Kronikat e martesave më të shkurtra

Në një letër prej gjashtë faqesh regjisori 74- vjeçar, Jon Peters ka treguar arsyet e divorcit  me aktoren Pamela Anderson pas vetën 12 ditëve martesë. Në letër ai shpjegon se ka paguar 200 mijë dollarë, borxhe të aktores, si dhe i ka rinovuar gardërobën gjatë ditëve të  martesës 12 ditshe .

Martesa 12 ditëshe mes Jon Peters dhe Pamela Anderson ka qenë një ndër martesat më të shkurtra të çifteve të Hollywood-it. Sipas asaj që ka treguar aktorja, divorci kishte ardhur pasi bashkëshorti i saj i 12 ditëve ishte shprehur se në moshën e tij kishte nevojë për qetësi dhe jo për një martesë të famshme ndërkombëtarisht.

Nisur nga divorci i shpejtë i tyre kemi vendosur t’iu sjellim martesat më të shkurtra në historinë e Hollywood-it.

Çmimin për martesën më të shkurtër në histori e ka merituar Britney Spear dhe Jason Alexander. Martesa e tyre ka zgjatur plot 55 orë. Dy ditë e pak orë, për të qenë më të saktë. Pas disa orësh feste në Las Vegas, Britney dhe miku i saj i fëmijërisë vendosën të martohen rreth orës 5 të mëngjesit, në një të shtunë janari të vitit 2004. Mirëpo, martesa e tyre pasi zgjoi interesin e gjithë botës, përfundoi pasi çiftit “i doli pija”.
Nicolas  Cage ka konkurruar me vetveten sa i përket martesave të befta. Martesa e tij e fundit ka zgjatur vetëm 4 ditë. Aktori 55-vjeçar u martua me grimieren 34-vjeçare Erika Koike më 23 mars të vitit 2019, për t’u ndarë vetëm katër ditë më vonë. Vetë Koike kërkoi anulimin e martesës, duke thënë se ishin shumë të dehur dhe nuk e dinin se ç’po bënin.
Tetë ditë, kaq zgjati martesa mes Dennis Hopper dhe Michelle Phillips në vitin 1970. Ata u martuan në ditën e Halloween-it dhe u ndanë një javë më pas. Pas divorcit Hopper, e komentoi martesën me këto fjalë: ” Shtatë ditët e para ishin fantastike. Në ditën e tetë gjërat shkuan për dreq”.

Martesa mes Cher dhe Gregg Allman ka zgjatur pak më shumë se një javë, nëntë ditë. Këngëtarja që kishte vetëm katër ditë e ndarë nga Sonny Bono dhe rokeri fluturuan për në Las Vegas më 30 korrik të vitit 1975 për t’u martuar. Gjithsesi bashkimi zgjati vetëm 9 ditë, pasi artistja nuk mundi të përballonte problemet e bashkëshortit me drogën dhe alkoolin.

Martesa mes Cher dhe Gregg Allman ka zgjatur pak më shumë se një javë, nëntë ditë. Këngëtarja që kishte vetëm katër ditë e ndarë nga Sonny Bono dhe rokeri fluturuan për në Las Vegas më 30 korrik të vitit 1975 për t’u martuar. Gjithsesi bashkimi zgjati vetëm 9 ditë, pasi artistja nuk mundi të përballonte problemet e bashkëshortit me drogën dhe alkoolin.
Modelja Ali Landry dhe aktori Mario Lopez  u martuan pas gjashtë vitesh fejesë. Mirëpo, martesa e tyre zgjati vetëm 18 ditë. Arsyeja e anulimit të martesës ishte tradhtia nga ana e Lopez.

Recommended Posts