Koronavirusi, mitet përballë fakteve

Me përhapjen e shpejtë të koronavirusit nëpër botë shumica e popullsisë është kapluar nga një ndjesi paniku e frike që shtohet sa herë që dyshohet për një rast të ri pranë zonave ku ata banojnë. Disa ditë më parë OBSH-ja shpalli dhe emergjencën globale sa i përket koronavirusit. Mirëpo duke qenë se media shpesh herë jep informacione kontradiktore dhe njerëzit në situata të tilla paniku janë të prirut që të besojnë më shumë lajmet e këqija. Ne kemi mbledhur fakte, për t’i sjellë përballë miteve që kanë shoqëruar këto ditë përhapjen e virusit.

Miti

Korona është virusi më i rrezikshëm që ekziston

Fakti

Gripi i zakonshëm vret 60 herë më shumë njerëz se sa koronavirusi.

Miti

Nëse do të diagnostikohem me koronavirus do të vdes

Fakti

Vetëm dy përqind e të infektuarve me koronavirus kanë humbur jetën. Kjo ka ndodhur jo për shkak të vetë virusit, por ka ardhur si rezultat i sistemit të dobët imunitar dhe moshës së thyer, në shumicën e rasteve.

Miti

Duhen veshje speciale dhe maska për t’u mbrojtur nga virusi

Fakti

Gjëja më e mirë që mund të bëni në këto raste është të lani duart shpesh dhe të teshtini në bërrylat tuaja.

Miti

Duhet të hyjmë të gjithë në panik dhe të fajësojmë Kinën për këtë situatë. Duhet të bëjmë edhe shaka të pandjeshme me studentët internacionalë.

Fakti

Paniku dhe histeria që kanë shpërthyer, mbase më keq se virusi janë rezultat i ushqimit të racizmit dhe ksenofobisë, jo si rezultat i fakteve. Asgjë nuk e justifikon të qenurin harbut me të tjerët.

Miti

Duhet të besojmë çdo gjë që shkruhet online për koronavirusin, sepse çdo informacion është i vërtetë dhe i kontrolluar.

Fakti

Dezinformimi dhe racizmi  janë më të rrezikshme se çdo virus. Para se të besoni çdo informacion që lexoni kontrolloni faktet dhe burimet. Besoni provat, jo ideologjitë.

Recommended Posts