Meditimi, forma më e thjeshtë për t’iu arratisur stresit të këtyre ditëve

Kohët e fundit nisur dhe nga situata një ndër aktivitetet që rekomandohet më shumë për të ulur sa do pak nivelin e stresit është meditimi. Të meditosh të ndihmon në reduktimin e stresit dhe përmirëson cilësinë e jetesës. Ato që praktikojnë meditimin përjetojnë ndjenja qetësie, paqeje dhe balancimi.

Meditimi na ndihmon që të qëndrojmë në të tashmen, të largojmë paragjykimet, lëndimet e shkuara, mendimet dhe eksperiencat negative, kështu që ne mund të gjejmë paqen e brendshme dhe të përfitojmë më shumë pozitivitet dhe lumturi.

Ka shumë mënyra, prej të cilave mund të zgjidhni. Le të fillojmë:

a·Zgjidhni një vend të qetë, ndoshta në dhomën tuaj, në oborr ose në ndonjë park. Nuk ka rëndësi shumë se ku do të zgjidhni, mjafton mos t’ju ndërpresë dikush në ato minuta. Sigurohuni që të keni sa me pak zhurma rreth e përqark. Disa preferojnë të kenë muzikë në sfond, ju sugjerojmë të zgjidhni muzikë të lehtë dhe shmangni muzikën me ritme të shpejta pasi mund t’ju heqin vëmendjen.

b· Zgjidhni një orar në ditë kur jeni më të lirë për të bërë një pushim pa ju ndërprerë askush. Ideale do të ishte herët në mëngjes ose natën vonë. Gjithashtu mund të përdorni një kohëmatës që t’ju njoftojë kur të mbaroni praktikën.

c· Gjatë meditimit, komoditeti është çelësi. Veshja dhe mënyra se si uleni duhet të jetë shumë komode. Uluni me qëndrimin drejt dhe relaksoni muskujt.

d· Fokusohu. Merr frymë thellë dhe gjatë. Sigurohu që të mbash secilën prej tyre për disa sekonda. Mund të përdorësh teknikën 7-4-7. Merr frymë 7 sekonda, mbaje atë për 4 sekonda, pastaj nxirre për 7 sekonda.

Të mirat e meditimit:

1.     Redukton stresin e përditshëm dhe mban nën kontroll ankthin.

2.     Përmirëson kujtesën dhe përqendrimin.

3.     Të ndihmon të mbash emocionet nën kontroll.

4.     Të ndriçon mendjen.

5.     Lehtëson dhimbjet fizike dhe psikologjike.

6.     Ul presionin e gjakut.

7.     Redukton shenjat e plakjes të trupit dhe të mendjes.

Meditimi është një praktikë e shpejtë që mund ta bësh për vetëm 2-3 minuta në ditë, nëse bëhet në mënyrën e duhur, me impenjimin e duhur.

Kur koronavirusi takon alzheimerin

Emergjenca Covid-19  imponon me domosdoshmëri edhe qëndrimin në shtëpi. Një kusht që u shkakton vështirësi e të gjithëve, e mbi të gjitha personave delikatë. Për këtë arsye institucionet shëndetësore në Itali kanë krijuar një dekalog të dedikuar për familjet e personave që vuajnë nga Alzheimeri.

Personat që vuajnë nga demenca janë të brishtë, ashtu siç është dhe përditshmëria e tyre, e cila bëhet akoma më komplekse këto ditë që të gjithë jemi të detyruar të jemi fizikisht të izoluar.

Nëse jetoni me gjyshërit, ose prindërit që kanë probleme të tilla këshillohet që të bëni sa më shumë ushtrime fizike. Për shembull mund t’ju kërkoni ndihmë në larjen e një bluze me dorë, apo në pastrimin e një kolltuku. Provoni të krijoni bizhu, me material të riciklueshme ose aktivitete të tjera argëtuese.

Vizatimi dhe gatimi janë dy aktivitete të tjera që rekomandohen. Gjithsesi të gjitha këto aktivitete duhen planifikuar sipas një rutine të caktuar mirë, për të mos vënë në më tepër në rrezik shëndetin mendor të tyre.

Konkretisht, ja sa kalori harxhoni për çdo punë shtëpie që bëni

Pasi na u kufizua lëvizja, mundësitë për aktivitet fizik janë të pakta. Mirëpo, pjesa më e madhe e jona ka përqafuar një aktivitet fizik që më herët nuk ka qenë shumë popullor, punët e shtëpisë.

Në disa artikuj më herët ne kemi shkruar për benefitet e punëve të shtëpisë dhe sot do t’ju tregojmë se sa kalori digjen mesatarisht kur bëjmë punë shtëpie.

Këto llogaritje janë bërë duke marrë për bazë peshën mesatare të burrave dhe grave, nga të dhënat e qendrës federale të kontrollit të sëmundjeve në SHBA, ndërsa koha mesatare e punëve është llogaritur 30 minuta për çdonjërën prej tyre.

Larja e dyshemesë– Burrat djegin 102 kalori, gratë 87.
Marrja e pluhurave- Burrat djegin 66 kalori, gratë 57 kalori.
Larja e enëve– Burrat djegin 58 kalori, gratë 49.
Rregullimi i dhomës së gjumit– Burrat djegin 223 kalori, gratë 189

Pesë mënyra për të zhdukur toksinat, njëherë e përgjithmonë

Jemi të rrethuar nga shumë toksina dhe substanca toksike duke na bërë të ndjeshëm ndaj efektit të tyre. Këto kimikate toksike gjenden në ajër, në ushqimet që konsumojmë. Pesticidet, mërkuri madje edhe uraniumi janë ndër toksinat që kontribojnë në toksimimin e shëndetit e bashkë me të një sërë e serë komplikacionesh.

Ja cilat janë disa nga mënyrat sesi të detoksifikoheni:

Konsumoni verë të kuqe

Sipas shumë studimeve një gotë verë e kuqe në ditë mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit dhe të luftojë infeksionet e traktit urinar.

Konsumoni më tepër ujë

Uji është një substancë natyrale që eliminon toksinat. Sa më shumë ujë të konsumoni aq më shpejt do të largohen toksinat nëpërmjet traktit urinar. Për të qënë sa më efektive, shtoni 2 lugë gjelle uthull organike në 4 litër ujë. Konsumoheni çdo mëngjes.

Pastroni ajrin nga toksinat

Toksinat dhe substancat toksike mund të kalojnë dhe nëpërmjet ajrit. Pastrimi  i ajrit me një paisje purifikuese dhe pastrimi i përditshëm i pluhurave të shtëpisë mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Shkoni në sauna ose kryeni aktivitet fizik

Djersitja është metoda natyrale e pastrimit të trupit nga toksinat. Kjo mund të arrihet nëpërmjet saunave, por konsultohuni fillimisht me mjekun nëse jeni fizikisht të shëndoshë për tu ekspozuar ndaj temperaturave të larta ose zgjidhni të kryeni aktivitetin fizik të përshtatshëm .

Konsumoni probiotikë

Për të lehtësuar funksionimin e traktit tretës, konsumoni ushqime me pro biotikë ose suplemente me pro biotike. Një burim i mirë i tyrë është kosi. Konsumoni këto ushqime ose suplemente më së paku një herë në ditë për të pasur sa më tepër efektivitet në organizmin tuaj.

Tetë hapa të thjeshtë për pastrimin e mikrovalës në 5 minuta

Sigurisht që vendi ynë i preferuar këto ditë është kuzhina. Nuk e dimë nëse na hahet vërtet, apo thjesht është bërë forcë zakoni, gjithsesi nëse ka një fakt këto ditë është përdorimi i furrës më shumë se zakonisht dhe sigurisht abuzimi me mikrovalën. Kështu që, duke qenë se e keni përdorur shumë mikrovalën këto ditë po u tregojmë tetë hapa të thjeshtë për ta pastruar.

Kushtojini vetëm 5 minuta kohë pastrimit të  yndyrës nga ushqimet e ngrohura e të gatuara. Duke përdorur mjete të thjeshta që gjenden kudo në kuzhinën tuaj mund të pastroni mikrovalën në më pak se 5 minuta .

1. Mbushni një me ujë një ene të vogël për tu vendosur në mikrovalë

2. Prisni një limon përgjysmë dhe shtrydhni lëngun e limonit në enën me ujë. Hidhni gjysmat e limonit të shtrydhur në enë.

3. Vendosni në mikrovalë enën me ujë dhe limon ne mikrovalë për rreth 3 minuta, ose deri sa uji të vlojë

4. Pasi uji ka vluar, lëreni të qëndroje ende në mikrovalë dhe lëreni avullin të veprojë

5. Hiqni me kujdes enën nga mikrovala

6. Do të vini re që yndyra e mëparshme është zbutur dhe hiqet lehtë me kalimin e një pecete.

7. Nëse ndesheni me zona të vështira për t’u pastruar, lagni pecetën në enën me ujë dhe limon dhe fërkoni zonat që kanë nevojë për pastrim.

8. Në fund mos harroni të pastroni dorezën dhe pjesën e jashtme të mikrovalës

Pse të pasurit zgjedhin Gjermaninë për trajtime mjekësorë

Gjermania gëzon një reputacion të mirë për sistemin e saj të kujdesit shëndetësor dhe cilësinë e lartë të shërbimeve mjekësore. Spitalet universitare gjermane ofrojnë trajtime bashkëkohore, që mund të ndihmojnë në situata serioze. Kjo është arsyeja pse shumtë famshëm parapëlqejë Gjermaninë për kujdes mjekësor dhe trajtim parandalues.

Aktori i njohur i Hollywoodit George Clooney u konsultua me neurokirurgun e mirënjohur gjerman Dr. Ralf Buhl për problemet me shpinën.

Në vitin 2009, artisti bashkëkohor kinez Ai Wei Wei vizitoi Mynihun për të prezantuar ekspozitën e tij “So Sorry”. Një fillim i papritur i dhimbje koke shumë të mëdha e drejtoi ate për ndihmë në klinikën e Universitetit Ludwig Maximilians në Mynih, ku u  diagnostikua me gjakderdhje të brendshme. Artisti duhej t’i nënshtrohej një operacioni urgjent të trurit.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara Bill Klinton shkoi në Mynih për një kontroll me gastroenterologun e famshëm Dr. Albert Eimiller.

Shumë yje të tjerë ndërkombëtarë të famshëm zgjedhin të parapëlqejnë. Gjermaninë për trajtim, pasi klinikat gjermane garantojnë një standard të lartë të kujdesit mjekësor për pacientët e tyre.

Katër gabime të zakonshme në dieta, që në vend t’ju dobësojnë ju shëndoshin akoma më shumë

Me siguri këtë periudhë shumë nga ju kanë filluar edhe dietën, duke qenë se kanë më shumë kohë për të gatuar ushqime të shëndetshme si dhe më shumë kohë për të zgjedhur se çfarë të gatuajnë. Por, përpos dëshirës ekzistojnë disa gabime që bëjmë kur mbajmë dietë që mund të na rrezikojnë edhe arritjen e një efekti krejt të kundërt.

Eliminimi i vajit
Vaji i ullirit, sigurisht kur konsumohet në sasinë e duhur është një mik i çmuar i një diete të shëndetshme e të ekuilibruar ushqimore, si dhe do t’ju ndihmojë që të qëndroni në formë. Ai përmban acide yndyrore shumë të vlefshme për shëndetin. Mund ta përdorni në sallata si dhe me produkte të ziera, si perimet.
Zëvendësimi i darkës me aperitivin
Sallami dhe djathi janë një ushqim klasik për aperitiv, por nuk mund të konsiderohen si vakt ushqimi. Për më tepër duhet të konsumohen në sasi të vogla, pasi yndyrat e përpunuara që përmbajnë mund të jenë edhe të rrezikshme për shëndetin tuaj.
Për më tepër, edhe pse mund të hani sasi të vogël të këtyre ushqimeve, do të shtoni në peshë, pasi organizmi e ka të vështirë t’i përpunojë si duhet, sidomos në darkë.
Zëvendësimi i drekës me kos
Të mendosh se zëvendësimi i drekës me një tas kos do të të dobësojë është të mashtrosh veten.  Kjo pasi kosi nuk do t’ju shuajë urinë, ndaj dhe në vazhdim do të detyroheni sigurisht që të konsumoni ushqim tjetër.
Një vakt i ekuilibruar vlen më shumë se një pjatë me kos. Kështu që sigurohuni të konsumoni për çdo vakt proteina dhe fibra e më pas edhe elemente të tjerë të domosdoshëm.
Të hash vetëm supë dhe perime
Është krijuar një ide e përgjithshme që kush është në dietë duhet të konsumojë vetëm perime dhe supë. Është e vërtetë që perimet janë të pasura me shumë elementë ushqyes, por konsumimi i një diete të njëanshme ushqimore mund të jetë i rrezikshëm, ashtu si konsumimi i produkteve pa vlera ushqyese. Në një dietë të ekuilibruar personi duhet të konsumojë në sasitë e duhura të gjithë elemente, duke filluar nga proteinat, fibrat, yndyrnat  e deri tek sheqernat e shëndetshme.

Veprime që bëjmë gjatë gatimit që nuk i dinim kaq të rrezikshme

                           

Të gatuash në shtëpi ka shumë avantazhe. Vaktet e gatuara në shtëpi janë shumë të rëndësishme, pasi janë të sigurta dhe marrim nga to të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme.  Sidoqoftë, është e rëndësishme të ndiqni rregulla të caktuara për të mbajtur ushqimin tuaj të sigurt.

Është e pamundur t’i njohësh bakteret e rrezikshme qoftë nga pamja ose shija e ushqimit. Edhe një sasi e vogël e baktereve të tilla mund të çojnë në helmim serioz ushqimor. Për ta shmangur këtë, hidhni çdo produkt nëse keni dyshime se ato janë të prishura.

Disa nga gabimet që të gjithë i bëjmë në gatim:

1.      Shkrirja e mishit
Temperatura që konsiderohet e rrezikshme për ruajtjen e ushqimit është diku nga 5°C deri në 60°C . Në këtë temperaturë, bakteret e dëmshme ushqimore mund të rriten me shpejtësi. Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet të shkrini mishin vetëm në frigorifer ose në mikrovalë.
2.     Larja e mishit të papjekur
Ne mendojmë se nëse lajmë diçka, ne e pastrojmë tërësisht atë, gjithsesi, kjo nuk është e vërtetë në rastin e mishit. Nuk rekomandohet larja e pulës së papjekur, mishit të viçit, qengjit etj para gatimit. Arsyeja për këtë është sepse bakteret nga mishi mund të përhapen lehtësisht në produkte e sipërfaqe të tjera.
3.     Të provosh ushqimet për të parë nëse janë prishur.
Është e pamundur të dallosh bakteret e rrezikshme duke i parë ose duke provuar ushqimin. Gjithsesi, edhe një sasi shumë e vogël e baktereve mund t’ju çojnë drejt një helmimi. Për ta shmangur këtë, hidhni direkt në kosh çdo produkt që ju duket i prishur.
4.     Të provosh brumin e papjekur.
Nuk duhet kurrsesi të provoni vezë të pa gatuara. Është një mundësi shumë e madhe që të përmbajë baktere si salmonella, e cila është shumë e rrezikshme. Për më tepër, mos provoni brum të papërpunuar, edhe pa vezë, sepse mielli mund të përmbajë një lloje baktere e cila quhet E.coli që dëmton shumë sistemin e tretjes dhe sjell infeksione të ndryshme.
5.     Të mos lani duart para se të gatuani.
Bakteret ndodhen në të gjitha sipërfaqet, edhe në duart tona. Imagjinoni se sa gjëra prekim gjatë ditës dhe nëse filloni të gatuani pa larë duart, të gjithë ato baktere kalojnë në ushqim. Dhe mos harroni të lani duart kur të mbaroni!

Pse djersini së tepërmi

Të djersiturit e tepërt nuk konsiderohet e rrezikshme nëse ndodh për shkaqe të tilla si ushtrimet fizike apo edhe moti i nxehtë, në këto raste organizmi juaj thjeshtë po kryen procesin normal të termorregullimit. Në të kundërt djersa e tepërt pa shkaqe të dukshme mund të jetë sinjal i shkaku të fshehur mbase edhe problematik.

Probleme të tiroides

Në momentin kur keni çrregullime të tiroides, do të prodhohen më shumë hormone metabolike te tiroides (T3, T4). Si pasojë do të keni rritje të metabolizmit, që shoqërohet me shenja të tilla si djersë të tepërta, çrregullime të ritmit të zemrës, dridhje, humbje e shpejtë të peshës.

Medikamentet

Një grup medikamentesh të caktuara shkaktojnë rritje të prodhimit të djersës. Këtu përfshihen qetësuesit e dhimbjeve, antibiotiket, hormone apo edhe drogërat neuropsikiatrike.

Ankthi

Të djersiturit është një përgjigje natyrale e trupit pasi përjetoni situate stresante. Ankthi është një indicator i një rreziku potencial dhe vetë organizmi reagon duke nxitur gjëndrat e djersës për prodhimin e djersës si mekanizëm rregullator.

Ndryshimet hormonale

Ndryshimet hormonale gjatë periudhës së shtatzënisë , menstruacioneve, pubertetit dhe menopauzës mund të jenë shkak i djersitjes së tepërt. Zakonisht këto gjendje shoqërohen me rritje të temperaturës trupore  dhe shtim të sekretimit të djersës, shkaktuar nga disbalanca e hormoneve estrogjen dhe progresteron.  

Pse ndiheni gjithë kohës të uritur

Nëse ndiheni gjithë kohës të uritur, jo gjithmonë do të thotë se keni nevojë fizike për t’u ushqyer. Shkaqet e kësaj situate mund të jenë nga më të ndryshmet, duke nisur nga një dietë e papërshtatshme dhe deri në komplikacione mjekësore gjatë së cilave duhet të kërkoni ndihmë të specializuar.

Ja cilat janë disa nga shkaqet pse trupi juaj kërkon gjithnjë e më shumë ushqim:

Pasi keni konsumuar produkte me sheqer sintetik

Sheqeri sintetik mund të gjendet lehtë në ushqimet e proceduara. Mungesa e fibrave bën të mundur që organizmi t’i tresë shpejt, dhe ndjenja e mungesës së urisë është thjeshtë e përkohshme.

Medikamentet

Një grup i caktuar medikamentesh mund të shkaktojnë rritje të ndjesisë së urisë për shkak të një sërë elementeve që përmbajnë. Më së shumti përfshihen medikamentet antidiabetikë, antidepresantët, kortizoli etj..

Stresi

Periudhat konstante të ankthit kanë efekte efekte negative anësore në organizëm, që shoqërohen edhe me rritje të urisë. Ankthi dhe stresi shkaktojnë rritje të nivelit të hormonit kortizol në gjak, duke rritur kështu ndjesinë e urisë.

Probleme të tiroides

Gjëndra e tiroides kontrollon metabolizmin përmes hormoneve të cilat prodhon. Hipertiroidizmi një gjendje e mbi prodhimit të hormoneve të tiroides është shkak për rritjen e urisë. Kjo gjendje mund të normalizohet dhe të trajtohet me medikamente te cilat stabilizojnë nivelet e hormoneve te tiroides, dhe në disa raste me kirurgji.

Sindroma pre menstruale ose menopauza

Në periudhën para menstruacioneve për shkak të ndryshimeve hormonale , një grua mund të përjetoje ndjesi më të lartë të urisë, gjithashtu tek gratë në menopauzë në sajë të uljes së nivelit të qarkullimit të estrogjenit në gjak, do të rritet ndjesia e urisë.