Koronavirusi, Kina paralajmëron burg dhe dënim me vdekje për lajmet e rreme

Kush përhap panik në Kinë, për çështjen e koronavirusit, do të dënohet me 7 vite burg. Kjo nuk vlen vetëm për mediat, por dhe për qytetarët e thjeshtë. Gjykata do të dënojë me 7 deri në 15 vite burg rastet e ‘fake news’, ndërsa dënim me vdekje për ata që do të përhapin qëllimisht virusin. 

”Dënim deri në 15 vjet burg për ata që përhapin “thashethemet” për epideminë, në mënyrë që të shkatërrojnë rendin e vendosur. Dënim me vdekje për ata që nxisin përhapjen e koronavirusit,” thotë gjykata kineze.

Sipas South Morning Post, megjithëse nuk është e qartë se çfarë nënkuptohet me “përhapjen me qëllim të virusit”, Gjykata e Lartë e Pekinit, ka garantuar se do të luftojë çdo rast të tillë.

Recommended Posts