Kanye West dhe supermodelja Irina Shayk janë në marrëdhënie dashurie?

Kanye West dhe supermodelja Irina Shayk ndezin thashethemet për një marrëdhënie dashurie. Dhe pikërisht në mes të procesit të divorcit të reperit me Kim Kardashian. Divorci mes dy të famshmëve u shpall në shkurt të këtij viti. Por reperi 43-vjeçar është parë në shoqërinë e ruses së famshme të pasarelave, 35-vjeçares Shayk, gjë që i ka bërë objekt të një faqeje thashethemesh.

I kanë parë së bashku në një “takim” dhe kaq ka mjaftuar për t’u vënë në qendër të thashethemeve. Ai, Kanye West është në mes të një divorci me Kim Kardashian, milioneren e famshme amerikane. Ajo, Irina, vjen nga fundi i një marrëdhënie të rëndësishme me Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një fëmijë. Më parë, modelja ruse ka qenë e fejuara e Christiano Ronaldos (si e ka shtyrë me të) dhe pas ndarjes me Cooper është parë në shoqërinë e drejtorit kreativ të Burberry, Riccardo Tisci.

Në fakt është një person anonim që ka furnizuar informacionin për faqen instagram të thashethemeve për të famshmit, DeuxMoi.

Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por “informatori” flet për një takim mes të dy emrave tepër të lakuar në botën e showbizit.

Mirëpo, edhe një tjetër “informator” raportoi të njëjtin thashethemë, duke i rritur edhe më shumë dyshimet.

Kanye West dhe Irina Shayk

Për shumë të tjerë marrëdhenia e Kanye me Irina Shayek nuk është e re. Thuhet se ata kanë 10 vite që njihen nga afër. Mjaftojmë të kujtojmë pjesëmarrjen e Irina Shayk në video-klipin e këngës Power të reperit në 2010-ën, në të cilën modelja shfaqet me krahët e ëngjëllit.

LEXO EDHE: Kanye West ka shitur sendet e çmuara që i ka dhuruar Kim Kardashian?!

Dhe vetëm dy vjet më vonë, rusja e bukur vuri aftësitë e saj të modelimit në provë, në Javën e Modës në Paris.

Një tjetër shenjë e rrit dyshimin. Irina u pa një muaj më parë të shfaqej me një bluzë DMX, të krijuar nga West, në bashkëpunim me Balenciaga.

Irina ka qenë e përfshirë në një lidhje me Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë 4-vjeçare.

Divorvi i Kanye West dhe Kim Kardashian

Në shkurtin e kaluar u deklarua nisja e procedurave të divorcit midis çiftit të famshëm West dhe Kardashian. Ata janë prindërit e 4 fëmijëve. Ata kishin gati 7 vite martesë dhe divorci u pranua nga të dy.

Sipas burimeve pranë Kim, divorci po ecën normalisht dhe pa probleme, pavarësisht tensioneve të përfolura.

Kim nga ana tjetër, vetëm fundjavën e shkuar u bë objekt i thashethemeve për një tjetër lidhje, ndërsa u pa të shkonte te miliarderi londinez Jamie Reuben, për të studiuar partyn e ditëlindjes, në Beverly Hills.

Recommended Posts