhe tek ju.

Nuk do të vjedhin kompaninë – kjo është shumë e rëndësishme, pasi një punonjës njeh gjithmonë çdo gjë që lëviz brenda një kompanie. Shumë herë mund të dinë edhe më shumë se ju.

Do të të jenë besnikë – sepse ata kanë një moral të lartë.

Dhe për ta mbyllur, do të jenë të sigurtë dhe do të ndihen mirë në ambientin tuaj, gjë që do të thotë se mund të shmangin e shmangen shumë situata konfliktuale.

Mos u ndieni kot në faj kur shpenzoni për veten, blerjet tashmë konsiderohen terapi

E kotë ta mohojmë të gjitha gratë dhe vajzat vdesin për blerjet, vetëm se pasi kanë mbushur çantat me rroba dhe këpucë fillojnë të ndihen në faj.

Qetësohuni tani dhe mos u ndjeni keq, pasi kemi lajme të mira për ju. 

Në fakt blerjet nuk janë thjesht dhe vetëm shpenzim i kotë parash dhe kohe, së fundmi kanë filluar të konsiderohen edhe si terapi. Kjo lloj terapie sjell përfitime të shumta si në shëndetin fizik edhe në atë mendor.

Shopping GIFs | Tenor

Blerjet ndikojnë në uljen e stresit dhe ankthit. Por ndihmojnë edhe në rritjen e vetëbesimit si dhe në humbjen në peshë.

 Madje një tjetër faktor që ndikon pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik të grave dhe vajzave gjatë blerjeve është shoqëria. Tashmë është provuar shkencërisht fakti që gratë ndihen më të lumtura kur janë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Blerjet janë një ndër aktivitetet që gratë e zhvillojnë bashkë zakonisht dhe kështu rritet ndërveprimi mes tyre.

17 Funny Excuses Women Give For Shopping That Drive Men Crazy

Gjithsesi duhet të keni kujdes dhe të mos e teproni shumë me blerjet. Kjo pasi nëse shpenzoni shumë do të filloni të ndiheni në faj dhe terapia nuk do të funksionojë.

Opsioni më i fundit në WhatsApp ndihmon të shihni nëse po ju thonë të vërtetën apo jo

Pas dy vijave të famshme blu, që kanë hapur kushedi sa telashe, WhatsApp-i vjen me një tjetër të re. 

Prej pak ditësh, krah mesazheve shfaqet edhe një ikonë tjetër. Bëhet fjalë për një lente zmadhuese. Kjo lente shërben për të konfirmuar vërtetësinë e mesazhit që mund të kemi marrë nga dikush. 

Në fakt ky opsion është menduar si i nevojshëm pas gjithë lumit të fake news që u shpërnda dhe po shpërndahet në këtë periudhë pandemie. 

whatsapp-search-the-web

Siç shprehen dhe vetë personat që janë marrë me implementimin e ikonës, kjo e fundit do të shfaqet vetëm krah mesazheve që kanë në përmbajtje fjalësh që lidhen me Covid-19. 

Do të mjaftojë një klikim mbi ikonën dhe kështu do të shkoni direkt te një nga motorët e kërkimit. Në këtë pikë do t’ju shfaqen artikuj të cilët vërtetojnë ose hedhin poshtë vërtetësinë e mesazheve. 

Për fat të keq në Shqipëri do të na duhet të përdorim Google search, pasi ky opsion nuk është i vlefshëm për vendin tonë. 

Nëse e keni Instagramin të mbushur me selfie, po ju bëjnë “like” nga halli!

Personat që i kanë rrjetet sociale të mbushura me selfie, në sytë e të tjerëve duken antipatikë, egoistë dhe njerëz me probleme të vetëbesimit. 

Me pak fjalë selfiet që postojmë  në rrjetet sociale na pëlqejnë vetëm ne dhe atyre që na e pëlqejnë foton, thjesht sa për të na bërë qejfin. 

Bored Face GIFs | Tenor

Këtë gjë nuk e themi ne nga mendja jonë. Në fakt është kryer një studim në lidhje me këtë çështje nga specialistët e psikologjisë në Universitetin e Mississippit dhe rezultatet përputhen më së miri me atë që kemi thënë më sipër. 

How Social Media Affects Our Mental Health | North Jersey Health ...

Shkencëtarët kanë dalë në këto përfundime pasi kanë marrë në studim plot 150 studentë. 

Fillimisht janë bërë pjesë e studimit 30 studentë, të cilëve u është kërkuar të plotësojnë një pyetësor mbi personalitetin e tyre. Më pas shkencëtarët kanë vëzhguar mënyrën si lidheshin këto karakteristika të personalitetit me postimet në Instagram. 

Foto e postuara në Instagram nga të rinjtë janë ndarë në disa kategori, duke filluar nga selfie, foto të shkrepur nga dikush tjetër, foto eventesh, natyre, etj. 

Selfie GIFs - Get the best GIF on GIPHY

Duke analizuar të gjitha këto të dhëna shkencëtarët dolën në përfundimin se personat që kishin më pak selfie të postuara në profilin e tyre perceptoheshin si njerëz më të qëndrueshëm dhe me më shumë vetëbesim. Nga ana tjetër, ata që e kishin profilin të mbushur me selfie, konsideroheshin njerëz me vetëbesim të ulët, që kishin nevojë vazhdimisht për aprovimin e të tjerëve. 

Makeup Glow Up GIF by BBC Three - Find & Share on GIPHY

Po ju si e keni punën me selfiet, apo nuk i preferoni shumë?!

Këto tre gjëra i keni bërë gabim gjithë jetën, ja si duhet të veproni

Ka disa veprime që ne i bëjmë gabim me dashje, ose pa dashje duke dëmtuar kështu veten. Ndonëse mund të duken gjëra të vogla duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje për për ta bërë jetën pak më të lehtë. 

Pirja e kafesë para orës 9 e 30

Çdo njeri është ndryshe, por të gjithë kemi një të përbashkët, ciklin hormonal 24-orësh. Me fjalë të tjera jemi të gjithë të programuar dhe hormoni i quajtur kortizol, që na bën të ndihemi zgjuar, zakonisht prodhohet nga ora 8:00-9:00 të mëngjesit. Ne nuk kemi nevojë të stimulojmë trupin për t’u zgjuar gjatë kësaj kohe, pasi çdo gjë është nën kontroll. 

Coffee GIFs | Tenor

Vendosja e vezëve në ujë të ftohtë për t’u zierë

Nëse i zieni vezët duke e filluar procesin me ujë të ftohtë po i hapni vetes punë kot. Pikë së pari shefat e kuzhinës rekomandojnë të filloni me ujë të nxehtë dhe të përfundoni procesin në ujë të ftohtë. Së dyti mund të shtoni dhe pak uthull molle për t’i qëruar më lehtë vezët. Nëse filloni me ujë të ftohtë do të hani dynjanë kur të provoni të qëroni vezët. 

GIF Guide: How to Make Scrambled & Boiled Eggs

Të rruash këmbët menjëherë pas dushit, ose sapo hyn në dush 

A mund t’i numëroni të gjitha herët kur keni përfunduar me këmbë të gjakosura? Sigurisht që në shumicën e rasteve ju ka ndodhur, kjo sepse keni filluar të përdorni briskun sapo keni hyrë në dush, ose menjëherë pasi keni dalë. Këmbët duhet t’i rruani gjatë dushit, kjo sepse avulli zbut lëkurën dhe e bën më të lehtë procesin dhe nuk lejon që kjo e fundit të irritohet. 

Just Girly Things Fox GIF by Animation Domination High-Def - Find ...

A i bëni dhe ju këto gabime?

Pas këtij ndryshimi, postimet në Instagramin tuaj nuk do të duken më kurrë njëlloj

Nëse dhe ju ashtu si ne i kushtoni shumë kohë postimit të story-ve në Instagram, kemi një lajm të mirë. 

Me sa duket rrjeti social ka vendosur të na kursejë pak kohë të çmuar, nga ajo koha që përdorim për të rregulluar fontet e postimeve në story. 

Kështu, Instagrami ditën e djeshme ka bërë publike për përdoruesit, jo një, jo dy, por plot katër fonte të reja. 

Nëse dëshironi t’i përdorni për t’i bërë storyt tuaja edhe më të bukura, hapat janë shumë të thjeshtë. 

Fillimisht sigurohuni që ta keni përditësuar Instagramin. Më pas hapeni dhe klikoni mbi story-t dhe shtypni Create në fund të ekranit. 

Instagram Introducing More Fonts To Stories – TenEighty — Internet ...

Shkruani tekstin në formatin e zakonshëm që do t’ju shfaqet direkt. 

Më pas mjafton të hapni menynë e froneve, për të gjetur dhe frontet e reja.

Nëse nuk e keni bërë përditësimin e Instagramit në celularin tuaj do t’ju shfaqen vetëm fontet klasike, Modern, Classic, Neon, and Strong, and Typewriter. Por nëse përditësimi ka shkuar si duhet do t’ju shfaqen plot dhjetë fonte. 

Instagram: Here's How to Use the New Type Mode in Stories – Adweek

Punë të mbarë tani dhe argëtohuni. 

“Ky mesazh është fshirë”, jepini fund dilemave, ja si t’i lexoni mesazhet e fshira në WhatsApp

“Ky mesazh është fshirë!”. E fshiu? Po çfarë kishte shkruar? Po për kë e kishte? Po pse e fshiu? 

Me siguri shumë herë gjatë viteve të fundit mund t’ju këtë ndodhur të qëndroni si mumie me celular në dorë, duke i bërë vetes këto pyetje teksa shihni tekstin e famshëm “Ky mesazh është fshirë” në WhatsApp. 

WhatsApp: How to View Deleted Messages on Android! - PhonesWiki

Por, që sot e tutje do t’ju shpëtojmë nga ky siklet. Sepse ekzistojnë disa mënyra për të parë mesazhet e fshira në WhatsApp. 

Në fakt mesazhet fshihen direkt nga telefoni celular i dërguesit, por në disa raste mund edhe të rikuperohen.

Për ta bërë këtë gjë te mundur, janë krijuar disa aplikacione, të cilat mund t’i shkarkoni në playstore. 

Whats Removed është një aplikacion, që mund ta instaloni në telefonin tuaj celular. Kështu nuk do t’ju shpëtojë asnjë mesazh, madje as mesazhet e fshira nga dikush tjetër. 

WhatsRemoved+ – Apps on Google Play

Jo vetëm kaq, ky aplikacion i siguron përdoruesit mundësinë e ruajtjes së materialeve multimediale, mesazheve në formë teksti, si dhe mban në sistemin e të dhënave edhe mesazhet e fshira më herët. 

Një tjetër aplikacion, që do t’ju ndihmojë është NotificationHistory. Ky aplikacion lidhet me qendrën e njoftimeve të celularit tuaj dhe më pas do t’ju duhet thjesht të shkoni tek aplikacioni WhatsApp, për të parë mesazhet e fshira, të cilat do të shfaqen në rreshtin ku shkruhet Android tekst. 

How to View Past Notifications in Android Smartphone

Kaq ishte, por para se t’i përdorni këto aplikacione, pyesni njëherë veten: A dëshironi të shihni vërtet se çfarë shkruhet në mesazhet e fshira?!

Me mamin, shoqen e ngushtë, apo me të dashurin, zbuloni me kë shkëmbeni më shumë mesazhe në WhatsApp

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se me kë shkëmbeni më shumë mesazhe në WhatsApp, ndoshta mund t’ju ndihmojmë që ta zbuloni. 

WhatsApp është një nga format e komunikimit digjital, që na mban të lidhur me njerëzit e personat e rëndësishëm  të jetës së tyre. Kështu që nuk është e çuditshme, që këta njerëz të rëndësishëm të jenë edhe ata me të cilët komunikojmë gjatë gjithë ditës në WhatsApp. 

Por si ta shohim se cili është personi me të cilin komunikojmë më shumë në WhatsApp?

Për të zbuluar se sa mesazhe, video dhe foto keni shkëmbyer me të afërmit, miqtë dhe partnerin, në WhatsApp, duhet të veproni kështu:

Hapni WhatsApp-in 

Shikoni te settings në anën e djathtë të ekranit Zgjidhni rubrikën: Data and storage usage Më pas klikoni mbi Storage Usage dhe do t’ju shfaqet lista me emrat e personave me të cilët keni shkëmbyer më shumë mesazhe. 

Ndërsa për të parë se sa mesazhe kemi shkëmbyer në total me një person të caktuar, mjafton të klikoni te fotoja e personit në fjalë dhe do të shihni se sa mesazhe, foto dhe video janë shkëmbyer mes jush.