Pore të zmadhuara, si t’i eliminoni ato dhe këshilla të tjera

Poret e zgjeruara në fytyrë janë një problem që mundon shumë njerëz; në fakt të gjithëve iu është dashur të merren me këtë papërsosmëri të paktën një herë. Por si ta zgjidhim problemin? Cilat produkte shërbejnë? Të gjitha mjetet më efektive për të luftuar poret e zgjeruara të fytyrës.

Poret e zmadhuara në fytyrë janë një problem mjaft i zakonshëm. Duke qenë dalje të vogla të gjëndrave dhjamore të lëkurës, prania e tyre është sigurisht normale, por kur poret zgjerohen ato bëhen një problem i vërtetë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kuptoni se çfarë lloji të lëkurës keni: shumë e thatë, e thatë, reaktive, e dehidratuar, normale, e kombinuar, mikse e yndyrshme, e yndyrshme apo e papastër. Pastaj duhet të përdorni çdo ditë pastrues dhe krem ​​specifik, për llojin tuaj të lëkurës.

Mjete shëruese të dobishme kundër poreve të zgjeruara

Për të luftuar poret e zgjeruara ka shumë mjete shëruese dhe rregulla që mund të ndiqni; le të shohim së bashku cilat janë më efektive dhe më të thjeshta për t’u përdorur. Këtu janë disa këshilla të dobishme:

– Pas heqjes së trukut nga fytyra me qumësht pastrues, këshillohet gjithmonë të bëni një shpëlarje të fundit të vogël të fytyrës me një xhel pastrues. Kjo lejon të eleminoni jo vetëm çdo truk dhe mbetje papastërtie, por mbi të gjitha mbetjet e qumështit pastrues. Për ata që vuajnë nga poret e zgjeruara është absolutisht e ndaluar të përdorin tonikë me alkool.

– Në mëngjes, pastroni fytyrën tuaj me një xhel specifik pastrues ose shkumë për llojin tuaj të lëkurës. Pastaj përdorni një tonik më pak zbutës sesa lloji i lëkurës suaj dhe pak a shumë astringjent dhe pa alkool.

Body care, happy attractive women removing makeup in the bathroom

– Mos përdorni kremra fytyre shumë korpoze në bazë të llojit tuaj të lëkurës, por padyshim që është mirë të mos keni as ndijesinë e tërheqjes së lëkurës.

– Lejoni që kremi i fytyrës të thahet mirë për të paktën disa minuta dhe tampononi fytyrën me tampon pambuku përpara se të vendosni make-up-in.

– Duhet të shmanget përdorimi i pudrës pluhur, të vendosur pa fondatinën poshtë.

Pse na thahen buzët dhe si t’i heqim qafe plasaritjet e tyre

Kur ndodh që buzët tona plasariten, shkaqet mund të jenë të shumta: që nga faktorët atmosferikë te hidratimi i dobët e deri te mungesa e vitaminave dhe alergjitë. Edhe maska ​​mund të shkaktojë tharje të buzëve. Ja se si të parandaloni dhe trajtoni këtë acarim

Njerëzit kanë tharje apo plasaritje të buzëve gjatë gjithë vitit, jo vetëm në dimër, por edhe gjatë ndërrimit të stinëve, situata mund të përkeqësohet. Ajri i thatë, era dhe moti i keq, por edhe ndryshimi që moti po pëson shpesh së fundmi, kontribuojnë në përkeqësimin e kushteve dhe shkaktojnë buzë që kërkojnë ndihmë!

Buzët e thara, shkaqet e mundshme

Ushqimi shkakton tharje të buzëve dhe mund të çojë në tendencën e tyre për t’u çarë. Në thelb, ekzistojnë dy zakone të gabuara që na sjellin këtë problem: mungesa e vitaminave, veçanërisht e vitaminës C, dhe dehidrimi që rezulton nga marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, veçanërisht e ujit.

Me fjalë të tjera, sidomos në dimër, kur duket se ka më pak nevojë, është thelbësore të pini të paktën 1 litër e gjysmë ujë në ditë dhe të rrisni sasinë e frutave dhe perimeve në dietën ditore. Edhe pirja e lëngjeve të frutave dhe smoothies (agrumet, për shembull) dhe perimet mund të ndihmojnë vërtet “nga brenda”. Por në ndryshimet klimaterike gjatë ndërrimit të stinëve, duhet të vazhdojnë të na shoqërojnë po këto dieta ditore.

Ndër shkaqet e ndryshme të buzëve gjithmonë të thata dhe të plasaritura ekzistojnë disa faktorë. Pirja e duhanit, për shembull. Cigarja gjithmonë në gojë “than” filmin lipidik të buzëve, duke i dehidratuar ato. Një mundësi tjetër që nuk duhet nënvlerësuar është një reagim i mundshëm alergjik ndaj disa kozmetikave që i përdorni shpesh. Mund të jetë një buzëkuq, por edhe fondatina që kalon nëpër buzët tuaja gjatë përhapjes së saj.

Maska është e detyrueshme, por ajo than edhe buzët!

Meqenëse mbajtja e maskës është e detyrueshme në jetën tonë të përditshme, është e rëndësishme të dimë efektet anësore që ato kanë në lëkurën tonë. Ne kemi dëgjuar tashmë për puçrrat e shkaktuara nga maska, por për efektin që ka në buzët tona, diskutohet më pak. Çdo gjë që prek shumë buzët mund të shkaktojë acarim dhe të nxisë tharjen.

Zgjidhja? Para se të vendosni maskën, sigurohuni që të vendosni një barrierë në buzë për të mbrojtur lëkurën.

Lëpirja e buzëve të thata e përkeqëson situatën

Kurdoherë që buzët thahen, tundimi për t’i lëpirë mund të bëhet dërrmues. Sidoqoftë, kjo shkakton shumë më tepër dëm, sesa dobi. Në fakt, pështyma i irriton dhe dehidraton më tej. Kështu që, ju hyni në një rreth vicioz të lëpirjes së buzëve për t’i përmirësuar ato, por duke shkaktuar më shumë thatësi dhe acarim.

Si të parandaloni tharjen e buzëve

Ndërsa dielli ka potencialin për të djegur buzët tuaja, muajt e ftohtë të dimrit mund të bëjnë që buzët të rrjedhin edhe gjak. mburoja që mbulon buzët është shumë e hollë, e butë dhe delikate, dhe siguron më pak mbrojtje. Ato kanë nevojë për lagështi, ndërsa moti me erë dhe ngrohja qendrore janë fajtorët kryesorë për tharjen. Pra, në vend që të prisni acarimin të shfaqet, duhet të vraponi menjëherë për ta parandaluar duke i mbrojtur!

Balsami i buzëve është aspekti më i rëndësishëm i kujdesit për buzët e thata. Preferohen ato që përmbajnë vazelinë dhe / ose një kombinim dylli. Këto jo vetëm që ndihmojnë në shërimin, por gjithashtu krijojnë një pengesë mbrojtëse dhe ruajnë lagështinë, si dhe mbrojnë nga të ftohtit.

Buzët e thata: ilaçet natyrale

Mjekimet natyrale për buzët e copëtuara? Ju gjithashtu mund të eksperimentoni me disa ilaçe shtëpiake, ndërkohë që luftoni me fazën akute të plasaritjes.

Ju mund të përhapni një lloj balsami të bërë vetë në buzët tuaja, që përbëhet nga një pjesë mjalti dhe një pjesë vaj ulliri. Thjesht lëreni të veprojë për disa minuta, duke e masazhuar për ta shpërndarë mirë, dhe më pas hiqeni dhe plotësojeni me gjalpë kakao normal. Ndihma është e menjëhershme.

Edhe një këshillë: për të shmangur tharjen e buzëve pa nevojë, shmangni kafshimin e tyre ose lagien e tyre me pështymë gjatë gjithë kohës. Këto vetëm thajnë dhe irritojnë gojën.

Një ilaç i shkëlqyeshëm në kushte shtëpie, 100% natyral dhe gjithmonë efektiv!

Recetë për 30 g – Përbërësit:

10 g gjalpë shea

5 g dyllë blete

13 ml vaj bajame ose vaj tjetër vegjetal

5 pika vajra esenciale të luleve të pranverës (p.sh. Trëndafili, Jasmine, Geranium, Lavender)

Metoda:

Me një enë të vogël të shkallëzuar, masni sasitë e përbërësve.

Sterilizoni një enë të vogël (JO plastike) me alkool.

Sterilizoni gjithashtu me alkool dhe pambuk një kullesë dhe një kavanoz të vogël (mundësisht qelqi) me diametër rreth 3 cm me një kapak.

Vendoseni enën me grykë të nxehet në një bagnomaria dhe hidhni përbërësit në të duke respektuar këtë rend:

1) gjalpin shea

2) dyllin e bletës

3) vajin e bajames

Mos harroni se përbërësit duhet vetëm të shkrihen, pa u mbinxehur ose valuar.

Mbajeni nxehtësinë në të ulët dhe trazojeni shpesh.

Hidhni përzierjen e nxehtë në kavanoz.

Nxehtësia ndryshon vetitë e vajrave thelbësorë. Prandaj, kushtojini vëmendje përzierjes që të ftohet aq sa të mund t’i shtoni ato pa i dëmtuar. Sidoqoftë, mos lejoni që përgatitja të ngurtësohet, sepse në këtë rast bëhet e pamundur të kombinohen esencat.

Pastaj, ndërsa përzierja është akoma e ngrohtë dhe e lëngshme, shtoni vajrat esencial të dëshiruar dhe përzieni me dorezën e një luge çaji. Në këtë pikë lëreni të pushojë e zbuluar derisa të ngurtësohet plotësisht.

Kondicioneri është gati! Vendoseni direkt me majën e gishtit për të pasur buzë të buta si petalet. Gati për t’u puthur?

Kujdesi për lëkurën dhe 8 gabimet që asnjë grua nuk duhet të bëjë! Të gjitha sekretet për të trajtuar dhe respektuar lëkurën

Nëse ekziston një e vërtetë e njohur në fushën e bukurisë, është se siç ka thënë Helena Rubinstein: “Nuk ka gra të shëmtuara, ka vetëm gra dembele” dhe të gjesh se si duhet të kujdesesh në mënyrën e duhur për llojin tënd të lëkurës, çdo ditë, është padyshim mënyra më e lehtë për të qenë gjithmonë e bukur.

Por a jemi të sigurt që nuk bëjmë gabime gjatë kujdesit që tregojmë për lëkurën? Duam të ndajmë disa këshilla të vlefshme, por mbi të gjitha duam t’ju tregojmë 10 gabime të kujdesit të lëkurës, që askush nuk duhet të bëjë dhe le t’i zbulojmë së bashku.

Gabimet e kujdesit për lëkurën që nuk duhen absolutisht të bëhen:

Lëkura është padyshim një kartëvizitë, veçanërisht për gratë, të cilat shpenzojnë kohë dhe para çdo ditë për ta mbajtur atë të re, të zhdërvjellët dhe shkëlqyese. Midis kremrave, skrabeve, serumeve, masazheve dhe pastrimeeve, a jemi të sigurta që nuk gabojmë?

Le të zbulojmë 10 gabimet e kujdesit për lëkurën që nuk duhet të bëni absolutisht

1-Lani duart

Duart duhet të lahen gjithmonë me kujdes para se të prekni fytyrën ose të merrni ndonjë krem ​​për fytyrë ose trajtim tjetër nga paketimi. Në fakt, duart e pista mund të ndotin produktin e bukurisë dhe si pasojë edhe epidermën. Larja e duarve para çdo operacioni për kujdesin e lëkurës është thelbësore!

2-Heqja e make-up-it

Heqja e make-up-it nga fytyra me produkte të ndryshme, të tilla si dyfazat (qumësht, tonik), vajrat, gjalpet dhe ujërat micellar gjithmonë kërkon një pastrim pasues. Ata nuk duhet të lihen kurrë në fytyrë pasi të kenë hequr të gjitha gjurmët e përbërjes dhe papastërtive. Vazhdoni me pastrues të shkumëzuar dhe të përshtatshëm për llojin tuaj të lëkurës.

3-Trajtime tepër agresive

Lëkura, edhe ajo me yndyrë, ka nevojë për trajtime të synuara, por gjithmonë shumë delikate. Edhe në rastin e lëkurës me yndyrë, produktet që do të përdoren nuk duhet të jenë agresive dhe ‘degraduese’, përkundrazi duhet të kenë cilësi dhe përbërës me veti riekuilibruese. Zbuloni edhe truket e bukurisë për t’ua “vjedhur” grave aziatike!

4- Serumet dhe nxitësit

Të gjithë serumet dhe nxitësit e fytyrës duhet të aplikohen gjithmonë përpara kremit të trajtimit, për të siguruar përthithjen dhe performancën e plotë. Çdo gjë që ka një formulim mjaft të holluar me ujë, duhet të zbatohet, si rregull, para një trajtimi me krem.

5-Masazhe

Masazhet, veçanërisht ato që synojnë eliminimin e qeseve rreth syve, duhet të bëhen gjithmonë nga profesionistë dhe jo në versionin “bëje vetë”! Mund t’i lejoni vetes vetëm ndonjë masazh të lehtë përreth syve, por asgjë më shumë se kaq.

6-Ruajtja e produkteve

Për shembull, nëse një nga përbërësit e një produkti për kujdesin ndaj lëkurës ekspozohet në diell, ai humbet vetitë e tij, për të cilat është shtuar në përmbajtjen e produktit. Ndaj, është shumë e rëndësishme ruajtja e produkteve larg rrezeve të diellit, mbajtjes në ambiente shumë të ftohta, pra gjithçka do të duhet të ruhet në mënyrën në të cilën përshkruhet në trupin e produktit ose fletën shoqëruese. Mirë është të mbahen në vende të freskëta dhe do të ishte mirë në errësirë.

7-Produkti më i shtrenjtë, produkti më i mirë

Gaboheni! Nuk është fare e thënë që produkti më i shtrenjtë të jetë më i miri, është ai që i bën mirë lëkurës sonë. Ai është produkti më i mirë dhe ai mund të na japë rezultatet që dëshirojmë. Me siguri një produkt i shtrenjtë përmban formula më të avancuara dhe përbërës më të mirë, por duke qenë secili unik, nuk është fare e thënë që lëkura jonë të ketë nevojë pikërisht për këtë. Ky është sensi për të cilin po flasim.

8-Shumë produkte, shumë kujdes

Është tehu tjetër i thikës. I pari është kur nuk kujdesesh sa dhe si duhet, por edhe ky tjetri, ta ekzagjerosh me kujdesin për lëkurën, të përdorësh shumë lloje produktesh, të ngarkohesh me kremra, apo maska (maskat përdoren vetëm 2 herë në javë) nuk është zgjidhja e duhur. Ndaj bëni kujdes, më mirë të rrini në normalitet.

Nuk ka bezdi më të madhe, por ja ca hile të vogla për të fshehur aknet

Ato që prej nesh janë me fat, nuk kanë vuajtur kurrë nga aknet. Disa puçrra, sidoqoftë, mund të shfaqen në ditët afër ciklit apo gjatë. Bezdinë që ato shkaktojnë nuk po e themi sepse nuk ka asnjë që nuk e di, sidomos nëse do të duhet të jesh prezent në një event të rëndësishëm. Duket sikur ai është momenti i sulmit të tyre. Gjithsesi, për gjithçka ka zgjidhje, kështu që edhe për këtë, e le t’i shohim.

Të gjithë, të paktën një herë në jetën tonë, kanë gjetur ndonjë puçërr të bezdisshëm në fytyrë. Për shkak të hormoneve janë kryesisht gratë ato që duhet të merren me këto probleme të bezdisshme të lëkurës, por puçrrat dhe aknet mund t’ua komplikojnë jetën edhe burrave, sa për ta ditur.

Në fakt, në veçanti në fazën e adoleshencës, trupi ynë pëson një sërë ndryshimesh të cilat në mënyrë të pashmangshme ndikojnë edhe në fytyrë.

Por si t’i bëni ato më pak të dukshme, pa përdorur pomada ose fondatina që duken si stuko? Ja disa këshilla!

Si t’i fshehni puçrat

Për të luftuar puçrrat tani në treg ka shumë kremra dhe ilaçe. Megjithatë ka edhe disa përbërës natyralë, të cilët mund të jenë aleatë të shkëlqyeshëm për të luftuar këto papërsosmëri.

Disa shembuj? Limoni, soda e bukës dhe kosi mund të ndihmojnë në “përtharjen” dhe pastrimin e lëkurës. Sidoqoftë, uthulla dhe hudhra janë gjithashtu dy mjete të shkëlqyera.

Nëse, nga ana tjetër, problemi juaj është i rastit dhe mbase duhet të mbuloni një puçërr të dalë sot, meqë do të duhet të paraqiteni në atë darkën e rëndësishme, ja si:

Së pari vendosni një vel korrektori një ton më të lehtë se lëkura juaj, duke e shpërndarë atë në mënyrë të barabartë. Pastaj shpërndani nga sipër në zonën e prekur me një shtresë shumë të hollë pudër pluhur, duke qenë të kujdesshëm që të mos e teproni me sasitë dhe kështu të mos theksoni më tej puçrrat.

Në fund, rregulloni gjithçka me një shtresë të lehtë fondatine efekt mat dhe kaq ishte!

I kemi harruar sekretet e bukurisë së gjysheve tona, por ato gjenden ende në pikat e vajit të trëndafilit

Ka produkte shumë-çka-bërës që zgjidhin probleme në jetën e përditshme sa hap e mbyll sytë. Ato çizmet e shkurtra të lëkurës, i përjetshmi fustani i zi tub, shkëlqesi i buzëve që mund të zëvendësojë edhe hijet e syve apo theksuesin e mollëzave dhe vajin e trëndafilit, me përfitimet që do t’ zbulojmë bashkë sot. Po, edhe kujdesi për lëkurën ka nevojë për gjërat e domosdoshme dhe ne jemi të sigurt që do të gjeni në këtë produkt shumëfunksional, të gjitha cilësitë që kërkoni për ta bërë atë “kurrë pa”.

Si përdoret dhe cilat janë vetitë e vajit më të mirë?

Le të fillojmë. Vaji i trëndafilit merret duke shtypur në të ftohtë Rosa Rubiginosa, një kaçubë e egër me një aromë shumë të fortë që është pjesë e familjes Mosqueta dhe, ndryshe nga vaji i trëndafilit i marrë nga petalet, ky vaj merret nga farat. Ajo që nxirret është një vaj hidratues për lëkurën që përmban bioflavonoide, vitamina C, A dhe K dhe acide yndyrore thelbësore si acidi linoleik dhe oleik, i cili është një grup agjentësh shumë i fuqishëm hidratues dhe antioksidantë, që veprojnë në qëndrueshmërinë e lëkurës dhe shkëlqimin e saj. Por jo vetëm eliksir bukurie, sepse ky produkt vepron gjithashtu si një qetësues në lëkurat më të ndjeshme dhe qetëson gjendjet irrituese, ashtu si një nga përbërësit më të përdorur në beauty-n e vitit 2020, do të bënte pikat aziatike. Por le të shohim përfitimet e vajit të trëndafilit, duke pasur parasysh se përdoret si çdo vaj tjetër: mjafton të nxehni disa pika në pëllëmbët e duarve dhe ta vendosni në lëkurë të pastruar mirë.

Përfitimet dhe vetitë e vajit të trëndafilit

Stimulon gjenerimin e lëkurës: në të kaluarën vaji i trëndafilit përdorej në plagët e plagës dhe sot është një aleat i çmuar për të luftuar shenjat e lëna nga puçrrat në fytyrë dhe trup.

Esfolion në mënyrë natyrale: duke pasur parasysh praninë e vitaminës A, vaji i trëndafilit mund të jetë një zëvendësues i vlefshëm për pastrimin, nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe dëshironi të hiqni butësisht qelizat e vdekura.

Ka veti anti-inflamatore: vendosni një pikë në një puçërr të lënduar para se të flini dhe vlerësoni rezultatet vetë kur të zgjoheni. Mund të përdorni edhe disa pika në lëkurë të ndjeshme nga të ftohtit dhe plasaritjet.

Ka një efekt anti-plakje: me vitaminën K dhe vitaminën A, ky vaj është në gjendje të veprojë thellë edhe në rrudhat e para.

Stimulon shkëlqimin e lëkurës: falë pranisë së vitaminës C antioksiduese është në gjendje të stimulojë prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson ngjyrën e lëkurës.

E bën lëkurën e fytyrës dhe trupit më elastike: acidet yndyrore thelbësore punojnë në elasticitetin e lëkurës, duke e bërë vajin e trëndafilit gjithashtu ideal për të luftuar (në doza të vogla dhe të kombinuar me vaj bajame) strijat e këmbëve.

Buzë të freskëta e gjithmonë të reja: si të fshini rrudhat rreth buzëve

Ato lëvizin vazhdimisht, por shpesh janë të lënë pas dore dhe të kequshqyera. Si të luftojmë shenjat e plakjes të shkaktuara nga thatësia, efektet e punës inteligjente dhe zakoneve të këqija, në zonën e konturit të buzëve?

Mbajtja e buzëve të reja dhe të bukura mbetet një përparësi për të gjitha gratë. Të ekspozuara ndaj të ftohtit, ndotjes, kalimit të kohës, të mbuluara dhe të munduara nga maskat, ato vazhdimisht i nënshtrohen stresit. Për këtë arsye, buzët shënojnë më së pari kalimin e kohës dhe janë këmbana e parë e alarmit për të, duke përparuar plakjen qelizore dhe duke përshpejtuar shfaqjen e rrudhave, të ashtuquajtura “bar code”.

Buzët e freskëta dhe armiqtë e tyre: ndryshimet e temperaturave dhe drita blu

Ka shumë arsye pse buzët humbin ushqimin dhe duken më të thata dhe më të shenjuara nga rrudhat.

Ndër të gjithë faktorët atmosferikë (si të nxehtë, ashtu edhe të ftohtë) që çojnë në dehidratim të lëkurës, por jo vetëm, përdorimi i vazhdueshëm i PC dhe pajisjeve të tjera, të rritura në vitet që jetojmë, buzët janë të ekspozuara edhe ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga drita blu, që quhet HEV (shkurtesa për High Energy Visible) i përbërë nga rrezet UV dhe drita e dukshme e infra e kuqe. Shumë studime tregojnë se kjo shkakton një tepricë të radikaleve të lira, çka shkaktojnë si pasojë njollat dhe rrudhat, duke kompromentuar aktivizimin e qelizave dhe fibroblasteve dermale, përgjegjës për prodhimin e kolagjenit.

As problemet e tjera nuk duhet të nënvlerësohen: zakonet e këqija, të tilla si pirja e duhanit, por edhe thirrjet e vazhdueshme video dhe smartëork në ambiente shtëpiake shumë të nxehta e me ajër të thatë, stresojnë buzët.

Zakonet e mira të bukurisë për buzë të reja dhe të plota

Jo vetëm trajtimet e bukurisë, por edhe mënyra e të jetuarit dhe të ushqyerit, ndikojnë në shëndetin e buzëve dhe buzëqeshjen tuaj.

Rutina e bukurisë në shtëpi duhet rinovuar, duke futur produkte specifike për fytyrën, si i spërkatësit e lehtë mbrojtës, që formojnë një mburojë në lëkurë dhe për buzët. Gjatë ditës duhet të përdoren balsamet me faktorë mbrojtës SPF nga 15 deri në 30, ndërsa gjatë orëve të natës këshillohen stiket me bazë të acidit hialuronik, vitaminës E ose dyllit të bletës.

Gjimnastika e fytyrës gjithashtu mund të ndihmojë në zbutjen e rrudhave rreth buzëve. Ushtrimi i “puthjes” është sigurisht më i përshtatshmi: konsiston në shtyrjen e buzëve jashtë dhe më pas në relaksimin e tyre, duke e përsëritur ushtrimin për disa minuta.

Një këshillë shtesë: provoni zanoret para pasqyrës në mëngjes, duke lëvizur e rrumbullakosur ngadalë buzët.

Fotorigjenerimi kundër rrudhave rreth buzëve

Përveç rutinës së bukurisë, sigurisht që mbështetja te profesionistët është një tjetër pikë për të kundërshtuar plakjen e parakohshme të lëkurës.

Një kombinim i peeling-ut delikat dhe trajtimeve me bazë dritat e lehta pulsuese si fotoregjenerimi, mund të ndihmojnë lëkurën e kësaj zone për të eleminuar efektet e fotoaging dhe për të nxitur formimin e kolagjenit ideal, te pacientët më të rinj.

Si të eliminoni “bar kodin”: filler ad hoc për rrudhat mikro rreth buzëve

Lëvizja e lidhur me thithjen e cigares krijon shenja të dukshme përgjatë konturit të buzëve. Efekti shumë i urryer “bar code”, e bën buzëqeshjen të duket më e shurdhër. Për shkak të përbërjes së saj, nikotina është gjithashtu bashkëpunëtore në plakjen e buzëve dhe parandalon indet të oksigjenohen, duke ngadalësuar mikroqarkullimin.

Për pirësit e duhanit ose ata që tashmë shohin vijat e imta të urryera mbi gojë, të ashtuquajturin bar-kod, nuk ka produkte specifike, por mund të provoni teknikën e mbushjes (filler). Për të përmirësuar pamjen, qëndrueshmërinë dhe rivendosjen e elasticitetit dhe shkëlqimit të konturit të buzëve, është e nevojshme të mbështeteni në trajtime të vogla estetike.

Teknika Blanching siguron përmirësimin estetik dhe hidratimin adekuat. Kjo strategji lejon infiltrimin e acidit hialuronik në një nivel intradermal, duke zvogëluar dukshmërinë e rrudhave më të theksuara, siç është barkodi. Rezultati është edhe më i dukshëm, nëse kryhet së bashku me një ripërcaktim të filtrit të hundës, përsëri me acid hialuronik, për t’i dhënë vëllim dhe freski harkut të kupidit, i cili sheshohet me kalimin e viteve për shkak të plakjes së lëkurës, thonë specialistët.

Dhe në fund, për të dhënë ton dhe vëllim, është e mundur të rikthehet edhe një herë indi nënlëkuror i zonës, duke përdorur acidin hialuronik, por të infiltruar me mikrokanula.

Doni një lëkurë të përsosur të fytyrës? Të gjithë flasin për vitaminën E

Lëkura e fytyrës rigjenerohet çdo 28 ditë. Një person prodhon rreth 100 kile të qelizave epidermale gjatë ekzistencës së tyre, prandaj trupi ka nevojë vazhdimisht për lëndët ushqyese thelbësore për lëkurën.

Vitamina E është një nga këto lëndë ushqyese thelbësore, së bashku me vitaminën A dhe C. Në këtë artikull, do t’ju shpjegojmë se si të përdorni përmbajtjen e kapsulave të vitaminës E, për të arritur lëkurën e fytyrës prej porcelani.

Kjo vitaminë ka veti antioksiduese, rinovuese dhe shëruese. Veprimi i saj antioksidues neutralizon dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira, duke parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës dhe simptoma të tilla si rrudhat dhe njollat.

Përveç kësaj, kjo vitaminë ka aftësinë për të rritur qarkullimin e gjakut, duke lejuar ardhjen e oksigjenit të ngarkuar me lëndë ushqyese në indet, duke rivendosur elasticitetin në lëkurë.

Hiperpigmentimi dhe hipopigmentimi

Ndër shkaqet më të zakonshme të njollës së lëkurës janë hipopigmentimi dhe hiperpigmentimi. Në mënyrë tipike, këto probleme ndodhin kur lëkura është e përflakur për shkak të një dëmtimi ose për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve UV të diellit.

Në rastin e hiperpigmentimit, pigmentet e melaninës mund të mblidhen në vende të caktuara në lëkurë, duke formuar njolla më të errëta. Nga ana tjetër, me hipopigmentim ka një humbje të tonit të lëkurës, e cila paraqitet me njolla të çngjyrosura.

Vitamina E mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problemeve, por është joefektive në raste të rënda të hiperpigmentimit të përgjithësuar dhe hipopigmentimit, zakonisht të shkaktuara nga sëmundje ose mutacione gjenetike (albinizmi).

Funksionet e Vitaminës E

Vitamina E, pavarësisht nëse merret përmes ushqimit ose nëse aplikohet tipikisht, përmirëson pamjen e lëkurës dhe ndihmon në barazimin e njollës së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese. Përveç kësaj, vitamina E promovon shëndetin e lëkurës, sepse lehtëson thithjen e karotenoideve dhe për këtë arsye sintetizimin e vitaminës A nga trupi ynë. Vitamina A prodhohet nga trupi përmes marrjes së ushqimeve të pasura me karotenoide, dhe është thelbësore për mbrojtjen e lëkurës nga rrezatimi UV.

Vendosja e vitaminës E të pastër në lëkurë është pra një ilaç i mirë natyral për të përmirësuar pamjen e saj dhe për të nxitur hidratimin për më gjatë. Sidoqoftë, jo të gjitha lëkurat i përgjigjen pozitivisht trajtimit me kremra dhe vajra që përmbajnë këtë antioksidant, prandaj rekomandohet që së pari të provoni një zonë të vogël; prisni 24 orë dhe, nëse nuk ka acarim ose dermatit kontakti, vazhdoni të aplikoni vitaminën E një ose dy herë në ditë në zonat e zbardhura të lëkurës.

Për të përdorur kapsulat e vitaminës E kundër rrudhave, thjesht vendosni përmbajtjen e një kapsule të vetme direkt në fytyrë, duke kryer masazhe rrotulluese.

Për t’i përdorur ato kundër njollave të lëkurës, vendosni përmbajtjen e kapsulave direkt në njolla, duke i lënë të veprojnë për të paktën 30 minuta. Përsëriteni operacionin për 5 ditë në javë.

Këto janë këshilla që nuk kanë të bëjnë me mjekësinë shkencore dhe ne nuk marrim përsipër të kryejmë profesionin e mjekut. Për ato që kanë dyshime, është më mirë të këshillohen me mjekun e tyre.

Këshillat e ditëve të fundit të një viti, që trupi juaj të mos rreshtë falenderimet

Mirëqenia dhe shëndeti vijnë së bashku me kujdesin tonë për veten apo të dashurit tanë, kurse për më shumë dhe për t’i bërë të gjitha bashkë është Talise Beauty & Spa. 

A nuk jemi ne gjithë kohës, sidomos pas ditëve të lodhshme e stresante, duke kërkuar me mendje një oaz relaksi dhe mirëqenieje për trupin e mendjen tonë? Një vend ku të shkarkojmë të gjithë energjinë negative të ditëve frenetike, për t’u rimbushur me energjinë positive të ripërtëritjes.  

Edhe nëse një vend i tillë nuk do të ekzistonte, me siguri do të shpikej. Ja sepse Talise Beauty & Spa plotëson të gjitha kushtet e këtij ishulli qetësie e mirëqenieje, tashmë të shpikur kaherë.  

Një grua meriton edhe më shumë një vend të tillë relaksi e kjo jo për hir të luftës gjinore, por për realitetin e fakteve kokëfortë. 

Për hir të së vërtetës një grua është e shpërndarë në “një mijë” kokëçarje të përditshme dhe kush më shumë se ajo meriton përkëdheljen që Talise rezervon për të dhe jo vetëm, sepse edhe fëmijët janë pjesë e këtij oazi edhe shëndetësor. 

Në këtë fundvit do të dëshironim të bënim një përmbledhje të të gjithë të mirave që Talise rezervon për ne gjatë gjithë vitit. 

Ashtu siç është e thënë që në emërtim, Talise është 360 gradëshi i kujdesit fizik, por që përkthehet lehtësisht në mirëqenie mentale të pakohë. 

Trajtim fytyre, trajtim trupi, depilim me lazer, masazhe, Spa, dhoma e kripës, parukeri, manikyr-pedikyr… më falni, po çfarë ka mbetur pa u prekur e pa na prekur, për të marrë gjithçka na duhet e gjithçka kemi nevojë? 

Redaksia e revistës Vip, ju ka informuar në veçanti për të gjitha proceset mrekullibërëse te Talise dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me detaje edhe në të ardhmen. Megjithatë, ndoshta pak më të ndjeshëm për bërjen e rezymeve në fundvit, do të donim të ndanim me ju edhe një herë një përmbledhje të “çfarë është Talise dhe përfitimet që secila prej nesh merr në shkëmbim nga ajo”. 

Teknologjia e fundit vjen e para, për të gjitha ne, pikërisht në Talise Beauty & Spa.  

Pastrimi i thellë i lëkurës, trajtimet specifike me aparatura të fjalës së fundit, trajtimi antimoshë, radiofrekuenca, microdermabrasioni, PRP – të gjitha këto në funksion të kujdesit të fytyrës suaj, për t’u ndjerë përherë në formë e të reja siç ndiheni në shpirt. Lodhja e manifestuar në fytyrë zhduket sa hap e mbyll sytë! 

Trupi ynë jep shenja lodhjeje jo vetëm për hir të moshës, por edhe për shkak të lodhjes e mosushqyerjes së mirë. E pikërisht për këtë, Talise është krahu ynë i djathtë në shërbimin vital për një trup të relaksuar dhe gjithmonë në formë. 

E gjithë teknologjia më inovative ka zbarkuar në Talise, pa harruar të ndërthurret me metodat më të hershme të popujve që dinë ta ndërthurin natyrën me humanen. Ndaj mund ta nisim numërimin nga trajtimet e masazhet sa të vjetra, po aq edhe popullore, kryesisht lindore, por edhe ato teknologjike. 

Shtresat më të thella të lëkurës depërtohen me aparatura mirëbërëse dhe kolagjeni i riprodhuar e kthen lëkurën tonë në atë që kishim ëndërruar gjithmonë. 

Radiofrekuencë, Acoustic Wave, Presoterapi, Presoterapi + Infrared, Elektroda, Lipolazer, Bendazh + Preso, Trajtim trupi me Alga, Trajtim trupi me balte, Scrub Trupi… 

E dimë, disa nga këto emërtime ju duken “hënore”, por jo efektet e tyre, të cilat nëse nuk i keni provuar, do të duhet të vraponi t’i provoni. 

Soprano Titanium quhet aparatura që bën mrekulli me depilimin e të gjithë trupit tuaj dhe ajo gjendet vetëm te Talise. Pas këtij depilimi pa dhimbje dhe fantastik, lëkura juaj do të kthehet në butësinë e lëkurës së një bebeje. 

Manikyri dhe pedikyri nuk mund të mungonin, sepse Talise preferon të mos e lërë kujdeasin për jut ë përgjysmuar. Ndaj së bashku me parukerinë, ju do të merrni atë shërbim që më lart e quajtëm 360 gradësh. 

Kalojmë në sektorin e saunës, ku dushi emocional, banjot e avullit, sauna dhe jacuzzi, do t’ju bëjnë të harroni se ç’ditë të çuditshme po jetojmë. 

Ju dhe të vegjlit tuaj keni nevojë për ajrin e detit në çdo stinë të vitit, ndaj u thirr në skenë dhoma e kripës ose haloterapia, për një jetë të shëndetshme edhe larg detit.  

Përmblodhëm pak a shumë shërbimet që Talise Beauty & Spa ofron në 365 ditë të vitit për të gjitha ne. Pjesa tjetër është në dorën tuaj. Merrni telefonin dhe rezervoni oraret tuaja. Tashmë e dini që të Talise bëhet nami, ndaj nuk mund të shkoni kur t’ju shkrepet. 

Por sapo të keni rezervuar, një skuadër e jashtëzakonshme specialistesh do të vihet në dispozicionin tuaj. Ah, se mos harojmë, Talise si gjithmonë ka bërë oferta të mrekullueshme për t’i bërë festat tuaja të paharrueshme, ndaj përfitoni pa humbur kohë! 

Ju mendoni për të gjetur hapësirën kohore, për të gjithë të tjerat mendon Talise! 

Zbulo sekretin e rinisë së përjetshme të lëkurës!

Zbulo sekretin e rinisë së  përjetshme të lëkurës!

Ritmi i jetës është aq i shpejtë saqë ndonjëherë nuk e kuptojmë se koha kalon mes stresit e pagjumësisë. E ndërsa ditët ikin, rigjenerimi i qelizave të lekurës zvogëlohet dhe ngadalësohet, duke u pasqyruar në fytyrë apo pjesë të ndryshme të trupit. Në raste të tilla, kush nuk do të donte të kishte lëkurë të shëndetshme?

Por ne e kemi gjetur sekretin e “rinisë së përjetshme” dhe atë e ofron vetëm Talise beauty & Spa, me anë të teknologjisë  së radio-frekuencës. Kjo metodë jo invasive dhe jo e dhimbshme përmirëson ndjeshëm cilësinë  e  lëkurës së trupit dhe fytyrës, duke reduktuar defektet kryesore siç janë rrudhat dhe lëshimet  e lëkurës. Përveç kësaj, radio-frekuenca është efikase edhe në trajtimin e defekteve të lëkurës të shkaktuara nga celuliti.

Si funksionon radio-frekuenca?

Radio-frekuenca është një teknologji jo-kirurgjikale, e cila me anë të  nxehtesisë lufton plakjen dhe nxit konturimin e trupit, duke shkrirë  dhjamin dhe tendosur  lëkurën. Me valët elektromagnetike, që fillojnë nga 480 khz, 800 khz e deri në 1000 khz stimulon kolagjenin e lëkurës dhe më pas tendos sipërfaqen e saj. 

Ku mund të aplikohet?

Zonat tipike, në të cilat aplikohet radio-frekuenca, janë fytyra, qafa, pjesa e krahëve dhe pjesa e  barkut, sidomos në rastet pas procedurave kirurgjikale. 

Përfitimet nga trajtimi me radio-frekuencë:

  1. Zvogëlon pamjen e celulitit

Ju e dini, të dashura gra e vajza se celuliti është një ndër problemet tona kryesore, pasi ai që shfaqet si dhjamë i vazhdueshëm nënlëkuror shkakton zbehjen e lëkurës, veçanërisht në zonën e ijeve dhe kofshëve. Kjo ndodh sepse depozitat e dhjamit shtyjnë indin lidhës nën lëkurë. Mirëpo, radio-frekuenca  “sulmon” yndyrën nënlëkurore, duke emetuar valë RF, të cilat ngrohin shtresat yndyrore nën të. Shtrëngimi i indeve dhe rritja e qarkullimit të gjakut  bën që depozitat yndyrore të thahen, përmes sistemin limfatik, duke zvogëluar shfaqjen e celulitit.

2. Tendos lëkurën për një paraqitje rinore

Plakja çon në humbjen e kolagjenit dhe elastinës, duke pasqyruar në pamjen e jashtme  vija të holla, rrudha, lëkurë të  varur, lëkurë të lirë. Tendosja e lëkurës me RF stimulon kolagjenin çka sjell më pas një pamje më rinore për të ghitha ne.

Shko në Talise, e do të na kujtosh!

Duar të thata dhe me plasaritje? 5 metoda shumë efikase për t’i kuruar në kohë

Me ardhjen e ditëve të ftohta të dimrit, kemi duar më të ndjeshme, të cilat kërkojnë përkujdesje të veçantë që të parandalojmë tharjen e tyre.

Përpos dimrit, armiku që kryeson prej disa kohësh tek duart, është larja e shpeshtë.

Tani më shumë se kurrë, larja e duarve është e rëndësishme. Ndërkohë që punojmë për të luftuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, higjena e tyre është arma kryesore.

Rekomandohet t’i lajmë duart për 20 sekonda për t’i pastruar ato nga mikrobet. Por sapuni dhe uji janë të njohur për “zhveshjen” e duarve nga vajrat natyralë që mbrojnë lëkurën tonë.

Higjena e duarve është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë tani, por nuk është sekret që larja e shpeshtë mund t’i thajë ato. Ama lëkura e thatë, nuk duhet të jetë një justifikim për të mos larë duart në këtë periudhë pandemie, edhe pse mund të shkaktojë plasaritje, deri në gjakdredhje të pakëndshme.

Atëherë, si të kujdesemi për duart tona këtë sezon të ftohtë, që përveçse të ftohtit kemi në disavantazh edhe larjen e shpeshtë të tyre?  

Ne po ju listojmë disa këshilla për të mbrojtur duart, ndërsa higjena e tyre po rritet çdo ditë e më shumë.

1.Hidratojini!

E rëndësishme është që të sigurohemi që pas çdo larje të duarve, t’i hidratojmë ato nëpërmjet një kremi që është i përshtatshëm për duart. Rekomandohen pikërisht ato kremra që kanë përbërje yndyrore.

2. Thuaji “jo” locioneve dhe “po” kremrave për duart

Locione ose siç tashmë i quajmë “lotions”? Kremra për duar? A ka vërtet ndryshim mes tyre? Rezulton se në të vërtetë ka! Locionet nuk bëjnë një punë të shkëlqyeshme në riparimin e lëkurës së thatë. Dermatologët rekomandojnë kremrat e duarve dhe akoma më mirë, vazelinën. Locionet janë të bazuara në ujë dhe avullojnë më shpejt, kjo do të thotë se ato nuk riparojnë lëkurën e thatë të duarve.

3. Jini të përgatitur, edhe kur jeni në lëvizje!

Ndërsa distancimi shoqëror është në fuqi, sërish mund ta gjejmë veten jashtë shtëpisë. Por kujdesi për lëkurën e duarve duhet të vazhdojë edhe jashtë, prandaj mbani gjatë gjithë kohës me vete kremin tuaj të duarve.

4. Sigurohuni që të trajtoni çarjet

Çarjet tek duart janë jashtëzakonisht të bezdisshme, por edhe mjaft të dhimbshme. Çarjet gjithashtu mund të shkaktojnë gjakderdhje, të cilat askush nuk i dëshiron. Cila është mënyra më e mirë e trajtimit të lëkurës së plasaritur? Vendosja e një fashe të lëngshme tek zonat ku kanë ndodhur çarjet, deri në dy herë në ditë. Kjo do të parandalojë përkeqësimin.

5. Por ekzistojnë edhe metodat tradicionale, nga ato që nuk do t’ju lënë asnjëherë në baltë:

Vaji i kokosit

Një zbutës me përbërje vaj kokosi, ose thjesht të lyeni duart me disa pika vaj kokosi, do të ndihmojë në zbutjen natyrale të lëkurës së ashpër. Nëse dëshironi efekt të mënjëhershëm, rekomandohet që duart me vaj kokosi t’i mbani për të paktën 2 deri në 3 orë në ditë, por akoma dhe më mirë nëse i mbani gjatë gjithë natës.

Mjalti

Të vendosësh mjaltë tek duart e thata, do të ishte një metodë shumë efikase. Lyeni duart me 2 ose 3 lugë mjaltë dhe mbajini për 30 minuta minimuni dhe më pas shpëlajini me ujë të bollshëm. Duart do të jenë më të buta.

Vaj bajame

Vendosni 3 ose 4 lugë vaj bajame në duart tuaja dhe më pas masazhojeni. Vaji i bajames do të zbutë dhe do të ushqejë ndër të tjera lëkurën tuaj.

Konsiderojeni qumështin

Në një enë ngrohni 4 ose 5 lugë qumësht. Vendosni duart në tas dhe zhytini në qumësht për gati 20 minuta. Më pas rekomandohen që t’i shplani me ujë të ftohtë. Qumështi është një ushqyes i shkëlqyeshëm për të ndihmuar lëkurën e thatë