Kukullat më të reja janë ato me sindromën Down

Lodrat janë thelbësore për fëmijët, por që të jenë edhe të dobishme në rritjen e tyre, të vegjlit duhet të njohin veten e tyre në to.

Një fabrikë e vogël në Onil, një qytet në Spanjën lindore, ka vendosur të krijojë një koleksion kukullash me sindromën Down, për të përcjellë vlera të tilla si toleranca ose respektimi i diversitetit.

Ata po i bëjnë kukullat gjithnjë e më gjithëpërfshirës për të ndihmuar fëmijët (dhe të rriturit gjithashtu) të shohin e kuptojnë realitete të ndryshme dhe për t’i normalizuar këto realitete.

Kompania ka vendosur të krijojë një koleksion kukullash me sindromën Down, që vitin e kaluar fitoi edhe çmimin e lakmuar “lodra e vitit”, në vendin ku jetojnë 7.500 banorë.

Kukulla me sindromën Down

Konkretisht janë dy vajza dhe dy djem me ngjyra të ndryshme të lëkurës, të prodhuara nga Miniland dhe reagimi ka qenë shumë pozitiv, aq sa gati i ka befasuar krijuesit e tyre, sipas The Guardian.

Nga Barbi pa gjini te kukulla me njolla

Nuk është e para dhe as nuk do të jetë kompania e fundit që prodhon lodra gjithëpërfshirëse, përkundrazi. Mattel e demonstroi me kukullat e saj Barbie në karrocë ose ato pa gjini, pa harruar historinë e mrekullueshme të gjyshit brazilian që krijoi për mbesën e vet, kukullën me vitiligo,  kushtuar mbesës që vuan nga sëmundja kronike e lëkurës.

Me pak fjalë, tendenca është që askush të mos përjashtohet në përfaqësimin e vetvetes, as edhe te kukullat me të cilat luan çdo ditë.

Kukulla me sindromën Down, rritet prodhimi

Onil nuk është një rast i izoluar, dhe sa i përket kukullave me sindromën Down, furnizimi është rritur shumë vitet e fundit. Disa prej tyre janë prezantuar nëpër dyqanet e Australisë dhe Zelandës së Re, ndërsa gjithashtu në Onil, po punohet për një tjetër koleksion.

Transmetimi i vlerave të tilla, si toleranca ose respektimi i diversitetit, janë aspektet që duhet të vendosen tashmë në qendër të prodhimit të lojërave, pasi këto do të ndihmojnë shumë jo vetëm fëmijët që në fund të fundit janë edhe më të prirur ta pranojnë moshatarin e vet pa diferencime, por ndihmon sidomos familjet që kanë nisur të tregohen edhe më të kujdesshme në diskutimet për diversitetin.  

Recommended Posts