Jennifer Lopez vendosi më në fund të martohet? Çfarë po kërkon të thotë me foton me fustan nusërie?

Jennifer Lopez shfaqet krejt papritur në story-n e Instagramit të një mikeshës së saj, e veshur me fustanin e nusërisë më romantik të Pranverës 2021, duke na bërë të dyshojmë. A ka mbërritur përfundimisht momenti për martesën (e shtyrë për shkak të pandemisë) me Alex Rodriguez?

Mos ndoshta JLo po na tregon provën zyrtare të veshjes së nusërisë për ditën e madhe?

Ëndrra e fansave prishet papritmas nga hashtagu #ShotgunWedding, i cili nuk është gjë tjetër veç filmi i ri i Jennifer Lopez.

Sipas thashethemeve të para, Shotgun Wedding është një komedi romantike, në të cilën martesa e trazuar e një çifti kthehet përmbys nga ardhja e disa kriminelëve. Në një përpjekje për të shpëtuar familjen e tyre, të dy do të rizbulojnë arsyet e dashurisë së tyre.

Jennifer Lopez padyshim që do të jetë protagoniste, ndërsa krahë saj, Josh Duhamel do të luajë rolin e burrit dhe bashkë-yllit.

Kështu që ky dhe kaq është misteri i veshjes së bardhë.

Dhe meqë ra fjala, në ç’pikë gjendet martesa e vërtetë e JLo? Këngëtarja ka bërë me dije se ajo dhe Rodriguez dëshironin të martoheshin në Itali në vitin 2020, pastaj ngjarja e shumëpritur u shty dy herë për shkak të pandemisë: “Ne kishim planifikuar atë që vërtet dëshironim. Nuk e di nëse do të jemi në gjendje për ta ribërë atë. E anuluam dhe nuk kemi folur që prej asaj kohe. Nuk ka asnjë nxitim. Ne duam ta bëjmë mirë, atëherë kur të mundemi. Duhet vetëm të presim dhe të shohim se ku shkon bota”.

Recommended Posts