Kur trupi klith për ndihmë

Trupi i njeriut mund të funksionojë në mënyra të çuditshme. Disa njerëz presin që kur të sëmuren të shfaqin shenja shumë të dukshme, që do t’i pengojnë në zhvillimin e aktivitetit të përditshëm. Në fakt, nuk ndodh ashtu shpesh trupi ynë kërkon ndihmë edhe duke shfaqur shenja të cilat shpesh herë shumica nga ne i injoron.

Gjakosje të mishrave të dhëmbëve

Mishrat e gjakosur të dhëmbëve janë shpesh shenjë e mungesës së vitaminës C. Në këtë rast duhet të  siguroheni  që të ushqeheni me brokoli, kivi dhe fruta pylli.

Neps për ushqime të kripura

Nëse ke neps për ushqime të kripura, ky mund të jetë shenjë e një inflamacioni ose e një infeksioni në sistemin e riprodhimit ose në rrugët urinare

Lëkurë e thatë

Lëkura e tharë është shenjë e mungesës së vitaminës E. Mund ta trajtoni këtë problem duke ngrënë mandarina, fara të ndryshme si dhe spinaq. Gjithashtu është i këshillueshëm dhe vaji i peshkut për trajtimin e problemeve të tilla.

Thonj dhe flokë të dobët

Ky problem mund të shkaktohet nga pamjaftueshmëria e vitaminës D  dhe e Kalciumit në trup. Për ta minimizuar  duhet të konsumoni  patate dhe brokoli,  gjithashtu  ndihmojnë edhe kosi, si dhe drithërat.

Neps për peshk                              

Nëse keni neps për peshk dhe  për fruta deti, kjo është një shenjë që keni mungesë Jodi. Në këtë rast duhet të konsumoni alga të thata si dhe fruta deti dhe ton.

Recommended Posts