Kujdesi për lëkurën dhe 8 gabimet që asnjë grua nuk duhet të bëjë! Të gjitha sekretet për të trajtuar dhe respektuar lëkurën

Nëse ekziston një e vërtetë e njohur në fushën e bukurisë, është se siç ka thënë Helena Rubinstein: “Nuk ka gra të shëmtuara, ka vetëm gra dembele” dhe të gjesh se si duhet të kujdesesh në mënyrën e duhur për llojin tënd të lëkurës, çdo ditë, është padyshim mënyra më e lehtë për të qenë gjithmonë e bukur.

Por a jemi të sigurt që nuk bëjmë gabime gjatë kujdesit që tregojmë për lëkurën? Duam të ndajmë disa këshilla të vlefshme, por mbi të gjitha duam t’ju tregojmë 10 gabime të kujdesit të lëkurës, që askush nuk duhet të bëjë dhe le t’i zbulojmë së bashku.

Gabimet e kujdesit për lëkurën që nuk duhen absolutisht të bëhen:

Lëkura është padyshim një kartëvizitë, veçanërisht për gratë, të cilat shpenzojnë kohë dhe para çdo ditë për ta mbajtur atë të re, të zhdërvjellët dhe shkëlqyese. Midis kremrave, skrabeve, serumeve, masazheve dhe pastrimeeve, a jemi të sigurta që nuk gabojmë?

Le të zbulojmë 10 gabimet e kujdesit për lëkurën që nuk duhet të bëni absolutisht

1-Lani duart

Duart duhet të lahen gjithmonë me kujdes para se të prekni fytyrën ose të merrni ndonjë krem ​​për fytyrë ose trajtim tjetër nga paketimi. Në fakt, duart e pista mund të ndotin produktin e bukurisë dhe si pasojë edhe epidermën. Larja e duarve para çdo operacioni për kujdesin e lëkurës është thelbësore!

2-Heqja e make-up-it

Heqja e make-up-it nga fytyra me produkte të ndryshme, të tilla si dyfazat (qumësht, tonik), vajrat, gjalpet dhe ujërat micellar gjithmonë kërkon një pastrim pasues. Ata nuk duhet të lihen kurrë në fytyrë pasi të kenë hequr të gjitha gjurmët e përbërjes dhe papastërtive. Vazhdoni me pastrues të shkumëzuar dhe të përshtatshëm për llojin tuaj të lëkurës.

3-Trajtime tepër agresive

Lëkura, edhe ajo me yndyrë, ka nevojë për trajtime të synuara, por gjithmonë shumë delikate. Edhe në rastin e lëkurës me yndyrë, produktet që do të përdoren nuk duhet të jenë agresive dhe ‘degraduese’, përkundrazi duhet të kenë cilësi dhe përbërës me veti riekuilibruese. Zbuloni edhe truket e bukurisë për t’ua “vjedhur” grave aziatike!

4- Serumet dhe nxitësit

Të gjithë serumet dhe nxitësit e fytyrës duhet të aplikohen gjithmonë përpara kremit të trajtimit, për të siguruar përthithjen dhe performancën e plotë. Çdo gjë që ka një formulim mjaft të holluar me ujë, duhet të zbatohet, si rregull, para një trajtimi me krem.

5-Masazhe

Masazhet, veçanërisht ato që synojnë eliminimin e qeseve rreth syve, duhet të bëhen gjithmonë nga profesionistë dhe jo në versionin “bëje vetë”! Mund t’i lejoni vetes vetëm ndonjë masazh të lehtë përreth syve, por asgjë më shumë se kaq.

6-Ruajtja e produkteve

Për shembull, nëse një nga përbërësit e një produkti për kujdesin ndaj lëkurës ekspozohet në diell, ai humbet vetitë e tij, për të cilat është shtuar në përmbajtjen e produktit. Ndaj, është shumë e rëndësishme ruajtja e produkteve larg rrezeve të diellit, mbajtjes në ambiente shumë të ftohta, pra gjithçka do të duhet të ruhet në mënyrën në të cilën përshkruhet në trupin e produktit ose fletën shoqëruese. Mirë është të mbahen në vende të freskëta dhe do të ishte mirë në errësirë.

7-Produkti më i shtrenjtë, produkti më i mirë

Gaboheni! Nuk është fare e thënë që produkti më i shtrenjtë të jetë më i miri, është ai që i bën mirë lëkurës sonë. Ai është produkti më i mirë dhe ai mund të na japë rezultatet që dëshirojmë. Me siguri një produkt i shtrenjtë përmban formula më të avancuara dhe përbërës më të mirë, por duke qenë secili unik, nuk është fare e thënë që lëkura jonë të ketë nevojë pikërisht për këtë. Ky është sensi për të cilin po flasim.

8-Shumë produkte, shumë kujdes

Është tehu tjetër i thikës. I pari është kur nuk kujdesesh sa dhe si duhet, por edhe ky tjetri, ta ekzagjerosh me kujdesin për lëkurën, të përdorësh shumë lloje produktesh, të ngarkohesh me kremra, apo maska (maskat përdoren vetëm 2 herë në javë) nuk është zgjidhja e duhur. Ndaj bëni kujdes, më mirë të rrini në normalitet.

Recommended Posts