I pari afro-amerikan që kryeson listën vjetore të stilistëve më influent në botë. Kush është dhe kë vesh?

Hollywood Reporter, revista amerikane e përqendruar në industrinë e filmit, televizionit dhe argëtimit me në qendër Hollivudin, çdo vit organizon listën e stilistëve më influentë në botë.

Këtë herë nuk ka asnjë diskutim, në majë të renditjes është Law Roach, stilisti me ngjyrë më i dashur për emra që tashmë i njihni mirë dhe i ndiqni ngado. E kemi fjalën për Zendaya, Anya Taylor-Joy, Ariana Grande, por edhe Céline Dion.

Çfarë dimë për stilistin Law Roach?

Në krye të top-12-shes së stilit, i pari afro-amerikan mashkull në Hollywood’s Most Powerful Stylists 2021.

Edhe nëse nominimi për Stilistin më të Mirë të vitit nuk të çudit shumë, duke pasur parasysh eksperiencën e Roach, çmimi duhet thënë se është tepër revolucionar. Ai ka punuar me yjet për rreth 7 vite intensive, të mbushura me tapetë të kuq dhe kopertinat nga më prestigjoze në botë.

42 vjeçar, amerikan dhe me ngjyrë, ai e di mirë që të futesh në renditje, nuk është e lehtë.

“Jo shumë stilistë black kanë mundësinë të hyjnë në renditje, sepse ata nuk mund të punojnë me të famshmit në Oskare, në Globes. Thjesht nuk e kemi këtë mundësi”, është shprehur ai.

E megjithatë, aktualisht, ai është një nga stilistët më të spikatur, jo vetëm për look-et me të cilat ka prezantuar yjet në tapetin e kuq, por edhe për rolin e tij si gjyqtar në “Legendary”, shfaqjen HBO Max, së bashku me Megan Thee Stallion, Leiomy Maldonado dhe Jameela Jamil.

Dhe sot ai është njeriu i parë me ngjyrë që triumfon në renditjen, e cila përfshin edhe emra silistësh tepër të njohur, si Jason Bolden dhe Nicola Formichetti. Në vitin 2017, ai tashmë kishte rrëmbyer titujt e revistave, duke qenë i pari stilist me ngjyrë në kopertinën e një reviste si Hollywood Reporter.

Kush janë yjet e Law Roach

Dy më të spikaturat dhe te të cilat dora e tij është e spikatur, për të mos thënë që i ka bërë ai, sa i përket stilit, janë Zendaya dhe Anya Taylor-Joy. Janë këto të dyja që e shoqërojnë atë në kopertinën e nderit të Hollywood Reporter 2021.

Roach filloi të hidhte hapat e parë të karrierës së tij me Zendaya-n në 2011. Por lista është rritur në mënyrë drastike me kalimin e viteve: për momentin ai gjithashtu vesh Kerry Washington, Priyanka Chopra Jonas, Tom Holland, Hunter Schafer, Tiffany Haddish dhe Aldis Hodge. Kohët e fundit, ai ka punuar me Halsey-n.

Dhe në të kaluarën, ka qenë ai që ka rifreskuar look-un e Celine Dion, duke filluar me veshjen e çuditshme Stéphane Rolland, që ylli i muzikës veshi në Billboard Awards 2017.

Celine Dion, Law Roach, and Zendaya në 2019, Met Gala
Strategjia e Law që “ndërtoi” Zendaya-n

Stilisti Law Roach e quan motër të vogël atë. Ai rrëfen se si e mori përsipër që nga momenti kur ajo ishte ende një vajzë e vogël në radhën e Disney-t.

Por ai ka një strategji të vetën dhe duket se funksionon në mënyrë të përsosur. Të përqëndrohesh te markat e vogla më mirë se te ato të mëdhajat, derisa këto të fundit të të shohin e të të shquajnë. Dhe kjo ishte që bëri ai me Zendaya-n.

Sot ajo është muza e Valentinos, por në fillimet e saj, para se të shfaqej nëpër kopertina, ajo nuk veshi kurrë ndonjë nga rrobat e Valentinos.

Dhe besoj se ju kujtohet mirë veshja Valentino e saj, në Oskar 2021, cut-out-i në ngjyrë të verdhë-kanarinë, e dizenjuar nga Maison, por e zgjedhur për të nga Law.

Sigurisht që nuk është e vetmja veshje, sepse fare mirë mund t’i referohemi edhe çmimeve Emmy 2020, ku ajo triumfoi me Euphoria, dhe u shfaq me veshjen me pika të Alexandre Vauthier; apo në Critics’ Choice Awards 2020, ku u shfaq me veshjen pink on pink, Tom Ford, me crop-top-in metalizato në stil prazmoreje. E në këtë rast, Laë e quajti atë “grua luftëtare”.

Law Roach dhe sfida e tij

Stilisti me ngjyrë i të famshmëve të të gjitha etnive, me fat përveç punë e talent. Dhe Roach dëshiron ta nënvizojë këtë, me zgjedhjet emblematike të stilit. Ashtu si veshja më e fundit e Zendaya-s në Essence Black Women në Hollywood Awards. Një veshje nga Saint Laurent, blu me mëngë të fryra, veshur më parë nga bashkëthemeluesja e revistës Ebony Eunice Johnson.

Por kjo nuk është e gjitha. Në vitin 2020 Roach krijoi fondacionin fLAWless, në bashkëpunim me Rebuild the Hood, një organizatë jofitimprurëse për rivlerësimin e komunitetit afro-amerikan dhe hashtagu i tij është në çdo postim. Ai ka mbledhur mbi 100.000 dollarë për të ndihmuar bizneset në pronësi të afro-amerikanëve. Dhe është në ballë të zbulimit dhe mbështetjes së talenteve të reja: si Kollin Carter, e cila dikur ishte ndihmësja e tij dhe që tani vesh Cardi B.

Tani me renditjen në vendin e parë, me siguri që ndihma dhe mbështetja komunitare e Law Roach do të jetë edhe më e madhe.

Recommended Posts