Kevin Spacey rikthehet në sheshxhirim, pas akuzave për ngacmim seksual, me një temë pikante

E kemi parë si emblemën presidenciale në “House of Cards”. Por menjëherë, pa u mbaruar mirë seriali së xhiruari, i përgatitën një dalje nga skena, gati e panatyrshme. E detyruar, sigurisht, pasi u akuzua për molepsje seksuale. U duk se këtu mori fund edhe shkëlqimi i karrierës së tij, po të mos qe për regjisorin italian Franco Nero. Pas tre vjetësh “i lënë në harresë”, për shkak të skandaleve në lidhje me ngacmimin e fëmijëve (dhe jo vetëm), aktori amerikan, dy herë fitues i Oskar, kthehet në skenë për të luajtur me Franco Neron. Tema e filmit është tepër pikante, një rast (i pretenduar) pedofilie

Kthimi në sheshxhirim i Kevin Spacey

Kevin Spacey, 61 vjeç, duket se nuk e ka shkruar ende “the end”-in e tij. Do të jetë ftesa e regjisorit Franco Nero që e do patjetër në filmin e ri të tij. “The man who drew God” është filmi që pret Kevinin në Torino. Titulli italian i filmit është “L’uomo Che Disegno Dio“. Së bashku me të do të luaj edhe vetë regjisori dhe gruaja e tij, Vanessa Redgrave.

“Jam shumë i lumtur që Kevin ka pranuar të marrë pjesë në filmin tim. Unë e konsideroj atë një aktor të shkëlqyeshëm dhe mezi pres të filloj ”, ka thënë Nero për ABC News, në lidhje me këtë propozim.

Franco Nero
Kevin Spacey i dëbuar nga Hollywood

Ishte shpërthimi i “Me too”, dhe pikërisht viti 2017, kur fituesi i dy Oskarve u mënjanuar nga bota e Hollivudit. Anthony Rapp, një aktor që ka luajtur në Star Trek, pretendoi se ishte ngacmuar nga ylli në vitet 1980, kur ai ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç.

Akuzat e Rapp u pasuan nga ato të tridhjetë personave të tjerë, të cilët pretenduan se ishin ngacmuar nga Spacey në të kaluarën e tyre.

Ndër pretendimet më serioze, madje ishte edhe ai i William Little, një kamerier 18-vjeçar në një lokal të Nuntucket-it, i cili kishte sjellë mbështetjen e provave. Por, në një moment, i riu kishte tërhequr akuzën e tij në mënyrë misterioze.

Gjashtë akuza të tjera kanë të bëjnë me periudhën “angleze” që shkon nga viti 1996 në 2013. Për këtë “sjellje të keqe”, Spacey u pezullua nga “House of Cards”. Ndërsa skenat e xhiruara për filmin “All the Money in the World” u anuluan dhe u xhiruan nga fillimi me Christopher Plummer.

Rikthimi me një temë pikante

Ajo që bën më shumë përshtypje nga rikthimi i Spacey në botën e kinemasë, është pikërisht tema e filmit të ri që i është propozuar. Dhe besojeni apo jo, filmi ka si temë pedofilinë. Kevi Spacey do të luajë rolin e një hetuesi në filmin më të ri të Neros. Një hetues, të cilit i është ngarkuar një rast pedofilie. Ndërkaq Franco Nero, aktor i dashur edhe për shqiptarët, dhe regjisor i filmit, do të luajë rolin e një artisti të verbër, i cili akuzohet padrejtësisht për ngacmime seksuale.  

Recommended Posts