Gabime të gjuhës së trupit, që ju dëmtojnë më shumë seç e mendonit

Qëndrimi shtrembër

Qëndrimi juaj tregon shumë në lidhje me nivelin e vetëbesimit që keni. Nëse keni qëndrim jo të drejtë të trupit, atëherë kjo tregon edhe nivel të ulët të vetëbesimit. Nëse nuk punoni për rregullimin e qëndrimit, jo vetëm që do të dukeni gjatë gjithë kohës keq, por do të keni dhe probleme me dhimbjet e shpinës.

Kryqëzimi i duarve dhe i këmbëve

Shumë njerëz e kanë zakon që të kryqëzojnë duart dhe këmbët kur ulen. Gjithsesi nëse jeni duke folur me dikë, mundohuni ta shmangni kryqëzimin e duarve, apo të këmbëve, pasi perceptohet si teknikë vetë-mbrojtje. Nga ana tjetër personi tjetër mund të ndjejë edhe mos-besimin nga ana juaj. Kështu që nëse dëshironi që të lini përshtypje të mirë gjatë një takimi, mos i kryqëzoni kurrë duart.

Lëvizja e tepërt

Mbase kur jeni të shqetësuar e keni zakon që të luani me flokët, me ndonjë unazë, apo të lëvizni pa fund. Nëse bëni këto veprime gjatë një takimi, do të dukeni sikur jeni mërzitur dhe sikur do të dëshironit që të ishit diku tjetër.

Fërkimi i qafës

Fërkimi i qafës, mund të jetë një veprim që ju e bëni për të çliruar tensionin në atë zonë të trupit. Në çdo rast, duhet të jeni të ndërgjegjshëm dhe të mos e kryeni shumë shpesh si veprim, sepse në shumë raste i bën personat që janë afër jush të mos ndjehen rehat.

Të kafshosh thonjtë

Një tjetër zakon që i tregon të tjerëve që ndjehesh nervoz është kafshimi i thonjve. Mund t’ju ndihmojë për të çliruar stresin, por nuk është veprim i hijshëm. Veç kësaj, personi me të cilin jeni duke folur mund të shpërqendrohet totalisht.

Shumë, ose aspak kontakt me sy

Shmangia e kontaktit me sy, mund të tregojë mungesë vetëbesimi, nga ana tjetër i jep personit tjetër edhe një ndjesi mos-besimi. Nga ana tjetër shikimi i tepruar në sy, mund të duket si një gjest agresiv, që do ta bëjë personin tjetër të mos ndjehet rehat. Në këtë rast mundohuni që të ruani masën.

Të dukesh i shpërqendruar

Të shpërqendrohesh kur dikush është duke folur, është veprim shumë i vrazhdë. Ndonjëherë ju mbase nuk do ta kuptoni veprimin që jeni duke bërë. Kjo pasi mund të jeni duke dëgjuar, por vështrimi juaj është ngulitur në një pikë në hapësirë. Mundohuni që të shihni personin që flet, ose të thoni diçka që të tregojë se jeni përfshirë në bisedë.

Recommended Posts