Të gjithë folën për Anxhela Peristeri e Beyonce, por pak e dinë kush i vesh të dyja. Pak thashetheme për “look ala Eurovizion”

look-u i Anxhela Peristerit ne Eurovizion

Anxhela Peristeri shkëlqeu Eurovizionin, që në momentin e parë të Tapetit të Kuq. Kaq e vërtetë është kjo, sa ishte Anxhela që fitoi sondazhin për veshjen më të bukur në tapetin e kuq. Të gjithë folën për Anxhela Peristerin dhe Beyonce, por pak kush e di mesa duket, nga europianët, se kush i ka veshur të dyja. Është Valdrin Sahiti, stilisti shqiptar nga Kosova, që ka veshur disa herë këngëtaren me famë botërore Beyonce. Dhe edhe Anxhela Peristerin në tapetin e kuq. Por le të bëjmë pak thashetheme për veshjet e pjesëmarrësve: “look ala Eurovizion”

Anxhela Peristeri dhe look-u i Eurovizionit

Uprezantua si një përralë në tapetin e kuq, me fustanin e stilistit Valdrin Sahiti. Një fustan i kuq, i gjatë, me një të çarë të thellë deri sipër këmbëve. Shoqëruar me një beret të kuqe, ala studenteshe të sapodiplomuar.

anxhela peristeri ne tapetin e kuq

Dhe bëri të flisnin të gjithë për veshjen e saj. U pa ngjashmëria me Beyonce, sigurisht. Por sepse është i njëjti stilist që ka punuar me të dyja. A mund të prezantohej me një stil më të personalizuar për Anxhelën? Mbetet për t’u parë nga profesionistët e stilit.

Gjithsesi, Anxhela e rrëmbeu vendin e parë në renditjen e Veshjes më të Mirë në tapetin e kuq. Në netët e performancës, Anxhela u prezantua me badyn me perla e gura, në ngjyrë argjendi, të punuar nga Kujta & Meri. Edhe këtu u tentua të bëhej një lloj ngjashmërie me Jennifer Lopez dhe ndikimin e saj. Sidomos nga mediat italiane. Por ne që e njohim mirë stilin e Kujtes, e dimë mirë se veshja e Anxhelës mund të ishte vetëm kështu. Për më tepër, me fizikun e mrekullueshëm që ajo ka.

Si ishin veshjet në Eurovizion

E vërteta është se në këtë Eurovizion, përveç shkëlqimit dhe vezullimit, sidomos të ballkanasve, u pa një lloj nacionalizmi prezent në look-un e këngëtarëve përfaqësues të vendeve të tyre.

Mund të përmendim këtu, veshjen e këngëtares ruse, e cila solli një matrioshkë prej pëlhure.

Ndërkohë që finlandezët dhe suedezët u prezantuan me një prekje japoneze në jelekët e tyre, të fiksuar pak si lumenj nëntokësor e pak si karateistë.

Trioja serbe me flokët ekstra ekstra large, që i bën të gjithë komentatorët të hidhnin bast për ekstension-at e tyre.

Maneskin u veshën nga Etro, me kominoshet e tyre të viteve ’70. Vetëm se të gjithë ishin të interesuar pë të bërë fotografi të shpinës së paveshur të vokalistit.

Këngëtari portugez u prezantua me kostumin e tij ala toreo.

Malta shpalosi gjithë mirëqenien e saj dhe luftën për Bady-Positive me gjithë shkëlqimin e mundshëm edhe pse shkurt.

Përfaqësuesi i Anglisë u prezantua me një zinxhir final që mbyllte veshjen e tij, si të bënte metaforën e mbylljes së Anglisë me Brexit, brenda Europës.

Dhe pastaj vjen Islanda me kartonat e saj nëpër bluza, që prezantonin karikaturat e secilit prej tyre. Me siguri ka pë t’u bërë modë e tipit street syle.

Gjoni ynë, që prezantoi Zvicrën u duk si një patinator i vërtetë, pa pistë akulli.

Nga ana tjetër, Natalia e Moldavisë dukej në mos si partnerja e Gjonit, si një balerinë e dancit sportiv.

Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për çiftin e Lituanisë. Goxha të përgatitur, madje kishin edhe pak nga Xhon Travolta brenda tyre, përveç ngjyrave.

Nga ana tjetër, demokracia gjermane hoqi keq me gishtin tregues, i mesit qëndroi mirë deri në fund.

Udhëtim i vështirë për Ukrainën, mes pyllit të zhveshur dhe gjetheve të gjelbra të këngëtares nëpër krahë.

Norvegjia pastaj zbriti ëngjëj e djaj në skenë, Dan Broën me siguri e ka pasur zili performancën.

Azebajxhan demostroi më së miri sensualitet femëror në paradhomat e burgut. Seç më sjell në mend një seri televizive.

Francezja e vendit të dytë, në veshjen me dy pjesë, sipër ishte feministja e pakohë ndërthurur me sensualitetin francezë, për të kontrastuar maskilizmin e poshtëm.

Mikpritësit holandez i kishin të gjitha, aq shumë kishin në veshjet e tyre sa më dhemb koka edhe t’i komentoj.

Për të ardhur te San Marino, e cila seç kishte një dyshim për t’u ndarë nga dimri e për të pranuar pranverën, me të gjithë V-në e thellë si grykë lumi pranveror.

I pari afro-amerikan që kryeson listën vjetore të stilistëve më influent në botë. Kush është dhe kë vesh?

Hollywood Reporter, revista amerikane e përqendruar në industrinë e filmit, televizionit dhe argëtimit me në qendër Hollivudin, çdo vit organizon listën e stilistëve më influentë në botë.

Këtë herë nuk ka asnjë diskutim, në majë të renditjes është Law Roach, stilisti me ngjyrë më i dashur për emra që tashmë i njihni mirë dhe i ndiqni ngado. E kemi fjalën për Zendaya, Anya Taylor-Joy, Ariana Grande, por edhe Céline Dion.

Çfarë dimë për stilistin Law Roach?

Në krye të top-12-shes së stilit, i pari afro-amerikan mashkull në Hollywood’s Most Powerful Stylists 2021.

Edhe nëse nominimi për Stilistin më të Mirë të vitit nuk të çudit shumë, duke pasur parasysh eksperiencën e Roach, çmimi duhet thënë se është tepër revolucionar. Ai ka punuar me yjet për rreth 7 vite intensive, të mbushura me tapetë të kuq dhe kopertinat nga më prestigjoze në botë.

42 vjeçar, amerikan dhe me ngjyrë, ai e di mirë që të futesh në renditje, nuk është e lehtë.

“Jo shumë stilistë black kanë mundësinë të hyjnë në renditje, sepse ata nuk mund të punojnë me të famshmit në Oskare, në Globes. Thjesht nuk e kemi këtë mundësi”, është shprehur ai.

E megjithatë, aktualisht, ai është një nga stilistët më të spikatur, jo vetëm për look-et me të cilat ka prezantuar yjet në tapetin e kuq, por edhe për rolin e tij si gjyqtar në “Legendary”, shfaqjen HBO Max, së bashku me Megan Thee Stallion, Leiomy Maldonado dhe Jameela Jamil.

Dhe sot ai është njeriu i parë me ngjyrë që triumfon në renditjen, e cila përfshin edhe emra silistësh tepër të njohur, si Jason Bolden dhe Nicola Formichetti. Në vitin 2017, ai tashmë kishte rrëmbyer titujt e revistave, duke qenë i pari stilist me ngjyrë në kopertinën e një reviste si Hollywood Reporter.

Kush janë yjet e Law Roach

Dy më të spikaturat dhe te të cilat dora e tij është e spikatur, për të mos thënë që i ka bërë ai, sa i përket stilit, janë Zendaya dhe Anya Taylor-Joy. Janë këto të dyja që e shoqërojnë atë në kopertinën e nderit të Hollywood Reporter 2021.

Roach filloi të hidhte hapat e parë të karrierës së tij me Zendaya-n në 2011. Por lista është rritur në mënyrë drastike me kalimin e viteve: për momentin ai gjithashtu vesh Kerry Washington, Priyanka Chopra Jonas, Tom Holland, Hunter Schafer, Tiffany Haddish dhe Aldis Hodge. Kohët e fundit, ai ka punuar me Halsey-n.

Dhe në të kaluarën, ka qenë ai që ka rifreskuar look-un e Celine Dion, duke filluar me veshjen e çuditshme Stéphane Rolland, që ylli i muzikës veshi në Billboard Awards 2017.

Celine Dion, Law Roach, and Zendaya në 2019, Met Gala
Strategjia e Law që “ndërtoi” Zendaya-n

Stilisti Law Roach e quan motër të vogël atë. Ai rrëfen se si e mori përsipër që nga momenti kur ajo ishte ende një vajzë e vogël në radhën e Disney-t.

Por ai ka një strategji të vetën dhe duket se funksionon në mënyrë të përsosur. Të përqëndrohesh te markat e vogla më mirë se te ato të mëdhajat, derisa këto të fundit të të shohin e të të shquajnë. Dhe kjo ishte që bëri ai me Zendaya-n.

Sot ajo është muza e Valentinos, por në fillimet e saj, para se të shfaqej nëpër kopertina, ajo nuk veshi kurrë ndonjë nga rrobat e Valentinos.

Dhe besoj se ju kujtohet mirë veshja Valentino e saj, në Oskar 2021, cut-out-i në ngjyrë të verdhë-kanarinë, e dizenjuar nga Maison, por e zgjedhur për të nga Law.

Sigurisht që nuk është e vetmja veshje, sepse fare mirë mund t’i referohemi edhe çmimeve Emmy 2020, ku ajo triumfoi me Euphoria, dhe u shfaq me veshjen me pika të Alexandre Vauthier; apo në Critics’ Choice Awards 2020, ku u shfaq me veshjen pink on pink, Tom Ford, me crop-top-in metalizato në stil prazmoreje. E në këtë rast, Laë e quajti atë “grua luftëtare”.

Law Roach dhe sfida e tij

Stilisti me ngjyrë i të famshmëve të të gjitha etnive, me fat përveç punë e talent. Dhe Roach dëshiron ta nënvizojë këtë, me zgjedhjet emblematike të stilit. Ashtu si veshja më e fundit e Zendaya-s në Essence Black Women në Hollywood Awards. Një veshje nga Saint Laurent, blu me mëngë të fryra, veshur më parë nga bashkëthemeluesja e revistës Ebony Eunice Johnson.

Por kjo nuk është e gjitha. Në vitin 2020 Roach krijoi fondacionin fLAWless, në bashkëpunim me Rebuild the Hood, një organizatë jofitimprurëse për rivlerësimin e komunitetit afro-amerikan dhe hashtagu i tij është në çdo postim. Ai ka mbledhur mbi 100.000 dollarë për të ndihmuar bizneset në pronësi të afro-amerikanëve. Dhe është në ballë të zbulimit dhe mbështetjes së talenteve të reja: si Kollin Carter, e cila dikur ishte ndihmësja e tij dhe që tani vesh Cardi B.

Tani me renditjen në vendin e parë, me siguri që ndihma dhe mbështetja komunitare e Law Roach do të jetë edhe më e madhe.

Chanel N°5 mbush 100 vjeç. Pak nga misteri dhe hiri i përjetshëm.

Më 5 maj 1921, lindi Chanel N°5, një nga parfumet më të famshëm të të gjitha kohërave.

Le ta rikujtojmë sot paksa historinë e tij, duke zzbuluar disa sekrete dhe pse jo pak mister që gjendet brenda parfumit që ka lënë gjurmën e tij ikonik.

Gëzuar ditëlindjen Chanel N°5! Nuk është një ditëlindje çfarëdo, parfumi më i famshëm në botë sot mbush 100 vjeç. Ishte një ditë maji i vitit 1921 dhe pikërisht data 5, kur aroma e parë e krijuar nga Madame Coco iu prezantua një grupi të ngushtë njerëzish, në boutique-n historik, Rue Cambon 31.

I përjetshëm, revolucionar, ikonik, Chanel N°5 është një nga parfumet më të njohur dhe më të dashur në botë. Thuhet të jenë shitur rreth 80 milion shishe.

Maison kishte zbuluar që në marsin e shkuar disa nga festimet që do të bëheshin në këtë 100-vjetor, dhe konkretisht një video pak minutëshe, mbi historikun e fragrancës.

Si lindi Chanel N°5

N°5 ishte parfumi i parë i krijuar nga një grua për gratë, dhe mbi të gjitha ishte revolucionar për kohën në të cilën lindi.

Në fillim të shekullit të njëzetë, njiheshin aromat mono, ndërsa Gabrielle Chanel, ëndërronte një parfum të përpunuar, i cili nuk i ngjante asgjëje tjetër dhe që nuk kishte “erë trëndafilash ose zambakut të luginës” .

Kështu bashkëpunoi me kimistin ruso- francez, Ernest Beaux, që kishte punuar më parë në firmën që prodhonte parfumet për Romanovët, në Moskë. Ai përdori, përveç trëndafilit, edhe jasemin, vanilje, myshk, ylang-ylang dhe esenca të tjera, rreth 80 elementë në total.

Ëndrra e Madame Coco: Aromë gruaje, jo luleje

Është quajtur edhe aldehid me lule, sepse qenë aldehidet që bënë diferencën. Bëhet fjalë për disa kompozime artificiale, të pazakonta në parfumerinë e kohës, prandaj Chanel N ° 5 përfaqësonte një revolucion të vërtetë.

Beaux shpiku aldehidet C10, C11 dhe C12, me qëllim që të zbuste efektin e lules së trëndafilit dhe jaseminës.

Madame Coco e kishte të qartë çfarë donte: “një parfum që mbante aromë gruaje dhe jo luleje, sepse gratë nuk duan të kundërmojnë si një shtrat me trëndafila”, do të thoshte ajo në një fushatë publicitare të 1955.

Përse ky emër, përse 5?

Emri i zgjedhur për aromën është gjithashtu i thjeshtë dhe inovativ, por jo rastësor: Gabrielle Chanel zgjodhi esencën e pestë nga dhjetë propozimet e Beaux, por emri është gjithashtu i lidhur me majin, muajin e pestë të vitit.

“Lançoj koleksionin tim të rrobave më 5 maj, muajin e pestë të vitit, le të lëmë që ky numër, numëri 5 që mbart, t’i sjellë fat”, janë përsëri fjalët e saj, Madame Coco.

Misticizmi i Coco Chanel

Numri pesë, në të vërtetë, për Chanel ishte një lloj hajmalie: e apasionuar pas numerologjisë, ajo i atribuoi pesës një vlerë mistike, të rrënjosur thellë në jetën e saj që nga fëmijëria. Ajo ishte rritur në një jetimore, në Aubazine, dhe kisha lokale ishte e mbuluar me simbole dhe numra: pesa përsëritej shpesh gjithandej dhe kjo e magjepste atë.

Nga ana tjetër, Chanel i përkiste shenjës së Luanit, pra e pesta shenjë e zodiakut, dhe thuhet se edhe një fallxhore ia kishte përcaktuar asaj numrin 5 si fatsjellës.

Suksesi i Chanel N°5

Suksesi ishte i menjëhershëm, pavarësisht nga fakti se në vitet e para të historisë së parfumit të saj Madame Coco nuk kishte parashikuar asnjë lloj reklame. U bë e gjitha me fjalën gojë më gojë dhe gjurma që linte ajo, që e shndërroi në një objekt të vërtetë të dëshirës për gratë e kohës.

Misia Sert, një mike e Mademoiselle ishte shprehur: “Të kesh një flakon, është si të kesh një biletë fituese lotarie”.

Francezet ishin magjepsur tashmë nga qëndrueshmëria, që ishte e pamundur të gjendej në aromat mono, të pa mbështetura te kimia dhe aga aura joshëse. Lulet ishin romantike dhe konvencionale, myshku dhe jasemini provokues dhe të padukshëm, gjithçka duhej për të rënë në sy.

Në 1986 parfumi u rinterpretua nga Jacques Polge, i cili i dha jetë një kompozimi më të plotë dhe më bashkëkohor, pa prishur kombinimin fatlum të origjinës.

Po kaq revolucionare edhe shishja. Një shishe transparente dhe e pastër, e cila shkonte me Modernizmin si rrymë, që po shihej. Mbeti e pandryshueshme gjatë gjithë kohës dhe loja e vetme e shishes, ishte tapa, e cila hera herës mori dimensione të ndryshme, deri në formën e sotme.

Imazhet  e parfumit Chanel N°5, që nga Marilyn Monro krejt rastësisht

Fytyra ose imazhi i parë i parfumit të famshëm ishte vetë Coco Chanel, me fotot e para të vitit 1938 dhe më pas me radhë, figura nga më të njohurat.

Historia më interesante është ajo e Marilyn Monro, e cila edhe pse nuk ishte zyrtarisht ambasadore e brandit, u fotografua në 1955, në dhomën e saj të hotelit me një shishe Chanel në duar, pak mbas përgjigjes epike që i kishte dhënë një gazetari, i cili e kishte pyetur se çfarë vishte për të shkuar në shtrat.

“Dy pika Chanel N°5”, qe përgjigjur Monro. Ndërsa modelja dhe aktorja Suzy Parker, në 1958: “Çdo grua e gjallë e do Chanel N°5”.

Në vitet ’70 vijnë spotet e para publicitare dhe imazhet e reja me Catherine Deneuve dhe Carole Bouquet, për të mbërritur në imazhet kontemporane të Nicole Kidman dhe Gisele Bündchen.

Për të shënuar është zgjedhja e një imazhi maskil si Brad Pitt për reklamën e një arome femërore: “Ngado që shkoj, pashmangshmërisht je ti”, thoshte Brad në spot.

Dhe kishte të drejtë.

A është Kendall Jenner mjeshtre e stilit, edhe për pranverën 2021? Ta shohim bashkë

Ditët e fundit Kendall Jenner është parë në rrugët e Nju Jorkut me një outfit të thjeshtë minimaliste dhe të pastër. Veshja e saj përkujton apo i bën homazh viteve të arta ’90.

Ka të bëjë me një kombinim ngjyrash, bezhë me të bardhë, dhe një stil maskil.

Këmisha e bardhë extra-large

Kendall është më fashion e motrave Kardashian dhe ajo më shumë se një herë ka treguar se është mjeshtre në vendosjen e stilit për sezonet e modës, sa i përket street style.

Zgjedhja e veshjes për të cilën po flasim është në një stil mashkullor dhe thelbësore sa i përket pranverës 2021.

E gjitha nis me këmishën e bardhë në masën XXL, e cila zëvendëson xhaketën e hollë pranverore, e kombinuar me t-shirt të thjeshtë, të bardhë. Veshjen e përmbylln pantallonat bezhë me penca.

Supermodelja përqendrohet në një nga kombinimet e saj të preferuara të ngjyrave: e bardha dhe bezha, e ndërprerë nga e zeza e aksesorëve. Rezultati është një grua elegante, shik, bashkëkohore, por e përjetshme.

Aksesorët shoqërues

Veshja e Kendall Jenner, për pranverën e verës 2021, është perfekte edhe falë zgjedhjes së duhur të aksesorëve. Syze të vogla të errëta, a la Matrix. Maskë nude, e linjës Skims së motrës së madhe Kim.

Rripi i hollë i zi, detaj kontrastues me nuancat e lehta të veshjes. Në ​​dore një mini-bar pana, në këmbë sandale me rripa me taka të ulëta, bazike, por të freskëta. Duke qenë se është më përmasa të holla dhe e lartë 1.80, ajo nuk ka nevojë për taka të holla e të larta, në mënyrë që t’i shërbejë edhe më shumë figurës së saj.  

3 gjërat që ndoshta nuk i dini për Kendall Jenner

1- Në vitin 2017, ajo mori dy çmime të rëndësishme: Ikona e Modës e Dekadës, një meritë e arritur jo vetëm falë karrierës së saj, por edhe për ndikimin e saj të konsiderueshëm mediatiko-shoqëror. Në të njëjtin vit, ajo u kurorëzua nga revista Forbes si modelja më e paguar me një fitim prej 22 milion dollarësh, duke përjashtuar Gisele Bündchen, e cila kishte qenë në krye të top listave për më shumë se 14 vjet.

2- Kendall Jenner është më e rezervuara nga motrat Kardashian.

“Mendoj se marrëdhënia në çift është diçka e shenjtë. Është diçka mes dy personave dhe askush tjetër nuk duhet të thotë opinionin e tij”, ka thënë ajo në një intervistë. Por, përtej mospëlqimit të saj për të treguar të dashurit dhe marrëdhëniet e dashurisë, dobësia e saj për basketbollistët tani është e njohur. Madje edhe i dashuri aktual është një lojtar MBA.

3- Emri i saj i plotë është Kendall Nicole Jenner dhe emri i saj i mesëm i është vënë nga e ëma për nder të shoqes së saj, Nicole Brown, gruaja e vrarë e O. J. Simpson.

Stili është stil edhe kur je me bebe të vogël! Tre mamatë më trendi të botës së modës

Tashmë janë nëna të thjeshta, elegante, pas karroca fëmijësh! E kemi fjalën për Gigi Hadid, Irina Shayk dhe Karlie Kloss

Tre supermodele nëna, tre stile në përshtatje me statusin e tyre dhe komoditetin për të ecur rrugëve të qytetit me karrocën e fëmijëve. Nga jumpsuit-i fluo i Gigi Hadid tek kapardina e lëkurës së Irina Shayk, duke përfunduar me mokasinat Gucci të Karlie Kloss, le të shohim pra ç’bëhet me nënat e reja super-yje pasarelash.

Street style i Gigi Hadid, Irina Shayk dhe Karlie Kloss

Tre supermodele, tre nëna elegante që lëvizin shkujdesur në rrugët e Nju Jorkut në pranverën e vitit 2021. Por gjithashtu tre karaktere, të cilat i bashkon një objekt i përbashkët: karroca e bebit, një aksesor i domosdoshëm tashmë për secilën.

Stili Gigi Hadid, me tuta fluo dhe atlete

E kthyer vetëm kohët e fundit në pasarela, pas lindjes së vajzës së saj Khai, shtatorin e kaluar, në momente me familjen Gigi Hadid preferon veshjet që përfaqësojnë komoditet total. Nuk është çudi ta shohësh nëpër rrugët e Manhatanit, duke shtyrë karrocën Bugaboo, me stilin e saj të pagabueshëm sportiv, por edhe në modë.

Ndërsa në dimër u mbështoll me xhaketat midi të lëkurës së deleve dhe xhupat e fryrë, tani është koha për kostumin sportiv, firmosur Amiss Conception. Zgjedhur jo pa kujdes në nuancën më në zë të spektrit të ngjyrave të vitit, të verdhë të fortë. Dhe me bluzën e mbyllur polo me mëngë të gjata, në vend të asaj me zinxhir. Për ta kompletuar të gjithë look-un me dritën e duhur, modelja pothuajse 26-vjeçare shton atletet rozë fluoreshente nga Berluti dhe vathët e bërë me porosi nga The Sis Kiss me emrin e vajzës së saj. Nuk mund të mungonte kapelja kovë, aq shumë në modë, por edhe domosdoshmëri për t’iu ruajtur erës së Nju Jorkut, ndaj ajo e zgjedh prej lëkure dashi rozë pastel dhe sigurisht Prada.

Irina Shayk dhe kapardina e saj me aromë vintazh

35-vjeçare, Irina Shayk e çon vajzën e saj 4-vjeçare, Lea, për një shëtitje e veshur me trench-in prej lëkure në ngjyrë karamel nga Manokhi, mbi kanatieren dhe pantallonat e thurura të Live the process.

Për të nënvizuar shpirtin e saj funky, ajo shton çizmet e shkurtra lëkurë pitoni, model Carlota nga Miista, me takën e fortë 8 cm. Ndërsa bizhuteritë prej ari të verdhë, Jennifer Zeuner.

Karlie Kloss, bazike me aksesorë kult

U bë nënë marsin e kaluar, ndaj 28-vjeçarja Karlie Kloss përqendrohet në një stil bazik kur bëhet fjalë për një shëtitje me shoqen dhe kolegen e saj Irina Shayk dhe të vegjëlit e tyre.

Formula e saj e thjeshtë elegante për shëtitje me bebin e karrocën e tij? Xhaketë e zezë mbi këmishë të bardhë dhe pantallona çiklisteje, të cilave u shton edhe aksesorë luksoz. Çanta e supit prej lëkure Horsebit e vitit 1955, me aksesorë metalikë të artë dhe mokasina të modelit Jordaan me siluetë të hollë, të dyja të nënshkruara nga Gucci. Pa harruar bizhuteritë e çmuara në ar 18 karat dhe diamante nga Briony Raymond New York.

E kështu, kështu… ka jetë personale edhe kur je me beb të vogël, të dashurat e mia, ndaj mos e lëshoni veten. Nuk mund të kemi të gjitha Gucci e kompani, por komode dhe të bukura mund të jeni gjithmonë.

Puç, puç!

3 gjëra që mund të kopjoni nga Jeff Bezos, përveç miliardave

Po të lëmë mënjanë pasurinë e tij prej miliarda dollarësh, ka capak gjëra që mund të kopjojmë nga numri një i Amazon, ato që e bëjnë një vdekatar si të gjithë ne.

Nga pirgu i 177 miliardëve të tij, ai kryeson listat vjetore të Forbes. Por përtej kësaj, a mund t’i japë ai disa “këshilla” njerëzve të thjeshtë duke pasur parasysh ndryshimin ndër vite? I shohim së bashku.

Përmisoni look-un tuaj – Të fortë dhe të sigurt në vetvete, kjo është motoja.

Imazhi i themeluesit dhe numrit një të Amazon ka pësuar evolucion kohët e fundit. Për Jeff Bezos mund të thuhet se sot, në moshën 57 vjeç, ka mësuar të kalojë me lehtësi nga veshjet streetwear casual, për raste më pak zyrtare, në veshje më elegante, për mbrëmje speciale dhe gala.

Jepni hapësirë ​​pasioneve

Në muajt e fundit, njeriu më i pasur në botë (për katër vjet tashmë) njoftoi në një letër për punonjësit e tij se ka ndërmend të lërë rolin e tij si CEO deri në fund të vitit 2021, për t’iu përkushtuar diçkaje tjetër. Sidoqoftë, ai do të mbetet brenda gjigandit më të madh të tregtisë elektronike në planet, të cilin e themeloi, si president ekzekutiv. Sidoqoftë, mesazhi që vjen me zë të lartë dhe i qartë është se ju nuk jetoni vetëm me punë, edhe nëse jeni Jeff Bezos: është e rëndësishme të ngadalësoni për të kultivuar afeksionet dhe pasionet tuaja gjithashtu (midis këtyre është edhe golfi).

Flini shumë

Jo më pak e rëndësishmja edhe pse e fundit në radhë, Jeff Bezos ka një zakon jo shumë të zakonshëm në botën e Scrooge: ai ka deklaruar, se ka nevojë të flejë shumë. Tetë orë në natë. Dhe të mos e vendos alarmin në mëngjes, për të filluar ditën duke ndjekur një ritëm më natyral.

Lady Gaga i bën homazh “Made in Italia”, të gjitha veshjet gjatë xhirimeve të filmit të Gucci-t në Romë

Lady Gaga i bën homazh “Made in Italia”

E pikasur në Romë për xhirimet e ” The house of Gucci”, Lady Gaga u pa të ekspozohej me një seri look-esh, të karakterizuara nga prekja e saj e pagabueshme rrok.

Nuk mund të kalonte pa u vënë re prezenca e Lady Gaga-s në Romë, për të xhiruar filmin ” The house of Gucci” e regjisorit Ridley Scott.

Mos yesni për arsyet sepse e dimë që e merrni me mend. Shkëlqen me look-et e saj, veçanërisht Made in Italy. E kuptueshme për shumë arsye dhe njëra nga këto edhe sepse në dejet e saj rrjedh gjak italian. Paparazët dokumentuan një seri paraqitjesh të saj, firmuara me shumë Max Mara, pak Celine, një prekje Valentino dhe një repêchage vintazh nga Marni.

Suksesi i veshjeve të saj duhet kërkuar në ekuilibrin perfekt midis botëve të ndryshme: mashkullore dhe femërore, grint dhe klas. Dhe sigurish në vëmendjen e madhe për detajet dhe aksesorët. Maskat janë gjithmonë të koordinuara me veshjen, këpucët dhe çantat janë pjesë kult ose të rejat e markave kryesore ndërkombëtare të modës.

Lady Gaga me veshjen me stampa animaleske

Pasioni i saj për stampën e leopardit është e njohur mirë. Epo nuk mund të mungonte edhe ndërsa xhironte filmin në Qytetin e Përjetshëm? Ylli pothuajse 35-vjeçar hyn menjëherë në karakterin e Patrizia Reggiani, rolin e së cilës luan në film dhe në atmosferën e viteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90, në të cilën janë vendosur ngjarjet. Dhe me këtë rast, nuk mund t’i shpëtonte nga dora fustani asimetrik e i derdhur nga koleksioni i vjeshtë-dimër 2020/2021, i Celine nga Hedi Slimane.

Lady Gaga e kombinon fustanin me aksesorë të zinj, duke filluar me çantën e dorës Bogart nga marka Charlotte Olympia. Dekolteja klasike e lëkurës së lustruar të këpucëve me majë të theksuar dhe taka stileto janë modeli Jimmy Choo Romy 100, i koordinuar me maskën në lëkurë dhe kunjat sferike të nënshkruar nga Michael Ngo.

Nderim e homazh për Made in Italy

Disa ditë më vonë, Lady Gaga zgjedh një shtëpi të modës italiane, duke ekspozuar një look nga koleksioni Max Mara, pranverë-verë 2021. Një shembull i përsosur i mjeshtërisë dhe i altamodës është palltoja e butë ngjyrë kameli, dhe e lidhur me një rrip në mes dhe me mëngët në stil pelerine.

Ylli hollivudian e shoqëron me doreza të bardha të kombinuara me maskën e bardhë. Sërish ka zgjidhur një çantë të rehatshme dhe të gjerë, të Celine nga Hedi Slimane, në pëlhurë e zbukuruar nga Triomphe. Sidoqoftë, aksesori, i cili bie në sy dhe tërheq vëmendjen në këtë look  janë platformat me dy ngjyra me rrip në kyçin e këmbës, një model vintazh i 2012 nga Marni.

Në bardhezi stil mashkullor

Më në fund, para se të merrte jetin e saj privat, Lady Gaga u pa të shfaqej me kostumin me pantallonave nga koleksioni Max Mara 2021. Një look fluid i përbërë nga xhaketa model Lorenza dhe pantallona me bel të gjerë me një rrip pëlhure Carabo.

Për një efekt të përsosur optik, kostumi i bardhë është i kombinuar me detaje të zeza dhe aksesorë: bady, çizmet e shkurtra prej lëkure të lustruar, nga Pleaser, me një takë marramëndëse mbi 20 centimetra dhe platformë me një lartësi prej 10,2 centimetra.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, elementi që Lady Gaga zgjodhi për të kompletuar veshjen: çanta e çmuar Roman Stud nga Valentino në lëkurë të bardhë me kunja katrore të arta dhe maskë krejt të bardhë neoprene, me aplikime kristali, nga Michael Ngo.

Golden Globe 2021 dhe veshjet më të mira të eventit

Nga Anya Taylor-Joy, e mrekullueshme në Diorin e gjelbër, te Rosamund Pike që ka mësuar pak nga kostumet e “I care a lot”, ja pamjet e mbrëmjes së parë të kinemasë dhe çmimeve televizive të vitit

Larg dhe pranë, Golden Globes 2021, i pari i një serie të gjatë çmimesh filmike dhe TV të vitit, u zhvillua siç ishte planifikuar. Nomadland fitoi çmimin “Filmi Dramë më i Mirë” së bashku me regjisorin e tij Chloé Zhao – i dyti në histori pas Barbra Streisand në 1984.

Borat Subiefent Moviefilm është filmi tjetër më i mirë për komedi. The Crown gjithashtu dhe çuditërisht Rosamund Pike është aktorja më e mirë (musical Comedy për I care a lot)

Po cili ishte vendimi për look-un më të mirë, sigurisht nga larg por të pranishëm gjithsesi?

Globi i Artë 2021 look-u më i mirë dhe më mirë se para pandemisë

Mund të ndodhë që nga shtëpia ankthi të jetë më i vogël, sepse banjo dhe kuzhina janë afër së bashku, do të jetë një sens më i ekuilibruar pasi të gjithë jemi nën efektin Xanax, fakti është se shumica e yjeve ishin të veshur mirë ose të përshtatshëm.

Ana Taylor Joy – Dior

Kulmi i mbrëmjes, Anya Taylor-Joy me një slip dress me pelerinë zvarritëse të Dior dhe flokët e kuruara nga Veronica Lake. Anya ishte në shtëpinë e saj, por me një seri videosh fitting dhe sfilatash në një ndërtesë kush e di se ku, ajo i tejkaloi të tjerët me një mjeshtëri storytelling.

Elle Fanning, Gucci

Gjithashtu Elle Fanning, në një akuamarin të Hollivudit të vjetër nga Gucci dhe Emma Corrin-Pierrot Lunaire nga Miu Miu, e cila në fizikun e saj twiggy, duket 100 metra e gjatë. Armanit të Zellweger, nuk mund t’i thuhet asgjë më shumë se “wow!”. Klithëse edhe Ysl i Lily Collins, ajo dhe Emily e saj në Paris trombat më të mira të mbrëmjes.

Jo për Rosamund Pike dhe veshjen e saj me gjëra të varura përpara dhe prapa si “parashuta e mbledhur”, jo mbi të gjitha edhe kostumit me pantallona në stilin “I care a lot”.

Rosamund Pike; O Zot, kjo veshje është kaq qesharake!

Riciklimi më i mirë

Sikur ndërgjegjësimi mjedisor të kishte shkuar edhe ai në lockdoën, disa riciklime këtë vit. Kështu që i vetmi që bëri lajmin, përveç Richard Tyler vintazh i Jane Fonda (mbretëresha e mos hedhjes së asgjëje), është ai i Janar Jones. Nga shtëpia, thjesht për argëtim, ish Mad Men Betty Draper e ka parë të arsyeshme të veshë Versace-n e dhjetë viteve më parë. Një fustan i bukur modern me shtriga, që ajo tha “më rri në masë pothuajse si atëherë” dhe ne mund ta themi pa “pothuajse”.

Ideja nuk kaloi pa u vënë re. Kieran Shipka, vajza e saj në serial, kopjoi menjëherë idenë me fustanin e vajzës së vogël që kishte veshur në të njëjtën mbrëmje në 2011-ës: “Hey @januaryjones I Heard ëe’re putting on our Golden Globe looks from 10 years ago”

Regina King – Louis Vuitton
Emma Corrin, (e shtrenjta Lady D) me Miu Miu
Amanda Seyfried. Oscar de la Renta… duket sikur do t’i bjerë kjo kurora nga momenti në moment, por gjithsesi…
Julia Garner – Prada.
Cynthia Erivo – Valentino
Lily Collins – Ysl by Anthony Vaccarello
Tiffany Haddish – Alberta Ferretti
Vanessa Kirby – Gucci.
Viola Davis – La regina d’Africa
Dan Levy. Valentino
Renée Zellweger – Armani Privé
Renée Zellweger. Armani Privé
Jane Fonda. Vintage Richard Tyler
Maria Bakalova. Armani Privé

Dua Lipa ambasadorja e re e Versaces

Dua Lipa, një nga yjet më të njohura të pop-it të viteve të fundit, është bërë Versace Girl e re. E ngritur lart mbi rrokaqiejt e Milanos, në tabelat gjigande që e përjetësojnë atë me ikonën Medusa në duar, fotot e saj kanë bërë xhiron e mediave sociale. Donatella Versace është e gatshme të vazhdojë bashkimin midis yjeve të muzikës pop dhe Versace-s, filluar nga Gianni.

Dua Lipa është “Versace Girl” e re, e përjetësuar në një seri shkrepjesh si dëshmi e markës së njohur të altamodës; këngëtarja britanike me origjinë shqiptare është prej pak vitesh në aktivitet, por zëri i saj magnetik dhe bukuria, i kanë garantuar një ndikim të konsiderueshëm mediatik.

Këngëtarja që ka thyer rekorde është shoqe shumë e ngushtë me drejtoren artistike të maison dhe Donatella Versace ka treguar disa herë se kishte një miqësi midis të dyjave, duke e veshur atë për koncerte dhe ngjarje të shumta; kjo karakteristikë e tërheqjes së shumë yjeve të popit dhe personaliteteve të njohura në “Medusa” është një tipar familjar i firmës.

Gianni Versace ishte veçanërisht i dashur dhe i vlerësuar nga njerëz të famshëm, veçanërisht aktorët dhe yjet e popit; pas vdekjes tragjike në 1997, funerali i tij u bë një ngjarje mediatike edhe për shkak të pranisë së personaliteteve, si Sylvester Stallone, Elthon John dhe Lady Diana Spencer, të gjithë miqtë dhe admiruesit e markës.

Pse është e rëndësishme një përfaqësuese si Dua Lipa?

Sjellja e një emri si Dua Lipa në krah është e rëndësishme për disa arsye: të kesh një dëshmi të famshme është një veprim i mirë marketingu, kjo i jep besim markës.

Versace është plot me polemika në historinë e saj në botën e Haute Couture, mbajtja e kësaj tradite është shumë e rëndësishme, sepse lë të paprekur ëndrrën dhe dëshirën për të imituar përdoruesin.

Moderniteti, eleganca dhe sensualiteti i Dua Lipa përzihen me markën në sytë e shikuesit, duke lejuar të tjerët të identifikohen për një moment në një ëndërr me sy të hapur: “nëse vesh Versace, unë jam paksa si këngëtarja”.

Çuna, mos u ndieni keq, nëse keni dilema për t’u veshur, si fillim kopjoni Lupin-in e Netflix

Moda për burra, kampion i stilit Omar Sy: çfarë t’i kopjosh Lupin-it?

Të dish të zgjedhësh me kujdes rrobat dhe aksesorët është hapi i parë dhe ka rëndësi, por nuk mjafton

Çfarë është eleganca? Është filozofi e jetës. Është një kompleks gjërash dhe po, ka të bëjë me zgjedhjen e rrobave dhe aksesorëve, por jo vetëm. Është stili, klasi, raporti me personalitetin. Karakteristika që një aktor i momentit si Omar Sy duket se duhet t’i shesë. Pra, le të shohim se çfarë mund t’i kopjoni francezit 43-vjeçar, ylli i serisë televizive Netflix “Lupin” dhe dhjetra filmave të tjerë.

Çështje tërheqjeje dhe joshjeje, me një fjalë në anglisht fashion – E duhura në vendin e duhur.

Ndjenja që vjen duke lëvizur nëpër imazhe është se personazhet si Omar Sy janë në gjendje të kalojnë me natyrshmëri të madhe nga kostumi zyrtar dhe elegant, për raste të veçanta siç janë mbrëmjet gala, në veshje më të qeta dhe të rastësishme. Si e bën këtë? Duke i dhënë veshjes personalitetin tënd, për të identifikuar stilin personal. Ndjesia e masës dhe ekuilibrit, respekti për përmasat, linjat e pastra, ngjyrat klasike, njëngjyrshet: ndihmon për të lëvizur me besim në çdo kontekst dhe për t’u ndierë në mënyrë të përsosur vetvetja. Sharmi fillon që këtu. Më pas vetëm sa zhvillohet.