Historia tronditëse e Lady Gaga-s, shtatzanë dhe e braktisur pas përdhunimit

Lady Gaga

Princi Harry nuk ishte i vetmi që rrëfeu në pjesën e parë të serialit dokumentar “The Me You Can’t See”. Dokumentari që flet për shëndetin mendor, përfshiu edhe të mirënjohurën Lady Gaga. Ajo zbuloi mes lotësh, historinë tronditëse të jetës së saj, përdhunimin në moshën 19 vjeçare, shatëzaninë dhe braktisjen pas përdhunimit. Lady Gaga është nga ato artiste që nuk e ka fshehur të shkuarën e saj të vështirë. Dhe tani rikthehet të rrëfejë më shumë. Historia tronditëse e përdhunimit, ndërsa ishte 19 vjeç, përmban detaje shokuese.

LEXO EDHE: Lady Gaga i bën homazh “Made in Italia”, të gjitha veshjet gjatë xhirimeve të filmit të Gucci-t në Romë

Përdhunimi dhe shtatzania e Lady Gaga-s

Ishte një producent muzikor ai që do të përdhunonte Lady Gaga-n, kur ajo ishte vetëm 19 vjeç. Stari i muzikës pop nuk do ta harronte kurrë këtë moment të tmershëm të jetës së saj, që pastaj do t’i shënjonte të gjithë jetën. I gjithë rrëfimi i saj u bë në serialin dokumentar lançuar nga princi Harry dhe Oprah Winfrey.

Një producent më tha: ‘Hiqi rrobat’. Unë thash jo. Por më thanë se do ta “digjnin” muzikën time nëse nuk zhvishesha”, shpjegon Lady Germanotta, sipas Insider. Duke shtuar se nuk do të donte të përballej më me atë njeri.

Prej andej filloi dhuna.

Unë isha i mbyllur në një studio për muaj të tërë. Personi që më përdhunoi më la shtatzënë, në cepin e rrugës së shtëpisë së prindërve të mi, sepse villja dhe ndihesha keq”, thotë diva mes lotësh.

Kriza psikologjike dhe stresi post-traum

Pas gjithçkaje që i kishte ndodhur, Lady Gaga tregon se nuk ishte më e njëjta. Kriza psikologjike ishte e thellë. Vite më pas asaj i duhej të shkonte në spital për një dhimbje fizike që ndiente prej kohësh. Një dhimbje që i dukej familjare. Kriza psikologjike, dhimbje e paranoja, gjithçka rridhte nga trauma e saj që më pas do ta çonin edhe në mendime vetvrasëse.

Mjekët nuk gjetën asgjë në trupin e saj, me gjithë rezonancat që i bënë, por trupi i saj e njihte dhimbjen. Ishte i njëjtë me atë që kishte pasuar pasi ishte përdhunuar.

Lady Gaga foli edhe për post-traumën, së cilës do t’i shtohej edhe sindroma e fibromialgjisë, sëmundje të cilën e bën me dije vetë diva.

Më pas shërimi do të ishte një rrugë e gjatë, mes terapive dhe muzikës. Por fantazmat e së shkuarës janë në kokën e saj. Ajo nuk mund t’i mbaj dot lotët sa herë i kujtohen sekuencat e dhimbshme të jetës së saj.

Recommended Posts