Ja çfarë ndodh nëse pini pije me gaz çdo ditë

Studimet e shumta vërtetojnë se të konsumuarit ditor të pijeve me gaz, ka një efekt shumë negativ në organizmin e njeriut.

Ja cilat janë disa arsye pse duhet të hiqni dorë menjëherë nga konsumimi i tyre:

 Mungesë e  vitaminave

Acidi fosforik që përmban pija, së bashku me kafeinën, kanë efekt diuretik  në organizëm,që do të thotë se ato arrijnë të ushtrojnë efektin e tyre duke nxitur urinimin dhe eliminimin e nutrientëve dhe vitaminave nga trupi 60 minuta pas konsumimit.

 Prishje të dhëmbëve

Aciditeti dhe karbohidratet në përqindje të lartë tek këto pije shkaktojnë prishje të sipërfaqes së dhëmbëve dhe kavitete.

Ankth

Së bashku me problemet e gjumit, ankthi është një tjetër efekt anësor i konsumimit të kafeinës. Çdo kanaçe e  pijeve me gaz përmban rreth të njëjtën sasi të kafeinës sa një filxhan kafe e fortë. Gjithashtu është e vërtetuar që mund të krijoni varësi dhe nëse vendosni të hiqni dorë ose të reduktoni dozën e konsumimit mund të përjetoni shenja të tilla: si dhimbjë koke, lodhje, madje edhe depresion.

Probleme të lëkurës

Të konsumuarit e këtyre pijeve ka të njëjtin efekt  në lëkurë ashtu si duhan pirja. Këto pije ushtrojnë  një efekt inflamator në organizëm për shkak të niveleve të larta të sheqerit, dehidratojnë  lëkurën duke theksuar linjat e fytyrës dhe rrudhat. Përshpejtojnë  plakjen e lëkurës, ekzagjerojnë  ekzemat, nxisin  tharjen e  të lëkurës si dhe aknet.

Rrezik për kancer

Për shkak të prezencës së molekulave të benzenit(kimikat që ndikon në shfaqjen e kancerit)  në pije dhe në paketimin plastik, rekomandohet të konsumohet vetëm një kanaçe në ditë për të shmangur rrezikun.

Recommended Posts