Çfarë është vamping e si t’i mbrojmë adoleshentët nga interneti

Vamping është moda, e cila ka të bëjë me orët e shumta të natës që adoleshentët kalojnë në mediat sociale. Por, cilat janë arsyet dhe si mund t’i ndihmojnë prindërit, fëmijët e tyre?

Adoleshentët nuk heqin dorë nga mediat sociale. As natën. Vamping është moda e të kaluarit natën në internet. Ashtu si vampirët, ata qëndrojnë zgjuar deri në dritën e parë të agimit, për t’u socializuar, chat-uar dhe mbajtur lidhje me përdoruesit e tjerë të rrjetit. Dhe paraadoleshentët nuk janë imune.

Pak info për trendin

Trendi ka lindur në SHBA por tani është i përhapur kudo. Sipas të dhënave të mbledhura nga specialistë të fushës, 6 në 10 adoleshentë deklarojnë se shpesh qëndrojnë zgjuar deri në agim, duke biseduar dhe duke luajtur me miqtë ose të dashurën / in.

Arsyet

Një nga arsyet kryesore që i çon adoleshentët në vamping, sipas psikologëve, është dëshira për të qëndruar të lidhur me të tjerët, për të komunikuar. Dhe periudha e veçantë në të cilën po jetojmë, kur fëmijët ndihen të irrituar dhe të izoluar, kontribuon në rritjen e shkallës së fenomenit. Për më tepër, mungesa totale e kontrollit mbi jetën dhe të ardhmen e tyre shumëfishon shqetësimin që ata ndiejnë. Dhe kështu lind nevoja për të mbushur këto boshllëqe me ato që mund të kontrollojnë, sipas tyre. Natën, larg syve të prindërve, ekziston ai dimension “shkeljesh”, që më parë ndodhte me daljet jashtë shtëpisë.

Rreziqet e vamping për adoleshentët

Dihet se nga ana fiziologjike, ndalimi i gjumit ndikon në ritmet jetësore të secilit prej nesh, e aq më tepër të fashës së adoleshentëve. Efektet janë shumë shqetësuese dhe reflektohen me humbjen e vëmendjes, nervozizmin, mungesën e efektivitetit për të bërë gjëra. Kështu kemi hyrë në një lak psiko-fiziologjik. Kur ritmet e gjumit-zgjimit prishen, dobësia fizike kthehet edhe në lodhje emocionale. Ankthi rritet dhe, në rastet më të rënda, çon në depresion. Zhytet edhe më shumë në një botë virtuale, ku ndihesh i sigurt përballë dobësive të tua. Por pasojat do të reflektohen në performancën e përgjithshme në jetë dhe në marrëdhëniet shoqërore. Në rastet ekstreme, e gjitha kjo çon në një tendencë për vetëvrasje, paralajmërojnë ekspertët.

Si të ndihmohen adoleshentët

Veçanërisht për të vegjlit është mirë të jepen rregulla shumë precize për përdorimin e mjeteve dixhitale. Është e nevojshme të përcaktohet se sa kohë dhe si, i riu mund të qëndrojë i lidhur në internet lirisht. Është mirë të mbahet gjithmonë në vëzhgim, për të parë se si po zbatohen rregullat.

Rekomandohet gjetja e kompromiseve, në vend të urdhrave të prera dhe shtrëngimeve të imponuara, në mënyrë që ato të mos shkelen siç është tendenca. që të gjesh kompromise sesa imponime, në mënyrë që të mos shkelë.

Lejojini lidhjen me të tjerët, por kujdes që kjo të mos bëhet kafazi nga i cili i mituri nuk mund të dalë dot më.  

Kukullat më të reja janë ato me sindromën Down

Lodrat janë thelbësore për fëmijët, por që të jenë edhe të dobishme në rritjen e tyre, të vegjlit duhet të njohin veten e tyre në to.

Një fabrikë e vogël në Onil, një qytet në Spanjën lindore, ka vendosur të krijojë një koleksion kukullash me sindromën Down, për të përcjellë vlera të tilla si toleranca ose respektimi i diversitetit.

Ata po i bëjnë kukullat gjithnjë e më gjithëpërfshirës për të ndihmuar fëmijët (dhe të rriturit gjithashtu) të shohin e kuptojnë realitete të ndryshme dhe për t’i normalizuar këto realitete.

Kompania ka vendosur të krijojë një koleksion kukullash me sindromën Down, që vitin e kaluar fitoi edhe çmimin e lakmuar “lodra e vitit”, në vendin ku jetojnë 7.500 banorë.

Kukulla me sindromën Down

Konkretisht janë dy vajza dhe dy djem me ngjyra të ndryshme të lëkurës, të prodhuara nga Miniland dhe reagimi ka qenë shumë pozitiv, aq sa gati i ka befasuar krijuesit e tyre, sipas The Guardian.

Nga Barbi pa gjini te kukulla me njolla

Nuk është e para dhe as nuk do të jetë kompania e fundit që prodhon lodra gjithëpërfshirëse, përkundrazi. Mattel e demonstroi me kukullat e saj Barbie në karrocë ose ato pa gjini, pa harruar historinë e mrekullueshme të gjyshit brazilian që krijoi për mbesën e vet, kukullën me vitiligo,  kushtuar mbesës që vuan nga sëmundja kronike e lëkurës.

Me pak fjalë, tendenca është që askush të mos përjashtohet në përfaqësimin e vetvetes, as edhe te kukullat me të cilat luan çdo ditë.

Kukulla me sindromën Down, rritet prodhimi

Onil nuk është një rast i izoluar, dhe sa i përket kukullave me sindromën Down, furnizimi është rritur shumë vitet e fundit. Disa prej tyre janë prezantuar nëpër dyqanet e Australisë dhe Zelandës së Re, ndërsa gjithashtu në Onil, po punohet për një tjetër koleksion.

Transmetimi i vlerave të tilla, si toleranca ose respektimi i diversitetit, janë aspektet që duhet të vendosen tashmë në qendër të prodhimit të lojërave, pasi këto do të ndihmojnë shumë jo vetëm fëmijët që në fund të fundit janë edhe më të prirur ta pranojnë moshatarin e vet pa diferencime, por ndihmon sidomos familjet që kanë nisur të tregohen edhe më të kujdesshme në diskutimet për diversitetin.  

Tommaso, 5-vjeçari talian, i kërkon kryeministrit Conte leje-dalje për Babagjyshin e Krishtlindjes

Kjo situatë e rëndë pandemike ka ndryshuar jetët tona. Askush nga ne nuk do ta mendonte se do t’i qëllonte pikërisht atij të jetonte këtë luftë, apo këtë ndryshim rrënjësor që po i ndodh gjithë planetit.

Por, duket se vështirësi e madhe na takon të kemi sa i përket fëmijëve. Ata duhet të përballen me këto ndryshime që i pengon të rrinë në shoqërinë e shokëve të tyre, madje përmbys edhe festat e tyre. Përpara kemi Krishtlindjen, festa më me ngjyra e shkëlqim për të gjithë fëmijët. Por në këto kushte me masa të shtrënguara, apo që sa vijnë e shtrëngohen, fëmijët kanë filluar të mendojnë për plakun e Krishtlindjes, atë që sjell dhuratat për ta.

Dhe kësaj here fëmijët nuk pranojnë qymyrin, pasi kanë “respektuar” izolimin dhe ndarjen nga ditët e tyre të fëmijërisë, që të rriturit u kanë diktuar.

Ndaj lajmi i sotëm i tabloideve italianë, ku kryeministri Conte ka folur për një letër që një fëmije 5-vjeçar i ka dërguar, është sa lajm, aq edhe prekës, edhe në qoftë një këshillë PR-i.

Fëmija, Tommaso i kërkon kryeministrit “t’i japë një leje speciale Babagjyshit të Krishtlindjes, në mënyrë që të dorëzojë lodrat për të gjithë fëmijët e botës. “E di”, thotë ai, “se Babagjyshi i Krishtlindjes është plak dhe është e rrezikshme që ai të shkojë në çdo shtëpi, por ai është i zoti dhe do të vendosë maskë për t’u mbrojtur”

Në përgjigjen që kryeministri italian Giuseppe Conte i jep djalit të vogël, midis të tjerash thuhet se “Babagjyshi më ka siguruar se ai ka një leje ndërkombëtare dhe do të udhëtojë gjithandej për të shpërndarë dhuratat për të gjithë fëmijët e botës. Pa asnjë lloj kufizimi.”

“I dashur Tommaso”, shkruan Conte, “ideja që Santa Claus të gjejë poshtë pemës, përveç qumështit të nxehtë dhe biskotave, edhe ndonjë desinfektues, më duket e shkëlqyer. Një pastrim i mirë i duarve me dezinfektant, do ta lejojë atë të largohet në siguri të plotë”.

Virusi do të “dëbohet” dhe fëmijët nuk duhet të kenë frikë për dhuratat, siguron Conte. “Ne të rriturit do të jemi në gjendje ta dëbojmë koronavirusin, të gjithë së bashku. Kështu që ti dhe shokët e tu do të riktheheni së shpejti për të luajtur të lirë dhe të lumtur dhe t’i përqafoni të gjithë”, e përfundon postimin kryeministri italian.

Ky është një ndër lajmet më prekëse në këto ditë të vështira: duket sikur fëmijët tanë nuk kuptojnë, ndoshta sepse ne mendojnë se janë të vegjël, por befasia na shoqëron gjithmonë ndërsa merremi me ta. Ata kuptojnë dhe kuptojnë mirë, ndaj duhet herë pas here të flasim me ta dhe t’i ndihmojmë më shumë se veten për të kaluar këtë periudhë që veç lufte, nuk di ç’emër mund t’i vihet.

3 mënyra si t’i kaloni me sukses zhgënjimet dhe “dhimbjet e zemrës” në të 20-at tuaja

Gjëja më e rëndësishme që çdo person duhet të mbajë mend kur është në të njëzetat, është se ka kontroll të plotë mbi veprimet, madje dhe se çfarë ndikojnë drejtpërdrejtë tek emocionet.

Nëse jeni duke u shëruar nga “dhimbja” juaj e parë e “zemrës” ose dëshironi të përpiqeni të bëheni versioni absolut më i mirë i vetes, atëherë duhet të keni parasysh disa gjëra shumë të thjeshta dhe esenciale.

Hapi i parë është të kuptoni, kur është koha për të bërë një ndryshim. Të rritesh është thelbësore, dhe ne vazhdimisht mësojmë çdo ditë e më shumë për veten tonë.

Më poshtë, po ndajmë me ju, tre mënyra për të filluar me frymëzim të madh ndonjë fazë të jetës tuaj që nuk ka qenë shumë e lehtë.

Analizoni se nga kush po rrethoheni

A ju frymëzojnë dhe ju inkurajojnë të jeni vetvetja, ajo pjesa më e mirë, apo kanë tendenca toksike ndaj jush? A bëjnë qëllimisht gjëra për t’ju dëmtuar, për t’ju ulur vazhdimisht tek të tjerët ose ushtrojnë negativitet të vazhdueshëm në jetën tuaj? Atëherë asnjëherë nuk është vonë për të distancuar gradualisht nga vetja dikë, që ju sjell agoni, në vend të sjellë lumturi tek ju. Takoni njerëz të rinj dhe  më e rëndësishmja është të dini kur është momenti për t’u larguar nga dikush apo një situatë që nuk ju bën të ndiheni mirë.

Filloni të fusni doza romanticiteti në jetën tuaj

Gjeni të bukurën në absolutisht gjithçka. Ju jeni këtu dhe jeni gjallë. Teksa koha kalon pa u vënë re, ne e humbasim vetveten në rutinat tona të përditshme, duke mos vlerësuar të gjitha ato që kemi. Merrni sa më shumë energji nga të jetuarit. Të zgjohesh para lindjes së diellit, të biesh në dashuri, të qëndrosh zgjuar deri në orën 2 të mëngjesit, të qëndrosh në shi, të marrësh një makinë natën vonë dhe ecësh në rrugën e preferuar. Pra, përdor çdo mundësi për të filluar të adhurosh jetën. Kërko ngazëllim dhe hijeshi në gjithçka që të rrethon. Konsideroj thesar kohën tënde.

Mëso të lësh të shkojnë ata që të lëndojnë

Merrni gjithçka që ju ka lënduar dhe bëni gjithçka duhet për të bërë paqe me të. Mos e lini të kaluarën tuaj, t’ju zvarritet në të ardhmen. Ju keni punuar shumë për të arritur këtu, dhe të mësoni nga dhimbja juaj është një aftësi që shumë nuk dinë ta praktikojnë. Do kuptoni që po rriteni, atëherë kur keni filluar të falni dhe të bëni paqe me gjithçka që u përpoq të të frenonte dhe t’ju lëndonte.

Nesër nis të gumëzhijë “Kosherja By Anabel”, fëmijët përpara ekranit të Youtube

Ata janë drita e syve tanë dhe pasqyra ku duam të shohim veten në të ardhmen, të pashtrembëruar. Duket si klishe, sepse së fundmi fjala po zhvlerësohet dhe thuhet për t’u thënë dhe e zbrazët, pa i ngarkuar vlerën e përgjegjësisë brenda saj, por nuk ka më të rëndësishëm sesa ata për të gjithë ne.

Në kohën që po jetojmë, me frikërat që na përbëjnë çdo ditë, ata duken të jenë më të pambrojturit, edhe pse shpesh jemi ne të rriturit më të dobët.

Gjithsesi, problematikat e tyre janë të shumta, dhe siç thuhet edhe në publikimin e lajmit që bën Anabel, ata janë të papërfaqësuar në televizionet tona e kjo ka kohë që ndihet.

Fëmijët e sotëm inteligjentë nuk e gjejnë veten te prodhimet shqiptare për fëmijë, të paktën nga televizionet (jo platformat), ku nëpër spektakle, fëmijët përdoren si formë për të tërhequr shikueshmërinë e të rriturve. Nga ana tjetër, fëmijët janë gjithnjë e më të shkëputur nga gjuha e tyre, sepse informacionin e marrin në anglisht në YouTube e të tjera platforma. Një dukuri e tillë është theksuar dukshëm edhe nga fakti që fëmijëve nuk u ofrohen zgjedhje.”, shkruan Anabel me të drejtë.

Ndaj ndërmarrja që këta dy bashkëproducentë po vënë në jetë është jo vetëm emocionuese, por edhe në kohën e duhur.

Janë përzgjedhur 9 fëmijë, bën me dije Anabel, për të bërë të gumëzhijë atë program që e kanë quajtur “Kosherja by Anabel”.

View this post on Instagram

Spooky night ne #kosherjabyanabel

A post shared by KosherjaByAnabel (@kosherja_by_anabel) on

Fëmijët, që nesër, do të kenë rastin të shprehin gjithë ndijesitë e tyre dhe “t’u drejtohen vetë bashkëmoshatarëve të tyre, duke u ndihmuar nga të rriturit”.

Programi do të shfaqet çdo javë në YouTube, në kanalin e Anabel Entertainment dhe ne shpresojmë që të ndiqet nga të gjithë fëmijët, pasi nuk dyshojmë në cilësinë që do t’i krijojë përmbajtjes Anabel, duke qenë shpesh herë në kritika të vazhdueshme ndaj fenomeneve të dënueshme të shoqërisë sonë.

Në faqen zyrtare të emisionit, në Instagram, “Kosheria by Anabel” shkruhet:

“Nëntë personazhe kryesore dhe shumë të tjerë do të hyjnë e do të dalin në kosheren tonë të zhurshme, do t’i udhëheqin shikuesit e vegjël çdo javë në një aventurë argëtuese dhe edukuese, në një format të kohës dhe në gjuhën e tyre.”

Suksese të vegjëlve pjesëmarrës që do të gumëzhijnë kosheren e Anabelit dhe do të jenë muzikë për veshët tanë!

Fëmijët dhe thonjtë, ndryshimet dhe patologjitë më të zakonshme

Thonjtë janë një pjesë shumë delikate e trupit të fëmijës, veçanërisht kur bëhet fjalë për foshnjat, thonjtë e të cilëve duken më të butë dhe të predispozuar ndaj traumave. Sidoqoftë, ka simptoma dhe ndryshime fiziologjike që shpesh bëjnë që prindërit të alarmohen.

Duke qenë se kur vëreni ndonjë ndryshim në thonjtë e fëmijëve, duhet të konsultoheni menjëherë me një pediatër, këtu do të peëzantojmë disa nga ndryshimet që mund të pësojnë thonjtë e fëmijve.

Thonjtë dhe fëmijët: onikomikoza

Mikozat janë një nga patologjitë më pak të shpeshta tek fëmijët e vegjël, por që janë alarmante për prindërit.

Herën e parë që vëreni ndonjë ndryshim në pamjen dhe ngjyrën e thonjve të fëmijëve, dikush mendon për praninë e onikomikozës por nuk është gjithmonë çështja e mikozës ose e ‘kërpudhave’ të zakonshme.

Mikoza mund të ndodhë kur përdoren këpucë shumë të ngushta dhe pa shumë frymëmarrje për këmbën, gjë që e lë shpesh të lagur. Edhe prania e onikomikozës te një prej prindërit mund të jetë një burim infeksioni për fëmijën. Një tjetër faktor mund të jetë edhe ndjekja e mësimeve të notit nga fëmija, sepse në një mjedis të lagësht siç është ai i pishinës, mundësia e prekjes nga një mikozë është mjaft e lartë.

Terapia në këto raste përshkruhet nga dermatologu, i cili e di se çfarë është më i përshtatshëm për fëmijën.

Thonjtë dhe fëmijët: paronychia

Flasim për paronychia kur lëkura rreth thoit duket e fryrë, e skuqur dhe e dhimbshme. Ndryshe nga mikoza, kjo patologji gjendet më shumë tek fëmijët, të cilët kanë tendencë “të grisin” kutikulat dhe të shkaktojnë plagë të vogla, që më pas mund të infektohen me pasoja mjaft të dhimbshme për të voglin.

Pas vëzhgimit të kujdesshëm, dermatologu do të jetë në gjendje të tregojë trajtimin më të përshtatshëm, pothuajse gjithmonë antibiotik, dhe me aplikimin e produkteve direkt në zonën e prekur.

Thonjtë dhe fëmijët: pika të bardha në shtratin e thonjve

Pikat e bardha gjithmonë i janë atribuar mungesës së mineraleve ose vitaminave, ndërsa në realitet, siç shpjegojnë ekspertët:

Në realitet ato shkaktohen nga trauma të vogla që sjellin një ndryshim të matricës, me pasojë prodhimin e qelizave të papjekura, jo-transparente dhe të flluskave të vogla të ajrit, të cilat shfaqen si pika të bardha me rreth 1-3 milimetra, të cilat lëvizin me rritja e thoit, e që më pas zgjidhet spontanisht

Thonjtë dhe fëmijët: njollë e errët nën thua

Kur shihet një njollë e errët në shtratin e thonjve, është pothuajse gjithmonë rezultat i traumës. Prandaj, vendi është një hematomë e vërtetë. Mund të ndodhë si rezultat i traumës ose në rastin e thonjve të këmbëve, për shkak të këpucëve shumë të ngushta.

Thonjtë dhe fëmijët: onikofagia

Shumë shpesh fëmijët janë të prirur të kafshojnë thonjtë e tyre, kjo dukuri quhet Onikofagia. Ky zakon i keq është një mënyrë për lehtësimin e stresit nga ana e fëmijëve, e cila jo vetëm që mund të dëmtojë thonjtë, por edhe të çojë në infeksione, si të vetë thonjve, për shkak të plagëve që shkaktohen, ashtu edhe në gojë, duke shkaktuar plagë të bezdisshme të karkasave.

Kujdesi për thonjtë e fëmijëve nga muajt e parë të jetës është një zakon i shumë i mirë dhe vëzhgimi i çdo ndryshimi në ngjyrë dhe pamje, do të ndihmojë gjithashtu në mbajtjen e tyre të shëndetshëm.

Hiç mos u çudisni, të bëhesh baba provokon ndryshime hormonale, madje edhe depresion post partum!

Nuk e themi ne, por studiuesit. Jemi mësuar që të vëmë theksin gjithmonë te nënat e reja dhe rëndësinë që ato kanë në lindjen dhe rritjen e fëmijës, aq sa kjo tashmë është kthyer në një normë.

Por një sekondë, studiuesit kanë zbuluar të dhëna që do t’ju çudisin. Disa studime vërtetojnë se të bërit baba është një përvojë komplekse dhe e jashtëzakonshme, e cila shkakton ndryshime të thella te meshkujt, madje deri tek ato hormonale. Si rezultat, mund të ndikojë edhe në gjendjen shpirtërore.

Atësia është një përvojë shumë intensive për disa burra, deri në atë pikë, sa është e krahasueshme me ndjesitë e përjetuara nga një grua që bëhet nënë. Kjo vërtetohet nga disa studime të kryera mbi burrat që u bënë baballarë, të cilët treguan ndryshime fiziologjike të ngjashme me ato të grave.

Këto studime tregojnë se burrat kanë të gjithë elementët biologjikë të nevojshëm për t’u bërë baballarë. Dikush mund të mendojë se disa nuk janë të prerë për këtë përvojë, për shkak të ndikimit të faktorëve kulturorë.

Ashtu si të qenit nënë ka kuptime të ndryshme për një grua, edhe burrat kanë mënyra të ndryshme për t’u marrë me prindërimin. Ajo që dimë me siguri është se natyra përgatit terrenin për të pasur një fëmijë, në mënyrë që të jetë një përvojë e dobishme dhe kuptimplote.

Mendoj se bërja baba ndryshon në mënyrë të pashmangshme pikëpamjen tënde për jetën.

Nuk fle sa duhet. Dhe gjërat më të thjeshta të jetës, më bëjnë të jem më shumë mirënjohës”.

Hugh Jackman

Bërja baba dhe ndryshimet hormonale

Hulumtimi i kryer nga Universiteti Emory dhe botuar në revistën “Hormones and Behavior”, u përqendrua në analizimin e ndryshimeve hormonale që ndodhin kur bëhesh baba. Pjesëmarrësit e studimit ishin të gjithë burra me fëmijë të shëndetshëm, të moshës 1 deri në 2 vjeç.

Të gjithë pjesëmarrësit u monitoruan nëpërmjet skanerit të rezonancës magnetike. Secilit prej vullnetarëve iu tregua një fotografi e fëmijës së tyre, një e një fëmije të panjohur dhe një e një të rrituri të panjohur.

Kur panë fotot e fëmijëve të tyre, kishte një aktivitet më të madh neurotik në sistemin cerebral, shoqëruar me kompesim dhe empati në rritje që u ndoq nga prodhimi i oksitocinës, i famshmi “hormoni i dashurisë”. Studimet e mëparshme kishin treguar të njëjtën gjë tek nënat.

Këto të dhëna konfirmuan përfundimet e një studimi tjetër të kryer në 2014 dhe botuar në revistën shkencore amerikane PNAS. Në të vërehet se baballarët që janë bërë kujdestarë ekskluzivë të të porsalindurit, shfaqin një aktivitet të trurit shumë të ngjashëm me atë të grave që janë bërë nëna.

Depresioni post partum

Depresioni post partum është një gjendje trishtimi, boshllëku dhe ngurrimi që shumë gra përjetojnë pasi mbrojnë me sukses shtatzëninë e tyre. Vlerësohet se prek deri në 30% të grave dhe se në disa është aq e dukshme, sa ngatërrohet lehtësisht me psikozën.

Por një studim i botuar në revistën Pediatrics dhe i drejtuar nga Dr. Craig Garfield, tregon një skenar tjetër: një numër baballarësh kanë të dhëna të depresionit post partum. Përfundimet e studimit treguan se këto tipare ishin më të dukshme tek ata që nuk jetonin pranë fëmijëve të tyre.

Sipas hulumtimit, këto simptoma janë të pranishme në 10% të burrave që u bënë baballarë për herë të parë. Është vërtetuar gjithashtu se ndryshe nga nënat, te baballarët gjendja ekuivalente me depresionin pas lindjes shfaqet midis muajit të tretë dhe të gjashtë të jetës së bebes.

Sipas psikologut kanadez, Francine de Montigny, një në 10 baballarë vuan nga depresioni post partum. Sipas mendimit të tij, kjo situatë shkaktohet nga frika e dështimit në rolin e prindit dhe konkurrenca për vëmendjen dhe dashurinë e gruas.

Atësia në ditët e sotme

Atësia shpesh është nënvlerësuar, veçanërisht në shoqëritë tipike patriarkale. Besohet gjerësisht se babai ka një edukim të bazuar më shumë në përgjegjësi sesa në afeksion. Në vitet e fundit, megjithatë, shumë baballarë kanë provuar se është e mundur të arrihet një ekuilibër në këtë kuptim, duke e hedhur poshtë këtë stereotip.

Studimet e përmendura vërtetojnë pikërisht këtë: të bërit baba shkakton ndryshime pozitive hormonale. Prodhimi i shtuar i oksitocinës, i vërejtur në eksperimentin e parë të përmendur, bën të mundur një gjendje mendore të ngjashme me atë që ne e quajmë lumturi.

Në studimin e dytë mbi depresionin post partum, faktorët që ndikojnë në të nuk janë aq fiziologjikë, sa psikologjikë. Të bëhesh baba është një përvojë e mrekullueshme, e cila nëse jetohet plotësisht, rrit mirëqenien personale.

Sidoqoftë, tani e kuptuam se edhe burrat kanë nevojë për mbështetje dhe mirëkuptim për të përballuar më mirë këtë përvojë.

Pse qajnë bebet natën?! Arsyeja e vërtetë do t’ju shastisë

Kur zbulojmë se jemi në pritje të një fëmije ndihemi si në qiellin e shtatë. Kjo sepse më në fund kemi mundësi të kurorëzojmë dashurinë me partnerin dhe të fillojmë një jetë të re tashmë si familje.

Por shumë shpejt fillojmë të kuptojmë se mëmësia nuk është një proces aq i paqësor dhe i qetë. 

Çdo gjë fillon gjatë procesit të zgjedhjes së emrit, dhe vazhdon më pas ndër vite derisa fëmija të rritet. 

Do babies cry at night to prevent their parents from having more ...

Gjithsesi, pasi foshnja vjen në jetë, prindërit duhet të përgatiten për disa vite jetë pa gjumë në sy. Kjo sepse bebet nuk e kanë orën biologjike të njëjtë me tonën dhe zakonisht zgjohen disa herë natën për t’u ushqyer, për t’u pastruar, apo thjesht për të luajtur. 

Në këtë pikë sa herë që fëmija qan natën mes prindërve përsëritet i njëjti skenar

-E ke radhën ti!

-Jo e ke ti!

-Unë e kisha përpara! 

How can we train our eight-month-old to get back to sleep by herself?

Në fakt ne na kanë mësuar se bebet qajnë sepse kanë uri, duan të ndërrohen, ose nuk janë rehat. Por, sipas një studimi të zhvilluar së fundmi arsyeja mund të jetë krejt tjetër. 

Të paktën sipas shkencëtarëve të Universitetit të Harvardit, bebet qajnë natën për të lodhur prindërit. Po e lexuat shumë mirë. 

Fëmija dëshiron t’i lodhë prindërit në mënyrë që ata të mos kenë fuqi për të kryer marrëdhënie seksuale. Arsyeja? Le të themi që bebet nuk i kanë shumë qejf motrat dhe vëllezërit. 

Sipas studimit bebet qajnë për të manipuluar prindërit, në mënyrë që këta të fundit të lodhen dhe të mos mendojnë për fëmijë tjetër.

Nuk e dimë se çfarë t’i themi kësaj, por rezultatet e këtij studimi janë vërtet shokuese. Nuk na i kishte marrë mendja se mund të ishte kështu.

Gratë shtatzëna bëjnë be për këtë suplement

Po jetoni një ndër periudhat më të bukura në jetë dhe jeni duke imagjinuar se si do të jetë jeta juaj kur të mbani në krahë të voglin tuaj.

Sigurisht, fillimet e shtatzënisë janë të vështira, pasi trupi juaj pëson ndryshime si në nivel fizik, ashtu dhe në nivel hormonal.

Por e vetmja gjë që ka rëndësi për ju në këto momente, është shëndeti i bebes. Mund të keni filluar kërkimet në internet për të marrë suplementet e nevojshme, por pavarësisht përkushtimit tuaj ende nuk e keni gjetur atë suplementin që do t’i plotësonte më së miri nevojat tuaja, si dhe nevojat e foshnjës.

Po sikur t’ju thonim që e kemi gjetur suplementin që do të jetë shpatulla e fortë ku do të mbështetet shëndeti dhe zhvillimi i foshnjës suaj gjatë dhe pas shtatzënisë?

Shumë e thjeshtë, HealthAid, duke menduar për bebe dhe nëna të shëndetshme, ka krijuar le të themi “biblën” e suplementeve, për nënat në pritje të një fëmije.

Mama, merrni laps dhe letër dhe mbani shënim tani! Kemi vetëm një fjalë për t’ju thënë: PREGNAZONE.

Kapsulat e Pregnazone janë një koktej mirëqenie dhe shëndeti për ju dhe beben tuaj.

Të pasura me vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme, ato do të sigurojnë një shtatzëni të paqtë për ju, por mbi të gjitha do të ndihmojnë foshnjën tuaj të rritet i shëndetshëm, brenda dhe jashtë barkut të mamit.

Nuk kemi mbaruar ende. Me siguri, si nëna të reja, mund të keni dëgjuar për acidin folik.

Në fakt, ky element është i DOMOSDOSHËM, pasi luan një rol thelbësor në krijimin e qelizave të reja dhe, siç e dimë të gjithë, ne njerëzit, nga ana biologjike, jemi një grumbull qelizash.

Po ashtu është edhe fetusi, i cili e fillon ekzistencën e tij si një qelizë dhe më pas fillon të zhvillohet ngadalë, përmes ndarjes qelizore me mejozë dhe me mitozë. Në këtë pikë, besojmë se e kuptuat se sa i rëndësishëm është acidi folik për zhvillimin normal të tij.

Sipas specialistëve, nënat që kanë mungesë të theksuar të acidit folik, kanë më shumë mundësi për të lindur foshnja me probleme, duke filluar nga Anencefalia, që përshkruan një anomali fetale, e cila kufizon zhvillimin e trurit të foshnjës, deri te Spina bifida, një anomali e shtyllës kurrizore, që mund të rezultojë fatale.

Sigurisht, asnjë nënë nuk e dëshiron këtë për personifikimin në mish e shpirt të dashurisë së saj më të madhe.

Ne e dimë se sa e shtrenjtë është foshnja për ju. E dimë që i vendosni Mozartin çdo darkë, duke i folur fjalë të ëmbla. E dimë që dridheni kur ndjeni shkelmat e vogla, që ju duken si përkëdhelje.

E dimë gjithashtu që dëshironi ta përkëdhelni foshnjën tuaj me çdo mënyrë të mundshme. E ku ka përkëdhelje më të mirë se sa përzierja e 19 nutrientëve, vitaminës D, hekurit, zinkut, vitaminës B12? Nuk besojmë se mund të gjendet.

Madje mund të vazhdoni ta përkëdhelni të voglin tuaj edhe pas lindjes, pasi Pregnazone janë ideale edhe për periudhën e gjidhënies.

Nuk e dimë se si, por ky produkt ka arritur të mbledhë gjithë dashurinë dhe merakun e nënave dhe të krijojë me to krahët që do të mbajnë foshnjën të sigurtë.

Me pak fjalë, Pregnazone është thjesht një tjetër formë e shprehjes me vepra të dashurisë më sublime, që askush nuk ka mundur ta kornizojë me fjalë!

Dhoma e kripës, për të mos u trembur më për shëndetin e fëmijëve tuaj

Mamara të dashura, e dimë që  keni kaluar  shumë ketë periudhe dhe ende ndoshta jeni te trembura, aq sa jeni duke menduar njëqind here nëse do të  duhet t’i çoni të  vegjlit tuaj ne plazh ketë vit apo jo.

Ne e dimë, ju do të bënit çdo gjë për të mirën dhe shëndetin e tyre, ndaj kemi menduar që sot t’u sjellim zgjidhjen për këtë problem që ju shqetëson kaq shumë.

Pse të shkoni tre ditë në plazh dhe të harxhoni pa fund për akomodimin dhe plotësimin e nevojave të tjera, kur fëmijët tuaj mund të marrin gjithë sasinë e jodit që u duhet thjesht duke qëndruar 30 minuta në dhomën e kripës së Talíse?

Nuk gjeni dot një arsye të vlefshme, e dimë.

Haloterapia, ose thënë ndryshe terapia e dhomës së kripës është një terapi kurative që shfrytëzon të gjitha efektet pozitive të kripës dhe jodit dhe e ndihmon trupin tuaj, ose trupin e fëmijës suaj të marrë të gjithë benefitet e tyre në pak minuta.

Dhoma e kripës në Talíse duket si një “det i thatë” e ndërtuar vetëm dhe ekskluzivisht me kripërat më të shëndetshme që gjenden sot në natyrë, duke përfshirë këtu edhe kripën e kuqe të Himalajeve.

Më tej në dhomën e kripës së Talíse, përdoret një teknologji e veçantë që bën të mundur shpërndarjen e molekulave të kripës në ajër.

Këto të fundit kalojnë në rrugët e frymëmarrjes duke lehtësuar inflamacionin e mukozës si dhe duke e ndihmuar fëmijën tuaj që të çlirohet nga sekrecionet e hundës.

Por pjesa më e bukur e gjithë kësaj është fakti që fëmija juaj pas terapisë se kripës do të ketë mushkëri më të shëndetshme, dhe kështu do të mund të marrë frymë lirisht dhe pa shqetësime.

Në këtë pikë nuk do të ketë, virus e koronavirus, që do të mund të përballet me mushkëritë e forta të të voglit tuaj.

Në fakt dhoma e kripës do të bëjë mrekulli për rrugët e frymëmarrjes së fëmijës suaj, por edhe për ju. Në këtë pikë ua këshillojmë ta provoni nëse jeni nga ata personat që nuk kanë kohë të shkojnë në plazh, qoftë edhe për pak ditë.

Por, mos harroni që bekimet e dhomës së kripës nuk përfundojnë këtu. Po, ajo dhomë e kripës mund të shërbejë si terapia ideale edhe për trajtimin e astmës, alergjive, sinositit, si dhe për trajtimin e sëmundjeve të tjera, të cilat nuk lidhen me rrugët e frymëmarrjes, si reomarizma, dermatiti dhe psoriasis.

Do të na duheshin netët e gjata të dimrit dhe mëngjeset e gjata të te dielave për t’ju treguar të mirat e “dhomës së mrekullive”, por sot po e mbyllim këtu, duke marrë frymë lirisht falë dhomës së kripës te Talíse.