Justin Bieber u premton fansave 2 këngë të reja çdo javë gjatë karantinës

Nga rrjetet sociale ka ardhur lajmi se këngëtari Justin Bieber do të publikojë dy këngë në javë gjatë periudhës së karantinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar:

“Do të përgatis miksime, për ju dhe do t’i publikoj dy herë në javë, të martën dhe të enjten.

Postimi ishte shoqëruar dhe me një link që i çonte fansat tek faqja e Spotify, ku mund të dëgjojnë këngët e zgjedhura nga artisti kanadez.

Këngët  e para të publikuara janë materiale tashmë të njohura për publikun por shumë fansa besojnë se gjatë ditëve në vijim Bieber do të shtojë edhe këngë të reja.

Gjithsesi, përtej anës njerëzore kjo mund të jetë edhe një strategji marketingu e artistit.

Recommended Posts