Kodet e vaginës

Vagina është një pjesë shumë e ndjeshme e trupit tonë. Ndaj dhe duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur, kjo është metoda më e mirë për të kuptuar nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon me trupin tonë.

Vagina nuk është thjesht një pjesë e trupit që i lejon gratë të shijojnë kënaqësi seksuale, ajo kryen dhe disa funksione thelbësore, të cilat kanë rëndësi në zbulimin e situatave që mund ta venë në rrezik shëndetin.

Për fatin tonë të mirë, vagina mund të na flasë, duke na dhënë shenja të cilat tregojnë shumë mbi shëndetin tonë.

Nëse nuk ushqehesh mirë

Nëse keni probleme me pjesët tuaja intime, një nga arsyet kryesore mund të jetë ushqimi i keq. Kur konsumoni sasi të shtuara sheqeri, ose alkool vagina juaj irritohet. Është mirë që ta kufizoni konsumin e këtyre ushqimeve dhe të konsumoni fruta, perime, drithëra integrale, fibra dhe proteina. Trupi juaj do t’ju falenderojë.

Je e stresuar

Stresi nuk ndikon vetëm në tru. Gjatë situatave stresante trupi sekreton një hormon që e pengon sistemin imunitar të kuptojë dhe të luftojë infeksionet. Nëse e keni të vështirë të eleminoni stresin, mundohuni të paktën të reduktoni konsumin e kafeinës dhe rregulloni orarin e gjumit.

Vagina e kupton kur ke marrë medikamente të forta

Trupi humb shumë prej baktereve të mira të florës mikrobike kur kurohet me antibiotikë të fortë. Kjo mund të rezultojë edhe në tharjen e vaginës. E vetmja mënyrë për të rregulluar këtë situatë është përdorimi i probiotikëve, të cilët do të ndihmojnë rritjen e florës mikrobike sërish.

Recommended Posts